LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi i Ramës me kryebashkiakët, Veliaj mungon, kryeministria: Shkak, ceremonia për nderimin e ish-ambasadorit Arvizu

• Kryeministri, Edi Rama ka mbledhur kryetarët e Bashkive ditën e sotme në Tiranë, për procesin e legalizimit të banesave. • Por kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk ka marrë pjesë në takimin e sotëm, në të cilin u diskutua mbi turizmin si dhe legalizimin e banesave dhe ndërtesave. • Shkak për mungesën e Veliajt në këtë takim është bërë ceremonia e nderimit të ish-ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me çelsin e qytetit. • Veliaj u përfaqësua në takimin me Kryeministrin nga Nënkryetarja e Bashkisë Frida Pashako

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mungesa e Veliajt në takimin me Ramën, Kryeministria: Shkak nderimi i ish-Ambasadorit Arvizu

Takimi i Ramës me kryebashkiakët, Veliaj mungon, kryeministria: Shkak,
Kryeministria

TIRANË- Mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj në takimin e kryeministrit Edi Rama së bashku me kryebashkiakët e tjerë ka sjell shumë pikëpyetje në media. Por kryeministria ka sqaruar me anë të një njoftimi se arsyeja e mungesës së tij ishte pasi Veliaj ishte në ceremoninë e dorëzimit të çelësit të Tiranës për ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Po ashtu theksohet se Veliaj u përfaqësua në takimin me Kryeministrin nga Nënkryetarja e Bashkisë Frida Pashako

Njoftimi i kryeministrisë:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte i ftuar në mbledhjen që zhvilloi Kryeministri Rama me kryetarët e bashkive paraditen e së mërkurës në Kryeministri. Për shkak të agjendes dhe aktivitetit të parashikuar për nderimin e ish-ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksander Arvizu me “Çelesin e qytetit”, z. Veliaj u përfaqësua në takimin me Kryeministrin nga Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Frida Pashako.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryebashkiakët për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale. Gjatë mbledhjes Rama është fokusuar te procesi i legalizmit si dhe te turizmi në vendin tonë. 

2 VITE ME PARE

Mungoi në takimin me Ramën, zyra e shtypit tregon arsyen: Veliaj ishte me ish-ambasadorin Arvizu

Takimi i Ramës me kryebashkiakët, Veliaj mungon, kryeministria: Shkak,
Erion Veliaj

TIRANË- Mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj në takimin e kryeministrit Edi Rama së bashku me kryebashkiakët e tjerë ka sjell shumë pikëpyetje në media. Por zyra e tij e shtypit i tha News24 se arsye e mungesës së tij ishte pasi Veliaj ishte në ceremoninë e dorëzimit të çelësit të Tiranës për ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ceremoni e ishte planifikuar kohë më parë.

Po ashtu zyra e shtypit thekson se Veliaj u përfaqësua në takim me nënkryetaren e Bashkisë dhe drejtorin Juridik.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryebashkiakët për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale. Gjatë mbledhjes Rama është fokusuar te procesi i legalizmit si dhe te turizmi në vendin tonë. 

2 VITE ME PARE

Justifikohet me Arvizun/ A e ftoi Rama-Veliajn në takimin me kryetarët e bashkive?

Takimi i Ramës me kryebashkiakët, Veliaj mungon, kryeministria: Shkak,
Veliaj dhe Rama

Takimi i kryeministrit Edi Rama me kryetarët e Bashkive në vend për procesin e legalizimit, padyshim që ishte risi për këta të fundit, duke qenë se më këtë proces është marrë ASHK. Por edhe pse ishin të gjithë të ftuar dhe të thirrur për të marrë pjesë, jo të gjithë kryebashkiakët kanë vendosur që të shkojnë. 

Përfshi këtu dhe kryebashkiakun më të rëndësishëm të kësaj qeverie, numrin 1 të Tiranës, Erion Veliaj. Rama foli për më shumë se një orë në lidhje me procesin e legalizimit të ndërtimeve dhe banesave, duke u bërë thirrje kryebashkiakëve që të përfshihen më shumë në këtë proces.

Por për Veliajn ka qenë më e rëndësishme takimi që ka me ish-Ambasadorin amerikan në vend Alexander Arvizu, ku do i jap sot çelsin e qytetit. Ende nuk dihet nëse Veliaj e ka refuzuar ftesën e kryeministrit, apo ky i fundit nuk e ka futur në listë fare. Kjo për shkak të marrëdhënieve të axhituara mes të dyve gjatë muajve të fundit. 

Prej shumë kohësh marrëdhëniet mes të parit të qeverisë dhe të parit të Tiranës, janë të përçarja dhe kjo është vënë dukshëm re në çdo dalje publike të këtyre të fundit. Herë Rama ka refuzuar që ta takoj Veliajn dhe herë ky i fundit i ka nisur mesazhe të koduara gjatë fjalimeve të tij. 

Nuk dihet nëse kjo është një metodë që Rama bën me çdo vartës të tij që ka probleme me drejtësinë, apo mungesa ishte thjesht një rastësi. Pasi muajt e fundit kanë qenë intensiv për Veliajn, për shkak të aferës së Inceneratorit të Tiranës apo të vjedhjeve te tenderave nga drejtorët e këtij të fundit të caktuar në Bashkinë Tiranë. Por shumë mirë kjo mund të jetë dhe një 'loje' të organizuar mes kryeministrit dhe Veliajt, për të tërhequr vëmendjen e publikut nga çështjet e nxehta që ka në duar SPAK. 

A e refuzoi Ramën për Arvizun apo justifikoi mungesën e ftesës nga Rama me ish-ambasadorin amerikan? Kjo nuk ka për tu sqaruar kurrë nga të dyja palët që sot u shfaqën sërish të ndarë, por jashtë kamerave bashkojnë fuqitë për të anuluar masat e sigurisë te SPAK.

erion veliaj edi rama aleksander arvizu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet