Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Pasuritë e Ervis Martinajt, personi i cili rezulton të jetë i zhdukur prej 6 muajsh, janë sekuestruar nga SPAK. •Konkretisht, janë vënë nën sekuestro 34 pasuri, të cilat janë në emër të familjarëve dhe personave të njohur të Martinajt. •Bëhet fjalë për prona, mjete, ara, toka dhe biznese, të cilat kapin shifra marramendëse. • Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Policia ka nisur operacion për sekuestrimin që prej mëngjesit të sotëm. •Operacioni i nisur në kuadër të 'Plumbit të Artë' është shtrirë në Fushë Kuqe, Milot, Lezhë dhe Patok. •Hetimi ende vijon për të zbuluar nëse ka pasuri të tjera që janë lënë në emër të personave të besuar të Martinajt.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Hetimet në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë" kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj që përfshinin biznese, prona dhe mjete. Sipas dosjes së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka qenë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ai që duket se ka "fundosur" Martinajn me dëshminë e tij se ky i fundit ishte gati të paguante çdolloj shume për të ekzekutuar Endrit (Indrit) Doklen.
Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com, në vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të Dumanit thuhet se SPAK ka hetuar dhe nga hetimet e kryera krijohet dyshimi se shtetasit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Alket Xhixha dhe Henrik Hoxhaj, kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen.

"Gjatë shqyrtimit të provave të paraqitura nga prokuroria rezultoi e provuar se SPAK ka nën hetim procedimin penal në ngarkim të 32 shtetasve nën hetim midis të cilëve edhe në ngarkim të të hetuarit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprën penale të "sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimet e kryera krijohet dyshimi se Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Henrik Hoxhaj dhe Alket Xhixa kanë konsumuar elementë të veprave penale të "sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer një vrashe" në dëm të shtetasit Indrit Dokle,"-shkruhet në dosjen e SPAK.
Në rrëfimin e tij para hetuesëve të SPAK, Nuredin Dumani ka dëshmuar se Martinaj ka qenë gati ta paguante me 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen. Dumani ka deklaruar se kishte rënë dakord me Martianj të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.
Po kush është Endrit Dokle?
Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, ishte akuzuar së bashku me 16 persona të tjerë, si pjesë e bandës famëkeqe, ku disa prej tyre janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore. Ai ka drejtuar një prej fraksioneve të bandës dhe me Lulzim Berishën, njeriun që sipas Prokurorisë e krijoi atë, pati një armiqësi të hapur për vite me radhë, madje tentoi edhe ekzekutimin e tij. E ashtuquajtura “banda kriminale”, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.
Për deklarimet e Dumanit, Endrit Dokle përfundoi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai po udhëtonte me Fatjon Muratin (i shpallur në kërkim për një bazë armësh të ngritur në Tiranë) dhe kunatin e tij, Gentjan Reçi, në një makinë të blinduar, në momentin që u ndalua nga Policia. Endrit Dokle ka mohuar para grupit hetimor të ketë lidhje me masakrën e Fushë-Krujës, ngjarje ku mbetën të vrarë tre persona, Brilant Martinaj (kushëriri i të zhdukurit Ervis Martinajt), Diklen Vata e Besmir Hoxha. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që tronditi 17 korrikun e kësaj vere, Dokle tha se në momentin që ka ndodhur krimi ka qenë në një ambient me kamera, madje u vetëofrua të dërgonte dhe pamjet filmike, për ta vërtetuar këtë gjë. Edhe herë të tjera ai është shprehur se nuk i ka marrë për bazë deklarimet e Dumanit, duke mohuar pretendimet e një hakmarrjeje të mundshme ndaj Martinajt.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka sekuestruar 34 pasuri të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt. Më poshtë, Dosja.al ju sjell të listuara pasuritë e vëna nën sekuestro. Shumica prej tyre janë në emër të familjarëve dhe personave të njohur të Martinajt.
LISTA E PLOTË:
-Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
-50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
-Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
-Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
-Subjekti “Ervis Martinaj”
-Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
-Subjekti “Drenica Martinaj”
-Subjekti “V.K”
-Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
-21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
-Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
-Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
-Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
-Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
-Një automjet BMë, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
-Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, -Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
-Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
-Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
-Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
-Arë me sip.7 000 m2 në Patok
-Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
-Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
-Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
-Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
-Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
-Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
-Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
-Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
-Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
-Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
-Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
-Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
-Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj, në Surrel.
-Llogari kursimi për fëmijë
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një aksion për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt, i konsideruar ish-mbreti i lojërave të fatit. Lëvizja e autoriteteve ka ardhur më shumë se gjashtë muaj pas zhdukjes së Martinajt, teksa ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë.
Aksioni është përqëndruar në Lezhë, Fushë Kuqe dhe Patok, ndërkohë që në përfundim të tij do të bëhet edhe bilanci i pronave të sekuestruara. Deri më tani raportohet se janë 34 pasuri, në emër të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij që priten të sekuestrohen. Sekuestrimi po bëhet në kuadër të operacionit 'Plumbi i Artë'. Pasuritë që pritet të sekuestrohen kapin vlerën e miliona eurove.
Nën sekuestro janë edhe disa aksione të Vis Martinaj në disa kompani. Dyshohet se këto pasuri janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i Martinajt./Dosja.al