LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SUDAN/ Vijojnë përpjekjet për evakuuimin e qytetarëve, shefi i OKB-së paralajmëron për rrezikun e shpërthimit biologjik! VRITEN 2 amerikanë

•Zhvillime të reja nga lufta civile në Sudan. •Sulmet kanë shkaktuar të paktën 459 viktima dhe kanë plagosur më shumë se 4,000, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. • Mes sulmeve në kryeqytetin Khartoum janë liruar nga burgu të dyshuarit për krime lufte. •Ahmed Haroun ish- kreu i Partisë së Kongresit Kombëtar i akuzuar për krime kundër njerëzimit ka deklaruar, se ai dhe Omar al-Bashir, ish-presidenti i Sudanit janë liruar nga burgu.• Sulmet e vazhdueshme kanë prekur Laboratorin Kombëtar të Shëndetit Publik në kryeqytetin Khartoum. OBSH pas pushtimit të laburatorit ka paralajmëruar për një “rrezik të lartë biologjik”. •Britania ka evakuuar 301 persona nga Sudani ku situata e luftës ka dalë jashtë kontrollit. •Zëdhënësi i kryeministrit Rishi Sunak tha se sot synohet të arrihen gjithsej tetë fluturime evakuimi britanik. •Dy shtetas amerikanë kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve mes ushtrive në Sudan.•Lajmin e ka konfimrur Shtëpia e Bardhë. •John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve se administrata po punon të nxjerrë jashtë amerikanët e bllokuar. Arabia Saudite ka pranuar të evakuuojë banorët që po largohen nga Sudani që kur shpërthyen luftimet.  

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Britania në mision për të tërhequr qytetarët e saj nga Sudani, evakuuohen mbi 300 persona

SUDAN/ Vijojnë përpjekjet për evakuuimin e qytetarëve, shefi
Foto ilustruese

BRITANI- Britania ka evakuuar 301 persona nga Sudani ku situata e luftës ka dalë jashtë kontrollit. Zëdhënësi i kryeministrit Rishi Sunak tha se sot synohet të arrihen gjithsej tetë fluturime evakuimi britanik. 

"Katër fluturime tani janë nisur, me 301 persona. Ne synojmë të vazhdojmë të kryejmë fluturimet e evakuimit... Është një situatë që lëviz me shpejtësi dhe është diçka që mbahet nën shqyrtim nga afër duke pasur parasysh se ekziston një armëpushim i kufizuar në kohë," u tha zëdhënësi gazetarëve, duke shtuar se katër fluturime të tjera priten gjatë të mërkurës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jathme të Qipros deklaroi se një aeroplan pasagjerësh që i përkiste Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë me rreth 40 civilë në bord u ul në ishullin e Qipros të martën. Shumica e personave të evakkuar ishin britanikë, shkruajnë mediat e huaja. 

Britania filloi evakuuimin e qytetarëve të saj nga Sudani ditën e martë, ku përleshjet e dhunshme midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë vrarë qindra njerëz dhe të huajt janë bllokuar. 

3 VITE ME PARE

Përshkallëzohet beteja në Sudan/ Alarmohet Shtëpia e Bardhë, vriten 2 amerikanë

SUDAN/ Vijojnë përpjekjet për evakuuimin e qytetarëve, shefi
Lufta civile në Sudan

SUDAN-  Dy shtetas amerikanë kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve mes ushtrive në Sudan. Lajmin e ka konfimrur Shtëpia e Bardhë. 

John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve se administrata po punon të nxjerrë jashtë amerikanët e bllokuar. Ai nuk ndau detaje për vrasjen e amerikanëve. Për asrye hetimore identiteti i tyre nuk është bërë publik, shkruan Dailymail. 

Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Vazhdon evakuuimi, shtetas të larguar nga Sudani mbërrijnë në Arabinë Saudite dhe Turqi

SUDAN- Arabia Saudite ka pranuar të evakuuojë banorët që po largohen nga Sudani që kur shpërthyen luftimet. The guardian ka siguruar disa nga imazhet pasi një anije me 1,687 shtetas nga më shumë se 50 vende që ikin nga dhuna në Sudan, u ankorua në Arabinë Saudite ditën e sotme. Gjithashtu janë siguruar disa pamje nga Stambolli, ku kanë mbërritur shtetasit turq të evakuuar nga Sudani.

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. Sulmet janë pjesë e një përpjekjeje të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale. Abdel Fattah al-Burhan, udhëheqës i Këshillit Sovran qeverisës, dhe Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Këshillit dhe udhëheqës i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë nuk pajtohen rreth mënyrës sesi vendi duhet të shkojë drejt sundimit civil. Mosmarrëveshjet kryesore kanë të bëjnë me planet për t’i inkorporuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në ushtri dhe me atë se kush do ta drejtojë më pas forcën e re. Deri më tani raportohet të jenë vrarë 495 persona përfshirë edhe civilë, ndërsa më shumë se 4000 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

3 VITE ME PARE

Pushtohet laboratori Kombëtar i Shëndetit Publik në Sudan, OBSH paralajmëron për rrezikun e shpërthimit biologjik

SUDAN/ Vijojnë përpjekjet për evakuuimin e qytetarëve, shefi
foto ilustruese

SUDAN- Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “rrezik të lartë biologjik” nga një laborator i sulmuar gjatë luftimeve në Sudan. CNN raporton se paralajmërimi vjen pasi luftëtarët sudanezë pushtuan Laboratorin Kombëtar të Shëndetit Publik në kryeqytetin Khartoum.

OBSH tha në një deklaratë për CNN se "teknikët e trajnuar të laboratorit nuk kanë më akses në laborator" dhe se objekti kishte pësuar ndërprerje të energjisë, që do të thotë "nuk është e mundur të menaxhohen siç duhet materialet biologjike që ruhen në laborator për qëllime mjekësie.”

Mjekët thonë se "rreziku qëndron në shpërthimin e çdo konfrontimi të armatosur në laborator".

Laboratori ndodhet afër qendrës së Kartumit dhe jo shumë larg aeroportit kryesor të qytetit. Objekti mban patogjenët e fruthit dhe kolerës, si dhe materiale të tjera të rrezikshme.

3 VITE ME PARE

Sumet në Sudan/ Lirohen nga burgu të dyshuarit për krime lufte

SUDAN/ Vijojnë përpjekjet për evakuuimin e qytetarëve, shefi
Ahmed Haroun

SUDAN-Një anëtar i ish-qeverisë sudaneze i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit është liruar nga burgu në kryeqytetin Khartoum. CNN raporton se Ahmed Haroun ishte kreu i Partisë së Kongresit Kombëtar në pushtet është liruar nga burgu.

Të martën, Harun konfirmoi në një deklaratë të transmetuar në Tayba TV të Sudanit se ai dhe ish-zyrtarët e tjerë që shërbyen nën Bashir kishin lënë burgun por tha se do të ishte gati të paraqitej para gjyqësorit kurdo që ai të funksiononte. Bashir u rrëzua nga ushtria pas protestave masive në 2019 dhe kishte vuajtur një dënim me burg për korrupsion. 79-vjeçari gjithashtu ka kaluar periudha në një spital ushtarak dhe u zhvendos përsëri atje përpara se të shpërthenin armiqësitë.

Harun akuzohet nga ICC për udhëheqjen e një fushate të vrasjeve masive dhe përdhunimeve në rajonin e Darfurit të Sudanit, të cilën ai e mohon. Harun gjithashtu ka mohuar më parë akuzat e ICC kundër tij, të cilat janë të lidhura me nxitjen e dyshuar të dhunës kundër civilëve në Darfur. Ai u arrestua në vitin 2019 pas grushtit të shtetit kundër Bashirit. Që atëherë, vendi ka përjetuar trazira të shpeshta dhe disa përpjekje të tjera për grusht shteti.

Ndërkohë ushtria e Sudanit të mërkurën tha se ish-presidenti i rrëzuar Omar al-Bashir po mbahet në një spital ushtarak nën paraburgimin e policisë.

Të burgosurit e burgut Kober u liruan nga autoritetet pasi protestuan kundër mungesës së ushqimit dhe ujit duke djegur dy makina brenda ambienteve të burgut.

Sudani është zhytur në kaos që kur shpërthyen luftimet midis dy fraksioneve ushtarake 12 ditë më parë.Të paktën 459 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 4,000 janë plagosur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa pjesë të kryeqytetit Khartoum janë kthyer në një zonë lufte.

sulme ne sudan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet