LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tregtonin ilaçe të kontrabanduara me vlerë 50 mijë euro, arrestohen 16 persona, zbardhen përgjimet: Të çova 600 euro

 • 16 persona kanë rënë në pranga në Tiranë për magazinim dhe tregëtim të medikamenteve të kontrabanduara.   • Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova dhe i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë me çmime të larta.  • Gjatë kontrolleve në disa banesa dhe farmaci në qytetet më sipër, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50 mijë euro.  • Në pranga kanë rënë Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj. • Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Sekuestrimi i ilaçeve të kontrabanduara, Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Mos blini medikamente pa pullë fiskale

Tregtonin ilaçe të kontrabanduara me vlerë 50 mijë euro,
Ministria e Shëndetësisë

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje farmacive në vend që të mos tregtojnë medikamente pa pullë. Në një reagim pas aksionit të sotëm policor në vend, ku u arrestuan 16 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë për kontrabandë dhe tregëtim të medikamenteve pa pullë, Ministria ka deklaruar se do të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave. Po ashtu Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë barna pa pullë fiskale.

Postimi i Plotë:

Përgëzojmë prokurorinë dhe strukturat e policisë së shtetit për punën e tyre në parandalimin e hyrjes në vendin tonë të barnave kontrabandë. Të gjitha ilaçet në farmacitë tona kanë kusht ligjor që të jenë të pajisura me pullën fiskale. Farmacitë, në respekt të qytetarëve, duhet të tregojnë kujdes në tregtimin e barnave, duke u bazuar në të gjitha rregullat dhe ligjet në fuqi. Nga ana tjetër, u bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë mjaft të kujdesshëm në këtë aspekt, dhe të pranojnë vetëm barna të pajisura me pullën fiskale. MSHMS, së bashku me institucionet e varësisë dhe organet kompetente, do të vijojë të jetë mjaft e ashpër në marrjen e masave dhe vendimeve, për sa i përket veprave të tilla penale, të cilat rëndojnë tek shëndeti i qytetarëve tanë.

2 VITE ME PARE

BISEDAT/ Zbardhen përgjimet e mesazheve, si i siguronin farmacistët ilaçet që mungonin në treg: Të fitoj dhe unë 50 euro

Tregtonin ilaçe të kontrabanduara me vlerë 50 mijë euro,
Medikamentet

TIRANË- Janë zbardhur bisedat e grupit që kontrabandonin medikamente nga Greqia, Italia e Kosova, ku në pranga ranë 16 shtetas dhe në kërkim u shpallën dy të tjerë. Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj janë pjesë e grupit që u zbulua sot, që furnizonin farmacitë dhe shisnin ilaçe kontrabandë pa pullë fiskale. Pesë prej të cilëve janë nën masën arrest me burg në mungesë, ndërsa për të tjerët është urdhëruar ndalimi i menjëhershëm.

Hetimet nga prokurori Bledar Valikaj zbuluan se ata ekspozoheshin me role të ndara, farmacistë dhe transportuese që kontrabandonin ilaçe të domsoshme për mjekim në disa qytete. Në dosjen e siguruar nga Top Channel, shihen bisedat e kryera mes grupit lidhur me mënyrën se si vepronin për të kontrabanduar ilaçet dhe gjetjen e kontakteve. Gazetarja Anila Hoxha mëson se në këto hetime janë përdorur metoda stimuluese, dy agjentë të policisë janë paraqitur për të blerë ilaçe si persona të interesuar. Operacioni u ndërpre mbrëmjen e kaluar sepse njëri nga furnizuesit ka kërkuar verifikim.

Në dosjen e përgjimeve bëhet fjalë për ilaçe të tilla si: Klaricid, Ceclor, Ceftoral, Zithroma, Depon, Zithromax, Zoloft, Flagyl, Bisovlon, Diamicron, Diovan, Diovan, Vermox etj. Të arrestuarit në kushtet e flagrancës, të cilët janë marrë në pyetje,  kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se ilaçet ishin të kontrabanduara, por në mbrojtje të vetes kanë shtuar se këto medikamente ishin të domosdoshme. Në bisedat të cilat janë voluminoze, flitet më tej për lloje të tjera ilaçesh, biseda e vazhdueshme për çmimet dhe lidhja me farmacistë të tjerë.

Pjesë nga dosja:

Devis Beqiri ka deklaruar se ai ka qenë i punësuar në shumë subjekte farmaceutike. Duke qenë i angazhuar në këtë sektor, ai ka krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, si mjekë apo farmacistë. Pasi ka  mbetur pa punë dhe në kushte të vështira familjare, sepse ishte i divorcuar dhe më një fëmijë të vogël, e kanë detyruar atë të përfshihet në kontrabandimin e ilaçeve. Por ai ka theksuar se barnat të cilat tregtonte ishin cilësore.

Gentian Beqiri ka deklaruar në lidhje me aktivitetin që zhvillon i vëllai se nuk kishte dijeni për mënyrën se si shiteshin apo si bliheshin ilaçet, por thotë aktiviteti ishte  i ligjshëm pasi i vëllai e njeh mirë sektorin e farmaceutikës.

Në bisedat e kryera është edhe biseda e Dine Thaqit, i cili pyeste furnizuesit nëse i kishin gati porositë dhe insistonte për takim. Ata madje kishin shkëmbyer edhe një zarf tek Tajvani pasi subjekti kishte qene aty përgjatë gjithë natës, në Kazino. Ai është me origjinë nga Kosova dhe dyshohet se kishte sjellë porosi nga pika kufitare e Kosovës. Gjithashtu në bisedat e datës 17.10.2023 ata kanë zhvilluar edhe një bisedë ku pas blerjes nga i infiltruari, kërkonin informacion pasi dyshonin se ishin punonjës të SHIKUT.

Arsyeja pse kanë zhvilluar këtë bisedë thotë Prokuroria, ishte pasi në momentin e parë të takimit, i infiltruari ishte paraqitur me emra farmacish, të cilat nuk ekzistonin. Në përgjime del edhe emri i një mjeku gjinekolog.

Po ashtu, Artur Spaho porosiste barna kontrabandë pasi kishte kërkesë nga klientët për ilaçe që nuk gjendeshin në treg.

10/3/23, 10:28 – Turi (Artur Spaho): I more ato

10/3/23, 10:30 – Bregovina: Për 1 orë do i kesh aty se jam me njerëz sot

10/3/23, 10:31 – Turi: Ok. Nazonan ke, është Levopromazin

10/6/23, 09:32 – Bregovina: Jo, kthehu pak te dyqani

Tomor Mustafa, u ndalua pasi gjatë kontrollit të telefonit iu gjetën biseda ku porosiste barnat kontrabandë.

Pjesë nga biseda: (Të përzgjedhura)

16.1.23, 2:01:11 Toli (Tomor Mustafa): 14 Rocefina mi gjen dot

16.1.23, 2:27:20 Devi (Devis Beqiri ): Nuk kam

14.4.23, 11:19:16  Toli: Nona, mgjes

14.4.23, 11:19:38 Toli: A mundesh me i çu para orës 2 ato

14.4.23, 11:20:47  Devi: Jo se në 6 e 30 do takohem me atë

14.4.23, 11:21:29 Toli: Ok po i them ka ora 7

14.4.23, 8:14:33  Devi: Të çova 600 euro

14.4.23, 8:14:37  Devi: Sa janë

17.4.23, 12:42:52 Devi: Ok, më vonë flasim

15.5.23, 8:48:09  Devi: Ai s’më ka sjellë asgjë v*ri k*rin, po të sjell 1.5 nesër

15.5.23, 8:48:30 Toli: O nona r*bt ju kam thënë që t’premten se pz ska

15.5.23, 8:48:49 Devi: Po ça të bëj të shiten vetë

15.5.23, 8:49:00 Toli: Po s’ka lidhje 

15.5.23, 8:49:02 Toli: Vetëm t’pyta

15.5.23, 8:49:09 Toli: The i ka, mos fol budalliqe

15.5.23, 8:49:13 Toli: Tani shiti vete thot

15.5.23, 8:49:21 Devi: Të shitem unë ore

5.5.23, 8:49:29 Devi: Ai se kushton shume

6.5.23, 12:10:21 Toli: Nona erdhe

6.5.23, 12:14:53 Devi: Sa u nisa

16.5.23, 7:48:5 Toli: Po ju kam dhën 1.5

16.5.23, 7:49:06 Toli: Më marrin në tel thon ke 1 se shkuan e i morën ato

16.5.23, 7:53:50 Devi: Kisha për të paguar pjesën e djalit dhe aq kisha

26.5.23, 11:15:47 Devi: Duan siguracion

26.5.23, 2:00:47 Toli: Po si do ja bëjmë, të parat vetë i kam paguar.

126.5.23, 2:10:48  Devi: Ore prz s’kam, vajta si legen te banka

29.5.23, 9:11:17 Toli: Nona ça bane, ma bëj një njishe sot

29.5.23, 9:11:47 Devi: Jam në Itali të thash

29.5.23, 9:12:00 Toli: R*bt kanë kapur 25 milion

29.5.23, 9:12:06 Devi: Ça thua

29.5.23, 9:12:08 Toli: Duhet me i mbledh r*bt. Më fike, shif bëj diçka pash zotin

29.5.23, 9:14:20 Devi: Po ça të bëj o nona prz, sikur i kam e nuk ti jap

Biseda e Albert Bakajt me Devis Beqirin (Të përzgjedhura)

2.9.20, 11:57:30 Albert Bakaj: Më duhen maska dhe doreza

2.9.20, 11:57:39 Devi (Devis Beqiri ): Sa maska dhe sa doreza të duhen

2.9.20; 11:57:56 Albert : Po mi bëj 5+5

 2.9.20, 11:59:41 Devi: Këto po ti bëj me lek në dorë

8.9.20, 6:39:27 Albert : Më duhet Aminoven 5%, Nulan (procarbazine) 50mg 18

18.9.20, 4:49:13 Devi: S’ka

18.9.20, 4:49:57 Devi: Përdoret për tumorin në tru. Dhe limfomen hodking

3.11.20, 11:47:56 Albert : Remdes 5 cop fare bëhet

3.11.20, 5:29:24 Albert : Dhe 5 xarelto

3.11.20, 5:29:32 Albert : Mi gjen dot?

5.21, 12:36:38 Albert : Behet fjalë për Decapeptyl dite+ Exemestane 25mg 1cp/ditë për 5vite

15.21, 12:37:25 Albert : I dua për një njeriun tim a i gjejmë dot

1.5.21, 4:36:53 Devi: Të pyes e të them

7.5.21, 4:37:24 Albert : Vinë nga Italia këto

7.5.21, 4:52:12 Devi: Në Itali

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Tregtonin dhe magazinon medikamente mjekësore të kontrabanduara me vlerë rreth 50 mijë euro, arrestohen 16 persona në Tiranë

Tregtonin ilaçe të kontrabanduara me vlerë 50 mijë euro,
Ilacet

TIRANË- 16 persona kanë rënë në pranga në Tiranë për magazinim dhe tregëtim të medikamenteve të kontrabanduara. Mësohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova dhe i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Gjatë kontrolleve në disa banesa dhe farmaci në qytetet më sipër, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro. Në pranga kanë rënë Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani, Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj dhe Albert Bakaj. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Finalizohet me sukses nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "Rrugëtimi". Tregtonin dhe magazinon medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, vihen në pranga 16 shtetas. Shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen medikamentet e ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 50000€

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, pas një pune hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Rrugëtimi". Si rezultat i tij u ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit: - D. B., 39 vjeç, G. B., 45 vjeç, E. B., 35 vjeç, D. Th., 40 vjeç, E. M., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u ndaluan shtetasit L. B., 41 vjeç, banues në Fier, F. M., 36 vjeç, banues në Berat, A. H., 51 vjeç, E. Q., 44 vjeç, A. D., 45 vjeç, , S. D., 31 vjeç, A. H., 45 vjeç, G. H., 64 vjeç, A. S., 56 vjeç, T. M., 30 vjeç, A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. C., dhe L. B. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta. Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

rrugëtimi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet