Reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, moti bën kthesën e papritur. ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit 21 Janar, 07:19 Trump urdhëron daljen e SHBA nga Organizata Bot&...
"Partitë e reja opozitare më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Ramës," Gresa Hasa: ...
"Nuk do pushtohemi..."/ Trump: Fuqia jonë do të ndalojë çdo luftë dhe do sjellë paqen në një botë...
•Vritet Arian Gosa. •Qyteti i Kavajës është tronditur ditën e sotme, pasi Habib Rexha ka vrarë vëllanë e Edmond Gosës, Arian Gosa. •Gosa ndodhej i ulur në një lokal me babain e tij në momentin që Rexha i ka shkuar pranë dhe e ka qëlluar me pistoletë në kokë. •Më pas autori është larguar me këmbë nga vendngjarja. • Rexha e ka vrarë Gosën për shkak të hakmarrjes, pasi dy muaj më parë vëllezërit e tyre vranë njëri-tjetrin në një sherr banal. Rexha është shpallur në kërkim, ndërkohë që policia ofron 10 mijë euro shpërbim për këdo që jep informacione për arrestimin e tij.
12 artikuj për këtë temë.
KAVAJE- Automjeti që shihni në këtë foto, tip Volksëagen me ngjyrë gri, është makina që autori i vrasjes së Arjan Gosës, Habib Rexha përdori për të kryer krimin. Burime për Dosja, bëjnë me dije se ai e vëzhgoi për ditë me radhë viktimën dhe se në kohën ngjarjes ai ishte i vetëm.
Rexha parkoi makinën disa metra larg lokalit dhe shkoi në këmbë drejt tavolinës ku Gosa ndodhej me babain dhe e qëlloi me një plumb në ballë. Ai është ende në arrati dhe dyshohet se është fshehur në veri të vendit. Arma e krimit e përdorur në këtë ngjarje dyshohet se është pistoletë. Nga ana tjetër, anëtarë të dy familjeve kanë deklaruar se nuk ka pretendime për hakmarrje pasi ngjarja është e mbyllur.
Gjithashtu mësohet se nga pamjet filmike shihet se autori ka zbritur nga makina i maskuar dhe më pas pasi ka kryer vrasjen ai ka hequr maskën për t’u larguar në drejtim të paditur.
Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al
KAVAJË- Autori i vrasjes së Arian Gosës pasditen e sotme në Kavajë është Habib Rexha, i vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë së bashku me Edmond Gosën. Policia ka publikuar foton e Rexhës dhe ka ofruar 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të saktë për kapjen e tij. Policia ka vënë në dispozicion një numër për çdo person që ka dijeni.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë. Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç. Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
KAVAJË- Personi që shihni në foto është Habib Rexha, 31-vjeçari që vrau sot në sy të babait të tij Arian Gosën në Kavajë. Rexha me një pistoletë shkoi në lokalin ku Ariani po pinte kafe me babain e tij dhe e qëlloi me pistoletë në kokë.
Më pas Rexha u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë. Arsyeja se përse Rexha vrau Gosën është hakmarrja, pasi dy muaj më parë, vëllai i Gosës dhe vëllai i tij u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe të dy mbetën të vrarë. Ata u zonë për një konflikt me motive të dobta, se përse kishin parë njëri-tjetrin.
KAVAJË- Policia ka identifikuar autorit e vrasjes së Arian Gosës në Kavajë. Mësohet se autori i vrasjes së tij është një i ri i quajtur Habib Rexha, i vëllai i Altin Rexhës.
31-vjeçari qëlloi me pistoletë Gosën, në kokë teksa po pinte kafe me babain e tij. Më pasi ai u largua nga vendngjarja në këmbë. Shkaku i vrasjës së Gosës është për shkak të hakmarrjes, pasi dy muaj më parë vëllai i tij Edmond Gosa vrau Altin Rexhën, por mbeti dhe vet i vrarë nga kjo ngjarje.
KAVAJË- Detaje kanë dalë nga vrasja e Arian Gosës pasditën e sotme në Kavajë. Mësohet se shkaku i vrasjes është hakmarrja, ndërkohë që policia po heton dy pista deri më tani.
Pista e parë që po hetohet ka të bëjë me sherrin që tani i vëllai i Arianit, Edmond Gosa dy muaj më parë, ku dhe mbeti i vrarë bashkë me Altin Rexhën. Pista e dytë ka të bëj me një ngjarje të nodhur 11 vite më parë, ku Ariani së bashku me Vëllanë e tij Armend (Edmond) Gosa qëlluan me kazmë Gentjan Gjuzin, duke e vrarë. Kjo është dhe arsyeja pse vëllai i Arianit ndërroi emrin nga Armand Gosa në Edmond.
KAVAJË- Arian Gosa, i cili u ekzekutua pasditën e sotme në Kavajë me pistoletë nuk është emër i panjohur për policinë. Ai u qëllua në kokë, teksa po pinte kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë.
Por kush është Arian Gosa?
Arian Gosa është vëllai i Armand (Edmond) Gosës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në kavajë. Edmondi u konfliktua me Altin Rexhën, pasi ky i fundit e kishte parë atë. Më pas Gosa e quajti Rexhën malok dhe se nuk ka punë në Kavajë. Kjo solli një përleshje të tyre, ku njëri me thikë dhe tjetri me armë, arritën që të vrisnin njëri-tjetrin.
Por Arian dhe Armand Gosa nuk ishte hera e parë që përfshihej në një ngjarje kriminale. Para 11 viteve në qytetin e Kavajës, në vitin 2012 të dy vëllezërit masakruan me thika një të ri. Viktima Gentjan Gjuzi në atë kohë humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.
Ja çfarë shkruante Prokuroria?
Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta në Lagjen Nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht i arrestuari Arian Gosa kishte patur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga dyqani i shtetasit Julian Karriqi. Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.
Këtë të fundit e kanë kanë trasportuar në gjendje të rëndë për trajtim mjeksor të specializuar në Spitalin Qëndror Ushtarak Tiranë, ku është shtruar menjëherë në reanimacion, ku ka qëndruar i shtruar. Sipas kallëzimit të shtetasit Julian Karriqi, vëllezërit Arian dhe Armand Gosa janë konfrontuar më pas edhe me të duke e goditur dhe janë larguar nga vëndngjarja, duke lënë aty edhe njërën nga thikat, të thyer.
KAVAJË- Kërkimet për të gjetur dhe kapur autorin e vrasjës së Arian Gosës pasditen e sotme në Kavajë po vazhdojnë. Policia ka ngritur postoblloqe kudo, ndërkohë që efektivët po kryejnë krehjen e zonës.
Po ashtu po merren në pyetje të gjithë dëshmitarët në vendngjarje apo dhe personat që mund të kenë dijeni për rastin. Po ashtu janë kërkuar dhe disa banesa, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë që çon në identifikimin e autorit.
KAVAJË- Arian Gosa ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në Kavajë. Mësohet se një person me pistoletë e ka qëlluar në kokë, teksa viktima po pinte kafe me babain e tij në një lokal.
Por Gosa nuk është emër i panjohur për policisë. Kjo pasi rreth dy muaj më parë, më 29 mars, atij i vranë vëllanë në qendër të Kavajës, Edmond Gosa. Edmondi u vra pasi u konfliktua me Altin Rexhën, sherr që i la të dy të vdekur.
KAVAJË- Fotoja e mësipërme është nga momenti i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë. Mësohet se Gosa po pinte kafe me babanë e tij në një lokal, kur në këtë moment dikush ka ardhur dhe e ka qëlluar me pistoletë në kokë.
Pasi e ekzekutoi, autori u largua nga vendngjarja në këmbë. Policia ka ngritur disa postoblloqe për të identifikuar dhe arrestuar autorin.
KAVAJË- Policia ka dhënë informacione mbi vrasjen pasditen e sotme në Kavajë. Mësohet se viktimë ka mbetur Arian Gosa, i cili është qëlluar me pistoletë. Po ashtu bëhet me dije se sipas policisë shkaku i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje
KAVAJË- Identiteti i personit që ka mbetur i vrarë pasditen e sotme në Kavajë është zbuluar. Bëhet fjalë për vëllain e Edmond Gosës, Arian Gosa.
Ariani ka qenë i ulur në lokal me një person tjetër dhe në këtë moment, dikush është afruar dhe e ka qëlluar.
KAVAJË- Të shtëna me armë ka ndodhur pasditën e sotme në një lokal në Kavajë. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur një person i vrarë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor. Trupi i pajetë i person është marrë dhe po bëhet ekspertiza e nevojshme.