LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën ndërkombëtare! Shqipëria të pëmbushë reformat

•Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez deklaroi ditën e sotme se vendi i tij nuk e njeh Kosovën pasi kjo e fundit ka shkelur të drejtat ndërkombëtare. • Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Sanchez u prit me ceremoni shtetërore jashtë ambienteve të Kryeministrisë nga Edi Rama. • Sanchez uroi që rruga e Shqipërisë drejt BE-së të jetë e suksesshme mirëpo kërkoi zbatimin e reformave • Rama komentoi tensionet që po ndodhin në veri të Kosovës, ku janë bllokuar nga serbët pikat e kalimit kufitar. Ai tha se përshkallëzimi i situatës është totalisht i paarsyeshëm, pasi Kosova ka të drejtë dhe detyrë që të zbatojë marrëveshjet e të ushtrojë sovranitetin e saj territorial. Nga ana tjetër Rama u shpreh se kishte diskutuar edhe me Sanchez për pavarësinë e Kosovës, por vendimi i Spanjës për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshueshëm, kjo për shkak të arsyeve që lidhen me vetë Spanjën.•Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

14 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Rama: Si mund të bëhet Kosova anëtarë e NATO-s kur ka shtete që nuk e njohin?

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme situatën e krijuar në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit të targave. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Rama u përgjigj pyetjes që lidhje me njohjen e Kosovës nga Spanja. Ai u shpreh se si mund të bëhet Kosova pjesë e NATO-s, kur ka ende shtete që nuk e njohin. 

'Rusia ka një potencial ndikimi deri në një përshkallëzim që mund të çojë në luftë këtu në Ballkan, ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe duhet të jemi shumë të vendosur për të vazhduar në rrugën e forcimit të lidhjeve që ndërtojnë paqen. Kjo është jo një arsye për të kaluar në prehrin joshës por fatal të nacionalizmave dhe të qëndrimeve luftë nxitëse, por është një arsye më shumë për të insistuar te mekanizmat e ndërtimit të paqes. Ata që nuk duan paqe dhe dialog me Serbinë, duan që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. Pyetja e thjeshtë është si do bëhet anëtare e NATO-s? Spanja është në NATO, Rumania, Sllovakia. Si mund ta bindim Spanjën dhe këto vende të tjera që të pranojnë të fusin në NATO një vend që nuk e njohin përveçse njohja të vijë përmes shtyrjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. A e dini Rusia deri dje ishte në partneritetin për Paqe të NATO-s, Serbia është në partneritetin për paqe të NATO-s. A e kuptoni që Kosovën nuk e fusim dot as në Partneritetin për Paqe. Unë besoj shumë fort te Ballkani i Hapur, te fuqia e njerëzve kur ulen rreth një tryeze dhe kur janë komplet në pozicione të ndryshme me njëri-tjetrin. Asgjë nuk vjen nga qëndrimi në distancë.'- u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

‘Ballkani i Hapur’ tensionon konfliktin Serbi- Kosovë? Rama: Ka vetëm dy rrugë, lufta ose paqja

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Ballkani i Hapur nuk tensionon aspak konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës. Duke folur për këtë konflikt, Rama u shpreh se ka vetëm dy rrugë, luftë apo paqe. 

'Këto situata tregojnë se ne kemi nevojë për këtë. Këto situata tregojnë se kur vjen puna që gjërat shkojnë në thikë ka dy rrugë: Njëra është rruga e kthimin mbrapa dhe e luftës nga e cila këtu nuk fiton më askush, se s’ka më asgjë për të ndarë. Kosova është një vendi pavarur, demokratik e kaq. Dhe rruga tjetër është ndërtimi i paqes, njëra rrugë të ndalojmë trashëgiminë e konfliktit dhe rruga tjetër. Unë jam me të parën dhe këtë nuk e luan topi, as mos prisni që unë të kem një opinion tjetër , sa herë ndodhin këto gjëra po kaq herë konfirmohen. Na duhet të punojmë dhe më shumë kokëfortësisht për paqen dhe me më shumë këmbëngulje për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japin mundësi të kuptojmë që nuk jemi dy palë qenie, ca njerëz e ca alienë, por jemi të gjithë njerëz e kemi detyrimin që fëmijëve tanë tu lëmë një hapësirë paqe jo zonë të mbjellë me mina. Me Presidentin e Serbisë marrëdhënia miqësore nuk më ka penguar dhe nuk më pengon të ndahem aty ku nuk jemi dakord. Spanja ka arsyet e veta që ta lexojë ashtu si e lexon marrëdhënien me Kosovën por kjo nuk e pengon Spanjën që të thotë ne jemi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo që ndodh në Rusi duhet të na bëjë t’i thërrasim mendjes shumë fort, rrugën e paqes me të luftës në situata të trashëguara si kjo e jona i ndan një fije peri, është shumë kolllaj të rrish në Tiranë me ajër të kondicionuar e të thuash që kjo gjë ndahet vetëm me luftë. Kur vjen puna që atë mikrofonin ta zëvendësosh me luftën e në vend të mikrofonit të kesh bomba, për mua qeveria e Kosovës ka bërë dy herë gjënë e duhur: E para ka kërkuar të implementojë marrëveshjen dhe e dyta që e ka shtyrë. Por thënë kjo, dialog, dialog, paqe, paqe, fqinjët nuk i zgjedhim”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-“Të gjithëve na nxë në BE”- Kryeministri i Spanjës: Shqipëria të vazhdojë me reformat

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën

TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nga Tirana, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, ai tha se BE është një komunitet vlerash dhe parimesh, ku të gjithë mund të bëhen pjesë.

“BE është një komunitet vlerash dhe parimesh. Në të na nxë të futemi të gjitha vendet, ne punojmë për lirinë dhe begatinë e vendeve tona. Ne duhet të zbatojmë rregulla të përbashkëta Ne jetojmë në kushte të vështira dhe ky agresion ka shkaktuar shumë probleme, ka shkaktuar vuajte për njerëzit. Është e rëndësishme që vendet evropiane të jenë të bashkuar dhe të vendosur në mbrojtjen e vlerave tona dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Shqipëria ka një rrugë të gjatë që ka ecur dhe kam vënë në dukje dëshirën e madhe që të bëhet anëtare e BE. Reformat që do të ndërmerrni do t’ju ndihmojnë që të përmirësoni edhe jetesën në Shqipëri”, tha Kryeministri i Spanjës.

3 VITE ME PARE

VD-Situata në veri, Rama: Ka dy rrugë, o "Ballkanin e Hapur", o luftë në rajon

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se e mbështet Kosovën 100% në lidhje me tensionet që po ndodhin në veri. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Rama u shpreh se e përgëzon Kurtin për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për faktin që dëgjoi aleatët e që shtyu vendimin.

' E kundërta është e vërtetë. Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësisë së thellë që ka në këtë marrëdhënie, sic e thashë, ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin në shtetin e Kosovës, bazuar në marrëveshjen e dakordësuar në Bruksel nuk është një e drejtë vetëm por detyrë e Kosovës. Unë e mbështes 100% qeverinë e Kosovës që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet. Ashtu sikundër e përgëzoj Kurtin për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për dëgjimin e aleatëve. Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, këto nuk tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë është e gabuar. Këto tregojnë se përse ne kemi nevojë për këto. Kjo tregon se përse Kosova duhet të vijë të ulet në Ballkanin e Hapur, kur puna vjen për thikë ka 2 rrugë, njëra është e luftës nga e cila nuk fiton më asgjë askush dhe tjetra është ndërtimi i paqes.  Për mua qeveria e Kosovës ka bërë gjënë e duhur, që ka kërkuar të implemenohet marrëveshja dhe që e ka shtyrë. Fqinjët nuk i zgjedhim, ne do të kishim dashur mbase të kishim të tjerë por këta kemi. '-tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD-'Pse nuk e njihni Kosovën si shtet?'/ Sanchez: Është shkelur e drejta ndërkombëtare

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Pedro Sanchez

TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez tregoi ditën e sotme se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovën pasi është shkelur e drejta ndërkombëtare. Ai sqaroi se me Shqipërinë ka marrëdhënie shumë të mirë mirëpo nuk do të thotë se duhet të kenë mendime të njëjta, duke iu referuar njohjes së pavarësisë së Kosovës.

'Miqtë e mirë sic është Shqipëria dhe Spanja mund të kenë dhe mosmarrëveshjet e veta. Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare, ndaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. E them me gjithë respektin, është një opinion që nuk e ndajmë me Shqipërinë.'- u shpreh Sanchez. 

 

3 VITE ME PARE

VD-Shqipëria në BE në 2023? Sanchez: Nuk vendosim dot afate

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Pedro Sanchez

TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez nuk ka treguar afate se kur mund të anëtarësohet Shqipëria në BE. Gjatë konferencës për mediat, nga Tirana, së bashku me kryeministrin Edi Rama, Sanchez tha se Shqipëria ka përkrahje në këtë rrugë të cilën ai e shikon me optimizëm. 

'Në lidhje me kohën dhe afatet nuk e vendosim dot, duam që të shprehim përkrahjen politike të vendit tonë. Jam shumë optimist për të ardhmen, këtë detyrë duhet ta bëjmë sa më shpejt. Me pandeminë e me luftën po shikojmë një shpejtim të këtij procesi. Ne duhet të forcojmë tregun tonë të brendshëm. Ajo e integrimit më të madh dhe përkrahja për Ballkanin Perëndimor duhet ta shikojmë me optimizëm. 

Mendoj se duhet të shtojmë marrëdhëniet bilaterale me shtetet që duan të aderohen në BE. Eshtë një mekanizëm debati në këtë komunitet politik. Në lidhje me emërimet që duhet bërë, janë disa cështje. Duhet zbatuar Kushtetuta në çdo ditë të vitit, i bëj thirrje opozitës që të zbatojë kushtetutën. '- u shpreh ai. 

3 VITE ME PARE

Rama për situatën në Kosovë: I bëj thirrje Serbisë të mos ushqejë me alibi grupe të caktuara në Veri

 

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Rama dhe Vuçiç

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur rreth tensioneve në veri të Kosovës pas vendimit të qeverisë së Kurtit për tv vendosur reciprocitetin me Serbinë.

Rama u shpreh se ai e përshëndet vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit me 30 ditë dhe njëkohësisht i bëri thirrje Serbisë që të evitojë tensionet.

"Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje. I bëj thirrje autoriteteve në Beogard që të mos ushqejnë me asnjëlloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veri të Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje"- tha Rama.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

3 VITE ME PARE

VD-Sanchez: Marrëdhënia me Shqipërinë u forcua pas takimit në Madrid

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Pedro Sanchez

TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez deklaroi ditën e sotme se marrëdhënia me Shqipëinë është forcuar. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Sanchez tha se Bashkimi Europian ka vend për të gjithë mirëpo si fillim duhen zbatuar disa parime.

'Bashkimi nuk është një klub vendesh por një grup parimesh. Na ze të gjitha vendeve, për të drejtën ndërkombëtare, ne punojmë për lirinë për të gjitha vendet tona. Ne jetojmë në kohë të vështira, agresioni ka provokuar shumë gjëra, shumë probleme, amulli dhe pasiguri se si do të vazhdohet me furnizimin me energji elektrike. Vendet europiane duhet të jenë të bashkuara. Dua t'ju përgëzoj, Ramën dhe popullin shqiptar për sanksionet që kanë vendosur ndaj Rusisë, këto nuk kanë për qëllim që të sulmojnë popullin rus. Dua të theksoj se për mua, vizita e parë pas takimit që u bë mes qeverive ishte një rrugë e gjatë dhe e veshtirë, ka pasur shumë probleme por Shqipëria ka pasur dhe do të ketë mbështetjen drejt BE-së. Ne përkrahim integrimin e të gjithë ballkanit perëndimor në BE. Ne iu bëjmë thirrje që të vazhdoni në këtë rrugë. Në shumë raste, e lëmë mënjanë, por është e rëndësishme. Duam që të japim një prespektive mesdhetare integrimit europian. Pjesmarrja e kryeministrit Rama në Madrid tregoi se aleanca jonë doli shumë e fortë. '- u shpre ai. 

3 VITE ME PARE

VD-Kryeministri i Spanjës: Rama, një nga politikanët më të shkëlqyer që kam takuar, shqiptarët janë me fat

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Pedro Sanchez

TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez komplimentoi punën e bërë nga kryeministri Edi Rama. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Sanchez tha se Rama është një nga politikanët më të mirë që ka takuar. 

'Rama është një nga politikanët më të shkëlqyer që unë kam takuar. Nuk është një kompliment por e besoj, uroj shqiptarët që kanë këtë kryeministër.'- u shpreh ai. 

3 VITE ME PARE

VD-Rama: Diskutova me Sanchez për Ballkanin e Hapur, duam që të bëhemi eksportues NETO i energjisë

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar më shumë detaje rreth takimit me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez. Gjatë konferencës së përbashkët, Rama u shpreh se ka diskutuar me të dhe për Ballkanin e Hapur si dhe tregoi dëshirën që edhe Shqipëria të bëhet eksportuese NETO e energjisë.

'Kemi diskutuar për Ballkanin e Hapur dhe për të gjitha nismat që nxisin lëvizjen e lirë, është shumë e mirëprritur, ne kemi dy nga operatorët më të rëndësishëm në Spanjë që janë angazhuar në Shqipëri. Ndajmë të njëjtën pasuri që është një diell shumë këmbëngulës përgjatë gjithë vitit. Duam që të bëhemi eksportues NETO i energjisë. Unë e kam uruar ditën kur u bë kryeministër, ai e ka jetuar Ballkanin dhe në ditët e saj më të vështira. '- tha Rama.

3 VITE ME PARE

VD- Rama: Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin, Vuçiç mos të ushqejë grupet me alibi

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë publik qëndrimin e tij për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se është në të drejtë të Kosovës të ushtrojë sovrantietin e tij dhe të respektojë marrëveshjen. 

'Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhem me vetë Spanjën, që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi me shqiptarët në Kosovë, por sidoqoftë kemi diskutuar, aq më tepër në kuadrin e një situate që ka pasur një përshkallëzim të paarsyeshëm pasi qeveria e Kosovës ka të drejtë dhe Detyrë të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, për një pavarësi në administrimin e shtetit. Marrëveshjet e dakordësuara janë për tu plotësuar.'- tha Rama për sa i përket aspektit të Kosovës. 

Rama nuk la pa përmendur dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Thirrja drejtuar Vuçiç ishte që të mos ushqejë grupe të caktuara në veriun e Kosovës për t'iu kundërvënë zbatimit të marrëveshjes.

'Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje. I bëj thirrje autoriteteve në Beogard që të mos ushqejnë me asnjëlloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veri të Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje” “- tha Rama.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

3 VITE ME PARE

VD-Konferenca me Sanchez, Rama: Spanja ka qënë një nga aktorët më të zeshëm për të çelur negociatat

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Spanja ka qënë një nga aktorët më të zeshëm për çeljen e negociatave.

'Pas hapit për celjen e negociatave na vjen mirë dhe dëshiroj që dhe këtu ta falenderoj për mbështetjen e Spanjës në këtë proces, duke kujtuar se Spanja kishte pozicion më të ngurtë se të tjerë, duke qënë më kërkuese dhe fakti që sot Spanja është e angazhuar në këtë proces, ka qënë një nga aktorët më të zëshëm për të celur negociatat, është dhe konfirmim se ne folëm me gjuhën e rezultateve konkrete. '- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Spanjës në fushën e luftës kundër krimit

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Marreveshja

TIRANË- Është nënshkruar ditën e sotme marrëveshja mes Shqipërisë dhe Spanjës për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme. 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologu i tij spanjoll nënshkruan marrëveshjen në praninë e kryeministrave Edi Rama dhe Pedro Sanchez.

Marrëveshje dypalëshe për krijimin e një grupi të përbashkët hetimi në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar duke përdorur instrumentet e inteligjencës policore dhe hetimit që të dy vendet vlerësojnë të përshtatshme”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Kryeministri Sanchez në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Turi Ballkanik/ Sanchez: Kosova ka shkelur të drejtën
Pedro Sanchez dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka mbërritur në Tiranë. Ai është pritur në ambientet e jashtme të kryeministrisë nga Edi Rama. Pas përshëndetjes, dy liderët ndoqën ceremoninë zyrtare e më pas u drejtuan për në ambientet e brendshme të kryeministrisë.

Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneu që Pedro Sanchez po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë.

pedro sanchez ne tirane

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit