Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Një shpërthim tritoli ka ndodhur këtë të hënë në një market, në një pallat në Kinostudio. • Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur ambienti ka qenë i mbyllur dhe nuk raportohet për persona të lënduar. • Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa pronarët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë. • Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin, ku një person i maskuar afrohet pranë lokalit vendos lëndën plasëse dhe largohet në këmbë. • Sipas raportimeve në media, tritoli dyshohet të jetë vendosur prej një konflikti të ndodhur më parë, ndërsa marketi ishte në pronësi të biznesmenit Lulëzim Lika. • Ky i fundit nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me këtë ngjarje. • Sipas të dhënave paraprake, marketi është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Lika, dy personave të shpallur në kërkim për një atentat të ndodhur më 18 maj ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur edhe një punonjës policie, Anxhelo Kumaraku. • Dyshimet e para të hetuesve e lidhin shpërthimin me motive hakmarrjeje, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për autorët apo shkaqet.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një market në zonën e Shkozës në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur ambienti ka qenë i mbyllur dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, marketi është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Lika, dy personave të shpallur në kërkim për një atentat të ndodhur më 18 maj ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur edhe një punonjës policie, Anxhelo Kumaraku. Pranë marketit ndodhet gjithashtu një lokal në pronësi të të njëjtës familje.
Dyshimet e para të hetuesve e lidhin shpërthimin me motive hakmarrjeje, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për autorët apo shkaqet. Kamerat e sigurisë kanë kapur një person të maskuar që vendos lëndën plasëse dhe largohet në këmbë nëpër rrugicat e zonës, ndërsa policia vijon hetimet./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një sasi tritoli shpërtheu në pjesën e jashtme të një marketi në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në Tiranë. Sipas raportimeve në media, tritoli dyshohet të jetë vendosur prej një konflikti të ndodhur më parë, ndërsa marketi ishte në pronësi të biznesmenit Lulëzim Lika.
Ky i fundit nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me këtë ngjarje.
Ndërkohë, sipas raportimeve, pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar një person të maskuar që vjen pranë marketit, pasi vendos lëndën plasëse largohet në këmbë nga vendi i ngjarjes./Dosja.al

TIRANË- Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një market në një pallat në Kinostudio këtë të hënë. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Pronarët kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin një person i maskuar afrohet pranë marketit vendos lëndën plasëse dhe largohet në këmbë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacione paraprake -Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al