Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. • Bëhet me dije se Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj janë dy personat që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarr. • Gjithashtu bëhet me dije se dy të plagosurit Lama dhe Hoxhaj janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. • Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit. • Në njoftimin e policisë thuhet se po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. • Gjithashtu mësohet se janë identifikuar edhe dy autorët. • Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj dhe Erjon Canaj janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim nga policia. Bëhet me dije se dy autorër janë emra të njohur për policinë. • Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjec, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. • Ai gjithashtu konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë. • Ndërsa Erjon Canaj, 35 vjec, në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë. • Një pistoletë e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Sarandës në vendin ku sot u plagosën dy të rinj. • Sipas informacioneve, arma dyshohet se i përket njërit prej dy të plagosurve. • Ndërkohë, Policia po heton lidhur me plagosjen ndërsa bashkë me FNSH-në po kryejnë kontrolle të shumta në qytet. • Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit/ëve, të cilën e ka marrë me vete.
6 artikuj për këtë temë.
SARANDA- Një pistoletë e futur në një çantë krahu është gjetur nga policia e Sarandës në vendin ku sot u plagosën dy të rinj. Sipas informacioneve, arma dyshohet se i përket njërit prej dy të plagosurve. Ndërkohë, Policia po heton lidhur me plagosjen ndërsa bashkë me FNSH-në po kryejnë kontrolle të shumta në qytet.
Gjithashtu bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga arma e autorit/ëve, të cilën e ka marrë me vete. Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj janë dy personat që mbetën të plagosur mbasditen e sotme nga të shtënat me armë zjarr në Sarandë. Gjithashtu bëhet me dije se dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Lidhur me ngjarjen në kërkim janë tashmë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 42-vjeç dhe vëllai tij Erjon Canaj, 35-vjeç, nga Saranda, persona me precedentë të rëndë penalë.
SARANDË- Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj dhe Erjon Canaj janë dy vëllezërit e shpallur në kërkim nga policia për plagosjen e në Sarandë. Bëhet me dije se dy autorër janë emra të njohur për policinë.
Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjec, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Ai gjithashtu konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë.
Konkretisht, në prill 2005 ai ka ekzekutuar në Athinë 51-vjeçarin Pushkin Kuspa, për arsye hakmarrje. Më 31 janar 2008 në tentativë për t’u kapur, shkëmbeu zjarr me policinë greke, por u arrestua në fund të shkurtit 2008. Gjithashtu ai rezulton edhe me precedentë edhe për grabitje me armë në Greqi.
Ndërkohë sistemin e policisë greke rezulton i regjistruar me 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra. Pas daljes nga burgu, në maj 2019 u tentua të ndalohej nga policia greke në rrugën “Patisia” në Athinë teksa drejtonte një mjet “Smart”. Ai u largua duke i dhënë gaz mjetit deri sa u përplas dhe u ndoq dhe u arrestua bashkë më një shqiptar tjetër. Policia i gjeti 1 pistoletë, 1 thikë dhe 5 gram kokainë. Mjeti, i cili mbante targa false, rezultoi i vjedhur në 11 tetor 2018 në Notia Proastia, Greqi nga lojtari i reality shoë “Survivor” në Greqi, Kosta Kokkinaki.
Nga ana tjetër Erjon Canaj, 35-vjeç, në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta, por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.
SARANDA- Ernest Lama 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32-vjeç, dy të plagosurit në qytetin e Sarandës sot kanë marrë plumba në pjesën e barkut dhe legenit. Sipas informacioneve, të rinjt ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Atyre u është dhënë ndihma e parë në spitalin e qytetit, por rreziku nuk ka kaluar dhe mjekët kërkuan dërgimin e tyre për në spitalin e Traumës në Tiranës. Gjithashtu bëhet me dije se të plagosurit do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.

SARANDË- Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj janë dy personat që mbetën të plagosur mbasditen e sotme nga të shtënat me armë zjarr në Sarandë. Gjithashtu bëhet me dije se dy të plagosurit Lama dhe Hoxhaj janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit.
TIRANA- Dy personat e plagosur sot nga të shtënat me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Në njoftimin e policisë thuhet se po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
SARANDA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, nga kjo ngjarje të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur.
Gjithashtu bëhet me dije se në spital janë paraqitur po dy persona të cilët kanë marrë ndihmën e parë pas plagëve të shkaktuara. Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të incidentit.