LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Të rritet bashkëpunimi dhe të krijohet një shoqëri e përbashkët", Rama takim me fermerët në Cërrik: Kryebashkiakët nuk e shohin fshatin si pjesë të punës së tyre të përditshme

• Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takim në Cërrik me disa nga ministrat dhe kryetarët e 7 bashkive të qarkut të Elbasanit. • Në këtë takim ishin të pranishëm edhe fermerë pasi në fokus të diskutimeve ishte bujqësia. • Rama u shpreh para nisjes së bashkëbisedimit me fermerët, se takimi i sotëm është organizuar për të dëgjuar më nga afër këndvështrimet e tyre. • Sipas tij linja e re e kredisë prej 250 milionë euro nga Banka e Shqipërisë rrezikon të ngelet e pashfrytëzuar. • Rama tha se e njëjta gjë po ndodh edhe me Paketën e Maleve që mund të mos shfrytëzohet. • Ai shtoi se shpreson që pas takimit të sotëm të rritet bashkëpunimi më fermerët, pasi sipas tij ka potenciale ende të pashfrytëzuara. • Rama në takim shprehu kritika edhe për kryebashkiakët e vendit. • Ai tha së disa prej tyre nuk e shohin fshatin si punën e tyre të përditshme. • Më tej shtoi se patjetër duhet marrë një kthesë tjetër në këtë drejtim. • Ai theksoi se pushteti vendor duhet të jetë pika e parë mbështetëse për fermerët që duan të zgjerojnë sipërmarrjen e tyre. • Në takimin me fermerët në Cërrik, Rama tha se buxheti nuk është përgjigja për sfidat dhe zhvillimin që synohet. • Ai u shpreh se bashkitë duhet të jenë të parat që të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të përbashkët, dhe theksoi se kjo nuk është çështje subvencionesh. • Sipas tij me subvencionet nuk ka zhvillim por vetëm mbijetesë. • Më tej kryeministri u shpreh se nëse krijohet shoqëria e përbashkët ku bashkia bëhet pjesë dhe qeveria gjithashtu përfshihet përmes garancisë sovrane, financimi do të jetë më i madh.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Me subvencionet thjesht mbijetojmë", Rama: Bashkia duhet të jetë e para që ulet për të krijuar një shoqëri të përbashkët

"Të rritet bashkëpunimi dhe të krijohet një
edi rama

CËRRIK- Në takimin me fermerët në Cërrik, kryeministri Edi Rama tha se buxheti nuk është përgjigja për sfidat dhe zhvillimin që synohet.

Rama tha se bashkitë duhet të jenë të parat që të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie të përbashkët, dhe theksoi se kjo nuk është çështje subvencionesh. Sipas tij me subvencionet nuk ka zhvillim vetëm mbijetesë.

Më tej kryeministi u shpreh se nëse krijohet shoqëria e përbashkët ku bashkia bëhet pjesë dhe qeveria gjithashtu përfshihet përmes garancisë sovrane, financimi do të jetë më i madh.


 

"U bënë shumë vite që përpiqemi të krijojmë një realitet kapitalist dhe kryefjala jonë, s’e kam fjalën për ju, për ne në radhë të parë, është buxheti. Mblidh taksa dhe jep buxhet dhe të gjithë turren te buxheti duam më shumë ndërkohë që nga ana tjetër duan më pak taksa. Ndërkohë që buxheti nuk është në asnjë mënyrë përgjigjja për sfidat që ne kemi dhe për zhvillimin që duam të bëjmë. 250 mln euro është linja e kredisë së BSH.

Bashkia të jetë e para të ulet të ndërtojë një projekt, të ndërtojë një shoqëri të përbashkët, të fusë fonde dhe të marrë kredinë përkatëse të garantuar nga shteti dhe nuk është çështje subvensionesh. Me subvencionet nuk shkojmë larg por thjesht mbijetojmë.

Në rast se krijojmë një shoqëri ku bashkia bëhet pjesë dhe kur qeveria bëhet pjesë përmes garancisë sovrane, financimi është më i madh sesa 10 vjet financim nga subvensionet. Në rastin konkret, ju duhet të bëheni promotorë të kësaj se i keni kapacitetet për të bërë një projekt dhe të uleni me bashkinë. Kjo është rruga, nëpër Evropë janë pjesëmarrëse aktive të zhvillimeve në biznesin e fshatit.

Buxhetit i shtetit për bujqësinë ka shumë më pak sesa ca keni ju të deklaruar dhe të padeklaruar. Ju jeni ata që mund t’i tërhiqni bashkitë në proces duke sjellë dijen tuaj, kështu që unë pres që shoqata juaj të vijë dhe të thotë se kemi bërë një projekt dhe ia kemi çuar bashkisë së Malësisë së Madhe, s’po marrim mbështetje, Shkodrës apo Laçit...dhe s’po marrim përgjigje. Këtu gjejmë ne mënyrën se si të ndërhyjmë dhe se si të mbështesim. Por ama gjëja duhet të fillojë nga projekti.”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama: Kryebashkiakët nuk e shohin fshatin si pjesë të punës së tyre të përditshme

"Të rritet bashkëpunimi dhe të krijohet një
edi rama

CËRRIK- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm më fërmerët në Cërrik shprehu kritika edhe për kryebashkiakët e vendit. Ai tha së disa prej tyre nuk e shohin fshatin si punën e tyre të përditshme.

Më tëj shtoi se patjetër duhet marrë një kthesë tjetër në këtë drejtim. Ai theksoi se pushteti vendor duhet të jetë pika e parë mbështetëse për fermerët që duan të zgjerojnë sipërmarrjen e tyre.

"Që kur është bërë reforma administrative territoriale, në vend që të sillte rritje të vëmendjes dhe mundësive për fermerët në fshat, ka sjellë shkëputje.  Kryebashkiakët e shohin fshatin si çështje të urbanizimit dhe infrastrukturës, por jo si pjesë të punës së tyre të përditshme. Duhet patjetër të garantojmë një kthesë në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë ndërmarrje bujqësore të krijuar me bashkëpunimin e fermerëve dhe strtukturave të pushtetit vendor. Pushteti vendor duhet të jetë pika e parë mbështetëse për ata që duan të zgjerojnë sipërmarrje. Besoj që fryma e kësaj tryeze është e qartë. Mbetet të marrim maksimumin e secilit prej jush. Çfarë ndodh në territor dhe çfarë mungesash keni ju.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Linja e kredisë dhe Paketa e Maleve mund të mbeten të pashfrytëzuara", Rama: Duhet të rrisim impaktin e institucioneve që mbështetesin bujqësinë, por që kanë dobësira të mëdha

"Të rritet bashkëpunimi dhe të krijohet një
takimi

CËRRIK- Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në takimin me fermerët në Cërrik, se linja e re e kredisë prej 250 milionë euro nga Banka e Shqipërisë rrezikon të ngelet e pashfrytëzuar. Rama tha se e njëjta gjë po ndodh edhe me Paketën e Maleve që mund të mos shfrytëzohet. 

Ai shtoi se shpreson që pas takimit të sotëm të rritet bashkëpunimi më fermerët, pasi sipas tij ka potenciale ende të pashfrytëzuara. 

"Kemi vendosur në dispozicion të fermerëve dhe fshatit një linjë të re kredie nga Banka e Shqipërisë 250 mln euro, shumë kolosale për t’iu përgjigjur ambicieve dhe të mbështetur projektet në fshat. Shpresoj shumë që nga kjo bisedë e sotme të çelim një kapitull të ri bashkëpunimi. Nuk është vetëm linja e kredisë, por edhe Paketa e Maleve rrezikon të mbetet e pashfrytëzuar, nëse nuk ndërtojmë mekanizëm të ndërmjetëm. Kemi potenciale ende të pashfrytëzuara.

Kemi protagonist jo vetëm që kanë ndërtuar sipërmarrje por kanë edhe bagazh dijesh. Dhe kto dije janë pasuri që duhet ti ndajmë së bashku. Por kjo nuk mund të ndodhë pa ardhur në këtu. Kemi nevojë të rrisim impaktin e institucioneve që në letër dhe misionin e tyre kanë mbështetjen e bujqësisë por në realitet kanë dobësira të mëdha. Nuk na bën punë nëse nuk i thoni gjërat troc sic janë. Baza e këtij takimi duhet të jetë të qënurit i hapur me arsyen pse jemi mbledh, pa asnjë dorashkë.", tha Rama.  

1 VITE ME PARE

Rama me fermerët në Cërrik: Pas reformës administrative territoriale, ka pasur shkëputje të strukturave vendore me fshatin

"Të rritet bashkëpunimi dhe të krijohet një
edi rama

CËRRIK -Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Cërrik ku po zhvillon një takim më fermerët e qarkut të Elbasanit, ku në fokus të diskutimeve është sektori i bujqësisë. Rama u shpreh para nisjes së bashkëbisedimit me fermerët, se takimi i sotëm është organizuar për të dëgjuar më nga afër këndvështrimet e tyre. 

Ai tha më tej se që pas reformës administrative territoriale, në vend që të rritej vëmendja për fshatin, ka pasur një shkëputje të tij me strukturat vendore. Rama u shpreh se drejtuesit vendorë nuk e shohin fshatin si pjesë të punës së tyre të përditshmë, ndërsa shtoi se kjo duhet të ndërrojë. 

"Arsyeja pse jemi mbledhur këtu sot ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe në mënyrë më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në këtë territorin, hapësirën e madhe të zhvillimit rural, ku gjatë gjithë periudhës së fundit të kontakteve intensive me njerëzit në fshat, për shkak të procesit elektoral kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për t’u afruar më shumë dhe për të dëgjuar më shumë nga jeta e përditshme reale e njerëzve që jetojnë dhe punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat.

Në mënyrë sporadike kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamjen e parë janë të thjeshta, por janë jashtë rrezes së vëmendjes dhe të leximi nga ana e qeverisë dhe strukturave tona vendimmarrëse dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe patjetër edhe konsum të pafrytshëm të kohës suaj që është edhe koha e vendit.

Nuk dua të hyj në detaje, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë tryezë diskutimi është sepse duam që diskutimi të shtrihet në cdo detaj edhe që opinioni juaj të shtjellohet plotësisht. Kjo me sa kuptoj unë ka munguar dhe na mungon. Pas këtij diskutimi do mundohemi të gjejmë rrugët që ky kontakt të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj. Ne kemi bërë një përzgjedhje bazuar tek profilet e ndryshme të sipërmarrjes në fshat.

Kemi marrë opinionet e drejtuesve tanë të qarqeve. Kemi ftuar dhe drejtues të pushtetit vendor. Pasi që kur është bërë reforma administrative territoriale, në vend që të sillte rritje të vëmendjes dhe mundësive për fermerët në fshat, ka sjellë shkëputje.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama takim dy ditor në Cërrik me ministra, kryebashkiakë dhe blegtorë, në fokus të diskutimeve sektori i bujqësisë

"Të rritet bashkëpunimi dhe të krijohet një
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dhe nesër takim në Cërrik me ministrat dhe jo vetëm, ku në fokus të diskutimeve do të jetë bujqësia. 

Ministrat që do të marrin pjesë në takimin dy ditor janë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe ministri i Financave, Petrit Malaj. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe blegtorë. Në takim raportohet se do të marrin pjesë edhe kryetarët e 7 bashkive të qarkut të Elbasanit. 

Diskutimi mbi sektorin e bujqësisë do të përfshijë çështje të ndryshme, duke nisur nga mbështetje financiare që merr nga buxheti i shtetit, mundësitë për të rritur financimin, skemat kombëtare dhe si mund të rishikohen për të qenë sa më mbështetëse e deri tek masat e marra për IPARD, që të riaktivizohen fondet.

edi rama ne cerrik

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet