LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"SPAK dhe Gjykata Kushtetuese humbasin më shumë!" Rama foli sot për projektet që vazhdojnë, Ambasada amerikane njofton qeverinë për vendimin e Trump: Ndërpritet ndihma e SHBA-ve për institucionet shqiptare

• Ambasada Amerikane në Tiranë u ka nisur një notë diplomatike institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë. • Ky njoftim vjen pas Urdhrit Ekzekutiv të firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. • Sipas njoftimit të publikuar nga mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe dëshiron të informojë Qeverinë shqiptare për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-ve për të ndërprerë zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve në pritje të rishikimit të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.• Sipas informacioneve, partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të asistencës të financuara nga SHBA-të në Shqipëri janë duke u njoftuar për këtë veprim. • Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me njoftimin e shpërndarë nga mediat për ndalimin e fondeve nga SHBA për institucionet shqiptare. • Ambasada thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara. • Ambasada i referohet deklaratës për shtyp të Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, të datës 26 janar e cila thotë ndër të tjera se mandati i popullit amerikan ishte i qartë dhe se duhet të ripërqendrohen në interesat kombëtare amerikane. • Në reagim shtohet se departamenti dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Anulimi i memorandumit për ngrirjen e ndihmës federale/ Shtëpia e Bardhë: Mbetet në fuqi urdhri për ndalimin e fondeve për shtetet e huaja

"SPAK dhe Gjykata Kushtetuese humbasin më shumë!" Rama foli
Karoline Leavitt

SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha në platformën X se ndërsa memorandumi i mëparshëm ishte anuluar, urdhrat ekzekutivë të presidentit për ngrirjen e ndihmës së huaj dhe për t'i dhënë fund iniciativave të barazisë dhe përfshirjes së diversitetit, për shembull, mbeten në fuqi. 

Ndërkohë, zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë anuloi sot një memorandum që ngriu grantet dhe huatë federale pasi masa e administratës për të ndaluar shpenzimet u duk se rrezikon programet që financojnë shkollat, ofrojnë strehim dhe sigurojnë që amerikanët me të ardhura të ulëta të kenë akses në kujdesin shëndetësor. Megjithëse ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë fajësuan publikisht mediat për shkaktimin e konfuzionit.

Në një memo të së mërkurës dhe shpërndarë agjencive federale, Matthew J. Vaeth, ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, deklaron se memorandumi i OMB M-25-13 "është anuluar". Ai urdhër, i lëshuar të hënën, udhëzoi agjencitë federale që "të ndalojnë përkohësisht të gjitha aktivitetet në lidhje me detyrimet ose disbursimin e të gjithë ndihmës financiare federale".


 

1 VITE ME PARE

SPAK dhe Gjykata Kushtetuese humbasin më shumë! Ja institucionet e Drejtësisë që humbasim nga prerja e fondeve të SHBA-ve

"SPAK dhe Gjykata Kushtetuese humbasin më shumë!" Rama foli
Donald Trump

TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë u ka nisur një notë diplomatike institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë.

Ky njoftim vjen pas Urdhrit Ekzekutiv të firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Ndër institucionet të cilat humbasin më shumë nga këto fonde të ndërprera janë ato të drejtësisë.

Lista përfshin këto institucione:

Këshilli i Lartë Gjyqësor;

Këshilli i Lartë i Prokurorisë;

Gjykata Kushtetuese;

Gjykata e Lartë;

Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë;

Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit;

Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm;

Inspektori i Lartë i Drejtësisë;

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit.

Sipas informacioneve, partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të asistencës të financuara nga SHBA-të në Shqipëri janë duke u njoftuar për këtë veprim.

1 VITE ME PARE

Ndërprerja e fondeve për institucionet shqiptare/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Urdhër i Trump, duhet të ripërqendrohemi në interesat kombëtare të SHBA-ve

"SPAK dhe Gjykata Kushtetuese humbasin më shumë!" Rama foli
Donald Trump dhe Ambasada Amerikane

TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me njoftimin e shpërndarë nga mediat për ndalimin e fondeve nga SHBA për institucionet shqiptare. Ambasada thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ambasada i referohet deklaratës për shtyp të Zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, të datës 26 janar e cila thotë ndër të tjera se mandati i popullit amerikan ishte i qartë dhe se duhet të ripërqendrohen në interesat kombëtare amerikane. Në reagim shtohet se departamenti dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve.

Reagimi i ambasadës amerikane për ndërprerjen e fondeve:

Ju referojme tek deklarata per shtyp e Zedheneses se Departamentit te Shtetit Tammy Bruce ne dt 26.  Me poshte gjeni variantin shqip te deklarates.

Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për Rivlerësimin dhe Riorganizimin e Ndihmës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio ka pezulluar të gjithë ndihmën ndërkombëtare të SHBA të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për shqyrtim. Ai po fillon një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën agjendën Amerika e Para.

Presidenti Trump deklaroi qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të japin më verbërisht para që nuk sjellin asgjë për popullin amerikan. Rishikimi dhe riorganizimi i ndihmës ndërkombëtare në emër të taksapaguesve që punojnë fort nuk është thjesht gjëja e duhur për t'u bërë, por është një detyrim moral. Sekretari është krenar që mbron investimet e Amerikës me një rishikim të qëllimshëm dhe të kujdesshëm se si ne shpenzojmë dollarët e ndihmës ndërkombëtare jashtë vendit.

Mandati i popullit amerikan ishte i qartë – ne duhet të ripërqendrohemi në interesat kombëtare amerikane. Departamenti dhe USAID-i e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si kujdestarë të dollarëve të taksapaguesve. Zbatimi i këtij Urdhri Ekzekutiv dhe drejtimi i Sekretarit e çojnë më tej këtë mision. Siç ka thënë Sekretari i Shtetit Marco Rubio, “Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet të justifikohet me përgjigjen për tri pyetje të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të begatë?”
Ju faleminderit

1 VITE ME PARE

Rama foli sot për projektet që vazhdojnë, Ambasada amerikane njofton qeverinë për vendimin e Trump: Ndërpritet ndihma e SHBA-ve për të gjitha Ministritë, SPAK dhe institucionet e tjera

"SPAK dhe Gjykata Kushtetuese humbasin më shumë!" Rama foli
Ambasada

TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë u ka nisur një notë diplomatike institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë. Ky njoftim vjen pas Urdhrit Ekzekutiv të firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Sipas njoftimit të publikuar nga mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe dëshiron të informojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-ve për të ndërprerë zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve në pritje të rishikimit të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.

Sipas informacioneve, partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të asistencës të financuara nga SHBA-të në Shqipëri janë duke u njoftuar për këtë veprim. Ky shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi zyrtar:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që ky njoftim të ndahet me të gjitha Ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë:

Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e

Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ministria e Mbrojtjes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e

Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë

Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë

Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)

Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

Të gjitha pushtetet komunale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfiton nga ky rast për t’i ripërtërirë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë garancitë e konsideratës më të lartë.

Çfarë tha Rama sot?

Ky njoftim vjen pak orë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Fondacioni Shqiptaro-Amerikan do të mbulojë shpenzimet e bursave në një përqindje të lartë gjatë një aktivitet të organizuar në institutin Harry Fultz, i cili është dhe institucion akademik i Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT). 

"Ne sot jemi në kushtet kur po zhvillohet në mënyrë intensive, interesi por edhe praktika e studimeve të të gjitha niveleve për teknologjinë e re dhe duke qenë se në këtë program të ri ka një kontribut të posaçëm edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, dua të theksoj që falë kontributit të këtij fondacioni, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan në fakt ju e njihni si fondacioni që grabiti Butrintin, se këto të tjerat nuk janë shumë publike, po besoj e keni dëgjuar që Butrintit është grabitur.

Kështu që kur të shkoni në Sarandë për pushime mos shkoni në Butrintit se nuk është më aty. Janë marrë të gjithë gurët e vjetër, është ngritur në hava e gjithë zona dhe e kanë çuar diku që nuk dihet akoma se ku, por nuk është bërë shumë publike se çfarë bën Fondacioni Shqiptaro Amerikan për teknologjinë", tha Rama sot.

shtepia e bardhe shba shqiperi fonde

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet