LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat mafioz në Tiranë/ Plagosen 4 persona në ‘G Class’, dy të mitur në gjendje të rëndë te Trauma, gjendet një makina e autorëve e shkrumbuar

• Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. • Persona ende të paindentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip "G-Class", të cilin e kanë ndjekur deri tek rrethrrotullimi i Shkozës. • Bëhet me dije se katër të plagosurit me armë zjarri janë paraqitur në spitalin e Traumës, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. • Në mesin e të plagosurve janë edhe dy të mitur të moshave 11 dhe 17 vjeç. Të plagosurit janë identifikuar si 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj, 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullaj. • 34-vjeçari dhe 17-vjeçari janë marrë plagë në dorë dhe krah. Dy të miturit e tjerë janë futur në sallën e operacionit. • Të katër të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës. • Sipas raportimeve, autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri nga rrethrrotullimi i Shkozës deri tek TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër. • Automjeti i djegur mbante targat AA 040 YV. • Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Mbeti i plagosur rëndë në atentatin në Tiranë, 11-vjeçari festoi sot datëlindjen

Atentat mafioz në Tiranë/ Plagosen 4 persona në ‘G

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga atentati mafjoz mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur 34-vjeçari Arens Stafa, 17-vjeçari Marko Demiraj, 11-vjeçari Dior Demiraj dhe 19-vjeçari Kian Mullaj.

Dy më të miturit që ndodheshin në makinë janë vëllezër. Ndërkohë që mësohet se 11-vjeçari Dior Demiraj, sot ka festuar datëlindjen.

11-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është futur tashmë në sallë të operacionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

1 VITE ME PARE

Zbardhen detaje nga atentati në Tiranë, ja kush është makina që u qëllua me armë zjarri

Atentat mafioz në Tiranë/ Plagosen 4 persona në ‘G
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lundër të Tiranës. Një automjet tip "G-Class" i kompanisë së sigurimit "Pelikani Security" është qëlluar me breshëri teksa ishte në lëvizje. 

Sipas raportimeve, autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri nga rrethrrotullimi i Shkozës deri në Lundër, ku pas kanë djegur edhe makinën që dyshohet se kanë përdorur. Automjeti i djegur mbante targat AA 040 YV.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës, Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. 11-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është futur tashmë në sallë të operacionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

1 VITE ME PARE

Atentati në Lundër/ Zbardhen identitetet e të plagosurve, dy prej tyre në gjendje të rëndë, futen në sallë të operacionit (EMRAT)

Atentat mafioz në Tiranë/ Plagosen 4 persona në ‘G
foto ilustruese

TIRANË- Janë zbardhur emrat e katër personave të plagosur mbrëmjen e sotme në Lundër. Sipas informacioneve, nëspitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri nga Lundra, Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. 11-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është futur tashmë në sallë të operacionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas raportimeve, autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri nga rrethrrotullimi i Shkozës deri tek TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër.

1 VITE ME PARE

Atentati në Tiranë, policia: Katër të plagosur me armë zjarri janë te spitali i Traumës, mes tyre dy të mitur

Atentat mafioz në Tiranë/ Plagosen 4 persona në ‘G
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë informacione paraprake lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në zonën e Lundrës. Bëhet me dije se katër të plagosurit me armë zjarri janë paraqitur në spitalin e Traumës, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Në mesin e të plagosurve janë edhe dy të mitur të moshave 11 dhe 17 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një automjet i dyshuar i autorëve raportohet se është gjetur i djegur. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

1 VITE ME PARE

Atentati në Tiranë/ U qëllua me armë zjarri drejt një automjeti, dyshohet për katër persona të plagosur

Atentat mafioz në Tiranë/ Plagosen 4 persona në ‘G
foto ilustruese

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. 

Të plagosurit janë dërguar në spital, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga policia.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, raportohet për të plagosur! Gjendet një makinë e djegur në Lundër

Atentat mafioz në Tiranë/ Plagosen 4 persona në ‘G
foto ilustruese

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, të cilin e kanë ndjekur deri tek rrethrrotullimi i Shkozës.

Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për në spital. Autorët janë larguar dhe dyshohet se kanë ndjegur makinën në zonën e Lundrës.

te shtena ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet