LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U dhunua nga 3 persona në Tepelenë/ Mësuesi: Nuk e kuptoj pse më rrahën! Autori: Ngacmoi seksualisht motrën time

•Mësuesi 59-vjeçar Kleanth Laçi, në Tepelenë është dhunuar nga vëllai i nxënëses 13-vjeçare. •Autori, i vetëdorëzuar në Polici është identifikuar si Alvi Gumeni. • Ai sapo është kthyer në Shqipëri, pasi e motra i kërkoi ndihmë, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi. •Vetë Gumeni është vetëdorezuar para pak në Policinë e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik. •Ai e ndërmori këtë veprim ne kushtet e ndihmes që i pati kërkuar e motra e tij, nxënëse e Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmise së të vëllait të 13-vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht. •Edhe 13-vjeçarja e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Akuzohet për ngacmim seksual, reagon mësuesi i dhunuar në Tepelenë: Sajesë e llahtarshme, s'kam kryer veprime të gabuara

U dhunua nga 3 persona në Tepelenë/ Mësuesi: Nuk e kuptoj pse

TEPELENË- Mësuesi i dhunuar brutralisht mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, Kleanth Laçi ka reaguar pas akuzave të rënda të autorit, tashmë të vetëdorëzuar në polici. Ai ka mohuar akuzat se mund të ketë ngacmuar seksualisht nxënësen 13-vjeçare. Laçi thotë se është i tronditur dhe i shokuar nga akuzat që iu janë bërë. 

Reagimi i plotë i mësuesit Kleanthi Laçi:

Ndihem tejet i tronditur dhe i shokuar nga kjo akuzë e tmerrshme dhe tërësisht e pavërtetë ndaj meje. Një sajesë e llahtarshme që nuk mund të jetë menduar nga një femijë, për të cilën nuk gjej dot arsyen. Deri sot kam qenë në shok total pasi nuk kuptoja se pse më ndodhi situata e djeshme dhe i vetmi mendim ishte që me siguri më kanë ngatërruar me dikë tjetër. Kjo e sotmja është e pabesueshme!

Unë kam 20 vjet në profesion dhe kurrë nuk ka ndodhur të kryej asnjë veprim apo sjellje të gabuar me asnjë person në qytet, aq më pak me një nxënëse. Familjarisht kemi marrëdhënie të mira dhe të afërta me familjen e vajzës prej vitesh dhe asnjëherë nuk ka pasur asnjë ndryshim apo shqetesim nga familjarët a vetë vajza.

Nuk e di arsyen e këtij trillimi të tmerrshëm për mua dhe familjen time dhe as mund ta imagjinoja që mund të ndodhte ndonjëherë një ngjarje e tillë. Nuk gjej dot shpjegim logjik për situatën, por ndoshta presioni apo ndikimi për arsye të panjohura prej meje në këto momente kanë çuar nxënësen time të bëjë një akuzë të tillë mostruoze.

3 VITE ME PARE

'U ktheva në Shqipëri se më kërkoi ndihmë....'/ Dhunimi i mësuesit të fiskulturës, autori: Ngacmoi seksualisht motrën time

U dhunua nga 3 persona në Tepelenë/ Mësuesi: Nuk e kuptoj pse
Policia

TEPELENË- Mësuesi 59-vjeçar në Tepelenë është dhunuar nga vëllai i nxënëses 13-vjeçare. Historia e dhunës ndaj mësuesit të fiskulturës, Kleanthi Laçi, ka pas një arsye të rëndë. 

Autori i dhunës është Alvi Gumeni, emigrant i cili është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes së të motrës për ndihmë pasi 13-vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mesuesi.

Vetë Gumeni është vetëdorezuar para pak në Policinë e Tepelenës duke dhënë shpjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik. Ai e ndërmori këtë veprim ne kushtet e ndihmes që i pati kërkuar e motra e tij, nxënëse e Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmise së të vëllait të 13-vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht

Edhe 13-vjeçarja e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.

3 VITE ME PARE

'Hajde sqarohemi...'/ Dhunimi i mësuesit të fizkulturës në Tepelenë, autori vëllai i nxënëses, vetëdorëzohet në Polici

U dhunua nga 3 persona në Tepelenë/ Mësuesi: Nuk e kuptoj pse
Kleanth Laçi

TIRANË- Autori i cili dhunoi mësuesin e fiskulturës, Kleanth Laçin në Tepelenë, është vetëdorëzuar në Polici.  Alvi Gumeni është autori, i cili sipas dëshmisë, e ka dhunuar Laçin pasi i kishte ngacmuar seksualisht motrën e tij 13-vjeçari. 

Ai është emigrant dhe është kthyer në Shqipëri pasi motra e tij i ka kërkuar ndihmë. Edhe 13-vjeçarja e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.

3 VITE ME PARE

"Eja të të jap një kafe"/ U dhunua dje, flet nga spitali mësuesi: Më futën në makinë e më rrahën, nuk i njihja por hipa se më pëlqyen (VIDEO)

U dhunua nga 3 persona në Tepelenë/ Mësuesi: Nuk e kuptoj pse
Kleanth Laçi

TIRANË- Mësuesi i fiskulturës Kleanth Laçi ka rrëfyer nga shtrati i spitalit mënyrën se si u dhunua një ditë më parë në Tepelenë, nga tre persona. Me fasho në kokë dhe i masakruar në fytyrë, mësuesi thotë se tre djem i janë afruar dhe e kanë ftuar që të kosnumonin një kafe bashkë. Ai thotë se nuk i njihte djemtë, por që i kishin pëlqyer, ndaj dhe kishte hipur në makinë me ta. Më pas, ai shton se e kanë dhunuar duke e goditur në kokë e trup, por arsye nuk i ka mësuar ende. 

"Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe. Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi. Nuk kam pasur asnjë konflikt më përpara. Hera e parë që i shihja si persona, nuk i njihja fare. Akoma nuk po arrij të kuptoj se përse më rrahën,"- rrëfen ai. 


Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tepelenë. Policia njoftoi se ka identifikuar tre të rinjtë, por emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë dhe as nuk janë arrestuar. 

kleanth laci alvi gumeni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet