Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kryeministri Edi Rama dhe Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell zhvilluan ditën e sotme një konferencë të përbashkët në Bruksel. •Çështja e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe situata në veri të Kosovës, ishin dy temat kryesore që u përmendën në konferencë. •Kryediplomati Borell falënderoi Ramën për përpjekjet që po bën për të gjetur zgjidhje, pas rritjes së tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë.•Borrell u shpreh se duhet të gjendet patjetër një mënyrë për të ulur tensionet mes dy vendeve dhe se duhet të merren masa urgjente. •Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se dy vendet duhet të mbajnë një konferencë, e se nuk duhet të largohen nga ajo pa gjetur një marrëveshje. •Ai tha se nëse nuk gjendet një marrëveshje mes tyre, do ketë pasoja të rënda. •Rama theksoi se Shqipëria është e angazhuar që të punojë me BE në mënyrë që situata në Kosovë mos të ndikojë negativish tek rajoni.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama s'ka përmendur sërish 'Ballkanin e Hapur', por vetëm 'Procesin e Berlinit'. Kjo u tha sot, gjatë konferencës së përbashkët me përfaqësuesin e lartë të politikës së jashtme dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell. Kreu i Qeverisë shqiptare tha se Shqipëria ka bërë shumë gjëra dhe do vazhdojë akoma t'i bëjë, duke përmendur Procesin e Berlinit.
Më tej, ai shtoi se vendi ynë ka bërë progres të madh, e se nuk duhet të ndikojnë zhvillimet e fundit që po ndodhin për të 'shembur kështjellën' (atë që është ndërtuar).
"Më vjen mirë që arritëm të lironim 3 policët e marrë peng, tani është koha që të bëjmë ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përshkallëzohet. Është situatë urgjente, jemi gati të punojmë me ju me aleatët tanë që kjo situatë të mos ndikojë negativisht te rajoni. Kemi shumë gjëra për të bërë, kemi bërë shumë gjëra, me procesin e Berlinit. Kemi bërë një progres të madh me iniciativat tona dhe nuk mund ta lëmë këtë që e gjithë kjo 'kështjellë' që kemi ndërtuar të shembet nga një zhvillim kaq absurd që zhvillohet në pretendime kaq absurde"
Kujtojmë se edhe gjatë reagimit për lirimin e tre policëve të Kosovës nga Serbia, Rama përmendi në Twitterin e tij vetëm Procesin e Berlinit dhe jo “Open Balkan” si proces për stabilizimin e rajonit dhe ndërtimin e paqes./Dosja.al
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i politikës së jashtme dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell komentoi situatën në veri të Kosovës, teksa ishte në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Ai u shpreh se dy palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës, si dhe sygjeroi që palët të miratojnë 'udhërrëfyesin' që iu është paraqitur.
Më tej, ai shtoi se situata kërkon masa urgjente duke nënvizuar se shtetet anëtare të BE-së duan ndëhyrje të menjëhershme pasi kanë humbur durimin.
'Ne kemi diskutuar dhe për dialogun për paqen në Prishtinë, të falenderoj ty kryeministër për përpjekjet tuaja për të gjetur një zgjidhje dhe e kam bërë të qartë që palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që është vënë në tavolinë. Kjo situatë kërkon që ne të marrim masa në mënyrë të shpejtë dhe urgjente. Shtetet anëtare janë dakord me këtë urgjencë e kanë humbur durimin përballë kësaj situate, që kërkon ndërhyrje të menjëhershe. Jam i lumtur që po punoj me ju.'
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm që Shqipëria të ndërmarrë hapa të tjerë për anëtarësimin e vendit në BE. Nga Brukseli, në konferencën e përbashkët me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, Rama tha se Shqipëria do vijojë punën me reformat dhe me hapat e radhës.
'Ishte kënaqësi që fola me ju. Kjo bisedë ka qenë inkurajuese, kur dëgjojmë fjalë të mira për punën që ka bërë Shqipëria në këtë proces, në procesin e skanimit paraprak dhe në të gjitha reformat do të vijojmë punën, kemi besim të plotë se jemi gati në kohë për të ndërmarrë hapin e radhës. Na vjen mirë që jemi këtu për të dhënë mendimet tona për diçka kaq shqetësese, ka të bëjë me stabilitetin e rajonit.'- tha Rama.
BRUKSEL- Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell u shpreh ditën e sotme pozitivisht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ai tha se vendi ynë ka bërë progres e se janë të vendosur të vazhdojnë edhe më tej me negociatat.
'Kënaqësi që jemi këtu në Bruksel. Jam i lumtur të shoh që Shqipëria ka bërë progres, dhe jemi të vendosur të vazhdojmë më tej me negociatat. Mbështetja e popullit shqiptar, që e kam vënë theksin, është që duhet të bashjëpunojmë me të gjithë grupet e interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria ka qenë në harmoni të plotë .. Shqipëria do ketë gjithmonë mbështetjen tonë për anëtarësimin në BE. '-tha ai.
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se duhet gjetur një zgjidhje sa më parë për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë konferencës së përbashkët me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell, Rama përsëriti edhe një herë idenë e konferencës mes Vuçiç dhe Kurtit, madje shtoi se dy liderët nuk duhet të dalin nga ajo konferencë pa një marrëveshje të përbashkët.
'Ne jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë, nuk mund të ketë një tjetër disavantazh. Në këtë rajon ngjarjet janë të lidhura, nuk mund të shohim vetëm pragun tonë. Durimi ka humbur për shtetet anëtarë te BE dhe për ngritjen e shqetësimit, uroj shumë që konferenca që do zhvillohet me liderët e dy palëve do të tërheq vëmendje dhe të sjellë lidera nga shtetet anëtare të BE nga SHBA dhe mos t'i lejojmë të largohen nga konferenca pa një marrëveshje të përbashkët. Nëse nuk e arrijmë pasojat do të jenë të trishta për të gjithë ne'
Kujtojmë se më 23 qershor Rama deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet të mbyllen në një konferencë normalizimi, pa të drejtë daljeje, deri sa të trajtohen të gjitha pikat.
Ai tha: “mendoj që është shumë e rëndësishme që të dy liderët, bashkë me këdoqoftë tjetër rreth tyre, të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë, nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi, pa të drejtë dalje, deri kur të përfundojë bashkëbisedimi dhe të trajtohen ato pika, që është shumë interesant, askush nuk i kundërshton, por në të njëjtën kohë secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen. Se nuk ka vullnet. Ky është fakti”.