LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën nëna dhe i biri, vajza e mitur në luftë me jetën në QSUT. Familja jetonte në kushte të vështira, fëmijët me spektrin e autizmit

 • Një ngjarje tragjike ndodhi mesditën e së dielës (19 tetor) në qytetin e Maliqit, ku një banesë u përfshi nga zjarri.  • Si pasojë, humbën jetën 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari, të cilët vdiqën nga asfiksia.  • Vajza 6-vjeçare e familjes, e cila u gjet jashtë banesës në gjendje të vetëdijshme por me djegie të rënda, u transportua fillimisht në Spitalin e Korçës dhe më pas në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.  • Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një sobe me dru që përdorej për ngrohje.  • Familja përballej me kushte të vështira ekonomike, ndërsa fqinjët kanë treguar se fëmijët vuajnë nga autizmi. 

14 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

"Vogëlushja kishte djegie në fytyrë dhe trup", zjarrfikësi zbulon DETAJE të rënda nga tragjedia e Maliqit: Të dy fëmijët i kemi gjetur në oborr, nënë e bir vdiqën nga...

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Foto ilustruese

KORÇË- Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Maliqit, Sadik Halili, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së dielës, ku humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari, ndërsa vajza e mitur 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në QSUT.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Halili tha se dy fëmijët janë gjetur në oborrin e banesës, ndërsa nëna e tyre është gjetur e shtrirë pranë derës së kuzhinës. Sipas tij, shenja djegieje janë konstatuar vetëm te vajza 6-vjeçare, ndërsa nëna dhe djali dyshohet të kenë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje rreth orës 07:00 të mëngjesit, pas njoftimit për zjarr në një banesë pranë qendrës së qytetit të Maliqit.

“I kemi gjetur pa shenja jete djalin 14-vjeçar dhe zonjën e shtëpisë, te asfiksuar nga tymi. Djegiet u konstatuan te fëmija i dytë, kishte djegie në fytyre e në pjesë të ndryshme të trupit. Të dy fëmijët i kemi gjetur në oborrin e banesës, nënën e tyre e kemi gjetur në derën e kuzhinës të asfiksuar nga tymi. Nuk kishte djegie, vdekja erdhi nga asfiksia nga tymi.

Me marrjen e njoftimit ne kemi mbërritur për 2 minuta. Distanca ishte e shkurtër, duke parë djegiet kur kemi arritur në nuk kishte zjarr kishte mbaruar. Ne kemi bërë evakuimin e fëmijës, të nënës së tyre dhe i përgatitem për spital”, tha ai./ Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Pësoi djegie të rënda pas zjarrit në banesë! Vogëlushja nga Maliqi shtrohet në QSUT, ministria e Shëndetësisë njoftim për gjendjen e 6-vjeçares: Është në gjendje kritike

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Foto ilustruese

TIRANA- Në orët e mbrëmjes së të dielës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur 6-vjeçarja Nefeli Hazisllari, e cila mbeti rëndë e plagosur nga zjarri tragjik në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe vëllai i saj. Mësohet se e mitura është pritur në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës, ku ekipi mjekësor ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët që e shoqëronin gjatë rrugës nga Korça në Tiranë.

Pak minuta pas mbërritjes së vajzës në QSUT, në spital ka mbërritur edhe Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala e shoqëruar nga drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo. Ato po ndjekin nga afër situatën, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor.

Sipas njoftimit zyrtar, e mitura ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve të shumta në trup. Ajo po trajtohet në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, nën kujdesin e një ekipi të specializuar mjekësh.

NJOFTIMI:

Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në Maliq, ku pasi djegies së banesës mbeti e lënduar, ndërsa nëna dhe vëllai i saj humbën jetën. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vogëlushja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi./ Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Nëna dhe vëllai ndërruan jetë nga flakët, DETAJE të rënda nga QSUT, vogëlushes Nefeli rrezikohet t'i priten duar e këmbë nga djegiet e rënda

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Momenti kur e mitura mbërriti në QSUT

TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Maliqit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë banesën e familjes Hazisllari, duke shkaktuar dy viktima dhe një fëmijë në gjendje kritike. Të ndjerët janë Luka Hazisllari, 14 vjeç, dhe nëna e tij, Mejreme Hazisllari, të cilët humbën jetën nga asfiksia dhe plagët e marra në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Burime për mediat nga spitali bëjnë me dije se e mitura, e diagnostikuar me autizëm, ka pësuar djegie të rënda në gjymtyrë dhe ndodhet në reanimacion, e intubuar, dhe se ekziston rreziku i amputimit të duarve dhe këmbëve, për shkak të dëmtimeve ekstreme që ka pësuar trupi i saj. Të dy fëmijët ishin të diagnostikuar me sindromën e autizmit, ndërsa familja Hazisllari jetonte në kushte të vështira ekonomike./ Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Tragjedia e Maliqit! Mbërrin në QSUT vogëlushja, me djegie të rënda në trup ndodhet në gjendje kritike për jetën

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Foto ilustruese

TIRANA- Vajza 6-vjeçare, e cila mbijetoi nga zjarri tragjik që përfshiu banesën e saj në Maliq, ka mbërritur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë për trajtim të specializuar. E mitura ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të djegieve të shumta që ka marrë në trup, dhe është dërguar tek Pediatria në intubim.

Fëmija u gjet jashtë banesës në momentin e mbërritjes së ekipeve të emergjencës, në gjendje të vetëdijshme, ndërsa vëllai i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, ishte në gjendje kome dhe ndërroi jetë pak më vonë në Spitalin e Korçës. Ndërkohë, nëna e tyre, Merjeme Azisllari, 40 vjeçe, u gjet pa shenja jete në banesë, si pasojë e asfiksisë nga tymi i dendur./ Dosja.al

 

 

8 MUAJ ME PARE

“Burri punonte ditë-natë”, DËSHMI të rënda nga tragjedia në Maliq: Nëna si linte kurrë fëmijët vetëm, ishin të varfër...

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Fqinja e viktimës

KORÇËNjë ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit këtë të diel, ku si pasojë e një zjarri në një banesë humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Zjarri ra në mesditë në banesën e familjes Azizllari, e cila, sipas fqinjëve, përballej me kushte të vështira ekonomike. Fqinja Verxhie Gjata tregon se situata e tyre ishte mjaft e rënduar dhe se jetonin në varfëri të thellë.

Në një prnoncim për mediat, Gjata tha se fëmijët ishin të sëmurë ndërsa i ati i tyre punonte që nga mëngjesi deri në darkë. 

“E ndihmoni të sëmurën tjetër. Ata ishin shumë keq. Ai burri që me natë në punë, por me dy fëmijë. Nuk merrnin kemp. Sa keq më erdhi. Ajo gruaja ishte nga Skrapari. Ajo rrinte tërë kohës me fëmijët, se nuk ishin mirë, ishin të sëmurë. Ai i shoqi ikte që në mëngjes në punë, Gjynaf. Djali nuk dilte kurre jashte”, tha gruaja./ Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Maliq! Kryebashkiaku Topçiu shpreh ngushëllimet për viktimat, merr përsipër të gjitha shpenzimet për familjen

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Foto ilustruese

KORÇË- Kryetari i Bashkisë së Maliqit ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin këtë të diel, ku si pasojë e një zjarri në një banesë humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kreu i bashkisë e cilësoi ngjarjen si “të rëndë”, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimave.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:30 të së dielës, kur banesa e familjes Azizllari u përfshi nga flakët. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një sobe me dru, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e sakta të incidentit.

Postimi i plotë:

Ngjarje e rëndë në Maliq
Një ngjarje e trishtë ka prekur sot qytetin tonë.
Një nënë dhe djali i saj kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e asfiksisë nga tymi në ambientet e baneses të tyre, ndërsa vajza e vogël 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Në këto momente dhimbjeje të thellë, Bashkia e Maliqit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këtë situatë kaq të rëndë.
Ngjarje të tilla na kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri-tjetrit në ditë të vështira.
Ngushëllime të ndjera!

9 MUAJ ME PARE

Zjarri në Maliq! E asfiksuar dhe me djegie në trup, e mitura transportohet drejt QSUT për mjekim

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Vajza 6-vjeçare, e lënduar rëndë nga zjarri që përfshiu banesën e saj në Maliq, është transportuar drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor. Burime nga Spitali Rajonal i Korçës bëjnë me dije se e mitura ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve të shumta në trup.

Sipas informacioneve, e mitura është gjetur jashtë banesës, në gjendje të vetëdijshme, por me dëmtime të rënda. Vëllai i saj, 14-vjeçari Luka Azisllari, u gjet në gjendje kome dhe ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Korçës, si pasojë e asfiksisë dhe djegieve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit, ku një zjarr përfshiu banesën ku ndodheshin nëna Merjeme Azizllari dhe dy fëmijët e saj. 40-vjeçarja u gjet pa shenja jete në derën e kuzhinës, pasi kishte tentuar të shpëtonte fëmijët nga flakët.

Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim, por dyshohet se mund të ketë nisur nga një sobë me dru që familja përdorte për ngrohje. Familja Azisllari, sipas dëshmive të fqinjëve, përballej me kushte të vështira ekonomike dhe fëmijët vuajnë nga probleme shëndetësore./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Tragjedia në Maliq! DETAJE nga dëshmitarët: Vajza u hodh nga dritarja, i binte derës me shqelma...

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Fqinja në Maliq

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë vendin këtë të dielë, ku një banesë në Maliq u përfshi nga tymi pas një zjarri të papritur, duke i marrë jetën një nëne dhe djalit të saj adoleshent. Viktimat janë 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeç, Luka Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Fqinja e familjes, Benereta Pashollari, në një prononcim për mediat, rrëfen momentet tragjike dhe jep detaje tronditëse mbi ngjarjen. Sipas saj, sfungjeri i një dysheku në banesë mori flakë, duke përhapur tym të dendur në të gjithë shtëpinë. Për shkak të mungesës së oksigjenit, nëna dhe djali nuk arritën të dilnin në kohë dhe humbën jetën si pasojë e asfiksisë.

Pashollari tregon gjithashtu se familja Azisllari përballej me kushte të vështira ekonomike. Kryefamiljari punonte për të siguruar të ardhurat minimale, ndërsa nëna kujdesej për fëmijët, të cilët, përballeshin edhe me vështirësi të veçanta shëndetësore.

“Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim ‘laji, shpëlaji’. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin me spektrin autik.

Unë për momentin nuk isha por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerit dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi fqinja, doli dhe fqinja tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur," tha Pashollari./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Nënë e bir ndërruan jetë pasi banesa u përfshi nga flakët, vajza e mitur në gjendje kritike! Zbulohet SHKAKU i zjarrit në Maliq

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Foto nga vendngjarja

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit mesditën e së dielës, ku një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Ndërkohë, vajza e vogël e familjes, vetëm 6 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Korçës.

Sipas burimeve për mediat, zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një sobe me dru që familja përdorte për ngrohje. Flakët kanë shpërthyer rreth orës 13:30 në banesën ku ndodheshin 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe dy fëmijët e saj.

Për shkak të tymit të dendur dhe flakëve, nëna dhe djali 14-vjeçar, Luka Azizllari, humbën jetën nga asfiksia. Ndërkohë, 6-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve./ Dosja.al

 

9 MUAJ ME PARE

DETAJE të rënda nga tragjedia në Maliq, flet fqinji i tyre: Jetonin në kushte shumë të vështira, të dy fëmijët ishin me autizëm...

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Fqinji

KORÇË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së dielës në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa brenda saj ndodheshin një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të tre u nxorën nga banesa dhe u transportuan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të shkaktuara nga asfiksia dhe ndërruan jetë, ndërsa vajza e mitur 6-vjeçare ende lufton me jetën në spital.

Një komshi i familjes Azizllari ka dhënë detaje tronditëse mbi ngjarjen e rëndë, sipas dëshmisë së fqinjit, fëmijët ishin me spektrin e autizmit dhe familja përballej prej kohësh me kushte të vështira ekonomike. 

"Fëmijët me autizëm, nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen”, u shpreh fqinji./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

TRAGJEDIA në Maliq! Kush janë viktimat e zjarrit, nëna dhe djali që ndërruan jetë nga asfiksimi, vajza e mitur në luftë me jetën

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Foto nga vendngjarja

KORÇË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Maliq të Korçës, ku një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3 të qytetit. Mes viktimave janë Merjeme Azisllari dhe Luka Azisllari. Kurse vajza Nefeli Azisllari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fillimisht u raportua se në banesë ndodheshin tre persona, nëna Merjeme Azizllari dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët u nxorën në gjendje të rënduar për shkak të asfiksisë dhe djegieve. Fatkeqësisht, 37-vjeçarja ndërroi jetë brenda në banesë si pasojë e asfiksisë, ndërsa djali i saj humbi jetën më vonë në spital për shkak të plagëve të marra. Fëmija tjetër, vajza 6 vjeçare, ndodhet aktualisht në gjendje kritike në spital dhe po merr trajtim mjekësor intensiv./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zjarri në Maliq, humb jetën i mituri

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën

KORÇË- I mituri 14-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Pas nënës, e cila humbi jetën pak minuta më parë, ka ndërruar jetë edhe i mitur. Ndërsa fëmija tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Maliq / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se: Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zjarri në Maliq, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të mitur

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Foto ilustruse

KORÇË- Dy fëmijët e mitur, banesa e të cilëve u përfshi nga flakët ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Fëmijët iu përkasin moshave 16-vjeç dhe 14-vjeç. Ato janë transportuar menjëherë drejt spitalit, por raportohet se gjendja e tyre është përkeqësuar. Ata kanë marrë djegie të shumta në trup. Nënë e tyre ndërroi jete pak miuta më parë nga asfiksia. Policia ndodhet në vendngjarje, për të hetuar më shumë mbu ngjarjen e rëndë. 

Informacioni paraprak:

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Bie zjarr në një banesë në Maliq, ndërron jetë nga asfiksia një person

TRAGJEDI në Maliq! Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën
Foto ilustruse

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mailq të Korçës. Një banesë është përshirë nga flakët, ku si pasojë ka humbur jetën nga asfiksia një person. Dy fëmijët e mitur të cilët ndodheshin në banesë janë dërguar menjëherë drejt spitali, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Policia ndodhet gjithashtu në vendngjarje, ku po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Maliq / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit./Dosja.al

zjarr ne maliq

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale