6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër. • Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj. • Autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë. • Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit. • Sterkaj në dëshminë e tij para policisë për tritolin, ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz. • Ndërkohë që ka theksuar se dyshimet në lidhje me tritolin në banesë, i ka te profesioni i tij si gjyqtar. • Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kërkuar nga organi akuzës që të zbardhet sa më parë ngjarja dhe personat e përfshirë të dalin para drejtësisë.
5 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj në qytetin e Shkodrës u trondit në orët e para të së dielës nga shpërthimi i një sasie tritoli. Sipas policisë vendore, ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 13 minuta, në portën e banesës se gjyqtarit, në lagjen “Tom Kola” të qytetit, në kohën kur ai ndodhej në banesë së bashku me familjen.
Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të pakta materiale. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person duke vendosur lëndën shpërthuese, por pa arritur ta identifikojnë. Policia vijon kontrollet në zonë, ndërsa një grup hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Magjistrati Tonin Sterkaj është gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Zëri i Amerikës kontaktoj me gjyqtarin Tonin Sterkaj, i cili pohoj se ngjarja dyshohet se ka lidhje me ushtrimin e detyrës së tij si gjyqtar. Gjyqtari Sterkaj tha se, gjatë 30 viteve të karierës së tij si gjyqtar, nuk ka pasur ndonjë konflikt me persona të tjerë.
Në lidhje me ngjarjen reagoi sot edhe Keshilli i Lartë i Gjyqësor, i cili, përmes një dekarate, përcjell shqetësimin për këto akte që cënojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.
Këshilli i Lartë Gjyqësor e cilësoi ngjarjen si një akt kriminal dhe i kërkoi organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.
Në deklaratën e publikuar pak orë pas ngjarjes Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcëni magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër meve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.
Marrë nga VOA
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për tritolin e vendosur mëngjesin e sotëm në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër. Me anë të një njoftimi për media, KLGJ kërkon që të zbardhet sa më parë ngjarja nga organi i akuzës. Po ashtu KLGJ ka shprehur mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre.
Njoftimi i KLGJ-së:
Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë. Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.
SHKODËR- Dëshmia e gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj është zbardhur para policisë për tritolin e vendosur në portën e banesës së tij. Mësohet se Sterkaj para uniformave blu ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz. Ndërkohë që ka theksuar se dyshimet në lidhje me tritolin në banesë, i ka te profesioni i tij si gjyqtar.
Autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit.
Shpërthimi me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër, në banesën e gjyqtarit Sterkaj. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar për tritolin që ka plasur në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në njoftim theksohet se lënda plasëse është vendosur në portën e oborrit të banesës. Ndërkohë që fatmirësisht nuk persona të lënduar nga plasja.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e një zyrtari të drejtësisë në qytetin verior.
Mësohet se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj. Ndërkohë që shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjsit. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga tritoli.
Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi xhenerik, për sigurimin e vendngjarjes.