Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një tentativë grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Prush në Tiranë. • Në momentin që kanë mbërritur policia në vendngjarje ka pasur shkëmbim zjarri mes efektivëve dhe 3 autorëve. • Këta të fundit raportohet se janë larguar nga vendngjarja me një "Audi" të bardhë me targa të vjedhura. • Mjeti dyshohet se është larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. • Nga shkëmbimi i zjarit nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të dyja palët. • Grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e Gim Himës, ku jetonin dy të moshuar. Ata janë prezantuar si efektivë policie duke bërtitur "Ulu policia", dhe më pas kanë filluar grabitjen. • Fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe të alarmuar kanë njoftuar policinë. • Ende nuk dihet se nëse dhe çfarë kanë grabitur në banesë pasi dy të moshuarit janë ende te tronditur nga ngjarja.• Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e kryqytetit dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa për grabitje në një banesë mbrëmjen e sotme në fshatin Prush në Tiranë.
Mësohet se grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e Gim Himës, ku jetonin dy të moshuar. Ata janë prezantuar si efektivë policie duke bërtitur "Ulu policia", dhe më pas kanë filluar grabitjen.
Fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe të alarmuar kanë njoftuar policinë. Ende nuk dihet se nëse dhe çfarë kanë grabitur në banesë pasi dy të moshuarit janë ende te tronditur nga ngjarja.
Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.
TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me grabitjen e mbetur në tentativë mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Prush të Tiranë, ku dhe u shkëmbye zjarr mes efektivëve dhe autorëve.
Sipas njoftimit në momentin që efektivët i janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre, dhe policia është kundërpërgjigjur. Pronari i banesës ishte Gim Hima.
Mësohet se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
NJOFTIM I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.
Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
TIRANË- Policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët tentuan që të grabisin me armë një banesë në fshatin Prush të Tiranës.
Autorët kanë qenë me një makinë ‘Audi’ ngjyrë të bardhë dhe kanë që lluar drejt efektivëve.
Mësohet se policia është vënë ndjekje të makinës me targa të vjedhura AA943SG, e cila është larguar në drejtim të Liqenit të Thatë.
TIRANË-Një grabitje me armë zjarri është raportuar pak minuta më parë në një banesë në fshatin Prush të Tiranës.
Mësohet se ka autorët kanë hapur zjarr mbi policinë në momentin që i kanë parë dhe efektivët po ashtu janë kundër përgjigjur.
Raportohet se nuk ka asnjë të plagosur nga asnjëra palë, nga të shtënat, ndërsa autorët kanë arritur të largohen. Policia po punon për kapjen e tyre