LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite gruan dhe fëmijën! DETAJET- Ditën kur u arrestua tentoi ta mbyste

•Një rast tronditës i dhunës në familje ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një 22-vjeçare dhe fëmija e saj 2 vjeç është dhunuar dhe mbajtur peng për dy vite nga bashkëshorti i saj 28-vjeçari shqiptar i identifikuar me emrin Aurel Kurti.  •Ngjarja është zbuluar mbrëmjen e së enjtes, kur fqinjët kanë dëgjuar britmat nga brenda shtëpisë, ku 28-vjeçari mbante 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre 'të burgosur' në shtëpi. •Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari pasi e ka hapur ka tentuar të arratiset, ndërsa fqinjët e kanë imobilizuar. •Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur arrestimin e tij. •Atë natë 28-vjeçari ka tentuar ta mbysë 22-vjeçaren pasi u konstatua se gruaja kishte shenja në qafë.  •Në deklaratën e saj të mëvonshme në polici, 22-vjeçarja tha se i shoqi e rrihte çdo ditë. •Në dëshminë e saj 22 vjeçarja rrëfen se ai e kërcënonte vazhdimisht se do të shkonte në Shqipëri dhe do të vriste prindërit e saj. Sipas saj, ky presion psikologjik bëhej pasi bashkëshorti i saj nuk duronte dot faktin që ajo kishte lindur vajzë dhe jo djalë. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Pamjet/ Shtëpia ku mbahej miziorisht 22 vjeçarja nga burri shqiptar, fqinjët: Nuk e kemi parë kurrë gruan

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite
Pamjet e shtëpisë

GREQI-Shtëpia e "djallit" e kanë quajtur mediat greke, shtëpinë ku shqiptari 28 vjeçar Aurel Kurti mbante të mbyllur gruan e tij me vajzën. Sipas burimeve mediatke nga Volos i Greqisë thuhet se shtëpinë e çiftit shiheshin dhe dëgjoheshin situata të dyshimta.

Nga ana tjetër janë marrë dhe dëshmitë e fqinjëve të cilët thonë se prej kohësh nuk e shihnin të dilte gruaja nga shtëpia.

Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda kësaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.

Një fqinj tjetër rrëfen:

E kam parë shumë rrallë. Ai doli vetëm deri në kopsht. Dy ose tre herë gjatë viteve. Jo më. Dhe më bëri përshtypje sepse ajo ishte e veshur nga lart poshtë. Si me kapuç. Nuk e pashë kurrë jashtë oborrit të shtëpisë duke lëvizur duke bërë pazar. Dhe as që e kisha parë kurrë fëmijën”.

2 VITE ME PARE

Mbante mbyllur gruan në Greqi, flet babai djalit: Nusja po mashtron, ka lidhje me një tjetër

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite
Babai i Aurel Kurtit, Gëzim Kurti

DIBËR-Pas arrestimit të Aurel Kurtit, 28 vjeçarit të akuzuar nga gruaja e tij 22 vjeç për dhunë dhe pengmarrje në Greqi, ka folur babai tij. Në një intervistë për News 24, babai djalit e ka quajtur mashtrim gjithë lajmin tronditës të shfaqur në media. Sipas Kurit nusja e ka sajuar historinë për shkak të dyshimeve se mund të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Midis të tjerash babai i 28 vjeçarit rrëfen detajin se vajza e çiftit ka lindur në Shqipëri, kur ajo banonte në shtëpinë e tij. Ai thotë se djali i tij nuk ka treguar shenja që nuk donte fëmijën vajzë.

Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën 2-3 muaj këtu, më pas kanë ikur në Greqi. Fëmijën e ka lindur këtu në Shqipëri, e kemi mbajtur si gocën tonë. E kemi trajtuar shumë mirë, nuk e kemi keqtrajtuar. Se çfarë ka falur tani, nuk di gjë. Unë di çfarë ka ndodhur këtu, këtu ka qenë në rregull. Pardje kam folur me çunin në telefon. Kur e kam dëgjuar ka ndodhur që janë zënë, nuk e di. Me nusen e djalit nuk kam folur, nuk i kam numrin. Flisja nga telefoni i djalit. Ajo po mashtron, se për çfarë nuk e di. Djali nuk e ka keqtrajtuar se ka lindur vajzë, këto janë mashtrime. Ai e nxirrte vajzën çdo javë në lokal, edhe ditëlindjen e ka festuar jashtë. Këto janë mashtrime për të futur brenda djalin tim. Edhe mund të ketë lidhje me një tjetër dhe mund ta dojë që djali im të jetë brenda. Ata janë njohur me dashuri, unë vetë skam qenë dakord, as mamaja e saj. Se çfarë ka deklaruar e ëma e saj, kur u njohën. Duhet të jetë një prapaskenë. Ato që ka thënë në policinë greke nuk janë të vërteta. Nusen e kam çuar vetë në Greqi, djali im nuk e nxirrte dot përditë, se ka pasur punën e tillë. Ajo mund të thotë që ka ndenjur e mbyllur, por në darka kanë dalë. Ata janë lidhur që kur vajza ishte në klasë të 7-të. Kur fola në telefon me djalin nuk më tha asgjë. Më tha se do flisnim më vonë, më pas nuk e hapte tel. Të nesërmen më shkruan dhe më thotë se është zënë me Dafinën dhe e kanë futur brenda”, deklaroi Gëzim Kurti.

 

2 VITE ME PARE

E dhunoi dhe e mbajti peng për dy vite bashkëshorten e tij, ky është 28-vjeçari shqiptar që u arrestua në Greqi (EMRI+FOTO)

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite
Aurel Kurti

GREQI- Personi që shihni në foto është Aurel Kurti, 28-vjeçari i cili është vënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se ka udhtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka mbajtur atë peng bashkë me fëmijën për 2 vite. 

Kurti akuzohet se e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe se e kërcënonte se do t'i vriste edhe prindërit e saj kur të shkonte në Shqipëri. 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Ata kanë një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

Ngjarja është zbuluar nga fqinjët, të cilët siç raportojnë mediat greke, kanë dëgjuar të bërtitura dhe ulërima dhe kanë lajmëruar me njëherë policinë. Në këto momente, Kurti ka hasur në rezistencë ndërsa tentoi të vriste 22-vjeçaren duke e mbytur. 

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Krimi mostruoz në Greqi, zbulohet dëshmia e 22 vjeçares së torturuar nga shqiptari: I kam shpëtuar disa herë vdekjes

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite
Autori dhe shtëpia

GREQI-Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja mostruoze në Greqi, ku një 22 vjeçare mbahej e izoluar me fëmijën 2 vjeçar nga burri i saj. Dëshmia e saj zbulon presionin psikologjik të bashkëshortit i cili nuk e duronte dot faktin se ajo kishte lindur vajzë dhe jo djalë.

Në dëshminë e saj 22 vjeçarja rrëfen se ai e kërcënonte vazhdimisht se do të shkonte në Shqipëri dhe do të vriste prindërit e saj.

Jam dhunuar, i kam shpëtuar shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, ka treguar në dëshminë e saj, 22-vjeçarja shqiptare e cila u torturua nga bashkëshorti se lindi vajzë."

Ngjarja është zbuluar në Volos të Greqisë ku çifti jetonte prej vitit 2021. Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Dhuna ndaj saj ishte e përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.

2 VITE ME PARE

E rëndë në Volos/ Prindërit e martuan me detyrim, 22-vjeçarja dhe fëmija mbahen peng nga shqiptari, zbulohen skenat e TORTURËS

TRONDITËSE në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe mban peng për 2 vite
Foto ilustruese

GREQI-  Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në volos të Greqisë, ku një shqiptar ka mbajtur peng bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe fëmijën e tyre për rreth 2 vite, ndërsa abuzonte çdo ditë me të. 

Ngjarja është zbuluar mbrëmjen e së enjtes, kur fqinjët kanë dëgjuar britmat nga brenda shtëpisë, ku 28-vjeçari mbante 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre 'të burgosur' në shtëpi. 

Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari pasi e ka hapur ka tentuar të arratiset, ndërsa fqinjët e kanë imobilizuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur arrestimin e tij.

Atë natë 28-vjeçari ka tentuar ta mbysë 22-vjeçaren pasi u konstatua se gruaja kishte shenja në qafë.  Në deklaratën e saj të mëvonshme në polici, 22-vjeçarja tha se i shoqi e rrihte çdo ditë. 

Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të “detyruar” nga familja e saj dhe rreth 1.5 vjet më vonë ata patën një fëmijë së bashku.

Në vitin 2021, 28-vjeçari erdhi në Greqi me 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre në një zonë pak jashtë Volosit, ku punon si ndërtues, shkruan Protothema.gr 

Siç rezultoi nga hetimet, gjatë “ndalimit” burri nuk e kishte lejuar as fëmijën të shkonte te mjeku dhe as gruaja e tij të mësonte greqisht. Në pesë muajt e fundit, në fakt, gruaja nuk kishte parë as dritën e diellit, pasi e kishte të ndaluar të dilte edhe në oborrin e shtëpisë.

28-vjeçari e ka kërcënuar vajzën se do të shkonte vetë në Shqipëri për të vrarë prindërit e saj, nëse ajo tregonte se çfarë po kalonte apo tentonte të largohej. I riu do të përballet me ndjekje penale për pengmarrje dhe plagosje.

aurel kurti

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale