Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshtin Sulaj të Fierit. • Si pasojë e të shtënave me armë zjarri e plagosur ka mbetur Suzana Mernica. • Kjo e fundit po udhëtonte në motorr me djalin në momentin e ngjarjes. • Gjithashtu policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur sot me armë zjarri në Fier. • Sipas informacioneve, autorët babë e bir, Afrim dhe Ali Cimili, janë shpallur në kërkim. • Megjithatë ende nuk duhen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. • Po ashtu policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë" dhe po punon për kapjen e tyre. • Pamjet nga plagosja që ka ndodhur ditën e sotme në Fier kanë dalë. • Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, shihet momenti që policia ka shkuar në vendin e plagosjes dhe ka rrethuar vendin. •Gjithashtu bëhet me dije se e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia. Ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2024.
5 artikuj për këtë temë.
FIER- Zbardhen të tjera detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan ditën e sotme në Fier, ku mbeti e plagosur një grua. Bëhet me dije se e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia. Ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2024.
Vrasja e Novruz Cenaliajt
Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz. Efektivi Novruz Cenalia ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin.
Mërnica u vetëdorëzua dy ditë më parë pas disa negociatave me familjarët, ndërsa ka treguar më shumë detaje se si ndodhi ngjarja dhe ku qëndroi i fshehur për 48 orë.
Ai tregon se pasi ka kryer krimin ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij ka lënë makinën dhe më pas është arratisur nëpër kanale, siç tregon ai për 48-orë, ndërsa shprehet se e kishte marrë uria dhe më pas kthehet te shtëpia e dajës ku dhe është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në polici.
FIER- Pamjet nga plagosja që ka ndodhur ditën e sotme në Fier kanë dalë. Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, shihet momenti që policia ka shkuar në vendin e plagosjes dhe ka rrethuar vendin.
Bëhet me dije se e plagosur nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur Suzana Mernica. Kjo e fundit po udhëtonte në motorr me djalin në momentin e ngjarjes.
FIER- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur sot me armë zjarri në Fier. Sipas informacioneve, autorët babë e bir, Afrim dhe Ali Cimili, janë shpallur në kërkim.
Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë" dhe po punon për kapjen e tyre.
Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa e plagosur mbeti Suzana Mernica.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Informacion paraprak
Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).
Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Dërmënasit", në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë".
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

FIER- Janë zbardhur detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Sulaj të Fierit. Bëhet me dije se e plagosur nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur Suzana Mernica. Kjo e fundit po udhëtonte në motorr me djalin në momentin e ngjarjes.
Sipas informacioneve policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre. Ende nuk duhen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
FIER- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshtin Sulaj të Fierit. Një person raportohet se ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve, policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.