LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjike në Francë! Burri ekzekuton me armë gjahu gruan dhe më pas i jep fund jetës, lënë pas dy djem të mitur. Familjarët të tronditur: Na ndihmoni të sjellim trupat në atdhe (EMRAT-FOTOT)

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rue Général-Paulet të Francës ku 36-vjeçari Andon Janaqi vrau me pushkë gjuetie bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren Anjeza Zeneli, ngjarje e ndodhur pasditen e djeshme (13 Nëntor). • Çifti  i bashkëshortëve me origjinë nga Liboniku u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Francë, ku dyshohet se burri ka qëlluar për vdekje gruan me çifte dhe më pas ka kryer vetvrasje. • Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, kur policia franceze u njoftua për të shtëna me armë zjarri në apartamentin ku jetonte çifti. • Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit konstatuan trupat e pajetë të bashkëshortëve. • Çifti, prindër të dy djemve të mitur, jetonin në Francë prej katër vitesh. • Nëna e Andon Janaqit ka reaguar për mediat, duke shprehur pikëllimin e saj të madh. • Ajo ka thënë se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti të theksuar mes çiftit që mund të çonte në një ngjarje të tillë makabre. • Më tej ajo shprehet se nuk ka një gjendje të mirë financiare për të mundësuar tërheqjen e trupit të djalit të saj nga Franca. • Lidhur me ngjarjen ka folur edhe motra e tij, e cila ka bërë një apel publik për institucionet shqiptare. • Ajo ka treguar edhe bisedën e fundit me Andonin një ditë para tragjedisë. Motra gjithashtu ka treguar se familja nuk kishte dijeni për konflikte të rënda mes çiftit.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Shqiptari ekzekutoi me çifte gruan dhe më pas veten/ Motra tregon telefonatën e fundit me të vëllanë: Ishte me ankth, i trembur! Na ndihmoni të sjellim trupin në Atdhe

Tragjike në Francë!  Burri ekzekuton me armë gjahu gruan dhe
çifti

FRANCË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e rëndë në familjen shqiptare në Francë, ku Andon Janaqi vrau bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe motra e tij, e cila ka bërë një apel publik për institucionet shqiptare.

Ajo ka treguar edhe bisedën e fundit me Andonin një ditë para tragjedisë. Motra gjithashtu ka treguar se familja nuk kishte dijeni për konflikte të rënda mes çiftit. Ajo theksoi se familja nuk ka komunikim me të afërmit e nuses dhe nuk dëshiron të ketë pas ngjarjes së rëndë.

“Unë dua që vëllain ta sjellin këtu. Ne nuk kemi kushte, mamaja nuk ka më një rrogë, i ka larë borxhet. S’ka ç’bëjmë vetë. Nuk duam gjë tjetër, vetëm vëllain ta sjellim në Shqipëri. Fola dje me të. Më tha ‘jam mirë, po dal një xhiro se jam shumë i stresuar’. Ishte me ankth, i trembur.

Më tha ‘flasim më vonë’, por nuk më telefonoi më. E mora disa herë, nuk ma hapi. Sot na erdhën dhe na thanë se kishte vdekur. Na thanë vetëm: ‘bëhuni të fortë’. Kaq. Sa herë që flisnim, thoshte ‘mirë jemi, mos ki merak’. Ka dy fëmijë… tani thonë se do t’i marrë shteti. Ne duam t’i marrim këtu fëmijët, një ta marrim ne dhe një gjyshja tjetër. I kemi fëmijët të plagosur në zemër. Ata janë 9 dhe 3 vjeç”, tha ajo./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Ishin mirë dhe bukur", i biri vrau gruan dhe më pas veten në Francë! Flet e tronditur nëna e Andon Janaqit: Nuk e di çfarë ka bërë djali, s'kam para të tërheq trupin...

Tragjike në Francë!  Burri ekzekuton me armë gjahu gruan dhe
Çifti i bashkështortëve

FRANCA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur shqiptarët në Francë, pasi një çift bashkëshortësh është gjetur i pajetë në banesën e tyre. Viktimat janë identifikuar si Andon Janaqi, 36 vjeç, dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeçe. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur ditën e enjtes, ndërsa policia është duke hetuar rrethanat që kanë çuar deri tek kjo tragjedi.

Nëna e Andon Janaqit ka reaguar për mediat, duke shprehur pikëllimin e saj të madh. Ajo ka thënë se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti të theksuar mes çiftit që mund të çonte në një ngjarje të tillë makabre. Më tej ajo shprehet se nuk ka një gjendje të mirë financiare për të mundësuar tërheqjen e trupit të djalit të saj nga Franca.

“Jam në një gjendje që s’di se ca ka bërë. Nuk e di se ça ka bërë djali aty. Ishin mirë dhe bukur. Më tha një nga Franca, mori në telefon; më tha mblidh mendjen yt bir. Ka vrarë nusen dhe veten. Nuk e di që të kishin konflikte. Nuk di. Evlat e kishte ajo (për krushkën), evlat dhe unë.

Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba.

Kishin 4 vite në Francë, ishin mirë e bukur, me shpi, me karta, me të gjitha, kishin mosmarrëveshje në çift.

Hera e fundit që fola ishte dje, në orën 14:30, fola si për herë të fundit me djalin. Mami jam i mërzitur më tha, do ta kalosh i thashë… Nuk e di përse ishte i mërzitur se ja mori telefonin djali i madh. Më tha ik mami se ma kërkon telefonin djali.

Nuk kam komunikim me familjarët e nuses pas kësaj që ndodhi. Që kur u bë vrasja nuk më flasin më. Për fëmijët nuk e di a ka folur familja e nuses dhe se di çfarë kanë diskutuar për fëmijët. Jam përpjekur të flas por me thonë “nuk ke turp që na flet?”.

Ai vrau dhe veten e tij, dhe nusen. Mbrëmë më tha nusja e djalit tjetër që kam në Greqi “hape telefonin me patjetër”. E hapa, më tha “mblidh mendjen se Andoni ka vrarë veten dhe nusen”. Nusen e lajmëroi një komshi shqiptar i Andonit”, u shpreh e moshuara./ Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

EMRAT-FOTO/ Burri vret gruan me çifte dhe më pas i jep fund jetës, ky është çifti që u gjet i vdekur në banesë në Francë! Lanë pas dy fëmijë të mitur

Tragjike në Francë!  Burri ekzekuton me armë gjahu gruan dhe
Viktimat

FRANCË- Personat që shihni në foton ë mësipërme, janë Andon Janaqi, 36 vjeç, dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeçe. Çifti  i bashkëshortëve me origjinë nga Liboniku u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Francë, ku dyshohet se burri ka qëlluar për vdekje gruan me çifte dhe më pas ka kryer vetvrasje.

Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes, kur policia franceze u njoftua për të shtëna me armë zjarri në apartamentin ku jetonte çifti. Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit konstatuan trupat e pajetë të bashkëshortëve.

Çifti, prindër të dy djemve të mitur, jetonin në Francë prej katër vitesh. Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet, dyshohet se 36-vjeçari ka qëlluar fillimisht bashkëshorten dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

8 MUAJ ME PARE

E rëndë në Francë/ Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesë, bashkëshorti qëlloi gruan me çifte më pas vrau veten, kishin dy fëmijë

Tragjike në Francë!  Burri ekzekuton me armë gjahu gruan dhe
Foto ilustruese

FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Një person me origjinë shqiptare ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e tyre në Brest të Francës, të enjten rreth orës 16:30.

Mediat franceze shkruajnë se ishte fqinji i tyre ishte ai, i cili lajmëroi policinë, menjëherë pasi dëgjoi të shtënat e armës. Viktimat të moshës 30 dhe 36 vjeç, kishin dy fëmijë. Njëri prej tyre ndodhen në shkollë në momentin kur ndodhi krimi i rëndë./Dosja.al

andon janaqi anjeza zeneli vrasje ne france

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet