LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Sterilizimi"/ Ndahet dosja, të pandehurit do gjykohen gjykim të shkurtuar, përjashtohet vetëm Ilir Beqaj

• Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për të gjithë të pandehurit në çështjen “Sterilizimi”, me përjashtim të Ilir Beqajt, i cili nuk ka aplikuar për këtë formë gjykimi. • Sipas këtij vendimi, Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi do të përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit nëse shpallen fajtorë, në bazë të procedurës së përshpejtuar. • Nga ana tjetër, Beqaj do të gjykohet në procedurë të zakonshme, ndërsa ai ka vijuar të kundërshtojë akuzat ndaj tij. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën për dosje e “Sterilizimit”, është shprehur se i ka kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha. • Ai shtoi se më pas këtë e siguroi nga Kuvendi. Beqaj tha se bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për të është vendim pafajësie.• Ai iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që i kujton gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve. • Nga ana tjetër SPAK deklaroi se në vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake janë bërë të gjitha argumentimet për ndryshimet e akuzave.• Sipas SPAK, gjyqtari i seancës paraprake ka ftuar prokurorin që të bëjë ndryshim e akuzës, prokurori ka shprehur bindjen e tij në lidhje me këtë situatë. • SPAK shprehet se pranuan të ndryshojmë akuzën që të mos krijohet një ngërç procedurial.

2 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Ndahet dosja "Sterilizimi", të pandehurit do gjykohen gjykim të shkurtuar, përveç Ilir Beqajt

"Sterilizimi"/ Ndahet dosja, të pandehurit do gjykohen gjykim
Ilir Beqaj

TIRANA- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për të gjithë të pandehurit në çështjen “Sterilizimi”, me përjashtim të Ilir Beqajt, i cili nuk ka aplikuar për këtë formë gjykimi.

Sipas këtij vendimi, Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Naile Ajazi do të përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit nëse shpallen fajtorë, në bazë të procedurës së përshpejtuar. Nga ana tjetër, Beqaj do të gjykohet në procedurë të zakonshme, ndërsa ai ka vijuar të kundërshtojë akuzat ndaj tij.

Sterelizimi

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

1 VITE ME PARE

“Sterilizimi”/ Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi! SPAK nuk ma dha vendimin

"Sterilizimi"/ Ndahet dosja, të pandehurit do gjykohen gjykim
Ilir Beqaj

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën për dosje e “Sterilizimit”, është shprehur se i ka kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha. Ai shtoi se më pas këtë e siguroi nga Kuvendi. Beqaj tha se bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për të është vendim pafajësie.

Ai iu drejtua togave të zeza të GJKKO-së, duke thënë që i kujton gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i Drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduralie të të pandehurve.

Nga ana tjetër SPAK deklaroi se në vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake janë bërë të gjitha argumentimet për ndryshimet e akuzave. Sipas SPAK, gjyqtari i seancës paraprake ka ftuar prokurorin që të bëjë ndryshim e akuzës, prokurori ka shprehur bindjen e tij në lidhje me këtë situatë. SPAK shprehet se pranuan të ndryshojmë akuzën që të mos krijohet një ngërç procedurial. 

Pjesë nga diskutimi në seancë:

Beqaj: Unë i kam kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar në materialet e komisionit hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie. I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduriale të të pandehurve.

Mbrojta ime ka marrë një përgjigje nga zoti Kondili si prokuror i çështjes për një kërkesë që i kemi bërë SPAK. Unë kam kërkuar nga SPAK që të marrë një vendim të 2017 nga prokuroria e krimeve të rënda ndërsa tani SPAK. E kam bërë disa herë këtë kërkesë. SPAK nuk ma vendosi në dispozicion, e gjeta tek Kuvendi kërkoj vendim që shkoi tek kuvendi për komisionin hetimor. Vendimi ka të bëj me një vendim të prokurorisë së Tiranës për pushim të çështjes për dosjen e sterilizimit. Prova të pafajësisë sipas meje nuk i shqyrton organi procedues, e ka detyrim ligjorë të kërkoj si prova për fjalinë ashtu edhe për pafajësinë një të pandehuri. Dua që ky vendim të merret nga gjykata dhe të shqyrtohet si provë.

Avokati Ermal Yzeiraj: Unë jam i paqartë për akuzat, pasi prokuroria nuk e ka saktësuar akuzën sepse verbalisht thonë vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal ndërsa me shkrim është shpërdorim detyre. Unë jam i paqartë për çfarë do të mbrohem.

Beqaj: Unë jam përgaditur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Siç më ka arsyetuar për shpërdorim detyre dhe duhet të arsyetoj pse është vjedhje. Ju se keni thënë kurrë këtë akuzë, keni thënë vetëm fjalën pranojmë. Pa një formulim të saktë të akuzës nuk mund të përgjigjem, në 3 krerë të ndryshëm na kanë venë nene të ndryshme të kodit penal, ne jemi bërë si autoshkollë, unë nuk bëj dot mbrojte efektive pa një akuzë të shkruar.

SPAK: Në vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake janë bërë të gjitha argumentimet për ndryshimet e akuzave. Gjyqtari i seancës paraprake ka ftuar prokurorin që të bëjë ndryshim e akuzës, prokurori ka shprehur bindjen e tij në lidhje me këtë situatë. Ne pranuam të ndryshojmë akuzën që të mos krijohet një ngërç procedurial. I pandehuri është njohur me dispozitivin edhe me vendimin e arsyetuar dhe përfundimisht i pandehuri Ilir Beqaj është duke u gjykuar për Vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal.

 

Sterelizimi

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

ilir beqaj sterelizimi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet