LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi me Begajn, Rama propozon Vlora Hysenin si drejtuese të re të SHISH! PD kundër: Të zbulohet se e shkarkoi Osmani dhe Kurti

• Pas një takimi në Presidencë, me kreun e shtetit Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama i ka propozuar emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. • Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama, me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, duke propozuar Vlora Hysenin. • Vlora Hysenika qenë e angazhuar në udhëheqjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, por u shkarkua qershorin e vitit 2021 nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. prej të gjitha funksioneve të AKI-së pasi akuzohet se ka nxjerrë informacione konfidenciale nga institucione që drejtonte. • Propozimi që Rama i bëri presidentit Bajram Begaj për të emëruar në krye të SHIK-ut, ka sjellë reagime të forta nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike. • Opozitarët po i kërkojnë Begajt që fillimisht të informohet mbi arsyet e largimit të Hysenit nga posti i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës, e më pas të vendosë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama propozon kreun e ri të SHISH, Gazment Bardhi: Është shkarkuar për “zbulim të informacioneve të klasifikuara”, merrni informacione

Takimi me Begajn, Rama propozon Vlora Hysenin si drejtuese të re të
Gazment Bardhi

TIRANË- Propozimi i kryeministrit Edi Rama për Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit ka sjellë reagimet e para nga ana e Partisë Demokratike. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet e tij sociale "Facebook", deputeti Gazment Bardhi shkruan se presidenti, Begaj duhet të informohet mbi arsyet e largimit të Hysenit nga posti i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës. Kjo pasi dyshohet se ajo ka nxjerrë informacionet sekrete, ndaj dhe ka lënë detyrën...

"Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Znj. Vlora Hyseni si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni. Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë. Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare,"-tha në fjalën e tij Gazment Bardhi.

Sot, kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreu të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama, me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa emri, të cilin Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit.

3 VITE ME PARE

Figura e një presidenti- Rama i shkon në zyrë, Bajram Begaj si kamarier

Takimi me Begajn, Rama propozon Vlora Hysenin si drejtuese të re të
Edi Rama dhe Bajram Begaj

Kjo është fotoja që Kryeministri i Shqipërisë ka postuar për të ilustruar takimin e tij të sotëm me Presidentin e Republikës. Unë besoj se pikërisht kjo foto, si asnjë tjetër, e përfaqëson denjësisht figurën e Presidentit. Si një kamarier që ka marrë porosinë për kafe dhe niset me vrap.

Pak minuta pas këtij statusi fotoja e mësipërme është hequr dhe është vënë një normale. Por kjo nuk e ndryshon aspak bindjen time se e para ishte shumë më domethënëse.

Takimi në fjalë ka qenë për emërimin e znj. Vlora Hyseni në pozitën e lartë të Kryetares së Shërbimit Informativ të Shqipërisë (ShISH). Znj Hyseni ka qenë më parë zv. Drejtore e Shërbimit Informativ të Kosovës dhe është shkarkuar nga kjo detyrë me vendim të Kryeministrit Kurti dhe Presidentes Osmani. Për pak kohë znj. Hyseni ishte këshilltare e Kryeministrit Rama.

Megjithatë fokusi i këtij statusi është fotoja që Kryeministri ka zgjedhur për ta ilustruar takimin.

*Titulli i shënimit është redaksional-shkrimi është marrë nga Facebook-u i Ermal Mulosmanit

3 VITE ME PARE

SHIK apo SHISH? Rama ngatërrohet me 'fjalët e veta', i paqartë se kë do "riformatojë"

Takimi me Begajn, Rama propozon Vlora Hysenin si drejtuese të re të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkoi sot në zyrën e prsidentit të vendit, Bajram Begaj, e më pas i propozoi edhe një emër për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit. E përzgjedhura është Vjosa Hyseni. Por ka pasur një paqartësi për postin që ka zgjedhur që Hyseni të ketë në institucionet shqiptare.

Në njoftimin që ka bërë për të treguar se çfarë ka diskutuar me presidentin, Rama thotë se numrit një të shtetit i propozoi Hysenin si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar, pra SHIK. E një resht më poshtë shkruan se do riformatimin e Shërbimit Inteligjent Shqiptar. E këtu ka të drejtë, sepse ashtu quhet institucioni që Hyseni potencialisht do të drejtojë: Shërbimin Informativ të Shtetit.

"Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar,"-shkruan Rama në postimin.

Në fakt, Shërbimi Informativ Kombëtar, ishte një agjenci shërbimi inteligjence e krijuar në vitin 1991 nga Kuvendi Popullor Shqiptar. Ishte pasardhësi i Sigurimit të shteteti, agjencisë famëkeqe të shërbimit sekret që shtypi disidencën antikomuniste gjatë qeverisë komuniste të viteve 1944-1991. Agjencia u pasua nga SHISH në 1997, e që nga ajo kohë njihen si SHISH.

Vetëm Rama duket se e ngatërron ende...ose kërkon ta rikthejë SHIK!

3 VITE ME PARE

Rama: I paraqita Begajt propozimin për emërimin e Vlora Hysenit si drejtore e SHISH

 
Takimi me Begajn, Rama propozon Vlora Hysenin si drejtuese të re të
Edi Rama dhe Bajram Begaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në takimin që pati sot me presidentin Bajram Begaj ka propozuar emërimin e Vlora Hysenit si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se përgatitja e spikatur dhe eksperienca e saj përbën një garanci për reforimin e SHISH.     

Postimi i Ramës:

Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

Mw parw pozicionin e kreut tw SHISH e mbante Helidon Bendo. Bendo u emërua në detyrën e Drejtorit të SHISH më 5 Nëntor 2018. Ai është një inspektor karriere, pasi iu bashkua shërbimit inteligjent në vitin 1995. Bendo është diplomuar për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si dhe trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit. Bendo ka qënë prej kohësh në qendër të hakerave iranianë. Ata publikuan mjetet e identifikimit të Bendos. Në dokumente ishin të gjitha të dhënat e Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Mirëpo, hakerat nuk janë ndaluar me kaq. Ata kanë publikuar edhe lëvizjet e Bendos nga Shqipëri. Në dokumente shihet sa herë ish-kreu i SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.

vlora hyseni shish kreu i ri i shish

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet