LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U arrestua për vjedhje të TAPETIT dhe ATLETEVE/ I riu përfundon në gjendje kome, nëna akuzon Policinë: S'më treguan!

•Jani Rustemaj, një i ri nga Tirana, ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë për jetën pasi u arrestua nga policia më 12 Prill 2023. •Rustemaj u vu në pranga për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atlete. •5 ditë pas arrestimit, më 16 Prill u dërgua me urgjencë në QSUT, e po atë ditë policia njoftoi të ëmën e Janit se ky i fundit është dërguar në spital nga dhomat e paraburgimit të policisë. • Ka qënë nëna e tij ajo e cila tregoi se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të të birit. •Ajo mohon që djali i saj të ketë qënë i sëmurë, madje hedh dyshimet mbi sjelljen e Policisë pas arrestimit të të birit.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

MISTERI/ Djali iu arrestua pas vjedhjes së tapetit dhe atleteve, përfundoi në koma, denoncimi i nënës: I kanë dhënë metadon, Policia s'tregoi për gjendjen e tij

U arrestua për vjedhje të TAPETIT dhe ATLETEVE/ I riu përfundon
Jani Rustemaj dhe nena

TIRANË- Ishte nëna e Jani Rustemajt, të riut që ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë pas arrestimit, ajo e cila denoncoi se djali i saj po keqtrajtohej. Në emisionin 'Uniko', mes lotësh, ajo tregoi se djali iu arrestua pasi akuzohej për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atletet. Ajo thekson se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër. Ajo ngre dyshime mbi sjelljen e policisë pas arrestimit të të birit.

'Më thanë ke djalin sëmurë. Nuk ma thanë pse, ai nuk kishte asnjë problem. Kam shku dhe kam pyetur te spitali i burgjeve, pyeta se ku e kam djalin. Shkova atje, nuk ishte i shtruar aty, erdha në shtëpi. Pas disa ditëve, më erdhi policia në shtëpi, më thanë shko në spital se ke cunin me ftohje. Djali ishte shumë keq, doktori tha nuk kam shpresa. Ai ishte shumë mirë, i coja paketa. Nuk e di, ishte shumë mirë. Doktori më tha i kanë dhënë shumë metadon. Ai pinte hashash, e dija që pinte, jo shumë, ishte për bukuri.'

3 VITE ME PARE

U arrestua për vjedhje në Tiranë e më pas përfundoi në koma, ky është 27-vjeçari (EMRI)

U arrestua për vjedhje të TAPETIT dhe ATLETEVE/ I riu përfundon
Jani Rustemaj

TIRANË- Ky është Jani Rustemaj, 27-vjeçari i cili ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë për jetën pasi u arrestua nga policia më 12 Prill 2023. 27-vjeçari u vu në pranga për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atlete. 5 ditë pas arrestimit, më 16 Prill u dërgua me urgjencë në QSUT.

Po atë ditë, në pasdite, policia njoftoi të ëmën e Janit se ky i fundit është dërguar në spital nga dhomat e paraburgimit të policisë.

Në një intervistë për Uniko, nëna e Jani Rustemaj tregon se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të të birit. Ajo thekson se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër. Ajo ngre dyshime mbi sjelljen e policisë pas arrestimit të të birit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"E keqtrajtuan në burg"/ Djali përfundoi në gjendje kome pas arrestimit, Policia e Shtetit: Po hetojmë shkaqet

U arrestua për vjedhje të TAPETIT dhe ATLETEVE/ I riu përfundon
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për mediat në lidhje me gjendjen shëndetësore të Jani Rustemajt, 27-vjeçari i cili u arrestua për vjedhje ndodhet aktualisht në gjendje kome. Për këtë, e ëma e tij ngriti dyshimin se kjo gjendje e të birit vjen si pasojë e pakujdesisë nga ana e rendit. Policia e Shtetit sqaron se ka nisur hetimet për këtë ngjarje. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Nisur nga një deklaratë e datës 30 prill 2023, të CENTRE FOR LEGAL EMPOëERMENT-CLE si dhe nga interesimi i mediave sqarojmë si më poshtë: Më datë 12.04.2023, është arrestuar shtetasi J. R., për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. (Për këtë arrestim është dhënë njoftim për shtyp me datë 13.04.2023).

Me datë 14.04.2023, kohë që ky shtetas ka qenë në Bllokun e Sigurisë te DVP Tiranë, ka shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe nga strukturat që merren me sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar.

Me datë 15.04.2023, ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kjo Gjykatë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Me datë 16.04.2023, pas daljes së urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë nga Prokurori, është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm, dhe ky i arrestuar është dërguar në IEVP-313, Tiranë. Autoritetet e IEVP 313, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.

Me datë 17.04.2023, shtetasi J. R., ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin "Nënë Tereza", ku dhe është shtruar dhe në ambientet e spitalit është siguruar me punonjës Policie të DVP Tiranë. Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorit, me datë 19.04.2023, në ambientet e spitalint "Nënë Tereza", është marrë në ruajtje nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më datë 30.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja P. R., (nëna e të arrestuarit) e cila ka ngritur pretendime për trajtimin shëndetësor të djalit të saj.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP-së Tiranë, kanë administruar kallëzimin e kësaj shtetaseje, kanë sekuestruar të gjithë praktikën procedurale dhe shëndetësore për këtë të arrestuar, kanë pyetur më cilësinë e personit që tregojnë rrethana të dobishme për hetimin, disa punonjës Policie dhe stafin mjekësor të Bllokut të Sigurisë, dhe materialet do ti kalojnë për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

jani rustemaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet