Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter ndërroi jetë dje, 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. • Carter nga fermer i kikirikut nga Gjeorgjia u emërua president i SHBA-së ku luftoi për të rivendosur ekonominë dhe u përball me krizën e pengjeve në Iran, por gjithashtu ndërmjetësoi marrëveshjet e paqes të Camp David midis Egjiptit dhe Izraelit. • Carter u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij humanitare. • Politikani demokrat u zgjodh presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara duke mundur, në zgjedhjet e vitit 1976, kandidatin republikan Gerald Ford. • Por ai qëndroi në presidencë vetëm për një mandat (1977-1981) pasi pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e ardhshme ndaj ish-aktori dhe guvernatorit republikan të Kalifornisë, Ronald Reagan. • Carter jetoi më gjatë se çdo president tjetër pas përfundimit të mandatit të tij. • Në dekadat që pasuan ai zhvilloi një reputacion më të mirë si një ish-president se sa ishte si president, diçka që edhe ai vetë e pranoi. • Pika kryesore e mandatit të tij të vetëm ishte nënshkrimi, në 1978, i marrëveshjeve të paqes midis Izraelit dhe Egjiptit, të cilat sollën njëfarë stabiliteti në Lindjen e Mesme. Por në të njëjtën kohë ai u përball me recesionin e ekonomisë, popullaritet të ulët dhe kriza e pengjeve që zgjati 444 ditët e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë. • Vitet e fundit, Carter është përballur me shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë melanomën që i ka dhënë metastaza në mëlçi dhe tru. • Në shkurt 2023 ai vendosi të ndërpresë trajtimet dhe të marrë vetëm kujdes paliativ. • Gruaja e tij, Rosalyn, vdiq në nëntor 2023, në moshën 96-vjeçare.• Ai dukej i dobët kur mori pjesë në funeralin e saj në një karrige me rrota. • Kur Carter u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai ishte shumë i papëlqyer nga amerikanët, megjithatë ai punoi fuqishëm për dekada për kauza humanitare. • Në vitin 2002, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqe për përpjekjet e tij të palodhura për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare, për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe social.
4 artikuj për këtë temë.
SHBA- Politikanët në mbarë botën kanë përkujtuar ish-presidentin e ndjerë amerikan, Jimmy Carter, që ndërroi jetë në moshën 100 vjeçare. Presidenti Biden e quajti atë një njeri parimor dhe të thjeshtë. Politikanët në mbarë botën reaguan të tronditur pas vdekjes së ish-presidentit amerikan Jimmy Carter, por edhe me mirënjohje për trashëgiminë e tij.
Presidenti amerikan, Joe Biden e vlerësoi kolegun e tij demokrat si një "njeri të parimeve, besimit dhe thjeshtësisë". Në një deklaratë, Biden dhe gruaja e tij Jill shkruan, se "Amerika dhe bota kanë humbur një lider, burrë shteti dhe humanist të jashtëzakonshëm". Nëse dikush po kërkon se çfarë është një jetë me kuptim dhe rëndësi - një jetë e mirë - të shikojë Jimmy Carter, vlerësuan Biden dhe bashkëshortja e tij. " Presidenti amerikan njoftoi një funeral shtetëror për Carter.
Obama: Model për "dinjitet dhe drejtësi"
Ish-presidenti demokrat i SHBA-së, Barack Obama, vlerësoi Carter-in si një model për "dinjitetin dhe drejtësinë". Jimmy Carter "na mësoi të gjithëve se çfarë do të thotë të jetosh një jetë me mirëdashësi, dinjitet, drejtësi dhe shërbim" për të tjerët, shkroi Obama në shërbimin online X. "I dërgojmë mendimet dhe lutjet tona familjes Carter dhe të gjithë atyre që e deshën dhe mësuan nga ky njeri i jashtëzakonshëm”, shkroi Obama.
Edhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e nderoi ish-presidentin Carter, si president që "bëri gjithçka në fuqinë e tij për të përmirësuar jetën e të gjithë amerikanëve" gjatë një kohe sfiduese. Të gjithë i detyrohen atij një borxh të madh mirënjohjeje për këtë. Carter, ndryshe nga rregulli i pashkruar, i kritikoi vazhdimisht presidentët e mëvonshëm - përfshirë edhe republikanin Trump. Ish-presidenti republikan amerikan Xhorxh W. Bush e quajti Carterin një "njeri me bindje të thella". Trashëgimia e tij do të frymëzojë amerikanët "për breza".
Scholz: "Luftëtar i përkushtuar për demokracinë"
Kancelari gjerman, Olaf Scholz e përshkroi Carterin si "një luftëtar të përkushtuar për demokracinë". Scholz shkroi në X se "bota po humb një ndërmjetës të madh që punonte për paqen në Lindjen e Mesme dhe të drejtat e njeriut. Ne mbajmë zi me miqtë tanë amerikanë".
Kurse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vlerësoi mbështetjen e Carter për Ukrainën. Gjatë mandatit të Carter-it, Ukraina nuk ishte ende e pavarur, shpjegoi Zelensky në shërbimin online X. Por "zemra e tij ishte fort në anën tonë në luftën tonë të vazhdueshme për liri". "Ne e vlerësojmë shumë përkushtimin e tij të palëkundur ndaj besimit të krishterë dhe vlerave demokratike, si dhe mbështetjen e tij të palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar të Rusisë," vazhdoi kreu i shtetit ukrainas, duke iu referuar Carter.
Nga ana e tij, kryeministri britanik, Keir Starmer kujtoi "përkushtimin gjatë gjithë jetës të Carter për paqen". Carter "me angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për drejtësi sociale dhe të drejtat e njeriut e ripërcaktoi kohën pas presidencës së tij", shkroi Starmer.
Mendimet e popullit francez janë gjithashtu me amerikanët, deklaroi presidenti francez Emanuel Macron. "Jimmy Carter luftoi gjatë gjithë jetës së tij për të drejtat e më të dobtve dhe pa u lodhur për paqen. Franca i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe popullit amerikan."
Siç njoftoi fondacioni i tij, ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter vdiq të dielën në shtetin amerikan të Xhorxhias i rrethuar nga familja e tij. Demokrati Carter ishte president i SHBA nga viti 1977 deri në 1981. Pas mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai u vlerësua në botë si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare në zona të tilla si Lindja e Mesme, Koreja e Veriut dhe Ruanda. Në vitin 2002 ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Jimmy Carter jetoi 100 vjet./DW
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter ndërroi jetë dje, 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Komiteti Norvegjez i Nobelit në vitin 2002 i dha Çmimin Nobel për Paqen Jimmy Carter për përpjekjet e tij të palodhura prej dekadash për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare, për të avancuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe social.
Gjatë presidencës së tij (1977-1981), ndërmjetësimi i Carter ishte një kontribut jetik për Marrëveshjet e Camp David midis Izraelit dhe Egjiptit, në vetvete ishte një arritje mjaft e madhe për t'u kualifikuar për Çmimin Nobel për Paqe. Në një kohë kur lufta e ftohtë midis Lindjes dhe Perëndimit ishte ende mbizotëruese, ai vuri theksin e ri mbi vendin e të drejtave të njeriut në politikën ndërkombëtare.
Carter që nga presidenca e tij ka ndërmarrë zgjidhje shumë të gjera dhe këmbëngulëse të konflikteve në disa kontinente. Ai ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj të drejtave të njeriut dhe ka shërbyer si vëzhgues në zgjedhje të panumërta në mbarë botën. Ai ka punuar shumë në shumë fronte për të luftuar sëmundjet tropikale dhe për të sjellë rritje dhe përparim në vendet në zhvillim. Kështu, Carter ka qenë aktiv në disa nga fushat problematike që kanë qenë të dukshme në mbi njëqind vitet e historisë së Çmimit të Paqes.
Në një situatë të karakterizuar aktualisht nga kërcënimet e përdorimit të pushtetit, Carter ka qëndruar në parimet se konfliktet duhet të zgjidhen sa më shumë që të jetë e mundur përmes ndërmjetësimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar bazuar në të drejtën ndërkombëtare, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin ekonomik.
Carter këtë vit arriti të bëhej pjesë e nominimeve për Grammy për herë të 10-të në moshën 100-vjeçare. Ai u nominua në kategorinë e regjistrimit, rrëfimit dhe tregimit të librit më të mirë audio për "Last Sundays in the Plains: A Centennial Celebration".
Ky nominim shënoi nominimin e tij të 10-të. Në moshën 100-vjeçare, Carter u bë kandidati më i vjetër për Grammy ndonjëherë. Ai gjithashtu jetoi më gjatë se çdo president tjetër pas përfundimit të mandatit të tij. Në dekadat që pasuan ai zhvilloi një reputacion më të mirë si një ish-president se sa ishte si president, diçka që edhe ai vetë e pranoi.
Carter ka fituar tre Grammy, të gjitha në kategorinë e albumit më të mirë narrativ. Ai shënoi fitore për albumet Faith - A Journey For All (2018), A Full Life: Reflections at Ninety (2015) dhe Our Endangered Values: America's Moral Crisis (2005).
Jimmy Carter, fermeri i kikirikut nga Gjeorgjia, si president i SHBA-së luftoi për të rivendosur ekonominë dhe u përball me krizën e pengjeve në Iran, por gjithashtu ndërmjetësoi marrëveshjet e paqes të Camp David midis Egjiptit dhe Izraelit.
Carter u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij humanitare. Politikani demokrat u zgjodh presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara duke mundur, në zgjedhjet e vitit 1976, kandidatin republikan Gerald Ford. Por ai qëndroi në presidencë vetëm për një mandat (1977-1981) pasi pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e ardhshme ndaj ish-aktori dhe guvernatorit republikan të Kalifornisë, Ronald Reagan.
SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 100-vjeçare. Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains, dhe ishte presidenti më i vjetër amerikan i të gjitha kohërave.
Ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë (1977-1981), pasi pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e ardhshme nga ish-aktori dhe guvernatori republikan i Kalifornisë Ronald Reagan.
Por kush ishin ngjarjet dhe krizat që shënuan mandatin e tij?
Lindja e Mesme ishte në qendër të politikës së tij të jashtme. Marrëveshja e paqes e vitit 1979, e bazuar në Marrëveshjet e Camp David, i dha fund gjendjes së luftës midis Egjiptit dhe Izraelit. Carter solli presidentin e atëhershëm egjiptian Anwar Sadat dhe kryeministrin izraelit Menachem Begin në Camp David, rezidenca verore presidenciale, për bisedime. Më vonë, kur filloi të dukej se marrëveshjet po prisheshin, ai e shpëtoi ditën duke shkuar vetë në Kajro dhe Jerusalem.
Me marrëveshjen, Izraeli u tërhoq nga Gadishulli i Sinait dhe të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike. Dy liderët e tyre u nderuan me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1978.
Megjithatë, deri në vitin 1980, çështjet dominuese ishin ekonomike: inflacioni dyshifror, normat e interesit mbi 20%, çmimi gjithnjë në rritje i gazit. Në të njëjtën kohë, kriza e pengjeve në Iran ishte e turpshme për Amerikën. Këto probleme dëmtuan presidencën e Carter dhe minuan shanset e tij për një mandat të dytë.
Më 4 nëntor 1979, studentët islamikë besnikë të Ayatollah Ruhollah Khomeinit sulmuan ambasadën amerikane në Teheran, morën amerikanët atje peng dhe kërkuan kthimin e Shah Mohammad Reza Pahlavi në vendin e tij për t'u përballur me gjyqin. Shahu në atë kohë po trajtohej në SHBA.
Amerikanët fillimisht e mbështetën Carterin, por përpjekja për të shpëtuar pengjet në prill 1980 rezultoi në vdekjen e tetë ushtarëve amerikanë. Poshtërimi i fundit për presidentin e 39-të ishte se Irani liroi pengjet disa minuta pasi Regani u betua si president më 20 janar 1981.
Në një krizë tjetër, Carter bojkotoi Lojërat Olimpike të Moskës 1980 në shenjë proteste ndaj pushtimit të BRSS në Afganistan. Duke mos marrë parasysh bojkotin, sovjetikët qëndruan në Afganistan për një dekadë.
SHBA- Ditë zie kombëtare është shpallur data 9 janar 2025 në SHBA. Kjo datë është shpallur ditë zie kombëtare për të nderuar ish-presidentin demokrat, Jimmy Carter i cili vdiq dje, 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Presidenti aktual, Joe Biden bëri thirrje që populli amerikan të mblidhet më datë 9 janar për të bërë homazhe në ndër të Cartër.
“I bëj thirrje popullit amerikan që të mblidhet atë ditë në vendet e tyre të adhurimit dhe të bëjë homazhe në kujtimin e (ish-presidentit) James Earl Carter Jr. Ftoj çdo person në botë që ndan pikëllimin tonë të bashkohet me ne në ceremonitë që do të mbahen," tha Biden.
Kush ishte Jimmy Carter?
Jimmy Carter, fermeri i kikirikut nga Gjeorgjia, si president i SHBA-së luftoi për të rivendosur ekonominë dhe u përball me krizën e pengjeve në Iran, por gjithashtu ndërmjetësoi marrëveshjet e paqes të Camp David midis Egjiptit dhe Izraelit.
Carter u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij humanitare. Politikani demokrat u zgjodh presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara duke mundur, në zgjedhjet e vitit 1976, kandidatin republikan Gerald Ford. Por ai qëndroi në presidencë vetëm për një mandat (1977-1981) pasi pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet e ardhshme ndaj ish-aktori dhe guvernatorit republikan të Kalifornisë, Ronald Reagan.
Carter jetoi më gjatë se çdo president tjetër pas përfundimit të mandatit të tij. Në dekadat që pasuan ai zhvilloi një reputacion më të mirë si një ish-president se sa ishte si president, diçka që edhe ai vetë e pranoi.
Pika kryesore e mandatit të tij të vetëm ishte nënshkrimi, në 1978, i marrëveshjeve të paqes midis Izraelit dhe Egjiptit, të cilat sollën njëfarë stabiliteti në Lindjen e Mesme. Por në të njëjtën kohë ai u shënua nga recesioni i ekonomisë, popullariteti i tij i ulët dhe kriza e pengjeve që zgjati 444 ditët e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë.
Vitet e fundit, Carter është përballur me shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë melanomën që i ka dhënë metastaza në mëlçi dhe tru. Në shkurt 2023 ai vendosi të ndërpresë trajtimet dhe të marrë vetëm kujdes paliativ. Gruaja e tij, Rosalyn, vdiq në nëntor 2023, në moshën 96-vjeçare. Ai dukej i dobët kur mori pjesë në funeralin e saj në një karrige me rrota.
Kur Carter u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai ishte shumë i papëlqyer nga amerikanët, megjithatë ai punoi fuqishëm për dekada për kauza humanitare. Në vitin 2002, atij iu dha Çmimi Nobel për Paqe për përpjekjet e tij të palodhura për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare, për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe social.
Carter, duke qenë guvernatori i Gjeorgjisë, ishte i dobëti kur ai kandidoi për presidencën, në një kohë kur Amerika ishte ende e tronditur nga skandali ëatergate dhe dorëheqja e presidentit republikan Richard Nixon.
“Unë jam Jimmy Carter dhe po kandidoj për president. Nuk do t'ju gënjej kurrë”, u premtoi ai votuesve me një buzëqeshje të madhe.
Kur u pyet për të vlerësuar presidencën e tij në një dokumentar të vitit 1991, ai tha: “Dështimi më i madh që patëm ishte politika. Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje të bind popullin amerikan se kam qenë një udhëheqës i fortë.
Pavarësisht vështirësive të tij gjatë mandatit të tij, Carter ishte i pamposhtur si ish-president. Ai fitoi njohjen në mbarë botën si një mbrojtës i palodhur i të drejtave të njeriut, si zëri i të padrejtëve, si lider në luftën kundër urisë dhe varfërisë – duke fituar kështu respektin që i mungonte në Shtëpinë e Bardhë. Ai luftoi për të drejtat e njeriut dhe zgjidhjen e krizave në mbarë botën, nga Etiopia dhe Eritrea në Bosnje dhe Haiti. Qendra Carter në Atlanta po dërgonte ekipe ndërkombëtare vëzhguesish në zgjedhje kudo.
Që nga vitet e adoleshencës, Karteri ka qenë mësues i seminarit baptist dhe ka qenë i hapur për besimin e tij fetar dhe ka sjellë një ndjenjë të fortë etike në presidencë. Lindja e Mesme ishte në qendër të politikës së tij të jashtme. Marrëveshja e paqes e vitit 1979, e bazuar në Marrëveshjet e Camp David, i dha fund gjendjes së luftës midis Egjiptit dhe Izraelit. Carter dërgoi presidentin e atëhershëm egjiptian Anëar Sadat dhe kryeministrin izraelit Menachem Begin në Camp David, rezidenca verore presidenciale, për bisedime.
Më vonë, kur filloi të dukej se marrëveshjet po prisheshin, ai e shpëtoi ditën duke shkuar vetë në Kajro dhe Jerusalem. Me marrëveshjen, Izraeli u tërhoq nga Gadishulli i Sinait dhe të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike. Dy udhëheqësit e tyre u nderuan me Çmimin Nobel për Paqen në 1978.
Megjithatë, deri në vitin 1980, çështjet dominuese ishin ekonomike: inflacioni dyshifror, normat e interesit mbi 20%, çmimi gjithnjë në rritje i gazit. Në të njëjtën kohë, kriza e pengjeve në Iran ishte e turpshme për Amerikën. Këto probleme dëmtuan presidencën e Carter dhe minuan shanset e tij për një mandat të dytë.