Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Viti i ri shkollor starton ditën e sotme për rreth 345 mijë nxënës, 26.500 prej të cilëve ulen për herë të parë në bankat e shkollave. • Kryeministri Edi Rama ka uruar suksese përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. • Ndërkohë në shkolla do të rikthehen gjithashtu edhe 31 mijë mësues. • Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri më dije një ditë më parë se 236 mijë nxënës do t'i marrin tekstet shkollore falas. • Gjithashtu u bë me dije se këtë viti janë hapur 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara, 340 laboratorë SMART, palestra e terrene të reja sportive.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor. Në një postim në rrjetet sociale, Rama i ka uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave. Gjithashtu i ka uruar suksese edhe 26,500 nxënësve të klasave të para që ulen për herë të parë në bankat shkollore.
POSTIMI I PLOTË:
MIRËMËNGJES
dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënës që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë.
TIRANË- Viti i ri shkollor starton ditën e sotme për rreth 345 mijë nxënës, 26.500 prej të cilëve ulen për herë të parë në banka. Në shkolla do të rikthehen gjithashtu edhe 31 mijë mësues.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri më dije një ditë më parë se 236 mijë nxënës do t'i marrin tekstet shkollore falas. Gjithashtu u bë me dije se këtë viti janë hapur 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara, 340 laboratorë SMART, palestra e terrene të reja sportive.
POSTIMI I PLOTË:
Nesër nis viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues.
Fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART , kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive. Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës.
SUKSESE
TIRANË- Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet.
Në vitin shkollor 2024-2025, numri i nxënësve të regjistruar në arsimin 9-vjecar ishte 250.6 mijë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra më mbi 31%, ose 112 mijë më pak.
Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në vitin 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit. Ky fenomen është tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për grua.
Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar. Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 – 2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, reduktimi është 11%, duke reflektuar emigracionin e lartë të familjeve, përveç rënies së lindjeve.
Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% në periudhën në fjalë. Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar rënie prej 19%, duke reflektuar largimin e të rinjve në emigrim. Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.
Kthimi në shkollë këtë vit po vjen mes kontrastesh të forta, nga vrulli demografik që po çon drejt mbylljes shumë shkolla në zonat rurale. Rënia e numrit të nxënësve ka vënë në sfidë edhe qytetet e mëdha, ku numri i klasave paralele është në rënie vit pas viti.
Nga ana tjetër, Inteligjenca Artificiale po transformon të mësuarit. Nxënësit duket se janë para mësuesve në këtë drejtim, teksa gjenerata “Z” ka avantazh në njohuritë mbi teknologjinë dhe po vë në përdorim IA për mësimet dhe detyrat e shtëpisë, në anën tjetër, armata e mësuesve që në pjesën dërrmuese janë mbi 45 vjeç, nuk po mund të ndjekin ritmin.
Teksa në Tiranë, infrastruktura teknologjike mundëson aksesin në teknologji, në bashkitë e vogla dhe të thella të vendit mësimi bëhet ende me metoda primitive, në klasa kolektive, pa internet, pa laboratorë etj.
Zhvillimet demografike dhe ato ekonomike po rrisin gjithnjë e më shumë pabarazitë në arsim, duke e bërë të pamundur zhvillimin e talenteve për nxënësit më të varfër dhe në zonat e thella të vendit.
Sistemet arsimore po transformohen shpejt nga rënia e nxënësve, por politikat arsimore nuk janë duke e përkthyer boshatisjen e shkollave në arritje më të mëdha për ata që kanë mbetur./MONITOR