LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia në Has/ Digjet banesa, djali futet për të shpëtuar nënën, humbin jetën të dy nga flakët! Fqinjët: Rexhën e gjetëm duke u djegur...

• Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit ku si pasojë kanë humbur jetën nënë e bir. • Në shtëpi jetonte Rexhë Lushi me bashkëshorten dhe nëna e tij Fatime Lushi. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. •  Një bashkëfshatar i 57-vjeçarit ka thënë se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t'i ndihmuar. • Madje tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë. • Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten e tij është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej. • Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elektrike. • Kushëriri i dy viktimave mes dhimbjes dhe dëshpërimit thotë se Rexha sakrifikoi jetën për të shpëtuar nënën.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Hajde dil jashtë"/ Dëshmitë rrëqethëse të banorëve në Has ku humbën jetën nënë e bir: Me zor kemi ndaluar edhe gruan

Tragjedia në Has/ Digjet banesa, djali futet për të shpëtuar
Kadri Lushi

HAS- Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatime Lushi që humbë jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën mëngjesin e sotëm.  Një bashkëfshatar i tyre u shpreh se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t'i ndihmuar. Gjithashtu ai tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë. 

"Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda"  tregon Shkozet Bebexhia një tjetër bashkëfshatar. 

Ndërsa një tjetër thotë se kur Rexhën e kemi nxjerrë jashtë ai ishte i dëmtuar fare. Por fqinjët besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

“Rexhën e kemi gjet tu u kall akoma  në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet. Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjë. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 për 58",  thotë Neritan Koka, një i banor i fshatit. 

Ndërkohë kushëriri i dy viktimave mes dhimbjes dhe dëshpërimit thotë, se Rexha sakkrifikoi jetën për të shpëtuar nënën.

“Në orën dy e kur e kemi marrë vesh, kur erdhëm, gruaja tregoi se ka hyrë për të shpëtuar nënën dhe ka ngelur brenda. Ata me zor e kanë ndaluar edhe gruan (që të mos hynte në banesë). Ishin tre anëtarë brenda, djali, nëna dhe e reja. Ka 3 fëmijë në emigrim, dy i ka Londër, një e ka në Francë. Nuk e di si ndodhi ngjarja, as shkaku. Më të dëshpëruar nuk ka. Ka vdekur për nënën”, thotë Kadri Lushi kushëriri i viktimave.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Momentet kur digjet banesa në Has, flet fqinji: Rexhën e gjetëm duke u djegur

Tragjedia në Has/ Digjet banesa, djali futet për të shpëtuar
Neritan Koka

HAS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Nikoliq të Hasit, ku humbën jetën dy persona si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë.

Ndërkohë një nga bashkëfshatarët, Neritan Koka, tha se e gjetën Rexhën duke u djegur. Ndërsa bashkëshortja e Rexhës ka arritur të shpëtojë. Gjithashtu bashkëfshatarët dyshojnë se shkak i zjarrit është bërë energjia elektrike. Më tej ai u shpreh se Rexha vdiq për nënën, sakrifikoi jetën e tij. 

“Në orën dy e kemi marrë vesh për ngjarjen, kaq informacion kemi. Ka qenë me nënën e me gruan. Djali ka qenë këtu, tre të tjerët jetonin në emigrim. Jemi të dëshpëruar, ka vdekur për nënën, ka sakrifikuar jetën. Po ndihmonte nënën ta nxirrte nga shtëpia, ne shkuam në orën 2 pa çerek. Ishin të gjithë, I gjithë fshati, policia zjarrfikëse, por nuk mundëm. U mundua I shkreti të nxirrte nënën. Kur ka lajmëroi policinë, hyri Brenda të nxirrte nënën por nuk doli dot më jashtë. E kemi gjetur në kuzhinë, Rexhin e kemi gjetur duke u djegur akoma duke u djegur, ishte i shkrirë komplet”, tha fqinji. 

 

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Përfshihet nga flakët banesa në Has, humbin jetën nënë e bir

Tragjedia në Has/ Digjet banesa, djali futet për të shpëtuar
fotot ilustruese

HAS- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit, ku si pasojë kanë humbur jetën nënë e bir. Mësohet se Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten e tij është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve, por nuk ka mundur dot të dalë prej andej. Konkretisht ngjarja ka nodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit. 

Gjithashtu Lushi kishte lajmëruar edhe zjarrëfiksen. Ndërkohë që zjarrfikësit kane gjetur vetëm trupin e nënës së tij, Fatime Lushi dhe po punohet për gjetjen e Rexh Lushi. Po ashtu dyshohet se shkak për ngjarjen është një pakujdesi e familjarëve, të cilët mendohet se kanë harruar një ngrohëse ndezur. Megjithatë një ekip ekspertësh po kryejnë veprimet për identifikimin e shkakut të zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

has

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet