Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Shtyhet sërish seanca për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit të Lulzim Bashës. •Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Bashës, Indrit Sefa bëri kërkesë për përjashtimin e gjyqtares. •Gjykata ka rrëzuar kërkesën e grupit të Bashës për paraqitjen e dokumenteve të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike. •Grupi i Berishës kërkoi pezullimin e zgjedhjeve të Bashës dhe ndryshimeve statutore të bëra në 2 shtator, me arsyetimin se nuk mund të regjistrohen pa u zgjidhur më parë çështja se kujt i takon vula. •Këtë lëvizje të grupit të Bashës, përfaqësuesit e Berishës dhe të Bardhi e komentuan si një truk për të zvarritur procesin ligjor. • Seanca e radhës në lidhje me ndryshimet e statusit të 2 shtator është shtyrë për më 13 nëntor ora 15:00.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Përfaqësuesi i Gazment Bardhit në gjyqin për statutin e PD-së, Marash Logu tha për mediat se kërkesa për përjashtimin e gjyqtarit është e turpshme dhe e paligjshme.
“Vazhdimi i lojës së turpshme të Bashës për ta mbajtur pezull dhe zvarritur statutin e PD. Përfaqësuesit e Bashës përdorin çdo lloj truku për ta shtyrë. Ajo që kemi thënë në këtë proces gjyqësor, pavarësisht çdo mjeti nuk ka gjykatë që mund të legjitimojë vendimmarrjet e Kuvendit të 2 shtatorit. Frika që kanë përfaqësuesit e Bashës i shty sot të bëjnë aktin e radhës të turpshëm dhe të paligjshëm për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit”, tha Logu.
Ai u shpreh se shtyrja e seancës është skandaloze, ndërsa thotë se kanë kërkuar pezullim të këtij gjykimi, pasi sipas tij fillimisht duhet të japë Gjykata e Lartë një vendim mbi çështjen se kujt i takon vula e partisë, Bashës apo Berishës.
“Kërkojnë gjëra që i kanë, janë manovra që ky proces të mos shkojë deri në fund dhe gjykata të mos dalë më vendimin që pritet të dalë, që është pezullimi procesit derisa të zgjidhet në gjykatë. Bëjnë që ky proces të shtyhet sa më shumë, ishte zoti Krischbaum që anonçoi diçka skandaloze që tha se vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë, që e përgënjeshtroi Gjykata e Lartë. Është e katërta herë që shtyhet, që është skandaloze. Ne si përfaqësues të Berishës kemi kërkuar pezullimin e këtij gjykimi, për sa kohë që nuk është zgjidh në themel, nuk mund të regjistrohen kërkesat e Bashës”, tha ai.
Gjykata Civile rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të grupit të vulës së Lulzim Bashës për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga grupi i Gazment Bardhit, të bërë në seancën e datës 1 nëntor. Edhe pse gjykata u la 2 ditë kohë për paraqitje shtesë të dokumenteve për të vërtetuar zhvillimin e Këshillit Kombëtar nga ana e Bardhit, përfaqësuesit thanë në gjykatë se nuk është procesi në fjalë për të sjell këto dokumente. Sipas vlerësimit të gjykatës, në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës.
TIRANË- Pas shtyrjes së seancës gjyqësore për statutin e PD, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa tha për mediat se në gjykatë ata kërkuan që të shfaqej dokumenti që mbledhja e këshillit kombëtar online e grupit Bardhi është realizuar.
Sefa u shpreh se gjykata nuk pranoi ta kërkonte këtë dokument, ndaj në seancën e sotme ata kanë kërkuar përjashtimin e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.
“Sot kemi kërkuar dokumentacionin në lidhje me zhvillimin e Këshillit Kombëtar imagjinar dhe online. Ne nuk kemi kërkuar asgjë tjetër, duam dokumentacionin e paraqitur dhe të presupozuar që ekziston. Asgjë më shumë. Ne duam që palët që janë në proces të vërtetojnë se ky Këshill Kombëtar imagjinar, është zhvilluar apo jo. Gjykata vendosi që në një mënyrë absurde, që këtë dokumentacion të mos e kërkojë. Për këtë arsye në kërkuam përjashtimin e gjyqtarit të çështjes për njëanshmëri në procesin civil. Në këtë moment do të paraqesim edhe kërkesën për përjashtim, bashkë me provat.
Në ditët në vijim do shikojmë kujt gjykatë tjetër do i lihet kjo çështje për të shqyrtuar kërkesën tonë. Është absurde të vish në një proces gjyqësor e të mos paraqesësh dokumentacionin e kërkuar në shqyrtimin e kësaj çështje. Ne kemi dyshime të arsyeshme se ajo mbledhje nuk është bërë kurrë”,-tha Indrit Sefa.
Gjykata Civile rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të grupit të vulës së Lulzim Bashës për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga grupi i Gazment Bardhit, të bërë në seancën e datës 1 nëntorit. Edhe pse gjykata u la 2 ditë kohë për paraqitje shtesë të dokumenteve për të vërtetuar zhvillimin e Këshillit Kombëtar nga ana e Bardhit, përfaqësuesit thanë në gjykatë se nuk është procesi në fjalë për të sjell këto dokumente. Sipas vlerësimit të gjykatës, në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës.
TIRANË- Seanca për statutin e Partisë Demokratike në Gjykatën Civile është shtyrë sërish, ndërsa avokati i Lulzim Bashës ka kërkuar përjashtimin e gjykatësit.
Gjykata Civile rrëzoi kërkesën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike zyrtare për paraqitjen e dokumenteve të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.
Çfarë deklaruan avokatët e PD:
Indrit Sefa: Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që mos të jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështetet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi ne kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Ne i kërkojmë dokumentacionin që pala e përfshirë në proces pretendon se ka organizuar dhe mbledhur Këshillin Kombëtar.
Kthupi: Shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Nëse nuk prodhohet i gjithë dokumentacioni me të cilin është marrë vendi, i Këshillit, do të ishim në kushtet e paragjykimit të një procesi. Nuk mund të bëhet një vendimarrje “Prima faccia”.
Sefa: Duam të administrohen provat për të provuar ligjshmërinë e mbledhjes se Këshillit Kombëtar. Kërkojmë nga kjo gjykatë, që pala e tretë të vendos në dispozicion të gjithë dokumentacionin e plotë. Nuk kërkojmë vlerësimin për vlefshmërinë e dokumenteve, por thjesht të na vihen në dispozicion.
Seanca e radhës në lidhje me ndryshimet e statusit të 2 shtator është shtyrë për më 13 nëntor ora 15:00./Dosja.al
TIRANË-Gjykata Civile ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të grupit të vulës së Lulzim Bashës për dorëzimin e dokumentacioneve shtesë nga grupi i Gazment Bardhit, të bërë në seancën e datës 1 nëntorit.
Edhe pse gjykata u la 2 ditë kohë për paraqitje shtesë të dokumenteve për të vërtetuar zhvillimin e Këshillit Kombëtar nga ana e Bardhit, përfaqësuesit thanë në gjykatë se nuk është procesi në fjalë për të sjell këto dokumente. Sipas vlerësimit të gjykatës, në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës. Për shkak të këtij vendimi, përfaqësuesi i Lulzim Bashës, Indrit Sefa, kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Niko Rrapi.
“Po tregoheni tërësisht i anshëm në këtë proces”-tha Sefa për gjykatësin.
DISKUTIMET në seancën gjyqësore
Sefa: Kemi dyshime së Këshilli Kombëtar i datës 27 i mbledhur online nuk është mbledhur kurrë...
Gjykata: Nuk është kjo objekt i gjykimit tonë.
Sefa: Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që mos të jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështetet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi në kushtet e falsifikimit të dokumenteve.
Seanca e radhës u vendos në datë 13 nëntor, ora 15:00./Dosja.al