LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S'pati presion! Basha dënon dhunën, por s'e pranon: S'i kam parë pamjet! S'e drejton Berisha partinë

• Debatet dhe tensionet brenda Partisë Demokratike, sot kanë "zbarkuar" edhe në Kuvendin e Shqipërisë. • Deputetët demokratë u ndalën nga gazetarët për t’iu përgjigjur interesit lidhur me atë çfarë ndodhi në 10 orët e debatit në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku ata që ishin kundër ish-kryedemokratit Lulzim Basha u sulmuan verbalisht nga mbështetësit e tij. • Enkelejd Alibeaj tha se Gazment Bardhi ishte i prekur emocionalisht ndaj edhe u largua nga mbledhja, por kjo u mohua nga vetë demokrati. • Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i rikthyer në politikën aktive, sot la të hapur mundësinë për të kandiduar sërish për kreun e partisë, ndërsa për dhunën verbale, tha se nuk e kishte parë. • Si kundërpërgjigjie ndaj tij, kryedemokrati Sali Berisha edhe njëherë tha se e gjitha ishte skenar i kryeministrit Edi Rama, por nuk e komentoi më gjatë. • Por paqja u vendos në sallë, pasi Basha takoi si Dashnor Sulën dhe Saimir Korreshin. Dosja.al u interesua për detajet e takimit, por Sula nuk dha të tilla, ndërsa Korreshi tha se i kishte siguruar që nuk kishte lidhje me ngjarjen. • Kryesia e PD vendosi pas një mbledhje gati 10 orëshe mes tensioneve dhe përplasjeve të ashpra hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 qershor ka afat për të dorëzuar kandidaturat.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"PD po rrënohet"/ Korreshi për tensionet: E koordinuar, ishte një '8 janar' i dytë

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S'pati
Saimir Korreshi

TIRANË- Saimir Korreshi, një prej deputetëve që nuk morën pjesë në votimin e kryesisë së PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, ka dhënë detaje nga mbledhja e shoqëruar me shumë debate. 

“Ka pasur përplasje në grup, na u duk si një gjë e stisur kundër deputetëve, u përcoll sikur deputetët ishin e keqja dhe pengesa, sikur nuk ka qenë kjo kryesi më parë, duket tani o burra me shpejtësi dalim në zgjedhje, duke akuzuar sikur deputetë po e çojnë PD te Berisha, kjo PD sa do vijë do rrudhet nëse vijon e ndarë. Ka pasur tension, në fund kur u duk se u gjet një emërues i përbashkët, nga Jemin Gjata dhe te Roland Bejko, Jonila Godole. Bardhi ka kërkuar që këto propozime të gjenden një emërues i përbashkët. Këta kërkojnë të bëjmë kryetarin dhe pastaj anëtarësinë, ndërkohë që ne kërkojmë të kundërtën, duhet bërë një ftesë për demokratët të bashkohen, të dalim në terren dhe t’i jepet një ofertë e re në PD, jo ik njëri, hajde tjetri”. Por kush ishin njerëzit që i sulmuan?

“Janë mbështetës të Lulzim Bashës, më dukej e koordinuar, se nga e dinin ata mendimet tona. Nuk e di pse duhet të ishin aty dhe të dëgjonin mbledhjet e Kryesisë. M’u duk sikur më kishin ftuar për bukë në shtëpi dhe më bënë pritë, nuk kishte frikë, por të hahesh me dhëmbë në shtëpinë tënde, kush iu ndërseu ndaj nesh. Ishte një 8 janar i dytë që nuk duhet të ndodhte, kush e bën këtë, po e rrënon PD. PD po nuk u bashkua nuk do jetë kurrë fituese dhe nuk duhet të kandidojë as Berisha, as Lulzim Basha dhe as Enkelejd Alibeaj. Nuk janë vetëm këto në PD”, -tha Korreshi.

3 VITE ME PARE

Basha: PD nuk e drejton Berisha, është përjashtuar

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S'pati
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk drejtohet nga Sali Berisha. Duke folur për mediat jashtë Parlamentit, Basha ka theksuar se Berisha është përjashtuar nga PD-ja, në kohën që ai vetë ka qenë drejtuesi i saj.

"PD nuk e drejton Berisha. Është përjashtuar," tha Basha.

3 VITE ME PARE

Fillimisht e mohon, pastaj flet për dhunën, Basha për OFENDIMET e mbështetësve të tij: S'i kam parë fare pamjet!

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S'pati
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryedemokrati, Lulzim Basha duke folur përpara Parlamentit, tha se e dënon këtë model dhune verbale ndaj deputetëve si dhe gazetarëve. Jashtë Kuvendit, Basha u bëri thirrje demokartëve që diferencat mes tyre ti sheshojnë në mënyrë civile.

‘Do ta tregoj me vepra dhe jo me fjalë që e marr vendime në interes të demokratëve. Dua tu them demokratëve që edhe në rastin e vendimit që do të marr do të udhëhiqem nga interesi i tyre më i mirë. Si kam parë videot e dhunës! Nuk jemi për debat këtu. Përgjigja ime është që dje e refuzoj dhe distancohem dhe dënoj me forcë fjalën e banalitetin që janë shkëmbyer në një moment tensioni, ku pjesë e tyre kanë qenë edhe gazetarët. Dënoj me forcë çdo sjellje kërcënuese. Ju ftoj të më dëgjoni! Keni mbështetjen time personale dhe politike! Nuk jam i butë jam i vendosur, por nuk mendoj se dhuna dhe lufta kundër mendimit ndryshe kanë vend në një demokraci dhe aq më shumë në një demokraci ku pretendojmë që ta prezantojmë në brezi i ri. E dënoj me forcë dhunën dhe u bën thirrje demokratëve që të përpiqemi që diferencat mes nesh ti sheshojmë në mënyrë civile,‘- tha Basha.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në PD/ Bardhi i kthehet Alibeajt: S'jam emocional, qëndrimi im është parimor

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S'pati
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Enkelejd Alibeaj i cili tha se qëndrimi i Bardhit në mbledhjen e Kryesisë ishte emocional.

Bardhi ka deklaruar se qëndrimi i tij ishte parimor dhe ka dënuar dhunën verbale kur është kryer nga grupimi i Berishës.

"Ajo që unë kam thënë është që dhunosh verbalisht apo dhe të fyes deputetë që kanë mendim ndryshe është një sjellje prej grupimi paramiliatar. Së dyti, kam dëgjuar gjatë këtyre orëve që qëndrimi im ka qenë emocional, jo nuk kam qenë edhe pse nuk ka asgjë të keqe. Qëndrimi im ka qenë parimor, kam dënuar dhunën verbale kur është kryer nga grupimi i zotit Berisha. Do dënoj dhunën ndaj kolegëve, shantazhet edhe kur vijnë nga anëtarë të PD-së që deri në këtë moment kanë menduar njësoj si mua. Nuk amnistoj veprime të patolerueshme vetëm sepse ndodhin në njërën palë. Kjo është të jesh koherent dhe të mbash qëndrime parimore,"-tha Bardhi.

3 VITE ME PARE

Salianji: PD është marrë peng nga ish-kryetari, Opozita do të duhet të ribëhet

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S'pati
Ervin Salianji

TIRANË- Pas mbledhjes së Kryesisë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar situatën në PD. E në fjalën e tij para mediave, Salianji bëri thirrje për rikonceptim të partisë, ndryshe theksoi se vendi nuk do të ketë më opozitë. Megjithatë shtoi se është për bashkim në mënyrë që të kenë mundësi që të konkurrojnë kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme. 

'Ish-kryetari nuk është dorëhequr, u detyrua të tërhiqej për shkak të presionit. Vazhdon ta mbajë zvarrë partinë. Do tretet bashkë me partinë, logon, më vjen keq për këtë. Më vjen keq që shumë njerëz kanë momentin për të kuptuar që bëhet për interesa private dhe personale. I dhemb çdo demokrati që është sekuestruar vula, sigla, , nuk ka më anëtarë, ka më shumë pretendentë për kryetar partie. Kërkon të rikthehet ish-kryetari por aty s’ka njerëz, por ka para. Ky është moment që çdo demokrat duhet të reagojë me forcë. Opozita duhet të ribëhet, të rikonceptohet si një opozitë e re. PD duhet të rikonceptohet. PD janë njerëzit, nuk është vula apo sigla, apo një njeri që e mban. Në këto kushte s'kam shkuar në mbledhje për të kërkuar rrugët e komunikimit që opozita të ribëhet. Të heqim idenë e funksioneve që kërkon gjithsecili dhe të bëhemi gjithë bashkë për të qenë konkurrues në zgjedhjet e ardhshme,"-tha Salianji.

3 VITE ME PARE

Tensionet në Kryesinë e PD, Gështenja: U kërcënuam, nuk ka si të ketë garë kur procesi u mbyll me nxitim

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S'pati
Lefter Gështenja

TIRANË- Deputeti Lefter Gështenja nuk morri pjesë në votimin e kryesisë së PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë në fund të muajit korrik. Gështenja së bashku me Saimir Korreshin u lraguan më herët nga mbledhja, por u gjendën mes përplasjes së disa militantëve jashtë dyerve të selisë së re të PD-së.

Gështenja e ka komentur incidentin si të turpshëm dhe sipas tij ai dhe kolegët e tij janë kërcënuar. Sipas tij brenda PD-së ka kandidatë të mirë dhe duhet kontribuar për një PD më të madhe.

"Askush nuk duhet të nxitojë për të marrë vendimet e PD. Ajo që kërkoj është që duhet t’i japim frymëmarrje. Do jetë krejt e lexueshme nesër. Ajo që ka ndodhur atë natë ka qenë më shumë sesa e turpshme, krejtësisht e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë më. Më kërcënuan dhe mua dhe kolegë të tjerë. Falë gazetarëve nuk pati përplasje fizike. Unë e fut veten tek njerëzit që kërkoj që demokratët të bashkohen. Duhet të bashkohen demokratët, s’na bëjnë emrat. Ne duhet të kontribuojmë për një PD më e madhe se e djeshmja dhe e madhe se ajo e 2021. Ne duhet të vrapojmë për ta bërë PD më të madhe. Nëse duam një partiçkë të vogël do vijojë kjo situatë. Këto kryetarët kanë bërë ndonjë shkollë dhe vetëm ata e bëjnë? Unë mendoj se ka kandidatë shumë të mirë brenda PD për njerëz të denjë. Askush s’ka frikë nga gara dhe askush s’ka frikë nga vota. Nëse nuk rrisim besimin brenda demokratëve se bëjmë dot as te shqiptarët”, -tha Gështenja duke përgënjështruar më herët qëndrimin e Enjkelejd Alibeajt.

3 VITE ME PARE

Tensionet dhe debatet në Kryesinë e PD, Alibeaj: Askush nuk ka qenë nën presion

Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S'pati
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike (asaj të vulës), Enkelejd Alibeaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me tensionet pas mbledhjes së Kryesisë, e cila u zhvillua për 10 orë deri në orët e para të mëgjesit të djeshëm.

Në ambientet e jashtme të Kuvendit, Alibeaj tha për gazetarët se nuk pati dhunë ndaj anëtarëve të Kryesisë, por vetëm diskutime. Po ashtu, komentoi edhe reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, të cilin e cilësoi si qëndrim emocional.

“Modeli ndryshe është të respektojmë sigurisht lirinë e shprehjes së çdo njeriu. Kush kështu? Unë e thashë, çfarë të them më tepër, distancim. Partia Demokratike është baza, janë njerëzit. Qëndrimet emocionale mos i merrni. Deri diku, po. Në mbledhje, asnjë prej anëtarëve të Kryesisë nuk kanë qenë në presion. Unë isha në mbledhje, asnjë prej tyre nuk ka qenë nën presion. Kanë pasur qendrime të ndryshme. Ju mund ta perceptoni kështu, por nuk është kështu. Kryetarët e degëve janë PD-ja, janë ata njerëz që me 8 janar ishin këtu në mbrojtje të gjithë deputetëve , pa përjashtim. Nuk ka pasur asnjë dhunë përveçse, fjalë ka pasur,”-bëri me dije Alibeaj para mediave teksa futej sot në Kuvendit. 

zgjedhjet e reja ne pd pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet