LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Sterilizimi"/ Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj lë burgun për të dëshmuar para Komisionit Hetimor: Objekti i komisionit duhet të përputhet me objektin e hetimit

• Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. • Me pranga në duar, ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj ka dalë nga qelia me lejen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. • Rrjepaj ndodhet në burg për koncesionin e sterilizimit. • Ish-zyrtari i ministrisë së Shëndetësisë tha në Komisionin se nuk është e drejtë të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit. • Ai shtoi se është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda këtij projekti dhe se sterilizimi është një shkurtim gjuhësor që nuk ka ardhur si rastësi. • Rrjepaj tha se ka qenë një tjetërsim, dhe ndoshta nuk ka qenë rastësi që debati dhe analiza me konkluzionet kanë ardhur si devijim i përkufizimit të këtij projekti. • Nga ana tjetër, avokati i tij shtroi pyetjen nëse është marrë leje që Rrjepaj të pyetet. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se ata kanë shkresa, dhe se në SPAK dhe gjykatë na është konfirmuar prania. • Në pyetje do të merren edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. • Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni. • Po ashtu më 3 tetor është parashikuar që të merret në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa pritet të dëshmojë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Kam shumë kohë pa folur atje në burg!" Rrjepaj në Komisionin Hetimor: Me Ilir Rrapajn nuk kam qenë shok, nuk e njihja as për emër, thjesht si fytyrë

"Sterilizimi"/ Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj lë burgun për
Klodian Rrjepaj

TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Në seancën dëgjimore nuk kanë munguar batutat ku Rrjepaj tha se në burg rri shumë urtë, pasi të tjerët janë më të fortë. Po ashtu ai tha se atje ka shumë kohë pa folur. 

"Më fal se kështu e kam zërin, se kam shumë kohë pa folur atje në burg, ngaqë janë më të fortë se unë dhe rri urtë", tha ai.

Po ashtu Rrjepaj ka mohuar njohjet me biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të Sterilizmit. Ai tha se ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë njëkohësisht me biznesmenin, por shtoi se s’kanë qenë shokë, dhe nuk e njihte as për emër, thjesht si fytyrë.

Pjesë nga diskutimi:

Ina Zhupa: A keni pasur njohje me Ilir Rrapajn më përpara se të vinte si aplikues i koncesionit?

Klodian Rjepaj: Kjo është pjesë e një procesi gjyësor. Ajo që mund të them është, asnjë njohje në shkelje të ligjit

Ina Zhupa: A keni qenë ju shok fakulteti në Mjekësi me shtetasin Ilir Rrapaj në vitet 1990?

Klodian Rjepaj: Jo nuk kam qenë shok, nuk e njihja as për emër, thjesht si fytyrë.

Ina Zhupa: Pra nuk keni njohje të hershme, duke qenë se të dy keni origjinë nga Vlora dhe keni studiuar në të njëjtin universitet?

Klodian Rjepaj: Jo, nuk e kemi këtë njohje të hershme. Kanë qenë 400 studentë në dy paralelet. Ka qenë në grup tjetër, nuk kemi pasur asnjë lidhje. Kemi pasur një gjë që ne vlonjatët e kemi gjithandej që “për fytyrë të njoh që je nga Vlora”, kaq as emrin nuk i dija.

 

 

1 VITE ME PARE

"Zotëria është në burg sepse po heton SPAK!" Rrjepaj në Komisionin e Shëndetësisë: Më keni hedhur në këtë gropë, do dal i pastër! Vokshi: Si Hirushja?

"Sterilizimi"/ Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj lë burgun për
Klodian Rrjepaj

TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Seanca dëgjimore me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë është shoqëruar me debate ku në një moment, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se është në burg për shkak se po hetohet nga SPAK. Pas kësa deklarate, Rrjepaj tha me tone të larta se po përdoret si argument qenia e tij në burg për të mbështetur akuzat e opozitës duke shtuar se e kanë futur në një gropë, nga ku do të dalë i pastër.

Pjesë nga debati në Komision:

Vokshi: A është zotëria në burg sepse po heton SPAK.

Rjepaj: Kjo është një gabim tjetër, nuk mund ta përdoresh qenien time në burg si argument për të mbështetur ato që thua.

Vokshi: Jo jo, unë përkundrazi…

Rjepaj: …Se mund ta përdorësh pastaj për të gjithë që janë në burg  dhe të gjithë atë që janë në arrest. Unë jam i paradënuar me burg,  jo paraburgim, për shkak të këtyre paragjykimeve që i keni sjellë në këto 8 vjet dhe gënjeshtrave që janë thënë këtu. Do dalin të vërteta dhe këtu ku më keni hedhur në këtë gropë do dal jashtë i pastër, i larë dhe i parfumosur, keni për të parë.

Vokshi: Si Hirushja?

Rjepaj: Atje ku e drejta ka vlerë, ku standardi shkruhet me gërma të arta, ashtu do dal. Mos e përdor më argumentin është në burg dhe për rrjedhojë ka shkelje.

Vokshi: Ka mundësi të ulni tonin zoti Rjepaj.

Rjepaj: Nuk e ul, jam këtu për të mbrojtur të drejtat e mia.

Vokshi: Ju e keni ngatërruar qëllimin e ardhjes tuaj këtu. Ju jeni këtu sepse ju ka ftuar komisioni për çështjet administrative.

1 VITE ME PARE

Dëshmia e Rrepajt në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Vokshi: Keni shkuar direkt te PPP, ne akoma paguajmë kredinë e dytë që u mor për këtë qëllim...

"Sterilizimi"/ Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj lë burgun për
Komisioni

TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Rrjepaj është pyetur nga drejtuesja e komisionit, deputetja Albana Vokshi, sepse u shkua direkt te PPP lidhur me sterilizimin. Rrjepaj tha se memo duhej lexuar siç është dhe se për shkak të mungesës së njohurive, reparti nuk është vënë në punë. Ai ka shtuar se ajo që është zhvilluar më pas, ka sjellë një risi që ka të bëjë me përqëndrimin e këtyre shërbimeve dhe përgjegjësitë e reja që kanë dalë.

Pjesë nga diskutimet në komision:

Vokshi: Në memon tuaj 25.06.2014 që mban dhe shënimin tuaj, ju keni folur për PPP, pa marrë parasysh kërkesën e ish-drejtoreshës të QSUT, Ogerta Manastirliu. Keni shkuar direkt te PPP, që këtu ju thoni do të sjellë efekte të dukshme, duke ulur ndjeshëm kostot e fshehta. Ekzistonte një qendër me teknologji avangard sipas kësaj shkrese, por mungonte trajnimi i personelit. Ne akoma sot paguajmë kredinë e dytë që u mor për këtë qëllim. Ju po thoni që s’keni dijeni?!

Rrjepaj: Mendoj se duhet lexuar memo siç është. Unë them për shkak të mungesës së njohurive, reparti nuk është vënë në punë. Përpos faktit që sterilizimi ishte i vjetëruar. Ajo që është zhvilluar më pas, ka sjellë një risi që ka të bëjë me përqëndrimin e këtyre shërbimeve dhe përgjegjësitë e reja që kanë dalë.

Vokshi: Faza e dytë e kredisë mbi 15 milionë euro është miratuar në nëntor 2014, theksohet se objektivi është vënia në funksionim e repartit të sterilizimit.

Rrjepaj: Nuk kam qenë në dijeni!

Vokshi: Ka qenë mungesë informacioni. Nuk keni mbledhur të gjithë informacionin për hartimin e studimit të fizibilitetit?!

Rrjepaj: E kam mbledhur, por nuk mendoj se studimi i fizibilitetit ka lidhje me këtë kredi.

1 VITE ME PARE

Dëshmia në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë/ Vizitat në Itali dhe delegacionet, ish-ministri Rrjepaj: Ja roli i Ilir Rrapajt dhe ortakut Umbro Staccini 

"Sterilizimi"/ Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj lë burgun për
Klodian Rrjepaj

TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Kryetarja e Komisinit, Albana Vokshi iu drejtua Rrjepajt me pyetjen nëse në të gjitha vizitat në Itali e Shqipëri ka qenë dhe Ilir Rrapaj e Umbro Staccini. Rrjepaj tha se Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do të mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me këtë rajon. Ndërsa për Umbro Staccinin tha se nuk mbante mend që të ketë qenë pjesë e të gjitha delegacioneve.

Diskutimet në Komision:

Klodian Rrjepaj: Ka qenë një vizitë në dhjetor 2013 për të nisur një bashkëpunim me Universitetin të Peruxhias. Unë kam qenë pjesë e delegacionit në Umbria. Ka qenë edhe ministri dhe këshilltari për mediat, mesa mbaj mend. Ne na ka pritur profesor Masimiliano Brili dhe doktoresha Vanesa Rosi. Ka pasur një takim me presidenten e rajonit të Umbrias. Kemi bërë edhe një vizitë studimore në spitalin San Xhovani në Romë.

Albana Vokshi: Në të gjithë vizitat qoftë në Itali e Shqipëri ka qenë dhe Ilir Rrapaj e Umbro Staccini?

Klodian Rrjepaj: Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do të mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me këtë rajon. Në parantezë dua të them është gjë paralele me procedurën e koncesionit. Nuk është e njëjta gjë, sepse teksti i marrëveshjes nuk përmbante asnjë gjë nga kjo procedurë. Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar draftin e marrëveshjes.

Albana Vokshi: Umbro Staccini?

Klodian Rrjepaj: Nuk mbaj mend që të ketë qenë pjesë e të gjitha delegacioneve. Studimi i universitetit të Peruxhias nuk është koordinuar nga Ilir Rrapaj as Staccini por ka qenë nga professor Xhani Bidini dhe një grup tjetër shkencëstarësh. Rrapaj e Staccini nuk kanë pasur fare tagër. Unë i jam referuar raportit të universitetit dhe jam bërë pjesë e studimit të fizibilitetit për standardet europiane të këtij shërbimi dhe inxhinierimin e proceseve.

1 VITE ME PARE

Vendosja në punë e qendrave të sterilizimit, Rrjepaj në Komision: S’jam në dijeni të memos së Manastirliut

 

"Sterilizimi"/ Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj lë burgun për
Klodian Rrjepaj

TIRANA- Ish-zvministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, e pyeti ish-zvministrin nëse ishte në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu i ka dërguar ministrit të asaj kohe, ku ngrite shqetësimin për mos vënien në punë të qendrës së sterilizimit. Vokshi tha se Manastirliu ia ka kërkuar Beqajt këtë pasi ka bërë një përshkrim, ka theksuar qëllimin e punës, ka përshkruar të gjitha zonat, kapacitetin e përurimit.

Rrjepaj tha se nuk ishte në dijeni të kësaj memoje, se nuk i ka shkuar atij kurrë dhe s’ka dijeni nëse i është kthyer përgjigje. Ai shtoi se memo ka autorizimin e Manastirliut vetëm në faqen e parë dhe se pjesa tjetër është plani i Top Consult për repartin e sterilizimit. 

Pjesë nga diskutimet në Komision:

Vokshi: Kur e keni marrë këtë detyrë, në bazë të cilit urdhër. Fillojmë me sterilizimin.

Rrjepaj: Këtë detyrë e kam marrë në gusht të vitit 2014. Si kryetar i kom të proces kons për sterilizimin. Ndërkohë që ka qenë një parapërgatitje me ministrin, kemi pasur një vizitë studimore.

Vokshi: Keni mbajtur detyra të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë, cilat kanë qenë dhe cilat periudha.

Rrjepaj: Kam qenë nga viti 2009-2012 shefi i Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga 2013 deri në 2017 kam qenë zv.ministër i Shëndetësisë.

Vokshi: Pjesa e procesit të sterilizimit ka nisur më herët, në periudhën që ju keni pasur një detyrë në ministri. A jeni në dijeni të master planit të hartuar me ndihëm e Bankës Botërore, që përfshin shumë komponentë edhe sterilizimi me 5 komponentë që u dha me koncesion.

Rrjepaj: Jam në dijeni të masterplan të QSUT të përgatitur nga kompania gjermane, kam qenë prezent edhe në një nga inaugurimet që janë bërë të një pjesë të spitalit të ri të urgjencës të financuar nga CEB. T’iu korrigjoj në këtë aspekt, se pjesa e përgatitur nga Top Consult i përkon vetëm investimit në repartin qendror të sterilizimit

Vokshi: Qeveria bëri atë masterplan, kishte edhe komponentë të tjerë, njeri ishte edhe investimi në repartin qendror të sterilizimit në katin nëndhes. Sa ishte vlera e investimit, është marrë kredi e bankës së Këshillit të Europës. Sa ishte pjesa e investimit në kredinë e parë të CEB.

Rrjepaj: Pjesa e investimit në pajisje tek ka qenë 0.8 mln euro, për pjesën e hapësirës së infrastrukturës ka qenë duk tek 0.6 mln euro.

Vokshi: Pse nuk filloi puna. Jeni në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu në shkurt 2014, si ish-drejtoreshë i është drejtuar Beqajt me një shkresë ku ka paraqitur gjendjen aktuale të repartit, fotot përkatëse, ku në bazë të asaj çka duket unë besoj që ju jeni në dijeni, janë ambiente moderne të pajisura me aparatura sikurse edhe ju e përcaktoni në memon tuaj, me teknologji avangardë. I ka kërkuar Beqajt pasi ka bërë një përshkrim, ka theksuar qëllimin e punës, ka përshkruar të gjitha zonat, kapacitetin e përurimit. Dhe ju thoni në memo që janë mjaftueshëm për 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

Në memo Manastirliu bën edhe shpjegimin e skemës së gjithë procesit, e mbyll duke përshkuar jo vetëm sterilizimin por edhe të transporti të produkteve që sterilizoheshin, deri në momentin futjes të konteinerëve që më tej do asgjësoheshin. Pjesë e memos është edhe përllogaritja e stafit që nevojitej që duhej trajnuar për të vënë në funksionim qendrën e sterilizimit që do përballonte të gjitha nevojat e gjithë Shqipërisë. Ky repart ishte i mjaftueshëm për të përballuar 60 mijë operacione.

Po në memo ka skemën e transportit dhe ka bërë një përllogaritje të kostove për lënde djegëse për kaldajën, lavenderinë, kosto për transportin dhe mirëmbajtjen e aparaturave që është në vlerën 5.7 mln lekë. I ka kërkuar ministrisë ndihmë me trajnimin e stafit nga PIU i ministrisë, njësia për zbatimin e projekteve të huaja për ta vënë në funksionim. Jeni në dijeni për ndonjë përgjigje për këtë memo ku shqetësimi është shumë i lartë.

Rrjepaj: Jo s’jam në dijeni.

Vokshi: Ju s’keni parë përgjigje?

Rrjepaj: S’më ka ardhur mua kjo shkresë dhe nuk di nëse është dërguar përgjigje kësaj shkrese. Nuk e kam parë dhe as nuk e kam lexuar në atë kohë, s’më ka ardhur mua.

Vokshi: Memo juaj që ka edhe një shënim te ish-ministrit Beqaj, ‘dakord të vijojmë me procedurat e tjera’. Kjo memo është hartuar pa parë memon e Manastirliut? Se ju i jeni referuar shifrave të Manastirliut.

Rrjepaj: Memo ka autorizimin e Manastirliut vetëm në faqen e parë, pjesa tjetër është plani i Top Consult për repartin e sterilizimit. Atë memo nuk e kam parë, s’më ka ardhur mua, janë dy dokument të ndara që janë bashkuar në një.

Vokshi: Ministri nuk i përgatit vetë shkresat, ja bën stafi. I duhej kthyer një përgjigje, pse duhej vënë në punë, pse s’duhej vënë.

Rrjepaj: Nuk më ka ardhur kjo memo.

1 VITE ME PARE

Mbërriti nga burgu në Komision, Rjepaj: Të thuash po hetojmë projektin e ‘Sterilizimit’ nuk është e drejtë! Avokati: A është marrë leja që ai të pyetet?

 

"Sterilizimi"/ Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj lë burgun për
Klodian Rrjepaj

TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. Me pranga në duar, ish-ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj ka dalë nga qelia dhe ka mbërritur në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Rrjepaj tha se mendon se të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë.

Ai shtoi se është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda këtij projekti dhe se sterilizimi është një shkurtim gjuhësor që nuk ka ardhur si rastësi. Rrjepaj tha se ka qenë një tjetërsim, dhe ndoshta nuk ka qenë rastësi që debati dhe analiza me konkluzionet kanë ardhur si devijim i përkufizimit të këtij projekti. 

 

Nga ana tjetër, avokati i tij shtroi pyetjen nëse është marrë leje që Rrjepaj të pyetet. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se ata kanë shkresa, dhe se në SPAK dhe gjykatë na është konfirmuar prania.

Pjesë nga diskutimi në Komision:

Rjepaj: Sa i takon objektit të hetimit të këtij komisioni parlamentar duhet të jetë në përputhje në objektin të asaj gjejë që hetohet. Mendoj se të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda këtij projekti. Sterilizimi është një shkurtim gjuhësor që nuk ka ardhur si rastësi. Ka qenë një tjetërsim, dhe ndoshta nuk ka qenë rastësi që debati dhe analiza me konkluzionet kanë ardhur si devijim i përkufizimit të këtij projekti.

Do të ishte mire që kur themi sterilizimi të kuptojmë një projekt që ka objektin e vet, ofrimin e setit të instrumenteve, ofrimin e veshjeve një-përdorimshe për personelin mjekësor, dezinfektimin e sallave, trajtimin e mbetjeve me risk biologjik si dhe administrimin e repartit qendror të sterilizimit. Janë këto elementë që përmbajnë projektin që nuk është vetëm sterilizimi. Sterilizimi është vetëm një nën komponente e komponentes së ripërshatjes dhe riintegrimit të instrumenteve kirurgjikale.

Avokati: A është marrë leja që Rjepaj të pyetet?

Vokshi: Ne kemi dërguar shkresa, në SPAK dhe gjykatë na është konfirmuar prania dhe dua të përsëris që Komisionet Hetimore bazuar edhe në kushtetutë bëjnë hetimin parlamentar të pjesës administrative.

1 VITE ME PARE

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dha lejen, ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj del nga burgu dhe dëshmon sot në Komisionin Hetimor

"Sterilizimi"/ Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj lë burgun për
Klodian Rrjepaj

TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. Me pranga në duar, ish-ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj ka dalë nga qelia dhe i është drejtuar për në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Rrjepaj ndodhet në burg për koncesionin e sterilizimit, por mesa duket Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë lejen që ai të paraqitet fizikisht në komisionin për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit.

Në pyetje do të merren edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC

Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

klodjan rrjepaj komisioni i shendetesise 20 shtator 2024

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje