Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Disa ish-zyrtarë dhe drejtor të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. • Mësohet se në aksionin e sotëm, është vënë në pranga krahu i djathtë i Erjon Veliajt, Maringlen Qato, i cili dhe ka qenë i arrestuari i parë. • Po ashtu një i arrestuar tjetër është Redi Molla, ish-drejtori i UKT-së, i larguar nga detyra në vitin 2020. • Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për Taulant Tushën. • Ndërsa në detyrim paraqitje janë lënë Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Elantina Zere dhe Deborah Keçi. • Arrestmet kanë ardhur si pasojë e denoncimit që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë disa muaj më parë. • Drejtorët e arrestuar nga SPAk akuzohen për korrupsion pasiv dhe shkelje në barazinë e tenderave nga kompania 5D.
10 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Redi Molla dhe Maringlen Qato kanë reaguar mbi akuzat e SPAK pas arrestimit. Reagimi i parë ka ardhur nga Molla, ku ndaj të cilit është firmosur masë sigurie arrest në burg me pretendimin se i ka dhënë tendera kompanisë “5D Konstruksion” në të cilën sipas prokurorisë rezulton pronar. Nga ana tjetër Mariglen Qato, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës ka reaguar përmes avokatit pasi GJKKO ka firmosur ndaj tij masë sigurie arrest në burg për Korrupsion pasiv dhe fshehje të pasurisë. Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa shprehet se ka zbatuar ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.
Reagimi i Mollës:
“Unë Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar në Itali, me një karrierë të gjatë në Itali dhe në Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate të shkëlqyera dhe gjatë gjithë kohës që kam qenë në detyrë kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim. Sot u vura ne dijeni për akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK - deklaroj me bindje te plotë që për këto akuza jam i pafajshëm, dhe nuk kam asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë.
Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se një viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe më vjen keq që pjesë e këtij presioni kanë rënë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria. Pres që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejtë dhe pafajësia ime te vërtetohet nga gjykata. Do vazhdoj këtë beteje në çdo instancë i bindur tek pafajësia ime"
Reagimi i Qatos
"Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundraligjshëm. Në ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyrë rigoroze ligjin.
Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rene pre e presionit politike te Ilir Metës, dhe Kelliçit qe kane nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real. Mbetem besim plote qe ky proces te mbaroje sa me shpejt, drejtësia te bej punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë time te dale ne drite."
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se Redjan Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”. Në njoftimin e SPAK thuhet se Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të kompanisë.
"Nga burimet e provave të mbledhura në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit R.M. dhe M.Q. janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Shtetasit R.M. dhe M.Q. e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
TIRANË- SPAK ka bërë një aksion sot në bashkinë e Tiranës ku ka arrestuar disa nga drejtorët e Erion Veliajt. Gjatë aksionit në bashki si dhe banesat e tyre janë arrestuar krahu i djathtë i Veliajt, Mariglen Qato si dhe Redian Molla, ish-drejtori i UKT-së. Arrestimet kanë ardhur pas rreth një viti që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë për korrupsion pasiv dhe shkelje në barazinë e tenderave nga kompania 5D.
Si është krijuar kompania 5D dhe çfarë fshihet pas saj?
Kompania 5D KONSTRUKSION themelohet ne daten 22.01.2016. Kompania kishte emrin fillestar IGOR ELEKTRIK. Aksioneri i vetëm i saj qe Eduart Meta, një lidhje shoqerore e Mariglen Qatos. Në daten në datën 27.01.2017, Eduart Meta shet 75% të aksioneve të kompanisë Igor Elektrik tek Muhamet Gani Petriti.
Nga kontrolli në QKB z.Muhamet Petritit të ketë qysh prej vitit 2010 aktivitet furrë buke. Në datën 29.06.2018 largohet si administrator Eduard Meta dhe emërohet Nestor Muhametllari, ky i fundit një emër shumë i rëndësishëm në ketë skemë. 6 muaj më pas, Eduard Meta shet të gjitha aksionet te Muhamet Petriti dhe ky i fundit tashmë është 100% zotërues i kompanisë. Dhe vetëm një muaj më pas, në 7 janar 2019, kompania ndryshon emër nga Igor Elektrik në VAS Konstruksion.
Nestor Muhametllari, administratori i kompanisë në mars 2021 blen për vlerën 1.000.000 lekë 100% të aksioneve të kompanisë. 9 muaj më vonë, kompania ndryshon emër dhe nga Vas Konstruksion bëhet 5D Konstruksion. Deri këtu çdo veprim duket ligjor, por nëse futemi në detaje do të kuptojmë rrjetin nepotik me epiqendër Mariglen Qaton:
Muhamet Petriti është babai i Elsa Qatos, e cila është bashkeshorte Alfred Qato. Nga verifikimet, Alfredi është vëllai i Mariglen Qatos, Drejtori i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit Tiranë. Muhamet Petriti figuron i punësuar si bukëpjekës tek Vjollca Petriti, bashkëshortja e tij, regjistruar në vitin 2013, si person fizik me aktivitet Prodhime Brumi.
Elsa Qato, kunata e Mariglen Qatos, ështe e punësuar në biznesin e Vjollca Petritit, nënës së saj, së bashku me të motrën. Alfred Qato, vëllai i Mariglenit figuron si drejtor në prodhim te Alfred Qato person fizik dhe tek kompania V.A.S KONSTRUKSION në pozicionin karpentier me pagen 34.000 leke. Nga viti 2017-2020 kompania ka gjeneruar rreth 190,000,000 lekë, ose 1.500.000 euro. Fitimet në vite rriten ndjeshëm, nga rreth 6 milionë lekë në 2017 në rreth 107 milionë lekë në 2021.
Gjatë kësaj periudhe kompania ka shperndare divident. Një vit më pas, është miratuar tjetër dhënie dividenti për Muhamet Petritin në vlerë rreth 32 milionë lekë. Pra per vitet 2016,2017,2018,2019 Muhamet Petriti ka përfituar rreth 315,000 euro divident. Por këtu shfaqet një veprim i çuditshëm, pa logjikë financiare. Në mars të vitit 2021 Muhamet Petriti i shet kompaninë punonjësit të tij për vlerën qesharake 1.000.000 leke, ose 8,000 euro.
Pra, një kompani e cila vetëm për vitin 2020 kishte gjeneruar një fitim rreth 880,000 euro dhe i kish siguruar Muhamet Petritit, një bukëpjekësi rreth 315,000 euro divident shitet në një vlerë aq të ulët. Por e mbani mend emrin Nestor Muhametllari? Është ky, një punëtor i Muhametit, që blen kompaninë për vetëm 8,000 euro.
Por çudia nuk përfundon ketu. Kjo kompani përpara se të shitej ishte veç të tjerash subjekt ndërtues në një leje ndertimi miratuar me firmën e Erion Velisë, shefit të Mariglen Qatos, në 2 shkurt 2021 për nje godinë 8-9 katëshe me dy të tjerë parkim nëntokësor. Pra një kompani, që krijon fitime marramendëse për një bukëpjekes, dhe që sapo ka marrë edhe një leje ndërtimi për një pallat 8-9 katësh shitet për 8,000 euro.
Por bujaria e vjehrrit të Alfred Qatos, vëllait të Mariglenit për punonjësin Nestor Muhametllari nuk përfundon këtu. Në 22 korrik të vitit 2021, vëtem 4 muaj pasi e kishte blerë kompaninë për 8,000 euro, Nestori vendos t’i japë vetes dividentin për vitin 2020 dhe jo pak por rreth 300,000 euro. Pra e bleu këtë kompani për 8,000 euro dhe brenda 4 muajve nga blerja mori dividentin, ose thënë ndryshe krijoi fitim personal në vlerën 300,000 euro. Më pas, kjo kompani me pronar Nestorin, ka fituar dhe 2 leje ndertimi te tjera (si investitor dhe ndërtues), njëra përball KLAN-it aty ku dhe ka patur shtëpinë Mariglen Qato.
TIRANË- Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë rënë pranga krahu i djathtë i Erjon Veliajt, Maringlen Qato si dhe më pas Redian Molla. Po ashtu është ngritur sërish akuzë për ish-drejtorin e Veliajt, Taulant Tusha, i cili ndodhet në burg. Ndërsa detyrim paraqitje janë lënë Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Elantina Zere, Deborah Keçi.
EMRAT:
Arrest me burg
Mariglen Qato
Redi Molla
Taulant Tusha
Detyrim paraqitje
Enton Punavija
Julian Zanaj
Albano Janku
Nestor Muhamellari
Elantina Zere
Deborah Keçi
TIRANË-Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur ditën e sotme në lidhje me arrestimet në Bashkinë Tiranë.
Këlliçi tha në emisionin ‘Task Force’ në Syri TV tha se drejtorët e Bashkisë së Tiranës, si pjesë e kompanisë ‘5D’ janë kthyer në investitorë të hoteleve luksoze që kushtojnë 15 apo 18 mln euro.
Ai tha se kurajo që këta kanë për të vjedhur dhe për të mos pyetur asnjë institucion ka bërë habi për shumëkënd.
Këlliçi tha se janë gjetur mesazhe që Erion Veliaj urdhëron drejtorët e tij që të çojnë kaq par ate Carlo Bolino, kaq para te dikush tjetër, dhe kur është zbuluar aplikacioni është parë edhe aplikimi i drejtorëve të Veliajt në atë që sot njihet si dosja “5D”.
Ai tha se Mariglen Qato është kreu i IMT, i cili gjobiste qytetarët për një mur avllie, ndërkohë nuk ka parë 7 katet pa leje në mes të Tiranës të ortakut të Veliajt, Armando Lilo,
Këlliçi tha se arkitekti i të gjitha vjedhjeve është Erion Veliaj.
“Ju mendoni që Erion Veliaj, i cili merr raport çdo ditë edhe për “like” në Facebook nuk di se drejtorët e tij po vjedhin apo që 130 mln euro kanë kaluar në një incinerator fantazëm pa dijeninë e Veliajt, ose është infatil ose është pjesë e bandës.Ne si opozitë kemi si detyrë të mbrojmë financat publike, ne si opozitë po e ndihmojmë SPAK me dokumente konkrete”
Ai tha se kurajo që këta kanë për të vjedhur dhe për të mos pyetur asnjë institucion ka bërë habi për shumëkënd.
Këlliçi tha se janë gjetur mesazhe që Erion Veliaj urdhëron drejtorët e tij që të çojnë kaq par ate Carlo Bolino, kaq para te dikush tjetër, dhe kur është zbuluar aplikacioni është parë edhe aplikimi i drejtorëve të Veliajt në atë që sot njihet si dosja “5D”.
Ai tha se Mariglen Qato është kreu i IMT, i cili gjobiste qytetarët për një mur avllie, ndërkohë nuk ka parë 7 katet pa leje në mes të Tiranës të ortakut të Veliajt, Armando Lilo,
TIRANË- Prokruoria e Posaçme ka nxjerr njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e drejtorëve dhe ish-zyrtarëve në Bashkinë e Tiranës. Mësohet se arrestmet kanë ardhur si pasojë e denoncimit që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë disa muaj më parë.
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 9 urdhër arreste, ndërsa mes të arrestuarve janë edhe Mariglen Qato, Redian Molla dhe Taulant Tushe që tashmë ndodhet në burg. Ndërkohë që detyrim paraqitje janë lënë nga SPAK Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Elantina Zere dhe Deborah Keçi. Personat e arrestuar nga SPAk akuzohen për korrupsion pasiv dhe shkelje në barazinë e tenderave nga kompania 5D.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e verifikimeve të kryera kryesisht, ka filluar hetimet lidhur me procedimin penal nr.75, datë 27.04.2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258/2 dhe 259/2, të Kodit Penal.
Po kështu, Prokuroria e Posaçme mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga shtetasi Belind Këlliçi, ka rregjistruar procedimin penal nr.121, datë 23.05.2023. Të dy procedimet penale janë bashkuar në një procedim penal të vetëm, të numërtuar me nr.75 viti 2023.
Lidhur me këtë procedim penal, për një periudhë disa mujore dhe në mënyrë të pandërprerë, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, ku janë përfshirë administrimi dhe verifikimi i informacioneve nga burimet e hapura, kryerja e veprimeve hetimore proaktive, kryerja e kontrolleve të vendeve dhe kontrolleve të personave, sekuestrime të provave materiale, administrimi i dokumentacionit të një sërë procedurash prokurimi, kryerja e ekspertimeve teknike e kompjuterike, shqyrtimi dhe analizimi i të gjitha provave dhe dokumenteve të administruara.
Nga burimet e provave të mbledhura në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit R.M. dhe M.Q. janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Shtetasit R.M. dhe M.Q. e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.
Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që shtetasi R.M. ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.
Në këto procedura prokurimi shtetasi R.M. ka patur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni shtetasin M.Q. që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë), ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.
Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që shtetasi M.Q. ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi. Në këto procedura prokurimi shtetasi M.Q. ka patur cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka qënë pjesë e marrjes së vendimit për shpalljen e fituesit të procedurës së prokurimit, për shoqërinë tregtare në zotërim të tij.
Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.
Janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi T.T. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe shtetasit E.P., J.Z. dhe A.J. në cilësinë anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Ekzistojnë dyshme të bazuara se shtetasi T.T. ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qënë zotëruesit indirekt të aksioneve të shoqërisë.
Së katërti, janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja E.Z. në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja E.Z. ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.
Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr.28, datë 28.03.2024, ka vendosur:
1. Caktimin ndaj personit nën hetim R.M. të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 7 (shtatë) raste, nga këto 4 (katër) raste të kryera në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer në 5 (pesë) raste, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj personit nën hetim M.Q. të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 4 (katër) raste, të kryera në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
3. Caktimin ndaj personit nën hetim T.T. të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
4. Caktimin ndaj personave nën hetim E.P. të masës së sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
5. Caktimin ndaj personit nën hetim J.Z. të masës së sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.
6. Caktimin ndaj personit nën hetim A.J. të masës së sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.
7. Caktimin ndaj personit nën hetim N.M. të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.
8. Caktimin ndaj personit nën hetim E.Z të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga nenet 234 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, në Bashkisë Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.
9. Caktimin ndaj personit nën hetim D.K. të masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021.
Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.
TIRANË- Ditën e sotme është ngitur një akuzë e dytë për Taulant Tushën. Dosja.al mëson se ekzistojnë dyshime se Tushe ka pasur dijeni lidhur me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe e ka favorizuar këtë kompani në dhënien e tenderave. Ndaj edhe ndaj tij janë ngritur 2 akuza të reja penale.
"Caktimin ndaj personit nën hetim T.T. të masës së sigurimit “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i dyshuar për veprat penale: (i) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021; (ii) “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, e kryer dy herë, të parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal," njofton SPAK
Taulant Tusha ka qenë drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës, që u vu në pranga disa muaj më parë nga SPAK, për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Tusha njihet ndryshe si krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj.

TIRANË- Arrestmet që kanë tronditur sot bashkinë e Tiranës, kanë ardhur si pasojë e denoncimit që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë disa muaj më parë. Në dënoncimin e bërë nga këlliçi theksohet se drejtori në Inspektoriatin e Mbrojtes së Territorit, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektore në Bashkinë e Tiranës, ndaj dhe si pasojë ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij "5D".
Sipas Këlliçit, në qendër të skemës është kompania 5D e zotëruar “de facto” nga Qato, por megjithatë ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës. Ndërsa më pas ka përmendur me emra, familjarët e Qatos; kunata e tij Elisabeta Cjapi punon si drejtoreshë finance në UKT), kontrollon financat e UKT-së; kunati i tij Taulant Cjapi është punonjës në bashkinë qendrore, ndërsa dhe i vëllai është punonjës në bashkinë qendrore.

"Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt i ka ndërruar 3 emrin. Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH. Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro. Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro," tha Këlliçi në atë kohë.
TIRANË- Disa ish-zyrtarë dhe drejtor të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Mësohet se në aksionin e sotëm, është vënë në pranga krahu i djathtë i Erjon Veliajt, Maringlen Qato, i cili dhe ka qenë i arrestuari i parë.
Po ashtu një i arrestuar tjetër është Redi Molla, ish-drejtori i UKT-së, i larguar nga detyra në vitin 2020. Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.

TIRANË- Një aksion i SPAK është vendosur në zbatim ditën e sotme në Bashkinë Tiranë, ku mësohet se janë arrestuar dy drejtorë dhe disa të tjerëve u është komunikuar masa për "Detyrim paraqitjeje".
Nga ana tjetër mësohet se agjendët e BKH dhe oficerët gjyqësorë kanë bastisur disa prej zyrave të titullarëve të arrestuar. Midis të arrestuarëve janë dhe dy drejtorë që njihen që janë shumë afër Veliajt.