LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për anëtarësimin në BE. Marta Kos: Udhëheqësit të zbatojnë reformat (Incidenti me moderatoren)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 20 në forumin e Bled në Sllovani. Pjesë e panelit të diskutimit ishte edhe Marta Kos, Komisionere për Zgjerim e Bashkimit Europian, Robert Golob, Kryeministër i Sllovenisë dhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Malit të Zi. • Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se besnikëria e Shqipërisë kundrejt BE-së nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Kryeministri e ka krahasuar Evropën me një pacient që ndodhet në spital ndërsa vendet anëtarë si mjek të saj. • Rama përfundoi duke thënë se shtetet anëtare të saj, që duhet të jenë më të bashkuar dhe harmonizuar, për ta bërë unionin më të fortë. • Kryeministri theksoi se Shqipëria po bën të pamundurën për të përmbushur objektivat e vendosura nga Komisioni Europian për të përmbyllur negociatat për anëtarësim në BE. •Sipas Ramës, përfitimi më i madh në këtë proces është që Shqipëria të mësojë nga BE-ja si të ndërtojë institucione. •Teksa Rama po fliste në një moment moderatorja bëri një ndërhyrje duke i thënë kryministrit të presë një sekondë. •Por siç duket kjo nuk i pëlqeu kryeministrit tonë dhe ky i fundit i kthehet duke i thënë që është aty për të folur dhe jo për ta ndërprerë. Rama gjithashtu iu drejtua moderatores duke i thën që ajo është aty për të moderuar. •Ndër të tjera Rama foli edhe për zgjedhjet parlamentare ku tha se arsyeja e fitores së thellë të PS në zgjedhjet parlamentare ishte e lidhur me zotimin për anëtarësimin në BE. Sipas tij të gjithë votuesit "u mblodhën" rreth  flamur të Bashkimit Europian. • Rama tha gjithashtu se në Shqipëri ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar. •Ndërkohë komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se vendet që duan unionin duhet të përmbushin reformat. •Duke folur në edicionin e 20 në forumin e Bledit, Kos theksoi se palët në këtë proces duhet të jenë gati, si BE ashtu dhe vendet aspiorante. •Ajo theksoi se anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëhet në Bruksel, por ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku. •Ndër të tjera Kos tha se nuk ka rrugë të shkurtër për të gjithë shtetet kandidate të cilat duan të anëtërsohen në BE.

10 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Forumi BLED në Slloveni/ Marta Kos: Nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën, në 2029-n Shqipëria mund të anëtarësohet në BE

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për
Marta Kos

SLLOVENI- Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën e shkëlqyer”. Duke folur në edicionin e 20 në forumin e Bledit, Kos shtoi gjithashtu se vendet kandidate duhet të realizojnë të gjitha reformat. 

“Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe së dyti vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe ku kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu ca të tjerë.

Në 2028-ën mund, të kemi 28 anëtarë. Dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029-n mund të kemi 29 anëtarë. Megjithatë, unë nuk kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni”, tha Kos.

9 MUAJ ME PARE

Rama në samitin e BLED: Arsyeja që fituam kaq thellë në zgjedhje ishte e lidhur me zotimin për anëtarësimin në BE

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për
edi rama

SLLOVENI - Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në edicionin e 20-të të forumit strategjik të BLED në Slloveni. Rama foli edhe për zgjedhjet parlamentare ku tha se arsyeja e fitores së thellë të PS në zgjedhjet parlamentare ishte e lidhur me zotimin për anëtarësimin në BE. Sipas tij të gjithë votuesit "u mblodhën" rreth  flamur të Bashkimit Europian. Rama tha gjithashtu se në Shqipëri ka ende shumë gjëra që duhen përmirësuar. 

Rama: Ne jemi të përkushtuar dhe nuk besoj se ka vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore me BE-në. Arsyeja që fituam kaq thellë ishte e lidhur me zotimin për anëtarësimin në BE dhe të gjithë të mblidheshim rreth flamurit për ta sjellë në BE. Dikush nga Sllovenia më tha që po ecni shumë mirë, por kujdes nga ajo që dëshironi, kjo ishte ajo që mu tha në një sallë tjetër, jeni në një pozitë kaq të mirë në Slloveni. Por ka diçka që nëse ju mundim, është opzitmizmi, ju jeni të depresionuar këtu. Në Shqipëri ka kaq shumë gjëra që duhet ti përmirësojmë.

9 MUAJ ME PARE

Forumi Bled/ Moderatorja ndërpret Ramën: Një sekondë! Kryeministri i kthehet: Jo, nuk pres asnjë sekondë, jam këtu për të folur

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për
Edi Rama

SLLOVENI- Gjatë bisedës së hapur në panel në Forumi Bled në Slloveni teksa po fliste kryeministri Edi Rama, moderatorja bëri një ndërhyrje duke i thënë kryministrit të presë një sekondë. Por siç duket kjo nuk i pëlqeu kryeministrit tonë dhe ky i fundit i kthehet duke i thënë që është aty për të folur dhe jo për ta ndërprerë. Rama gjithashtu iu drejtua moderatores duke i thën që ajo është aty për të moderuar. 

Pjesë nga diskutimi:

Marta Kos: Nuk ka të bëjë me piketa, jam dakord me Antonion që ka të bëjë me lidershipin në të dyja anët. Ne jemi në lëvizje në këshill, në 10 muajt e fundit kemi hapur më shumë grup kapituj sesa në 5 vitet e  undit. Kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, fillimisht në Bruksel dhe më pas në ndeshjen e futbollit mes vendeve kandidate dhe atyre anëtare në Tiranë. Është e mundur që nëse përfundojmë në 2026 në aspektin teknik, në 2028 mund të kemi 28 anëtarët e BE-së dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer mund të kemi 29 anëtarë. Unë skam shumë kohë, kam katër vjet.

Edi Rama: Ne jemi njërës besnik, kemi mbështetur Perandorinë Osmane, Bashkimin Sovjetik, Kinën dhe tani juve. Më e mira jonë është që edhe kur ata dështojnë ne jemi me ta. Edhe kur ata vazhdojnë dështojnë ne jemi me ata. Ashtu si ushtarët japonezë në pyll.

Moderatorja: Një sekondë…

Edi Rama: Jo nuk pres një sekondë se jam për të folur këtu. Ti je këtu për të moderuar!

9 MUAJ ME PARE

"Na duhet të meritojmë martesën..."/ Rama në Forumin e Bled: Ne e duam Europën pa kushte, por na ka bërë të vuajmë shumë

 

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për
Edi Rama

 

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama duke folur në panelin e diskutimin në edicionin e 20 të Forumit të Bledit në Slloveni, thekjsoi se Shqipëria po bën të pamundurën për të përmbushur objektivat e vendosura nga Komisioni Europian për të përmbyllur negociatat për anëtarësim në BE. 

Rama u shpreh se "Ne e duam Europën pa kushte, edhe pse Europa na ka bërë të vuajmë shumë. Por jemi të bindur që në fund do të martohemi".

Sipas Ramës, përfitimi më i madh në këtë proces është që Shqipëria të mësojë nga BE-ja si të ndërtojë institucione.

"Miqtë tanë të dashur nga ana tjetër e oqeanit kanë menduar se bombat e blera mund të ndryshojnë një vend, edhe pse dolëm nga një histori e ngjashme sa i takon mungesës së lirisë është dija për ndërtimin e institucioneve, nuk është diçka që na pëlqen domosdoshmërisht, nuk na pëlqen ta kemi trafikun aq të përsosur sa në Gjermani por duhet ta bëjmë.

Është e jashtëzakonshme… ne po ecim përpara, po përparojmë por në kuptimin e udhëheqjes tek ne është populli shqiptar. Ne e duam Europën pa kushte, edhe pse Europa na ka bërë të vuajmë shumë. Por jemi të bindur që në fund do të martohemi. Do të flasim, është një hap më tek. Na duhet të meritojmë martesën dhe po punojmë për këtë”, tha Rama.

9 MUAJ ME PARE

"Karriget po bëhen më të vogla"/ Rama batuta në Forumin e Bled: Mos doni ta mbyllim shpejt

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për
Edi Rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në edicionin e 20 të forumit të Bledit në Slloveni me disa batuta në lidhje me organizatorët. Gjatë fjalës së tij, Rama është ankuar për madhësinë e karrigeve ku ata janë ulur, duke i quajtur ato dhe të parehatshme. Kryeministri ka vazhduar me batutat, duke theksuar se nëse ata do të donin që të mbaronin panelet shpejt, nuk duhet që të ftonin njerëz nga Ballkani.


   

“Së pari është shumë mirë që gjendem këtu në 20-vjetorin e forumit. Dua të bëj dy komente të shkurta. U çudita që ish-presidenti mbeti i njëjti, njësoj si Sllovenia. Komenti i dytë, nuk e di për çfarë arsye por karriget bëhen më të vogla, më të vogla, e më të parehatshme. Mos keni ndonjë mesazh për të në përcjellë. Për të në thënë që ta mbyllim shpejt… s’duhet të kishit njerëz nga Ballkani, aq më keq kandidat, që është më dëshpëruese. Nuk po themi që jemi gati për 2027, por falë rekordmenes sllovene të notit, kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga komisioni që na sfidon ti realizojmë të gjitha kriteret që të përmbyllim negociatat deri në 2027. Po shtyjmë, po ecim përpara dhe nuk po bëjmë pyetje”, tha Rama.

9 MUAJ ME PARE

"Nuk ka rrugë të shkurtra"/ Marta Kos: Sa i takon anëtarësimit duhen udhëheqës që zbatojnë reformat

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për
Marta Kos

SLLOVENI- Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se vendet që duan unionin duhet të përmbushin reformat. Duke folur në edicionin e 20 në forumin e Bledit, Kos theksoi se palët në këtë proces duhet të jenë gati, si BE ashtu dhe vendet aspiorante.

Ajo theksoi se anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëhet në Bruksel, por ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku. Ndër të tjera Kos tha se nuk ka rrugë të shkurtër për të gjithë shtetet kandidate të cilat duan të anëtërsohen në BE.

“Ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk kemi udhëheqës që besojnë vetë vete që ky institucion është gjëja më e mirë. Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbiu punët e përditshme, që dinë si ti zgjidhin çështjet dypalëshe dhe së treti udhëheqës që besojmë se është detyra e tyre që ti shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë. Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëjmë neve në Bruksel, ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku.

S’ka rrugë të shkurtra, folët për zotimin e Borrell, ndërkohë që ia tha që në 2030 të dyja palët duhet të jenë gati, vendet kandidate dhe ne. Ne që të jemi në gjendje ti pranojmë këto shtete, ata duhet të realizojnë reformat,  shteti i së drejtës, media e lirë janë të panegociueshme. Gjeopolitika ka ndryshuar, përballemi me faktin që ka forca trazuese të jashtme siç i përkufizoj unë që duan të na shohim të dështojmë. Tani kemi forca të jashtme që duan që ne si Europë duam të dështojmë, kemi zgjedhje të rëndësishme në Moldavi. Rusia po rreket fort të luftojë kundër qeverisë aktuale”, tha Kos.

9 MUAJ ME PARE

"Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor nuk është premtim por përparësi"/ Antonio Costa: Udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për
Antonio Costa

SLLOVENI- Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa ka deklaruar se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor nuk është thjeht premtim por përparësi. Duke folur në edicionin e 20 në forumin e Bledit, Costa ka theksuar se udhëheqësit e këtyre vendeve duhet që të marrin përgjegjësi. Sipas Costa-s, ata duhet që të përgatisin Bashkimin Evropian për zgjerim dhe sipas tij kjo është mundësia më e mirë për të ndërtuar një kontinent më të bashkuar. 

“Rruga e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor nuk janë thjesht premtime, por përparësi. Këto vende janë në zemër të Europës dhe pjesë e së ardhmes së Europës. Në vitet në vijim duhet të përgatisim Bashkimin Europian për zgjerim është mundësia më e mirë për të ndërtuar një kontinent më të bashkuar. Duhet të përfitojmë nga ky moment për zgjerimin. Plani i rritjes për zgjerimin e për Ballkanit Perëndimor ndryshon, por ndihmon për reformat dhe integrimin ekonomik dhe nuk duhet humbur ky moment. Të gjithë udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi sepse kjo lidhet me vlera, demokraci, sundimin e ligjit. Pra është më kërkuese për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vështirësia më e madhe nuk janë reformat apo negociatat, sfida e vërtetë ka të bëjnë me përshtatjen e një mendësie dhe kulture të re që tejkalon konfliktet për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët”, tha Costa.

9 MUAJ ME PARE

"Evropa është si një pacient me 27 mjekë"/ Rama: Bashkimi i shteteve duhet të jetë më i fortë

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për
Edi Rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar Evropën me një pacient që ndodhet në spital. Nga fjala e tij në edicionin e 20 në forumin e Bled, Rama ka theksuar se shtetet anëtare të saj, janë 27 mjek, që duhet të jenë më të bashkuar dhe harmonizuar. 

"Shpresojmë që të tjerët të bien dakord me Martën, Evropa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë e bën më të ndërlikuar që trajtojnë problemet që mund të jetë çdo organ, ata duhet të jenë më të lumtur, është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Evropë lidhen me faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë, këta patologët duhet të specializohen paksa për të pasur një bashkim, ndryshe do të kemi një rënie të pashmangshme," tha Rama.

9 MUAJ ME PARE

Rama në forumin e Bled: Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për
Edi Rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Evropa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës. Duke marrë pjesë në edicionin e 20 të forumit të Bled në Slloveni, kryeministri shqiptar ka theksuar se politika e jashtme e Shqipërisë është e harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian. 

"Në Europë nuk jemi mësuar që të kemi një shtet sipërmarrës, pra ne kërkojmë më shumë para nga buxheti, më shumë shpenzime, më shumë borxh, pastaj më shumë para e shpenzime e kështu me radhë. Pra edhe ato duhet të bëhen bashkë me sipërmarrësit dhe të bëjnë para për ta, për interesin e tyre dhe institucionet nga ana e tjetër për interesin publik. Ata që janë brenda BE duhet të përpiqen të jenë më të lumtur sepse është një vend i mirë për të gjithë ata që janë aty. Por këta patologët duhet të specialozohen paksa, njëri duhet të jetë onkologu, njëri patologu e kështu me radhë për t’u kujdesur për të gjithë shqetësimet. Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës që mund të jetë një gjë e mirë”, tha Rama.

9 MUAJ ME PARE

Rama në forumin e Bled në Slloveni: Synojmë anëtarësimin e Bashkimin Evropian

Forumi i Bled/ Rama: Arsyeja që fituam zgjedhjet ishte zotimi për
Edi Rama

SLLOVENI- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 20 në forumin e Bled në Sllovani. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Rama theksoi se besnikëria e Shqipërisë kundrejt Bashkimit Evropian nuk duhet të vihet në pikëpyetje.  

“Kur vjen fjala për ne dhe për mua, që përfaqësoj vendin tim, është paska ndryshe sepse nëse kryeministri slloven, do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin, atëherë nëse e thotë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër, përtej asaj se çfarë themi dhe shpreheni, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Europën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë, politika jonë e jashtme është 10% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE. As nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi disi të verbër dhe kur themi që jemi me ty, jemi me ty deri në fund”, tha Rama.

edi rama forumi i bled

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë