Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe. • Tre anëtarë të familjes Kurtaj nga fshati Linaj ishin pjesë e një skene terrorizuese me breshëri të shtënash. • Autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim. • Policia ka shpallur në kërkim Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanens (Palanaj). • Sipas informacioneve zyrtare policore ata dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshat, por u diktuan nga disa prej banorëve. • Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj të cilët po lëviznin në të njëjtin automjet janë qëlluar me armë nga dy persona që po lëviznin me motor. • Në dëshminë e tyre në komisariat ata kanë treguar se ngjarja e ka zanafillën në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit. • Sipas tyre dy persona të maskuar me motor kanë qëlluar me armë zjarri kamerat e sigurisë në banesën e familjes Kurtaj, të cilët i kishin vendosur sepse përballë shtëpisë kanë disa kafshë që i mbajnë. • Pas këtyre të shtënave ata janë larguar për tu rikthyer sërish pas disa orësh. • Në momentin e kthimit tre anëtarët e familjes Kurtaj, kanë provuar t'i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por dyshja që ishin duke lëvizur me motor kanë vazhduar rrugën. • Tre personat e familjes Kurtaj i janë vënë mbrapa me një automjet dhe dy autorët kanë nisur të qëllojnë me automatik kallashnikov kësaj here. • Për rreth 10 minuta dy autorët kanë qëlluar në tokë dhjetëra plumba me qëllimin për të ndalur ndjekjen ndaj tyre, dhe jo në drejtim të automjetit. • Ata hapën zjarr duke qëlluar me rreth 100 plumba. • Personi që ndodhej në pjesën mbrapa në motor gjatë largimit është rrëzuar në tokë dhe është futur në një arë duke vijuar të qëllojë edhe nga aty. • Ndërkohë personi tjetër ka vijuar rrugën duke qëlluar edhe ai derisa ka arritur të largohet në drejtim të paditur.
3 artikuj për këtë temë.
MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe. Tre anëtarë të familjes Kurtaj nga fshati Linaj ishin pjesë e një skene terrorizuese me breshëri të shtënash.
Policia ka shpallur në kërkim Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanens (Palanaj). Rivaldo Planaj është nipi i Bardhok Planajt, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 4 Prill 2021 në Shkodër. Të shpallurit në ërkim kanë qëlluar me rreth 100 plumba. Sipas informacioneve zyrtare policore dy persona dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshat, por u diktuan nga disa prej banorëve.
Dy të shpallurit në kërkim janë diktuar nga tre banorët Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj, me të cilët autorët kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
MALËSI E MADHE- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe ku fshati Gruemirë u terrorizua nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas informacioneve zyrtare policore dy persona dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshat, por u diktuan nga disa prej banorëve. Dy të shpallurit në kërkim 22 dhe 27 vjeç janë diktuar nga tre banorët Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj, me të cilët autorët kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshatin Gruemirë por u diktuan nga banorët, gjatë largimit qëlluan me armë zjarri në ajër, Policia zbardh ngjarjen.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas, të dyshuar si autorë që qëlluan me armë zjarri.
Vijon puna intensive për kapjen e tyre
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.
U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;
Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe. Tre anëtarë të familjes Kurtaj nga fshati Linaj ishin pjesë e një skene terrorizuese me breshëri të shtënash. Sipas raportimeve të News24 Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj të cilët po lëviznin në të njëjtin automjet janë qëlluar me armë nga dy persona të paidentifikuar që po lëviznin me motor.
Në dëshminë e tyre në komisariat të sipërpërmendurit kanë treguar se ngjarja e ka zanafillën në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit. Sipas tyre dy persona të maskuar me motor kanë qëlluar me armë zjarri kamerat e sigurisë në banesën e familjes Kurtaj, të cilët i kishin vendosur sepse përballë shtëpisë kanë disa kafshë që i mbajnë. Pas këtyre të shtënave ata janë larguar për tu rikthyer sërish pas disa orësh. Në momentin e kthimit tre anëtarët e familjes Kurtaj, kanë provuar t'i ndalin për t’i pyetur se përse qëlluan kamerat e sigurisë, por dyshja që ishin duke lëvizur me motor kanë vazhduar rrugën.
Tre personat e familjes Kurtaj i janë vënë mbrapa me një automjet dhe dy shtetasit që po ecnin me motor kanë nisur të qëllojnë me automatik kallashnikov kësaj here. Për rreth 10 minuta dy autorët kanë qëlluar në tokë dhjetëra plumba me qëllimin për të ndalur ndjekjen ndaj tyre, dhe jo në drejtim të automjetit
Personi që ndodhej në pjesën mbrapa në motor gjatë largimit është rrëzuar në tokë dhe është futur në një arë duke vijuar të qëllojë edhe nga aty. Ndërkohë personi tjetër ka vijuar rrugën duke qëlluar edhe ai derisa ka arritur të largohet në drejtim të paditur. Në deklaratën e tyre në policinë e Malësi e Madhe, Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj janë shprehur se nuk e dinë se kush mund të jenë këta persona. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e kapjen e autorëve që qëlluan me armë zjarri.