LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SPAK mbylli hetimet, GJKKO kalon për gjykim dosjen "Partizani"! Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm

• Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani". • Vendimi është marrë sot sot nga gjyqtarja Fjorela Davidhi, duke i hapur rrugën gjykimit të çështjes. • Avokati Genc Gjokutaj ka folur sot jashtë ambienteve të GJKKO, pasi u vendos se dosja "Partizani" do të kalojë për gjykim. • Gjokutaj ka theksuar se të gjitha vendimet e marra prej gjyqtares Irena Gjoka janë të pavlefshme. • Më tej shtoi se GJKKO u përdor nga kryeministri Edi Rama për të dërguar çështjen në gjyq. • Avokati tha më tej se arsyeja pse nuk është kërkuar gjykim i shkurtuar, është sepse tha se mungon fakti penal dhe sipas tij kur konstatojmë akte të pavlefshme dhe të papërdorshme në gjykimin e shkurtuar.• Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së Jamarbër Malltezi ka bërë një postim në rrjetet sociale pasi Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani". • Malltezi shkruan se nuk ka asgjë të re nga drejtësia e nënshtruar politikisht sipas tij e kryeministrit Edi Rama.• Ai shton se sipas ligjit, është detyrë e prokurorisë të përcaktojë veprimet konkrete individuale dhe provat ndaj secilit që mund të ketë lidhje shkakësore të drejtëpërdrejtë me pasojën qe dëshiron të individualizoje prokuroria.• Malltezi shkruan se sipas ligjit gjyqtarja e procedures paraprake duhet të sigurohet që t'i ketë këto, plus të korrigjojë falsifikimet apo gabimet. • Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së thotë se ligji është teknikalitet i panevojshëm përpara urdhrit të Ramës ndaj SPAK nuk e kryen dhe gjyqtarja e nënshtruar mbyll sytë.• Gjithashtu ai thotë se e gjithë akt-akuza nuk ka asnjë provë apo veprim të individualizuar për askënd, nuk ka asnjë dëshmi e asnjë shkelje ligjire, e ca me pak, sipas tij, ndonjë fakt penal. • Dhe kjo është e papranueshme në një shtet ligjor. • Malltezi shkruan në postim se për turpin e vet, gjyqtarja as nuk mori mundimin të detyrojë korrigjime në aktakuze e jo më ta kthente çështjen për hetime.• Të pandehurit e kësaj dosje janë kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. • Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. • Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. 

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

SPAK mbylli hetimet dhe GJKKO kaloi për gjykim dosjen "Partizani", Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtuar e Ramës, gjyqtarja mbyll sytë

SPAK mbylli hetimet, GJKKO kalon për gjykim dosjen "Partizani"!
Jamarbër Malltezi

TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së Jamarbër Malltezi ka bërë një postim në rrjetet sociale pasi Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani". Malltezi shkruan se nuk ka asgjë të re nga drejtësia e nënshtruar politikisht sipas tij e kryeministrit Edi Rama.

Ai shton se sipas ligjit, është detyrë e prokurorisë të përcaktojë veprimet konkrete individuale dhe provat ndaj secilit që mund të ketë lidhje shkakësore të drejtëpërdrejtë me pasojën qe dëshiron të individualizoje prokuroria. Malltezi shkruan se sipas ligjit gjyqtarja e procedures paraprake duhet të sigurohet që t'i ketë këto, plus të korrigjojë falsifikimet apo gabimet. Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së thotë se ligji është teknikalitet i panevojshëm përpara urdhrit të Ramës ndaj SPAK nuk e kryen dhe gjyqtarja e nënshtruar mbyll sytë.

Gjithashtu ai thotë se e gjithë akt-akuza nuk ka asnjë provë apo veprim të individualizuar për askënd, nuk ka asnjë dëshmi e asnjë shkelje ligjire, e ca me pak, sipas tij, ndonjë fakt penal. Dhe kjo është e papranueshme në një shtet ligjor. Malltezi shkruan në postim se për turpin e vet, gjyqtarja as nuk mori mundimin të detyrojë korrigjime në aktakuze e jo më ta kthente çështjen për hetime.

"Urdhëruesit e saj e dinë se Irena ka skaduar dhe nuk vendos dot më si gjyqtare, pas daljes së vendimit penal te gjykatës greke. Fjorela Davidhi ka urdhrin politik dhe jo ligjin per udhëzues në punën e saj. Ndaj vendosi të kaperdijë pavlefshmerinë e procesit hetimor të zhvilluar nga Irena Gjoka, e cila nuk përmbushte kushtet e gjykatës së caktuar me ligj pasi nuk mund të ishte gjyqtare, si një njeri i dënuar më parë penalisht. Aktakuza përmban gënjeshtra dhe falsifikimi të dukshme: shkruhet se VKM për bonot e privatizimit u shfuqizua 7 muaj më pas, ndërkohe që pika që kish të bënte me pronarët kurrë nuk është shfuqizuar", shkruan ai.

POSTIMI I MALLTEZIT:

DEKLARATE SHTYPI – Asgje e re nga drejtesia e nenshtuar politikisht e Edi Rames.

Sipas ligjit është detyrë e prokurorisë të përcaktojë veprimet konkrete individuale dhe provat ndaj secilit që mund te kenë lidhje shkakësore të drejtëpërdrejtë me pasojën qe don të individualizoje prokuroria. Sipas ligjit gjyqtarja e procedures paraprake duhet te sigurohet qe ti kete keto, plus te korrigjoje falsifikimet apo gabimet. POR ligji eshte teknikalitet i panevojshem perpara urdhrit te Edi Rames ndaj SPAK nuk e kryen dhe gjyqtarja e nenshtruar mbyll syte.

E gjithe akt-akuza nuk ka asnje prove apo veprim te individualizuar per askend, nuk ka asnje deshmi e asnje shkelje ligjire, e ca me pak ndonje fakt penal. Dhe kjo eshte e papranueshme ne nje shtet ligjor. Per turpin e vet, gjyqtarja e nenshtruar politikisht as nuk mori mundimin te detyroje korrigjime ne aktakuze e jo me ta kthente ceshtjen per hetime.

Urdheruesit e saj e dine se Irena ka skaduar dhe nuk vendos dot me si gjyqtare, pas daljes se vendimit penal te gjykates greke. Fjorela Davidhi ka urdhrin politik dhe jo ligjin per udhezues ne punen e saj. Ndaj vendosi te kaperdije pavlefshmerine e procesit hetimor te zhvilluar nga Irena Gjoka, e cila nuk permbushte kushtet e gjykates se caktuar me ligj pasi nuk mund te ishte gjyqtare, si nje njeri i denuar me pare penalisht.

Aktakuza permban genjeshtra dhe falsifikimi te dukshme: shkruhet se VKM per bonot e privatizimit u shfuqizua 7 muaj me pas, nderkohe qe pika qe kish te bente me pronaret kurre nuk eshte shfuqizuar.

Akt-akuza genjen me tej sikur destinacionin e tokes e ndryshoi Berisha kur ne dosje kane qe e ka ndryshuar edi rama qofte 17,200 m2 ne 2004, qofte 7000 m2 ne 2006 dhe qofte te gjithe zonen e klasifikoi si zhvillime te reja me parametra te larte urban me vendimin e KRRT nr. 238 me 27.12.2008.

Ndonese keqperdoren militante socialiste duke i marre per “eksperte“ (babai i militantit te PS te emeruar ne BKH A. Zyba) u perdor si topograf ndonese nuk ka fare liçensë si Gjeodet/Topograf, perseri ceshtja e pronesise qe ngriti taulant balla doli mashtrim por drejtesia me rregji mbyll syte e veshet.

Quan perfitim personal te Sali Berishes sponsorizimin privat te dy kengetareve. Por sa paska perfituar Berisha pa asnje lek publik? Edi Rama nxorri 7 miljon euro nga parate publike, 2 dite para zgjedhjeve per Giro dÍtalia dhe bllokoi trafikun e gjithe opozites dhe mender jush SPAK nuk ben as gek e as mek!

Quan perfitim personal te Sali Berishes bamiresite per trajtimin e femijeve autike.

Edhe pagesat qe ia ka kryer e bija nga llogaria e saj personale per shendetin i quan perfitim te Berishes.

Te gjitha keto te deklaruara ne organet perkatese shteterore si ILDKPI, banka dhe tatime sipas ligjeve taksative mbi transparencen.

Prona ju kthye qindra trashegimtareve te 5 familjeve pronare te vertetuara katerciperisht, si ju kthyen pronat e tyre te vjedhura nga rregjimi komunist mbi 510,000 pronareve te tjere pa pasur asnje ligj apo VKM personale sic ben Edi Rama me Olsin, Bolinon, Xhacken, Hajdarin etj.

Pronaret denbabaden zhvilluan pronen private, me fonde private dhe te deklaruara sipas cdo kerkese ligjore. Ne keto 13 vite jane kryer disa kontrolle organet e edi rames, perfshi Ministri Mbrojtje, tri here Tatimet, drejtoria e parandalimit te pastrimit te parave dhe kane gjetur cdo gje te rregullt.

Ne mungese te fakteve, prokuroret politike u bene lolo dhe detyruan gjithe sistemin e drejtesise te kthehet ne maskarade.

Cdo shqiptar e di se gjyqtaret dhe prokuroret ua beri vetingun motra e Ballukut, prokuroret i caktoi kunati i Mimi Kodhelit, inspektimin e gjyqtareve e kryen vellai i ministres tjeter te Edi Rames, dhe te gjithe na kujtohen urdhrat e Edi Rames ndaj SPAK ne Kongresin e PS (09.04.2022) dhe Asamblene e PS (07.05.2022) per te proceduar penalisht Sali Berishen. Brenda 3 javeve nga urdhri, SPAK dergoi nje karikator me 15 kerkesa per te gjithe institucionet duke kerkuar informacion jo per ndonje ceshtje, por per cfare te munde ne 30 vite dhe per 3 brezni, deri tek mbesat e palindura ende te Sali Berishes.

Strasburgu e ka quajtur Leading Case ceshtjen e masave ndaj Berishes (deri tani vec masat e kundraligjshme jane derguar) dhe I ka derguar disa pyetje Shqiperise. Per turpin e vet, zyrat e shtetit Shqiptar i kane derguar pergjigjet me 6 jave vonese pertej afatit 16 javor, vetem qe mos i jepnin mundesi te shprehej Strasburgu para zgjedhjeve te 2025.

Nuk ka shqiptar qe nuk e di se Edi Rama kontrollon gjyqtaret dhe prokuroret, se cakton se kush nga te vetet duhet arrestuar, kur dhe per cfare, dhe cdo shqiptar ka pare sesi prokurore e gjyqtare kthehen ne idiote te dobishem sa here del se Edi Rama ka shkelur ligjin duke grabit toka per veten, olsin, bolinon etj.

Sot u deshmua standarti i dyfishte i gjyqtares te rilindjes: nderkohe qe vendos te mos ktheje per hetim nje ceshtje qe nuk ka fare hetim (pasi te gjitha aktet jane nul ngaqe cdo vendim i Irena Gjokes eshte nul sipas Nenit 128/a te KPP), e njejta gjyqtare tek ceshtja e Vangjush Dakos e ktheu ne faze hetimi pa e kerkuar fare Vangjush Dako.

Po ky sistem drejtesie me rregji qe mbyll syte fort dhe vendos mosfillim procecdimi penal kur eshte vertetuar me vendim gjykate te formes se prere qe Edi Rama shperdoroi detyren dhe shkaktoi 340,000 € dem, kur vertetohet kallzimi i rreme i Taulant Balles, kur vertetohet shperdorimi i detyres nga prokuroret nen urdhra. Nuk ka ende asnje fjale se ku shkuan 430 miljon € per inceneratore qe nuk ekzistojne, as nese ka apo jo pergjegjesi penale Edi Rama dhe kaporegionet e tij qe kaluan brenda dites 9 procedura me 18 firma, qe injoruan shkresen e drejtorit te APP per procedure joligjore, nuk ka asnje pergjegjesi per vjedhjet 140 miljon € me checkup imagjinar, për vjedhje 50 miljon € veç me një lëvizje tek Tuneli i Llogarasë, nuk ka asnjë përgjegjës për 85 miljon € vjedhje për anijet TEC, per landfill inekzistent ne Vlore, etj. po ky sistem arreston pa fakt penal fare, pa asnje shkelje ligjore, thjesht kthim i prones private te vjedhur nga hajdutet dhe zhvillim te prones private nga pronaret e saj dhe jo nga hajdutet strategjike te kryehajdutit Edi Rama.

1 VITE ME PARE

GJKKO dërgoi dosjen "Partizani" për gjykim, Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm, ja pse nuk e kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar

SPAK mbylli hetimet, GJKKO kalon për gjykim dosjen "Partizani"!
genc gjokutaj

TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur sot jashtë ambienteve të GJKKO, pasi u vendos se dosja "Partizani" do të kalojë për gjykim. Gjokutaj ka theksuar se të gjitha vendimet e marra prej gjyqtares Irena Gjoka janë të pavlefshme. Më tej shtoi se GJKKO u përdor nga kryeministri Edi Rama për të dërguar çështjen në gjyq. 

Avokati tha më tej se arsyeja pse nuk është kërkuar gjykim i shkurtuar, është sepse tha se mungon fakti penal dhe sipas tij  kur konstatojmë akte të pavlefshme dhe të papërdorshme në gjykimin e shkurtuar.

"Të gjitha vendimet e marra prej Irena Gjokës janë të pavlefshme. Gjykata vendosi ta kalojë për gjykim çështjen. Dua të theksoj se kjo pavlefshmëri po mban prej 2 vitesh Malltezin në arrest shtëpie. Rama përmes GJKKO e dërgoi çështjen në gjyq. Ky ishte vendimi i sotëm. Ishte citim dispozitash dhe nenesh, që janë për te studentët dhe jo për neve.

Ne nuk e kemi kërkuar gjykimin e shkurtuar për faktin që mungon fakti penal dhe nuk kemi çfarë të shkurtojmë apo të zgjasim. Kjo është themeli i mbrojtjes. E dyta kur konstatojmë akte të pavlefshme dhe të papërdorshme në gjykimin e shkurtuar, automatikisht është i rrëzuar, sepse nuk mundet të pranosh gjendjen e akteve me akte të pavlefshme. Kjo gjykatë këtë bëri, vleftësoi ato akte, iu dha vlerën dhe e dërgoi në gjyq. Çështja e gjykimit të shkurtuar është mbyllur në këtë seancë dhe pa u kërkuar këtu nuk mund të kërkohet në themel. Këtu ngrihet dhe gjykata e çon themelit i cili formalisht e pranon. Do të ecet me gjykim të zakonshëm.", tha Gjokutaj.

1 VITE ME PARE

SPAK mbylli hetimet, GJKKO kalon për gjykim dosjen "Partizani"

SPAK mbylli hetimet, GJKKO kalon për gjykim dosjen "Partizani"!
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka kaluar për gjykim dosjen "Partizani". Vendimi është marrë sot sot nga gjyqtarja Fjorela Davidhi, duke i hapur rrugën gjykimit të çështjes.  Të pandehurit e kësaj dosje janë kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. 

Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. 

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

1 VITE ME PARE

Do të kalojë apo jo për gjykim? Gjykata e Posaçme mban sot seancën për dosjen "Partizani"

SPAK mbylli hetimet, GJKKO kalon për gjykim dosjen "Partizani"!
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme mban sot seancën për dosjen "Partizani". Në seancën e sotme pritet të vendoset kalimi ose jo për gjykim i dosjes së çështjes “Partizani”. 

Në seancën e kaluar avokatët e kryedemokratit Sali Berisha, kërkuan përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi. Kërkesa e mbrojtjes u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda dhe do të jetë Davidhi ajo që do të vendosë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

sali berisha dosja partizani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet