Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në në fshatin Bicaj të Kukësit ku si pasojë mbeti i plagosur një person. I plagosuri është identifikuar si Elvis Halilaj, ndërsa autori është Sebastian Muçmata, vëllai i Zenel Muçmata, i cili mban postin e drejtorit të shërbimeve në Bashkinë e Kukësit. • Gjithashtu bëhet me dije se Elvis Halilaj është kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. • I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Ngjarja ka nisur nga një konflikt për motive të dobëta ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht Muçmatën. • Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij. • Ai është ndjekur me makinë nga autori i dyshuar Sebastian Muçmata dhe kur Halilaj ka pranë banesës ai e ka qëlluar. • Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. • Autori 25-vjeçar disa orë pas ngjarjes është vetëdorëzuar në polici ku ka dorëzuar edhe armën e krimit.
5 artikuj për këtë temë.
KUKËS- Autori i plagosjes së sotme në Kukës, Sebastian Muçmata është vetëdorëzuar në polici, bashkë me armën e krimit tip pistoletë. 25-vjeçari plagosi me armë zjarri, Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj. Sebastian Muçmata raportohet se është vëllai i Zenel Muçmatës, që mban postin e drejtorit të shërbimeve në bashkinë Kukës.
Sipas informacioneve policore ngjarja ka ndodhur pas dyshja janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht autorin, Sebastian Muçmata. Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij.
Ai është ndjekur me makinë nga autori dhe kur Halilaj ka pranë banesës ai e ka qëlluar. Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. 29-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të informacionit të dhënë më herët, lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta dhe intensive hetimore, kontrolleve të pandërprera të Policisë dhe komunikimit të vazhdueshëm me familjarët, rreth orës 21:00, autori i dyshuar, shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Kukës, është vetëdorëzuar së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se e ka përdorur në këtë ngjarje.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
KUKËS- Disa persona janë shoqëruar në komisariat në lidhje me plagosjen e 29-vjeçarit, Elvis Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit. 29-vjeçari i plagosur është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj. Autori i dyshuar i cili vijon të jetë në kërkim është Sebastian Muçmata, vëllai i Zenel Muçmatës, Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit.
Plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se pas konfliktit Halilaj ka goditur me grusht Muçmatën. Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij. Ai është ndjekur me makinë nga autori i dyshuar dhe kur Halilaj ka qenë pranë banesës ai e ka qëlluar.
Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. Ai ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KUKËS- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Bicaj në Kukës, ndërsa janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen.
I plagosur ka mbetur 29-vjeçari Elvis Halilaj, i cili është kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj. Ndërkohë autori i dyshuar i cili vijon të jetë në kërkim është Sebastian Muçmata vëllai i Zenel Muçmatës që është Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit.
Ngjarja ka nisur nga një konflikt për motive të dobëta ku ka qenë Halilaj, ai i cili ka goditur me grusht Muçmatën. Pas kësaj 29-vjeçari është larguar për në banesën e tij. Ai është ndjekur me makinë nga autori i dyshuar Sebastian Muçmata dhe kur Halilaj ka pranë banesës ai e ka qëlluar.
Plumbi e ka kapur të riun në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm. Ai ndodhet për trajtim mjekësor në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KUKËS- Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bicaj të Kukësit ku mbeti i plagosur një person. Bëhet me dije se i plagosuri është identifikuar si Elvis Halilaj, ndërsa autori i dyshuar si Sebastian Muçmata vëllai i Zenel Muçmatës, i cili mban postin e drejtorit në Bashkinë e Kukësit.
Gjithashtu bëhet e ditur se Halili është kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
KUKËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Kukës nga ku raportohet se ka dyshime për një person të plagosur. Paraprakisht mësohet se i plagosuri është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit të Prizrenit, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bicaj të Kukësit. Policia njofton se 29-vjeçari me inicialet E. H., është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një person tjetër, i cili është identifikuar, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.
Në njoftimin e policisë thuhet se është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
NJOFTIMI:
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.
Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.