LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SUDAN/ Kaos në port! Mijëra njerëz nxitojnë të largohen, sulmet vijojnë pavarësisht armëpushimit

•Zhvillime nga luftimet në Sudan. Sulmet ajrore kanë goditur kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, pavarësisht armëpushimit. •500 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar në Khartoum. •Anëtarët e ushtrisë po punojnë gjatë gjithë orarit për të ndihmuar qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe të tjerët që përpiqen t'i shpëtojnë kombit të shkatërruar nga lufta në mes të një armëpushimi të vështirë. •Pas një udhëtimi shtesë evakuuimi në Mbretërinë e Bashkuar, një kaos është krijuar në port, ku banorët e Sudanit dhe shtetasit e tjerë kërkojnë të largohen nga vendi. •Deri tani mësohet se 2,122 njerëz janë evakuuar dhe 23 fluturime njanë regjistruar nga aeroporti pranë kryeqytetit Khartoum, por më shumë se 1,000 shtetas britanikë rrezikojnë të mbeten në Sudan. •Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

LUFTA civile në Sudan/ OKB: Më shumë se 800 mijë qytetarë po planifikojnë të braktisin vendin

SUDAN/ Kaos në port! Mijëra njerëz nxitojnë të
Lufta në Sudan

SUDAN- Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaron se më shumë se 800,000 njerëz mund të largohen nga Sudani për në vendet fqinje mes luftimeve të ashpra në vend. 

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha se tani po punonte me një shifër planifikimi të qindra mijëra njerëzve që ikin nga dhuna që shpërtheu në Sudan më 15 prill, shkruajnë mediat e huaja. 

UNHCR, me qeveritë dhe partnerët, po përgatitet për mundësinë që mbi 800,000 njerëz mund të ikin nga luftimet në Sudan për në vendet fqinje. Shpresojmë që të mos arrihet deri te kjo, por nëse dhuna nuk ndalet, do të shohim më shumë njerëz të detyruar të largohen nga Sudani duke kërkuar siguri”, tha shefi i agjencisë Filippo Grandi në një postim në Tëitter.

Shifra të tilla planifikimi nuk do të thotë se OKB-ja pret domosdoshmërisht që ky numër njerëzish të ikin, por se beson se është e mundur dhe po shtron plane për të përmbushur nevojat masive që mund të lindin.

Më shumë se 500 njerëz janë raportuar të vrarë që nga shpërthimi i luftimeve midis shefit të ushtrisë sudane Abdel Fattah al-Burhan dhe Mohamed Hamdan Daglo, i cili komandon Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake. Kaosi dhe gjakderdhja, tashmë në javën e tretë, kanë shkaktuar një eksod masiv në vendet fqinje, duke përfshirë Egjiptin, Çadin dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

3 VITE ME PARE

Kaos në portin e Sudanit, qindra njerëz kërkojnë të ikin nga lufta në mesnatë

SUDAN/ Kaos në port! Mijëra njerëz nxitojnë të
Anija HMS Al-Diriyah

SUDAN- Kaos dhe panik shihen në portin e Sudanit, ku qindra njerëz janë mbledhur duke pritur për një rrugë shpëtimi dhe për të lënë pas luftimet e ashpra që po zhvillohen. CNN ka raportuar se banorë me prozhektorë në duar në mes të errësirës përpiqen të largohen nga vendi.

Herë pas here, një emër dhe një numër pasaporte thirret me zë të lartë dhe shpresat e qindrave shtetasve të huaj e banorë të Sudanit rriten për një moment kalimtar. Ushtarët sauditë të veshur me kapuç kontrollojnë pasaportat e tyre dhe i lënë të kalojnë, duke i sjellë një hap më afër sigurisë.

Adil Bashir një bizesmen sudanez ishte një nga vetëm 52 të evakuuarit që hipën në anijen HMS Al-Diriyah të Marinës Mbretërore Saudite të dielën. Ai tha për CNN se u largua nga Khartoum pasi biznesi i tij i makinave u sulmua dhe disa nga automjetet e tij u vodhën dhe të tjera u dogjën. 

“Ka shumë trupa të vdekur në rrugë,”- tha ai.

Qindra janë vrarë dhe mijëra të plagosur në luftime. Mijëra shtetas të huaj janë evakuuar nga vendi, ndërsa shumë sudanezë mbeten të bllokuar në kushte gjithnjë e më të përkeqësuara dhe vdekjeprurëse. Që nga e diela, sauditët thanë se kishin evakuuar 5,197 njerëz të 100 kombësive nga vendi.

3 VITE ME PARE

I dërguari i OKB-së: Palët ndërluftuese të Sudanit, të gatshëm të negociojnë

SUDAN/ Kaos në port! Mijëra njerëz nxitojnë të
Abdel Fattah Burhan dhe Mohammed Hamdan Dagalo

Gjeneralët ndërluftues të Sudanit kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësues për negociata, potencialisht në Arabinë Saudite, tha zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Sudan për agjencinë e lajmeve Associated Press të hënën, më 1 maj.

Negociatat fillimisht do të fokusohen në vendosjen e një armëpushimi “të qëndrueshëm dhe të besueshëm” të monitoruar nga vëzhguesit “kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, tha i dërguari i OKB-së, Volker Perthes. Deklarata e Perthes vjen pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja u zgjat për 72 orë të dielën, më 30 prill. Megjithatë, pavarësisht armëpushimit, në Sudan luftimet kanë vazhduar.

Armëpushimi i përkohshëm i zgjatur tashmë disa herë e ka qetësuar situatën vetëm në disa zona, ndërsa në disa pjesa të tjera kanë vazhduar betejat e ashpra, që i kanë detyruar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe e kanë shtyrë vendin drejt një krizë humanitare. Perthes paralajmëroi se është ende duke u punuar në logjistikën për zhvillimin e këtyre negociatave. Deri më tani, vetëm ushtria ka njoftuar se është e gatshme të marrë pjesë në negociata, ndërsa kundërshtari i saj, Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, nuk e kanë komentuar publikisht.

Çfarëdo negociate do të ishte shenja e parë e madhe e qetësimit të situatës që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill midis ushtrisë, të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Burhan, dhe RSF-së, të udhëhequr nga gjenerali Mohammed Hamdan Dagalo. Rreth 530 njerëz, përfshirë civilë dhe luftëtarë, janë vrarë që atëherë, me 4.500 të tjerë të plagosur, tha Ministria sudaneze e Shëndetësisë. Numri i vërtetë i viktimave besohet të jetë shumë më i lartë sesa kaq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite kanë udhëhequr një fushatë të bashkërenduar ndërkombëtare për ta bindur gjeneralin t’i ndalojë luftimet dhe më pas të angazhohet në negociata më të thella për zgjidhjen e krizës.

Duke folur nga porti i Sudanit, i dërguari i OKB-së, Perthes, tha se ata ende përballen me sfida të mëdha për t'i bërë të dyja palët t'i përmbahen armëpushimit.

Njëra nga opsionet ishte krijimi i një mekanizmi për të monitoruar armëpushimin, ku përfshiheshin vëzhgues sudanezë dhe të huaj, por, Parthes se “kjo duhet të negociohet”. Bisedimet për forcimin e armëpushimit mund të zhvillohen ose në Arabinë Saudite, ose në Sudanin e Jugut, tha ai, duke shtuar se e para mund të jetë më lehtësisht e realizueshme pasi Arabia Saudite ka lidhje të ngushta me të dyja palët.

Por, edhe në Arabinë Saudite do të kishte disa sfida, shtoi ai, pasi secilës palë i duhet një rrugë për kalim të sigurt nëpër territorin e tjetrës për të arritur deri në vendin ku do të zhvilloheshin bisedimet.

“Kjo është shumë e vështirë në një situatë ku ka mungesë besimi”, tha ai.

Beteja mes gjeneralëve për pushtet ka sjellë kaos në Sudan. Dhjetëra mijëra sudanezë janë shpërngulur për t’u ikur luftimeve, veçanërisht në Khartoum dhe Omdurman. Qeveritë e huaja gjithashtu i kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Sudani./REL

3 VITE ME PARE

Armëpushim humanitar/ Luftimet në Sudan, Britania njofton për një fluturim shtesë, shtohen shpresat për evakuim

SUDAN/ Kaos në port! Mijëra njerëz nxitojnë të

SUDAN- Një fluturim shtesë evakuimi u ka shtuar shpresat qytetarëve britanikë të bllokuar në Sudan, për t'u evakuuar nga vendi i përfshirë nga konflikti.

Mbretëria e Bashkuar do të kryejë një fluturim nga Port Sudan, ndërsa vijon misionin e saj të evakuimit pasi të ketë ndërprerë zyrtarisht operacionin nga një aeroport afër Khartoum, ka thënë qeveria.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha se përpjekjet e shpëtimit, të cilat më parë ishin përqendruar në zonën Wadi Saeedna pranë kryeqytetit sudanez, do të zhvendoseshin në lindje të vendit.

Rreth 2.122 njerëz në 23 fluturime janë larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta nga fusha ajrore që nga fillimi i luftimeve, por më shumë se një mijë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar mund të mbeten aty.

Një udhëtim tjetër do të kryhet të hënën nga Port Sudan, tha të dielën Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO).

Kjo vjen pasi ushtria e Sudanit dhe paraushtarakët rivalë të saj thanë të dielën se do të zgjasin një armëpushim humanitar edhe për 72 orë të tjera.

Vendimi në fjalë vjen pas presionit ndërkombëtar për të lejuar kalimin e sigurt të civilëve dhe ndihmave, ndonëse nuk ka ndaluar shpërthimin e përleshjeve.

Cleverly tha: "Mbretëria e Bashkuar tani ka transportuar me avion mbi 2.100 njerëz në siguri nga Sudani në atë që ka qenë evakuimi më i madh dhe më i gjatë i çdo vendi perëndimor.

Dua të falënderoj të gjithë ata që punojnë për të kryer këtë evakuim dhe për të siguruar që sa më shumë njerëz të sillen në siguri.

Fluturimet e evakuimit kanë përfunduar nga Wadi Saeedna, por përpjekjet tona të shpëtimit vazhdojnë nga Port Sudan".

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha: "Unë jam mirënjohës për forcat tona të armatosura që kanë siguruar se kishte një alternativë ndaj Wadi Saeedna dhe që aktualisht po mbështesin FCDO dhe stafin e Forcave Kufitare për të lehtësuar përpjekjen e shpëtimit.

"HMS Lancaster dhe RAF janë gjithashtu atje në mbështetje të HMG."

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të avokojë për një fund afatgjatë të konfliktit së bashku me aleatët e saj ndërkombëtarë, tha Cleverly në mes të një armëpushimi të lëkundur.

Luftimet kanë shpërthyer sërish në Khartoum, pavarësisht zgjatjes së një armëpushimi midis dy gjeneralëve ndërluftues të vendit që u ndërmjetësua në orët e para të së premtes. /Dosja.al

sulmet ne sudan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet