LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Me armë në makinë tentoi t’i arratisej ‘Shqiponjave’/ 31-vjeçari 'merr përpara' disa automjete dhe 1 motor, plagoset polici dhe gruaja e tij (EMRI+PAMJET)

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme (5 tetor) në zonën e Saukut, në Tiranë, ku një person i armatosur që po ndiqej nga policia ka përplasur me makinë disa mjete të tjera. •  Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur nje efektiv dhe bashkëshortja e tij që po udhëtonin me motor. •  Gjithashtu Policia bën me dije se në zonën e Liqenit të Thatë, forcat “Shqiponja” i kanë bërë shenjë 31-vjeçarit për të ndalur me makinë, por ai nuk i është bindur urdhërit dhe është larguar me shpejtësi. • Për pasojë Imer Krrashi është përplasur me makinat dhe motomjetin, ku po udhëtonte polici me gruan e tij. • Pas një ndjekje intensive është bërë ndalimi i mjetit dhe gjatë kontrollit, Krrashit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. 

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

"A ke armë?"/ Momenti kur ndalohet Imer Krrashi nga Policia në Sauk, PAMJET tregojnë tentativën për arratisje

Me armë në makinë tentoi t’i arratisej
Momenti i arratisjes

TIRANË- Pamjet e arratisjes së 31-vjeçarit që mori përpara 9 automjete në zonën e Saukut janë publikuar. Mësohet se i riu me precedent të mëparshëm penal, është ndaluar nga policia pas informacioneve se ai po qarkullonte me armë me vete. 

Në momentin e ndalimit dhe urdhërit për kontroll, ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja me shpejtësi. Gjatë tenativës së arratisjes, i riu ka përplasur 9 makina dhe një motor. Nga përplasja është dëmtuar, drejtuesi i motorit (efektiv policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Përplasi 9 makina duke tentuar t'i ikte policisë. Zbardhet dinamika e ngjarjes, 31-vjeçari me armë me vete

Me armë në makinë tentoi t’i arratisej
Pamjet

TIRANË- Dinamika e arrestimit të 31-vjeçarit, që mori përpara 9 automjete në zonën e Saukut është zbardhur. Mësohet se i riu me precedent të mëparshëm penal, është ndaluar nga policia pas informacioneve se ai po qarkullonte me armë me vete. 

Në momentin e ndalimit dhe urdhërit për kontroll, ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja me shpejtësi. Gjatë tenativës së arratisjes, i riu ka përplasur 9 makina dhe një motor. Nga përplasja është dëmtuar, drejtuesi i motorit (efektiv policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur, rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll. Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të.

Bazuar në informacionin e marrë se ky shtetas mund të kishte armë me vete, në refuzimin për kontroll nga drejtuesi i automjetit dhe largimin me shpejtësi në drejtim të TEG-ut, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili, për shkak edhe të trafikut të rënduar, ka përplasur 9 automjete dhe 1 motomjet, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, pas një ndjekjeje intensive, bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij, shtetasit I. K, alias I. M, alias I. U. Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë. Shtetasi I. K., me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme procedurale./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Ngjarja në Sauk, ja momenti ku Shqiponjat rrethojnë 31-vjeçarin (PAMJET)

Me armë në makinë tentoi t’i arratisej
pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Janë publikuar pamjet nga ngjarja e ndodhur pak më herët në zonën e Saukut, ku një 31-vjeçar u ndoq nga forcat "Shqiponja". Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Dosja.al Shqiponjat kanë rrethuar Imer Krrashi, i cili ishte edhe i armatosur me një armë zjarri pistoletë. 


Fillimisht, forcat “Shqiponja” i kanë bërë shenjë të riut për të ndalur me makinë, por ai nuk i është bindur urdhërit dhe është larguar me shpejtësi, ku si pasojë është përplasur me disa makina dhe një motor, ku po udhëtonte një polic me bashkëshorten e tij./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Sauk/ Policia i bëri shenjë të ndalonte, 31-vjeçari nuk u bind dhe 'mori përpara' makinat (EMRI)

Me armë në makinë tentoi t’i arratisej
fotot ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur në zonën e Saukut pak minuta më herët, ku një efektiv policie dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur. Policia bën me dije se në zonën e Liqenit të Thatë, forcat “Shqiponja” i kanë bërë shenjë 31-vjeçarit për të ndalur me makinë, por ai nuk i është bindur urdhërit dhe është larguar me shpejtësi.

Për pasojë Imer Krrashi është përplasur me disa makina dhe një motor, ku po udhëtonte një polic me bashkëshorten e tij. Pas një ndjekje intensive është bërë ndalimi i mjetit dhe gjatë kontrollit, Krrashit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. 

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Një person i armatosur përplas disa makina pranë Saukut, në gjendje të rëndë një polic dhe bashkëshortja e tij

Me armë në makinë tentoi t’i arratisej
fotot ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në afërsi të Saukut, ku një person i armatosur po ndiqej nga forcat Shqiponja. Bërime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë aksionit, personi është larguar dhe ka përplasur disa makina, përfshirë dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar. Gjithashtu mësohet se Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Më pas autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma./Dosja.al

sauk imer krrashi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet