LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtëna me armë gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së në Kurbin, anëtari përplaset me nënkryetarin e qëllon në ajër

• Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar në të shtëna armësh në Kurbin. • Gjatë pasdites së sotme teksa po diskutohej mbi procesin e Primareve, anëtari i PD-së Van Rica është konfliktuar me nënkryetarin e PD-së të kësaj dege Kastriot Marku. • Por konflikti agravoi në përdorimin e armës, me të cilën Rica qëlloi në ajër. • Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Të shtënat me armë në Kurbin, policia: Autori ka qëlluar në korridor të selisë së PD

Të shtëna me armë gjatë mbledhjes së kryesisë
Policia

KURBIN- Detaje të reja janë zbuluar nga Policia në lidhje me konfliktin me armë zjarri në degën e PD-së në Kurbin.  Blutë e Kurbinit sqarojnë se ngjarja ndodhi ndërkohë që po zhvillohej një mbledhje, ku ka pasur një debat mes Kastriot Markut dhe 53-vjecarit Van Rica, anëtar partie. Nga ngjarja janë shoqëruar disa persona të pranishëm gjatë konfliktit, ndërkohë që është shpallur në kërkim Rica.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Qëlloi me armë zjarri, gjatë një konflikti, Policia shpall në kërkim shtetasin V. R. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit, një shtetas kishte  qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se: Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve K. M. ( P), dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin. Në debat e sipër, shtetasi V. R. ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën  shtetasi V. R., tashmë  i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

3 VITE ME PARE

Konflikti në Kurbin, anëtari i PD-së qëllon në ajër pas përplasjes me nënkryetarin Marku

Të shtëna me armë gjatë mbledhjes së kryesisë
Foto Ilustruese

KURBIN- Konflikti i nisur mes një anëtari të Partisë Demokratike në Kurbin dhe nënkryetarit të saj Kastriot Marku ka përfunuar në të shtëna armësh. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se përplasja ka nisur nga një debat i çastit për kandidatët që do të marrin pjesë në Primare.

Ndërkohë që anëtari i PD-së që përdori armën ka qenë nën efektin e alkoolit. Ende nuk dihet identiteti i anëtarit të PD-së që qëlloi me armë, por policia e ka shpallur në kërkim. 

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Të shtënat me armë në Kurbin, konfliktohen në Primaret e PD-së

Të shtëna me armë gjatë mbledhjes së kryesisë

KURBIN- Detaje të reja kanë dalë nga të shtënat me armë në Kurbin. Mësohet se një konflikt i nisur në takimin e kandidatëve të Primares ka përfunduar në të shtëna me armë. 

Gjatë takimit të kandidatëve të primareve me Kryesinë e PD-së të këtij qyteti ka agravuar në përdorimin e armës. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, teksa policia ka shpallur në kërkim një person.

3 VITE ME PARE

Të shtëna me armë në Kurbin, autori largohet në drejtim të paditur

Të shtëna me armë gjatë mbledhjes së kryesisë

KURBIN- Të shtëna me armë janë raportuar pasditen e sotme në Kurbin. Mësohet se një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka asnjë person të lënduar.

Ende nuk dihet identiteti i autorit apo arsyet e gjuajtjes me armë, ndërkohë që burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për kapjen e autorit. Policia ende nuk ka sjellë një njoftim zyrtar për ngjarjen.

te shtena me arme ne kurbin van rica kastriot marku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet