LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedi në Kavajë! Mbytet babai dhe djemtë 13 e 15-vjeç, ambulanca u vonua 1 orë, në zonë s'ka vrojtues

•Tragjedi në Kavajë. •Mbytet babai dhe djemtë e mitur. •Babai i identifikuar si Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur ishin duke notuar në plazhin Vilë-Bashtovë. •Sipas Policisë, ata ndërruan jetë si pasojë e rrymave detare. •Dëshmitarët tregojnë se ambulanca u vonua mbi 1 orë ndërsa në zonë s'ka vrojtues. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Dëshmitarët flasin për tragjedinë me tre të mbytur: Nga deti i nxorri një person me kajak

Tragjedi në Kavajë! Mbytet babai dhe djemtë 13 e 15-vjeç,
foto ilustruese

KAVAJE- Babai dhe dy djemtë u mbytën sot në det, e ndërsa dëshmitarët rrëfejnë se i nxorri një person me kajak. Tre të mbyturit në plazhin Vilë-Boshtovë u nxorrën nga deti me kajak, nga një person që punon në plazh. Mësohet se personi me kajak ka nxjerrë fillimisht fëmijët e pastaj babanë.

Dy dëshmitarë kanë treguar detaje të rënda për këtë tragjedi. Ata janë rrëfyer se kishte shumë dallgë, e ndërsa të gjithë pushuesit janë sensibilizuar për t'u ardhur në ndihmë, por për fat të keq ka qenë e kotë.

Ndonëse në bregdet i bënë masazh dhe frymëmarrje, babai me dy djemtë humbën jetën. Babai kishte shkuar në plazh me dy fëmijët e tij nga Tirana.

Ata po laheshin të tre bashkë, 30 metra larg bregut. Fillimisht u mbyt djali 13-vjeçar dhe babai u përpoq të shpëtonte 15-vjeçarin, dhe në këtë përpjekje u mbyt edhe ai vetë.

3 VITE ME PARE

Ngjarja e rëndë me 3 viktima në familje, si ndodhi tragjedia në Vilë-Bashtovë

Tragjedi në Kavajë! Mbytet babai dhe djemtë 13 e 15-vjeç,
Kavaje

KAVAJE- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me tragjedinë e ndodhur në plazhin e Vilë-Boshtovës, ku humbën jetën në det tre anëtarë të së njëjtës familje.

Mësohet se Elvis Halilaj u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15-vjeç. I pari që është mbytur ka qenë djali i vogël.

Deti ka nxjerrë në breg të parin babanë e dy djemve të mitur, dhe më pas janë nxjerrë edhe dy djemtë pak më vonë.

Viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Kavajës. Një dëshmitar okular ka treguar se ishte fëmija i vogël që po luftonte për jetën. Ai ka rrëfyer më tej se vendi ku u mbytën ishte larg bregut, dhe se roja bregdetare shkoi për t’i dhënë ndihmë por ishin shumë larg.

3 VITE ME PARE

Flamuj të kuq në Kavajë pas mbytjes së babait me dy djemtë e mitur, sinjal për pushuesit se deti është i trazuar

Tragjedi në Kavajë! Mbytet babai dhe djemtë 13 e 15-vjeç,
flamuj te kuq ne Kavaje

KAVAJË- Pas ngjarjes tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë janë vendosur flamujt e kuq në bregdet. Flamujt janë vendosur për të sinjalizuar pushuesit që deti është i trazuar, dhe rrymat janë të forta.

Babai Elvis Halilaj, 50-vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det teksa kanë qenë duke notuar. Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Babai fillimisht ka parë që fëmijët e tij po kërkonin ndihmë. Kur i është afruar, nuk ka mundur që ti vijë në ndihmë për shkak të dallgëve të forta. Disa dëshmitarë thonë se kanë dëgjuar babain duke kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur që të hyjnë në det për shkak të dallgëve të forta. Babai dhe djemtë e tij nga Tirana kishin zgjedhur plazhin e Vilë-Bashtovës për të pushuar.

3 VITE ME PARE

Mbytja e tre anëtarëve të familjes Halilaj, dëshmitarët: Ambulanca u vonua 1 orë e gjysmë, s'ka roje bregdetare

Tragjedi në Kavajë! Mbytet babai dhe djemtë 13 e 15-vjeç,
Plazhi

KAVAJË- Një tragjedi ndodhi ditën e sotme në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë, ku humbën jetën babai (50 vjeç) Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur (13 dhe 15 vjeç) si pasojë e rrymave detare.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se ambulanca mbërriti ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë. Edhe gjatë kohës së plazhit, raportohet se nuk ka pasur asnjë roje bregdetare. 

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se shkak janë bërë rrymat  detare, ndërkohë që familja që kishte shkuar në Vilë Bashtovë ishte nga Tirana./Dosja.al

3 VITE ME PARE

TRAGJEDI në bregdetin shqiptar- Mbytet babai me dy djemtë e mitur në plazhin e Kavajës

Tragjedi në Kavajë! Mbytet babai dhe djemtë 13 e 15-vjeç,
Foto ilustruese

KAVAJË- Një tragjedi ka ndodhur në bregdetin shqiptar. Babai me dy djemtë e mitur, janë mbytur në plazhin Vilë-Boshtovë. Elvis Halilaj 50-vjeçar dhe fëmijët 13 dhe 15-vjeç nga Tirana kanë ndërruar jetë. 

Sipas Policisë, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t'i shpërtuar por të 3 shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç) nga Tirana. Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

mbytet babai me djemte ne kavaje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet