Kalifornia tronditet nga një tërmet me magnitudë 7 ballë, autoritetet anulojnë paralajmërimet për cunami: Nuk ka dëme
Pasi tërmeti me magnitudë 7 goditi brigjet e Kalifornisë, autoritetet anulojnë paralajmërimet për cunami: Nuk ka d...
Pasi tërmeti me magnitudë 7 goditi brigjet e Kalifornisë, autoritetet anulojnë paralajmërimet për cunami: Nuk ka d...
Detaje nga vrasja makabër në familjen shqiptare, 39-vjeçari e goditi me çekiç bashkëshorten pasi mori nj&eum...
PS tërhiqet nga pikat e rendit të ditës, mbyllet seanca e sotme plenare/ Përplasja e plotë Zhupa-Braçe 5 Dhjet...
Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar 5 Dhjetor, 11:43 ...
• Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin me e takimeve me diasporën teksa ndalesa e radhës ishte në qytetin e Selanikut në Greqi. • Takimi nisi rreth orës 11:00 me orën lokale greke dhe 10:00 me orën lokale shqiptare. Në këtë takim i cili zgjati thuajse 2 orë koha u dominua nga fjalimi i Ramës. • Ndërkohë në fund u lejuan 3-4 persona që të drejtonin pyetje. • Në nisje të fjalës së tij, Rama prezantoi 8 mësuesit e para të cilat do t'i mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe. • Rama tha se me mësueset, ministria e Arsimit do të lidhë kontratë për të mësuar gjuhën amtare fëmijëve. • Ai shtoi se mësueset e prezantuara janë 8 nga 15 mësuesit e parë të gjuhës shqipe. • Kryeministri Edi Rama ka prekur sot në fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Selanik, ndalesën e gazetarëve në kufi ditën e djeshme nga autoritetet greke.• Rama tha se shpreh keqardhjen ndaj të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur, sipas tij. • Ai shtoi se ministria e Jashtme greke ka ndërhyrë për zhbllokimin e situatës. • Rama foli sot në takimin me emigrantët në Selanik edhe në lidhje me protestën e paralajmëruar nga nacionalistët grekë jashtë sallës ku ndodhet ai. • Rama tha se këto ditë ka patur kërcënime në adresën e tij.• Ai i cilësoi nacionalistët grekë si grup fantazmash të gjalla të së shkuarës që janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes së tij në Selanik. • Rama tha sot në takimin me shqiptarët në Selanik se "Vorio Epir" është term i vdekur me kohë. Rama tha se kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin XXI. • Referuar protestës së nacionalistëve grekë në Selanik, Rama tha se janë fosile "për gjynah".• Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve në Selanik për zgjedhjet e vitit 2025.• Në takimin e sotëm me emigrantët, Rama tha se ata janë votues që për herë të parë do marrin pjesë në zgjedhje duke gëzuar të drejtën të votoni. • Ai shtoi se kërkon votën për t'i dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që kanë shqiptarët e Evropës dhe të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekada. • Kryeministri Edi Rama ftoi sot nga Selaniku emigrantët që të vijnë dhe të investojnë në agroturizëm në Shqipëri. Rama tha se pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, që janë plotësisht konkurruese me rajonin, dhe në turizëm janë në një nivel me Greqinë. • Ai shtoi se shqiptarët nuk kanë nevojë të kthehen me të gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në bujtinë do të ketë prej saj të ardhura më ta larta nga puna që bën në emigrim. • Ai u ndal dhe te goditjet e fundit të drejtësisë në politikë gjatë fjalës së tij në Selanik. • Rama tha se për herë të parë, politikanët i janë nënshtruar forcës së ligjit. • Ai shtoi se ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga pushteti politik. • Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Selaniku se po bëjnë krijimin e një rrjeti mësuesish me Ministrinë e Arsimit. • Rama tha se së shpejti, do të bëjnë publik edhe një program të ri i cili do të funksionojë përmes aplikacionit në telefon apo në kompjuter. • Ai shtoi se ky është një program për t’i futur fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe. • Rama, pasi u pyet nga një emigrant lidhur me mënyrën se si do të funksionojë procesi i votimit nga ta, tha se ata që banojnë jashtë dhe duan të votojnë nga aty ku banojnë, do të procedojnë me anë të postës. • Rama tha se votimi në zgjedhjet e ardhshme do përfshijë gjithë shqiptarët. • Ai shtoi se në zgjedhjet e tjera mund edhe të mos bëhet kjo mbështetje.
23 artikuj për këtë temë.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin e radhës me shqiptarët e diasporës. Pas takimit me shqiptarët në Neë York, Rama ka zhvilluar takim me emigrantët në Selanik. Në lidhje me këtë takim të kreyministrit ka ardhur edhe reagimi i Athinës. Ky reagim i tyre ka ardhur pas qëndrimit të Ramës për termin Vorio-Epiri.
Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Vorio Epiri është një term i vdekur. Ndërkohë Ministria e Jashtme greke në reagim shprehet se kërkon respektim të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, si kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithashtu theksuan se historia nuk skadon.
“Historia nuk skadon dhe mban gjallë kërkesën për respektimin e plotë, nga ana e Shqipërisë, të të drejtave të minoritetit etnik grek. Ky përbën një kusht eksplicit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të datës 11 tetor 2024”, nënvizuan burimet diplomatike, duke iu përgjigjur kryeministrit shqiptar.
Media greke, "Protothema" shkruan se komentet e Ramës erdhën pasi disa njerëz, të cilët ai i përshkroi si "fantazmat e së kaluarës", protestuan për praninë e tij, duke përdorur fletëpalosje dhe slogane në lidhje me Vorio Epirin. Duke ankuar për këto reagime, Rama theksoi se veprime të tilla nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“U organizua një protestë me fletushka qesharake të frymëzuara nga të ashtuquajturit “vorioepirotët” dhe më shkaktojnë vetëm keqardhje. Vorio Epiri është një term i vdekur, me kalimin e kohës ka vdekur. Dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta tallen. Kushdo që përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon se nuk dëshiron të jetojë në shekullin e 21-të. Ato janë fosile dhe turp”.
Kjo nuk është një arsye për të kultivuar ndjenja negative ndaj Greqisë. Greqia është një partner i domosdoshëm që, së bashku me Italinë dhe Turqinë, përbën një trekëndësh strategjik në politikën tonë të jashtme”, shtoi ai.
Sipas mediave të Selanikut, në protestë kanë marrë pjesë anëtarë të organizatave nacionaliste, të cilët kanë zhvilluar një tubim proteste jashtë One Salonica, me rastin e pranisë së Edi Ramës në qytet. Siç thanë demonstruesit, ata po reagojnë ndaj pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik, në një kohë kur shteti shqiptar shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek të Vorio Epirit.
SELANIK- Pas përfundimit të takimit të kryemistrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik, mediat greke kanë bërë raportimet e tyre ku janë bazuar në disa prej temave që ai preku në fjalimin e tij. Gjitthashtu mediat në vendin fqinj kanë përmendur dhe faktin që shumë pranë vendit ku Rama zhvilloi takimin, u zhvillua dhe një protestë nga nacionalistët grekë.
Këta mbështetës të ultranacionalistëve të së djathtës kanë shpalosur sot një pankartë duke e quajtur Ramën “të padëshiruar”. Po ashtu mediat greke kanë nxjerrë pamje të një grupi të vogël protestuesish që mbajnë në duar flamuj të ashtuquajturit "Vorio Epir" dhe fotografi të Kostandinos Kacifas.
“Protothema” ka shkruar se në këtë event ka kënduar edhe Anxhela Peristeri, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Ndërsa “CNN Greece” tha se duket se Rama po i shtrin dorën e miqësisë Greqisë. Duke përmendur protestën e zhvilluar ndaj tij, Rama citohet t’i ketë quajtur “fantazma të së shkuarës” dhe duke shprehur keqardhjen për këto reagime që sipas tij “nuk i ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve”.
Gjihashtu media greke "SKAI" shkruan se njerëzit u mblodhën më herët në sallë, ku kishte masa të rrepta sigurie. Kjo media shkruan se nuk lejohej hyrja në sallë nga brenda hotelit, por vetëm nga dera e jashtme, ku ishin vendosur aparate rentgen. Kjo media citon Ramën që tha se “u organizua një protestë me fletushka qesharake të frymëzuara nga të ashtuquajturit “vorio-epirotas” dhe ato më shkaktojnë vetëm keqardhje. “Vorio Epiri” është një term i vdekur, ka vdekur me kalimin e kohës. Dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta ngjallin."
Media greke “Enikos” shkruan se Rama kërkoi votën e komunitetit shqiptar në Selanik në takimin që mblodhi rreth 1500 persona. Ndërkohë, media tjetër “Ifimerida” shkruan se masat e sigurisë në Selanik për takimin e Ramës ishin 'drakoniane'.
SELANIK- Mbështetës të forcave nacionaliste greke kanë protestuar këtë të dielë kundër pranisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Selanik. Rama zhvilloi mitingun me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës.
Mediat greke kanë nxjerrë pamje të një grupi të vogël protestuesish që mbajnë në duar flamuj të të ashtuquajturit 'Vorio Epir' dhe fotografi të Kostandinos Kacifas.
Tubimi i kryeministrit Rama u mbajt nën masa të forta sigurie. Demonstruesit kanë varur pankarta me sloganin “Edi Rama largohu” dhe kanë mbajtur flamuj të Vorio Epirit. Ata kanë hedhur slogane: “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifas rron, ti na drejton”.
Ndërkohë, kryeministri shqiptar e përmendi këtë lëvizje në fjalën e tij duke shtuar se të njëjtën tubues, e kanë kërcënuar atë. “Në adresën time kanë bërë kërcënime, që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje. Ashtu sic më shkaktojnë keqardhje edhe ata në Shqipëri që e konsiderojnë Greqinë jo-mike. ‘Vorio Epiri’ ka vdekur!”, u shpreh Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin me shqiptarët në Sealnik. Në mbyllje të takimit Rama iu drejtua emigrantëve atje duke u thënë se "do bëjmë së bashku gjëra që duken të pamundura". Takimi nisi rreth orës 11:00 me orën lokale greke dhe 10:00 me orën lokale shqiptare. Në këtë takim i cili zgjati thuajse 2 orë koha u dominua nga fjalimi i Ramës. Ndërkohë në fund u lejuan 3-4 persona që të drejtonin pyetje.
Në nisje të fjalës së tij, Rama prezantoi 8 mësuest e para të cilat do t'i mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe. Rama tha se me mësueset, ministria e Arsimit do të lidhë kontratë për të mësuar gjuhën amtare fëmijëve. Ai shtoi se mësueset e prezantuara janë 8 nga 15 mësuesit e parë të gjuhës shqipe.
Gjithashtu fjalimi i Ramës preku disa tematika, duke nisur protesta e nacionalistëve grekë, ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufi nga autoritetet greke dje, vota e diasporës, investimet, integrimi apo dhe goditjet e drejtësisë në politikë.
Ky është takimi i dytë Rama zhvillon në Greqi me emigrantët. I pari i turit "Krenar për Shqipërinë" u zhvillua në muajin maj në Athinë.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama, pasi u pyet nga një emigrant lidhur me mënyrën se si do të funksionojë procesi i votimit nga ta, tha se ata që banojnë jashtë dhe duan të votojnë nga aty ku banojnë, do të procedojnë me anë të postës. Rama tha se votimi në zgjedhjet e ardhshme do përfshijë gjithë shqiptarët. Ai shtoi se në zgjedhjet e tjera mund edhe të mos bëhet kjo mbështetje.
“Votimi në zgjedhjet e ardhshme do përfshijë gjithë shqiptarët. Për ata që banojnë jashtë dhe duan të votojnë nga aty ku banojnë do bëhet me postë, fleta do vijë me zarf dhe po diskutojmë për ta mbështetur edhe dërgimin mbrapsht që mos të ketë kosto për ata që do jenë votuesit e parë në histori nga jashtë vendit. Në zgjedhjet e tjera mund edhe të mos bëhet kjo mbështetje”, tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Selaniku se po bëjnë krijimin e një rrjeti mësuesish me Ministrinë e Arsimit. Rama tha se së shpejti, do të bëjnë publik edhe një program të ri i cili do të funksionojë përmes aplikacionit në telefon apo në kompjuter. Ai shtoi se ky është një program për t’i futur fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe.
“Kjo do të kërkojë kohë e vet. Po bëjmë krijimin e një rrjeti mësuesish me Ministrinë e Arsimit. Së shpejti, ne do të bëjmë publik edhe një program të ri, një program, sipas meje, shumë i zhvilluar dhe shumë miqësor me fëmijët, përmes aplikacionit në telefon apo në kompjuter.
Të gjithë prindërit dhe fëmijët do e shfrytëzojnë prgramin. Është program për t’i futur fëmijët në mësimin e gjuhës shqipe. Programi është ndërtuar i tillë që të jetë miqësor me fëmijët”, tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha sot para shqiptarëve në Selanik se nëse qeveria ka kontroll mbi drejtësinë, drejtësia nuk hyn dot në radhët e njerëzve të qeverisë. Rama tha se ka edhe një ekstrem tjetër që sipas tij thotë se reformën e bëri Amerika. Sipas tij, kjo është pa aq e vërtetë, sepse aty ishte Amerika para se ne 't'i hynim detit në këmbë', shtoi Rama.
Gjithashtu kryeministri tha se Amerika është aty edhe në vendet e tjera të Rajonit, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh.
“Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë gijotina e një drejtësie teatrale që do dirigjohej nga drejtësia nuk do kishte prerë koka nga radhët tona. Nëse qeveria ka kontroll mbi drejtësinë, drejtësia nuk hyn dot në radhët e njerëzve të qeverisë.
Ka edhe një ekstrem tjetër që reformën e bëri Amerika, edhe kjo është pa aq e vërtetë, se aty ishte Amerika para se ne ti hynim detit në këmbë. Amerika është aty edhe në vendet e tjera të Rajonit, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh.
Pyetja është e thjesht: nëse Amerika pse nuk na e solli më parë, por na la të jetonim nën thundrën e korrupsionit për kaq shumë vite? Sepse as Amerika dhe as BE as mund ta bënin dhe as nuk e bëjnë dot këtë reformë nëse nuk gjendet forca e brendshme për të udhëhequr këtë proces. Shqipëria e ka këtë forcë të brendshme
Pa mbështetjen e SHBA dhe BE ne nuk do tja dilnim dot kësaj reformë pse sepse nuk dot ta nënshtronim dot rezidencën e paepur të atyre që sot ulërijnë nga penxheret e kateve të larta. Por të mendosh se kjo do ndodhte pa PS dhe të mendosh se Shqipëria sot ka një tjetër forcë përveç PS, është si ajo shprehja merre me lëng se mishi mbaroi”, tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë takimit me shqiptarët në Selanik se "i nxjerrin" një listë me fotografi e emra ku ai duhet të ndihet përgjegjës moralisht pse drejtësia ka hetuar, po heton e ka akuzuar apo dënuar individë të lidhur me pushtetin e PS. Për këtë Rama tha se krejt e kundërta ndodh me të.
Ai shtoi se nuk mund t'i vijë mirë për arsye personale, por për arsye të kontratës me shqiptarët që, sipas tij, i kanë dhënë besimin 3 herë rresht, me një vullnet të hekurt PS, shton Rama, ia hoqi duart e pushtetit politik drejtësisë nga qafa.
“Sa herë më marrin në pyetje zëdhënësit e axhendave të ndryshme më nxjerrin lista emrash, apo siç ndodhi me opozitën e vetme që kemi për debat, Blendi Fevziun, më nxjerr një listë me fotografi e emra ku unë duhet të ndihem përgjegjës moralisht pse drejtësia ka hetuar, po heton e ka akuzuar apo dënuar individë të lidhur me pushtetin e PS. Në fakt krejt e kundërta ndodh me mua.
Natyrisht nuk mund të më vijë mirë për arsye personale, por për arsye të kontratës me shqiptarët që më kanë dhënë besimin 3 herë rresht, me një vullnet të hekurt PS plotësisht vetëdijshëm, të gjithë së bashku, ja hoqi duart e pushtetit politik drejtësisë nga qafa dhe i dha gjithë lirinë e nevojshme për të vepruar pa parë majtas e djathtas, por vetëm drejt”, tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama u ndal dhe te goditjet e fundit të drejtësisë në politikë gjatë fjalës së tij në Selanik. Rama tha se për herë të parë, politikanët i janë nënshtruar forcës së ligjit. Ai shtoi se ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga pushteti politik.
“Për herë të parë, njerëz, i janë nënshtruar forcës së ligjit. Pavarësisht linjës së tyre, ata që i kanë rënë në qafë popullit shqiptar, po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga pushteti politik. Për të kuptuar sesa e re, për të kuptuar sesa e madhe dhe sesa historike është kjo që po ndodh, mjafton të shohësh kokën mbrapsht.
Nuk do gjesh dot, që nga 1912, një individ të vetëm, me profil të lartë politik, që të jetë, hetuar, dënuar, apo gjykuar nga një drejtësi të pavarur nga pushteti. Sot, drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet", tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve në Selanik për zgjedhjet e vitit 2025. Në takimin e sotëm me emigrantët, Rama tha se ata janë votues që për herë të parë do marrin pjesë në zgjedhje duke gëzuar të drejtën të votoni. Ai shtoi se kërkon votën për t'i dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që kanë shqiptarët e Evropës dhe të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekada.
"Ju shqiptarët e Greqisë dhe grekët e Shqipërisë jeni thelbi brenda bërthamës së pandashme të një fqinjësie që duhet të jetë burim miqësie dhe jo burgim konfliktesh. Burim fuqie të përbashkët jo karshillaqesh ndaj njeri tjetrit. Burim partneritetesh në çdo nivel. Jo sebepesh për ngërçe mes njërit tjetrit që pastaj paguajnë qytetarët e zakonshëm të dy vendeve tona.
Kjo është një ditë e veçantë për mua edhe për një arsye tjetër. Ju nuk jeni bashkatdhetarë jashtë atdheut me një të drejtë vote. Sot jeni votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhje duke gëzuar të drejtën të votoni, këtu ku jeni nga shtëpia juaj.
Ju e dini, më është dashur të përpiqem shumë gjatë për ta bërë realitet këtë premtim, të cilin nuk e mbajtën dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e palës tjetër ishte e pamundur. Unë mund tju them se në pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj nga Greqia për ta bërë Shqipërinë e 2030 anëtare me të drejta të plota në BE.
Për t'i dhënë Shqipërisë të njëjtin mundësi që ju shqiptarët e Evropës i keni dhënë familjeve tuaja, mundësinë për të përfituar nga të mirat e të jetuarit brenda familjes evropiane. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët kudo ku janë të ngreme flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekada”, tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin me shqiptarët në Selanik se ky qytet e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, sipas tij, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Rama tha se në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë. Ai shtoi se "Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige", duke ironizuar opozitën në vend.
“Selaniku e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Këtu në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë. Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige, me artin e satirës, tregonte çka i dukej e mbrapshtë. Ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje në klubin e Selanikut. Fatkeqësia e shekullit 20, është treguar harraqe ndaj shqiptarëve.
Ata pronarë të mëdhenj tokash, sado që kjo është histori, por nuk duhet harruar, ajo frymë bashkëjetese dhe shpirti sipërmarrës, që shqiptarët patën në Selanik. Kush kujtohet sa herë sa duhet, për Ali Pashë Tepelenën, që vuri dinjitet dhe rend në këto anë. Ishte Aliu nga Tepelena që sanksionoi që çdo keqbërës mysliman që tenonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend. Për ne shqiptarët, Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive”, tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin me shqiptarët në Selanik se ky është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur.
Rama tha se në Selanik, shqiptarët gjetën zë, parafytyruan një të ardhme lirie, barazie, u mblodhën këtu edhe si aktivistë, shkrimtarë dhe mendimtarë, në këtë qytet që mish urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Ai shtoi se e ka pritur këtë takim me padurim, sepse të takosh shqiptarë në Selanik është një mund për të depërtuar thellë në një vend kozmopolit, sipas tij.
"Nga leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, prej ku gojët e mykura, ushqehen me frytet e kalbura të nacionalizmave ballkanike dhe jashtëqisin helmet e historisë të përdorura si mjete lufte, ndërkohë që lëndojnë popujt e këtij rajoni, leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye, po aq sa vite shqiptarët dhe grekët kanë ndarë diellin, për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar, për t’i parë hapësirat e njëri-tjetri si hapësira zhvillimi, bashkëpunimi dhe mirëqenie të përbashkët. Jo si copa kartash të vjetra ku kultivohen drurët e shtrembër të nacionalizmit.
Selaniku është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur. Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi, ku të vetmit kufij për të kapërcyer ishin kufijtë e imagjinatës.
Në këtë qytete, Evropa ideale e pakufij është njohur në jetën e përditshme shumë kohë më parë se sa të shfaqej në formën e traktateve. Shpirti i tolerancës, i lirisë është mishëruar këtu shumë para se të kthehej në kriter përkatësia shumëkombëshe nën flamurin me shumë yje të BE. Në Selanik, shqiptarët gjetën zë, parafytyruan një të ardhme lirie, barazie, u mblodhën këtu edhe si aktivistë, shkrimtarë dhe mendimtarë, në këtë qytet që mish urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Këtë takim tonin e kam pritur me padurim, sepse të takosh shqiptarë në Selanik është një mund për të depërtuar thellë në një vend kozmopolit.
Më kujtohet një autor që thoshte se kur mbërriti në Selanik, ndjeu një Greqi tjetër, më shumë të lidhur me popujt fqinj, gjuhët dhe kulturat e tjerë. Jam sot me ju kur sapo ka hyrë nëntori, muaji i Pavarësisë dhe Çlirimit, dy datat tona më të mëdha për të sotmen tonë europiane. Por si shqiptar dhe selanikas ju keni kremtuar pak ditë më parë festën e pajtoit të qytetit.
Shën Dhimitri ka qenë në të dalë të vjeshtës rregullatori i jetës. Në Shën Gjergj, shqiptari kapërcente fshatin për bukën e gojës, ndërsa në Shën Dhimitër kthehej me fitimet e tij në shtëpinë e vetë. Këtij qyteti shqiptarët i kanë dhënë një pjesë domethënëse të ngjyrës së vetë, i ka dhënë ndoshta një jetë të dytë. Sepse ju duhet ta dini dhe t’ua mësoni me krenari fëmijëve, se ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik", tha Rama.
SELANIK- Media greke Protothema ka bërë një artikull sa i takon takimit të kryeministrit Edi Rama sot në Selanik. Kryeministri Rama po zhvillon takim me emigrantët shqiptarë, në kuadër të turit me diasporë.
“Eventi i Ramës në qytet, nis protesta kundër tij”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë sot në Selanik për takimin me emigrantët shqiptarë dhe një protestë kundër tij ka filluar organizimin që para të Dielës. Takimi do fillojë në orën 11:00 tek hoteli “Porto Palace”. Ky takim është pjesë e përpjekjes së qeverisë shqiptare për të mbajtur kontaktet me shqiptarët e diasporës, e po ashtu për të diskutuar mbi gjithçka i shqetëson emigrantët, siç është edhe integrimi i tyre në shoqëri dhe garantimi i të drejtave në një vend të huaj.
Megjithatë, shumë e konsiderojnë këtë lëvizje krejtësisht politike dhe një tjetër mënyrë që Rama të sigurojë votat për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Para pak ditësh, Edi Rama njoftoi zyrtarisht takimin e fundjavës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante: “Selanik, më 3 Nëntor të Dielën, ora 11:00. Krenar për shqiptarët e Greqisë. Krenar për Shqipërinë!”
Protesta për prezencën e Ramës në qytet
Që prej orës 10:00 anëtarët e organizatave nacionaliste po zhvillojnë një tubim jashtë “One Salonica” dhe më pas pritet që të nisin një marshim. Siç thonë ata, po reagojnë për praninë e kryeministrit shqiptar në Selanik në një kohë kur “shteti shqiptar po shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit të njohur grek të Vorio Epirit”, ndërsa protestojnë edhe për vrasjen e Katsifa.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama tha sot në takimin me shqiptarët në Selanik se "Vorio Epir" është term i vdekur me kohë. Rama tha se kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin XXI. Referuar protestës së nacionalistëve grekë në Selanik, Rama tha se janë fosile "për gjynah".
"Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar me ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje që më krijojnë vetëm keqardhje.
Vorio Epir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin XXI. Janë fosile për gjynah", tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama foli sot në takimin me emigrantët në Selanik edhe në lidhje me protestën e paralajmëruar nga nacionalistët grekë jashtë sallës ku ndodhet ai. Rama tha se këto ditë ka patur kërcënime në adresën e tij. Ai i cilësoi nacionalistët grekë si grup fantazmash të gjalla të së shkuarës që janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes së tij në Selanik.
"Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu me fletushka qesharake, ata kanë bërë këto ditë në adresën time kërcënime që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje, njësoj sic me shkakton keqardhje edhe çdo spazmë e kujtdo qoftë në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë", tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka prekur sot në fjalën e tij në takimin me shqiptarët në Selanik, ndalesën e gazetarëve në kufi ditën e djeshme nga autoritetet greke. Rama tha se shpreh keqardhjen ndaj të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur, sipas tij.
Ai shtoi se ministria e Jashtme greke ka ndërhyrë për zhbllokimin e situatës. Rama solli në vëmendje dhe rastin e shpalljes "non grata" të gazetarit Marin Mema për të cilin tha se do të dorëzojnë kërkesë për rishikimin e vendimit.
"Dua t’u shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur prej ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situata absurde që kurrë nuk i ka ndodhur për asnjë arsye në kufirin hyrën në Shqipëri.
Kemi një kërkesë që do ta dorëzojmë që nesër për rishikimin e një vendimi absurd 12 vite më parë për të ndaluar gazetarin Marin Mema që të hyjë në Greqi. Marin Mema nuk ka kryer asnjë krim, s’ka bërë asgjë më shumë apo më pak se sa punën si gazetar, i apasionuar pas gjurmës së shqiptarëve.
Nëse qëndrimi i tij është i ndryshëm nga kushdo që ka marrë vendimin absurd për ta ndaluar të hyjë në një vend në BE, ku s’mund të jetë kurrë një shkak për t’i hequr një gazetari lirinë europiane të lëvizjes. Kjo është një masë ekstreme, antidemokratike, antidemokrate", tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me emigrantët në Selanik. Në nisje të fjalës së tij, Rama prezantoi 8 mësuesit e para të cilat do t'i mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.
Rama tha se me mësueset, ministria e Arsimit do të lidhë kontratë për të mësuar gjuhën amtare fëmijëve. Ai shtoi se mësueset e prezantuara janë 8 nga 15 mësuesit e parë të gjuhës shqipe.
“Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirësejugjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Ahtinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve.
Janë këtu 8 nga 15 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, që do lidhim kontratë punë për të mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Janë 8 gra, që dua t’i ftoj në skenë”, tha Rama.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka nisu takimin me shqiptarët në Selanik. Ky është takimi i dytë i Ramës në Greqi pas takimit në Athinë në muajin maj. Ky takim i Ramës atë kohë erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes "Beleri".
Opozita e kishte konsideruar takimin e tij me emigrantët shqiptarë si “një provokim”, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e kishte cilësuar “të panevojshme”.
Sot Rama është pritur nga një sallë e veshur kuq e zi, me flamuj dhe veshje tradiocionale nga një grup që ishte pozicionuar në skenë.
SELANIK- Salla ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Selanikut duket se është gati për nisjen e aktiviteti. Pjesëmarrësit kanë zënë vendet e tyre teksa nga imazhet vërehet se dominojnë ngjyrat kuq e zi.
Flamujt kombëtarë shqiptar shihen të valëviten nga disa perona në sallë. Nga ana tjetër në skanë para mbërritjes sa Ramës janë pozicionuar disa fëmijë dhe të rritur me veshje tradicionale shqiptare apo me veshje thejsht "kuq e zi" të cilët duket se po performojnë.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur tashmë në hotelin ku do të mbahet takimi me shqiptarët në Selanik. Takimi në fjalë do të zhvillohet në sallën ‘Porto Palace’, ndërsa pritet të nisë rreth orës 11:00 me orën greke.
Në fakt Greqia ishte ndalesa e parë e Ramës në kuadër të turit për diasporën "Krenar për Shqipërinë" në muajin maj të këtij viti, ku u takua me shqiptarët në Athinë. Ky takim i Ramës erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes "Beleri".
Opozita e kishte konsideruar takimin e tij me emigrantët shqiptarë si “një provokim”, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e kishte cilësuar “të panevojshme”.
SELANIK- Përgatitjet janë drejtë përfundimit në sallën ku kryeministri Edi Rama do të realizojë një takim me shqiptarët e Selanikut, i dyti në Greqi pas atij të muajit majit në Athinë.
Bëhet me dije se para se Rama të flasë, këngëtarët Noizy dhe Anxhela Peristeri do të performojnë disa këngë. Pas këtyre performancave, Rama më pas do të flasë për të pranishmit dhe do të ketë edhe bashkëbisedim me ta, njëlloj si në takimin e New York-ut.
Ndërkohë pak orë nga nisja e takimit ka nisur dhe kontrolli i fundit i sigurisë brenda dhe jashtë sallës ku do të zhvillohet aktiviteti.
SELANIK- Ditën e sotme në orën 11:00, me orën lokale greke, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Selanik një takim me shqiptarët që jetojnë në atë zonë. Pak orë nga nisja e takimit, mësohet se kanë nisur dhe kontrollet e fundit të sigurisë brenda dhe jashtë sallës, ku po ashtu po përdoren edhe qentë që kërkojnë eksploziv.
Në fakt Greqia ishte ndalesa e parë e Ramës në kuadër të turit për diasporën "Krenar për Shqipërinë" në muajin maj të këtij viti, ku u takua me shqiptarët në Athinë. Ky takim i Ramës erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes "Beleri".
Opozita e kishte konsideruar takimin e tij me emigrantët shqiptarë si “një provokim”, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e kishte cilësuar “të panevojshme”.
SELANIK- Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me e takimeve me diasporën teks ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Selanikut në Greqi. Takimi do të mbahet rreth orës 11:00 në një sallë në "Porto Palace". Përgatitjet për takimin janë drejtë fundit ndërsa në foton e mëpostme shihet salla e mbushur me karrige të bardha dhe një ekran ku shfaqet flamuri kombëtar shqiptar.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ditën e djeshme, Rama tha se me fqinjët, shumë shpejt do të jemi krah për krah në Bashkimin Evropian.
Në fakt Greqia ishte ndalesa e parë e Ramës në kuadër të turit për diasporën "Krenar për Shqipërinë" në muajin maj të këtij viti, ku u takua me shqiptarët në Athinë. Ky takim i Ramës erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes "Beleri". Opozita e kishte konsideruar takimin e tij me emigrantët shqiptarë si “një provokim”, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e kishte cilësuar “të panevojshme”.
Fundjavën e shkuar Rama kreu u takua edhe me diasporën në SHBA. Ai u shoqërua nga bashkëshortja, Linda Rama. Gjithashtu Rama u kërkoi shqiptarëve që jetojnë në Amerikë votën, për ta bërë Shqipërinë 2030 pjesë të BE-së. Ai foli edhe për arritjet e ndryshimet që qeveria ka bërë.