LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen. Hoxha, ushtar i bandave të Durrësit. Ministri: Je gënjeshtar

• Ditën e sotme është mbajtur seanca plenare e radhës në Kuvend. • Në seancën e sotme pas më shumë se një muaji kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës. • Seanca ka nisur me tensione dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës. • Debatet kanë nisur për shkak të vendimit të Gjykatës Administrative për shfuqizimin e përjashtimit nga Kuvendi të deputetëve të opozitës. • Këta të fundit kanë akuzuar kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin se ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën me përjashtimin e tyre. • Ata i bënë thirrje Spiropalit dhe kryetare të Sekretariatit të Etikës, Klotilda Bushkës të japë dorëheqjen. • Ndëkohë, ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin, Taulant Balla tha se vendimi i Gjykatës Administrative nuk e cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve. • Sipas tij gjykata vetëm lehtësoi masën ndaj tyre. • Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se opozita sot në Kuvend është për betejën e mbrojtjes së buxhetit për qytetarët dhe jo për diskutime me mazhorancën. Noka tha se mosbindja civile do të vazhdojë. • Ai tha se mllefin e PS ndaj opozitës e rrëzoi SPAK duke mos nisur hetim për opozitën pas kallëzimit për djegien e karrigeve. • Noka tha me ironi se mazhoranca i duket opozitës "si miza" dhe se nuk tremben nga ata. • Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i veshur si i burgosur dhe me pranga në duar kritikoi po ashtu vendimin që u mor për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi me disa ditë apo dhe muaj.• Sula tha se vendimi i gjykatës i ka hedhur poshtë masat ndaj deputetëve, pasi i kanë dënuar pa ligj dhe pa rregullore. • Gjithashtu Sula tha se mazhoranca, vendimin e Kushtetuese për Olta Xhaçkën e përdorët për letër higjenike. • Diskutimet për buxhetin faktik të 2023, po ashtu pritet të shkaktojnë debate mes mazhorancës dhe opozitës. • Dy ditë më parë, pas mbledhjes së grupit të PD-së. • Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi bëri me dije se do të marrin pjesë në seancën plenare ku do të diskutohet buxheti 2025. • Sipas tij, kjo nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe pensionistëve.

26 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

EMRAT/ Kuvendi cakton anëtarët zëvendësues së Komisioneve të Përhershme

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Votimi në Kuvend

TIRANË- Kuvendi zhvilloi seancën e radhës plenare këtë të enjte ku në rend të ditës ishte shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”.

Në seancën e sotme, Kuvendi ka shqyrtuar dhe projekvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.

-Deputeti Erjon Meka caktohet anëtar në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

- Deputetja Teuta Ramaj caktohet anëtare në Komisionin për Punën, Çështjet sociale dhe Shëndetësinë

- Deputetja Flutura Açka caktohet anëtare në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Ndërkohë, në përfundim të seancës është votuar me 71 vota pro miratimi i buxhetit faktik 2023, në mungesë të opozitës.

3 JAVE ME PARE

"Puna jonë është t'iu kontrollojmë ju", Bylykbashi: Miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në seancën plenare u shpreh se puna e opozitës është kontrolli mbi maxhorancën. Ai shtoi se ministri i Brendshëm guxon dhe i turret me ton opozitës.

Bylykbashi gjithashtu solli në vëmendje edhe raportin e Komisionit Europian. Ai theksoi se KE vetëm pak ditë më parë tha që parlamenti mund të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të kënaqshme, por kontrolli i tij mbi ekzekutivin ishte i kufizuar. Ndërkohë miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit, si të kontrollin e opozitës.

“Ishte gjykata madje dëgjova që keni në plan dhe të ankoheni, pra qëndroni te paligjshmëria. Kjo sallë këtu qeveriset nga rregullat që prodhojnë mundësin që ne të bëjmë punën tonë. Puna jonë është opozita, që tju kontrollojmë ju. Ministri i Brendshëm guxon dhe i turret me atë ton opozitës. KE vetëm pak ditë më parë ju thotë që parlamenti mund të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të kënaqshme, por megjithatë kontrolli i tij mbi ekzekutivin ishte i kufizuar. Ndërkohë miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit, si të suprimoni fjalën e opozitës, kontrollin e opozitës.

Nuk ka guxuar deri vonë që policia të hyjë në kampet universitare në Greqi sepse quheshin tempull demokracie, ju e sollën në Kuvend. Ata që janë offside jeni ju duke shkelur të drejtat e opozitës që është në parlament për të kontrolluar si i harxhoni paratë e shqiptarëve”, tha Bylykbashi.

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ “Bëni tender që të burgosurit e shkretë të vishen me Hugo Boss!" Ja momenti kur deputeti Sula i dorëzon veshjen ministrit Manja

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Foto nga Kuvendi

TIRANA- Deputeti demokrat, Dashnor Sula, u paraqit sot në Kuvend me veshjen e të burgosurit. Sula tha se në të gjithë botën të burgosurit vishen me uniformë, ndërsa në Shqipëri vishen me rrobat e shtëpisë. Ai ia vendosi veshjen në tavolinë, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, për ta iniciuar, siç tha ai, që të bëjnë një tender për to.

“Në të gjithë botë të burgosurit kanë uniformën e tyre, të burgosurit tonë janë me rrobat e shtëpisë. Po i jap shansin qeverisë që sic bëri tenderin 350 euro një kapele, bëni një tender edhe të burgosurit të vishen të shkretët me një Hugo Bos. Unë këtë veshje që përdora do t’ja jap ministrit të Drejtësisë, që të inicioj dhe atyre të burgosurve ti jepni ndonjë rrobë se është turp, bëni ndonjë tender”, tha Sula.

3 JAVE ME PARE

"Duam emrat e gjithë policëve", Xhixho për arrestimin e Metës: Sot është data finale, nëse nuk përgjigjeni përgatituni për kallëzim penal

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Xhixho

TIRANË- Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së saj Xhixho u shpreh se sot përfundon afati për përgjigjen ndaj një kërkese për informacion në lidhje me emrat e efektivëve të cilët pranuan të kryejnë detyrën e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ajo shtoi se është dërguar një letër, për trajtimin çnjerëzor që është bërë presidentit të PL-së Ilir Meta me urdhër të Ramës. Xhixho theksoi se është shkelur kushtetuta e vendit ku ata policë me maska pa mjet identifikimi, duhet ti thuhej Metës si çdo qytetari, vendimin e gjykatës dhe shkakun e arrestit.

Ajo shtoi se kërkojnë se kush janë personat, emrat e gjithë atyre policëve me kapuç, të gjithë personave që kanë marrë përispër të kryejnë atë pengmarrje politike, nga ana tjetër kërkojmë kush ka urdhëruar dhe udhëhequr atë operacion kriminal. Deputetja e PL-së shtoi se sot është data finale dhe nëse nuk kthehet përgjigje duhet të përgatiten për kallëzim penal.

"U kemi dërguar një letër, për trajtimin çnjerëzor që i keni bërë ish-kryetarit të Kuvendit, ish-presidentit, dhe ish-kryeministrit të vendit me urdhër të Ramës. Ju jeni përgjegjës për atë trajtim çnjerëzor të një personi i cili nuk i është shmangur në asnjë moment drejtësisë. Keni shkelur kushtetutën e vendit ku ata policë me maska pa mjet identifikimi, duhet ti thoni atij si çdo qytetari, vendimin e gjykatës dhe shkakun e arrestit, të drejtat kushtetuese dhe të drejtën për avokat dhe këtë nuk e ka thjesht Meta, por çdo qytetar.

Ju keni urdhëruar ata policë me maska të bëjnë atë trajtim, u kemi dërguar kërkesë për informacion, e nëse nuk e ke lexuar ende dhe nuk na je përgjigjur si një detyrë kushtetuese po ua përmend edhe njëherë kërkesat tona. Ke mbi 5 vendime të Strasburgut për arrestime të paligjshme, por ti dhe të gjithë do mbani përgjegjësi. Kërkojmë: Kush janë personat, emrat e gjithë atyre policëve me kapuç, të gjithë personave që kanë marrë përispër të kryejnë atë pengmarrje politike, nga ana tjetër kërkojmë kush ka urdhëruar dhe udhëhequr atë operacion kriminal. Sot është data finale kur ne kemi kërkuar këtë informacion, nëse nuk ktheni përgjigje përgatituni për kallëzim penal kundër jush dhe gjithë atyre", tha Xhixho.

3 JAVE ME PARE

"Të vazhdojmë me diskutimin!" Majko ironizon opozitën: Më kujtoni veten kur isha student

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Pandeli Majko

TIRANA- Deputeti socialist Pandeli Majko ka ironizuar ditën e sotme në Parlament  deputetët e opozitës të cilët u rikthyen. Majko pyeti deputetët e opozitës nëse ardhja e tyre sot në Kuvend është mosbindje civile. Ai shtoi se sot opozita ika kujtua veten kur ishte studnet.

"Duhet të diskutojmë rendin e ditës se buxheti është shumë i rëndësishëm. Si deputet me një eksperiencë modeste dua t’i falënderoj deputetët për pjesëmarrjen këtu, nuk ishte vendim i gjykatës administrative, në dijeninë time ju jeni larguar për shkak të dënimit të Salianjit.

Nëse do të isha demokrat do t’ju pyesja dhe do të isha pjesë e protestës që thirrët dhe do t’ju pyesja kjo ardhja juaj këtu është mosbindje civile?

Nëse kjo është mosbindje civile do të thoja që zoti Ulsi Manja është ministër i qeverisë teknike. Mendoj se duhet të vazhdojmë me diskutimin. Sot më keni kujtuar veten kur kam qenë student e kam si këshillë mos shkoni me miq lebër në stadium se kur humbiste Flamurtari edhe unë e shaja arbitrin nga nëna", tha Majko.

3 JAVE ME PARE

"Zjarrin ia keni vënë vetë rregullores, nuk doni të bashkëjetoni me ne", Vasili: Hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

 

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare ka hedhur akuza ndaj mazhorancës. Sipas Vasilit mazhoranca i ka vënë flakën rregullores dhe se nuk zbaton ligjin.

Vasili tha mazhoranca është në shkelje të kushtetutës e gjithçkaje. Ai bëri thirrje që të kërkohen përgjegjësitë dhe të hetohe se pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet as për ankesat për deputetët e opozitës e as për kërkesat e opozitës që ata kanë. Ai shtoi se në rast se ky dokument i rregullores ekziston dhe funksionon, në të kundër duhet ta qepin që të gjithë gojën dhe mos flasin më për rregulloren.

“Këtu dëgjuam përbetime të mëdha nga ministri dhe kryetari i grupit parlamentar për rregulloren që rregulloka bashkëjetesën në parlament, po mirë të gjitha këta a e dini që për deputetët e opozitës brenda 24 orëve mblidhet Sekretariati, ndërsa kur ne kërkojmë të dënohen deputetët e PS nuk mblidhet fare as kurrë? E justifikojnë se kërkesat janë jashtë afatit. Pra domethënë zjarrin ia keni vënë vetë kësaj rregulloreje sepse nuk doni të bashkëjetoni me ne.

Ju brenda 2-3 orëve mblidhni komisione. Ju jeni njoftuar me shkrim për këtë punë, të vendosni normalitetin. E për ça rregulloreje flisni ju, kur standardi për të dënuar opozitën funksionon për deputetët e maxhorancës me gjuhë mizerabël nuk ekziston. Për çfarë bashkëjetese flisni ju. Ju refuzuat vendimin e Kushtetueses me tubimet, të njëjtën gjë turpin që ju zbatoni ligjin mbajeni për vete. Ju antiligji jeni. Ju bëni sikur e zbatoni. Jeni në shkelje të kushtetutës e gjithçkaje. Kërkoni përgjegjësitë, hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet as për ankesat për deputetët e opozitës e as për kërkesat e opozitës që ata kanë. Në rast se ky dokument i rregullores ekzistoka dhe funksionoka, në të kundër atëherë qepeni që të gjithë gojën dhe mos flisni më për rregulloren”, deklaroi Vasili.

3 JAVE ME PARE

"Gjysma e qeverisë e përfshirë në skandal!" Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë për mbetjet toksike? Hoxha: Urdhri po ekzekutohet

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Agron Shehaj

TIRANA- Deputeti opozitar Agron Shehaj foli sërish sot në seancë plenare për çështjen e mbetjeve toksike. Shehaj ka kërkuar shpjegime zyrtare nga institucionet përgjegjëse se çfarë po bëhet me to dhe veçanërisht nga ministri i Brendshëm.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha iu përgjigj deputetit duke thënë se në lidhje me informacionin e kërkuar, Prokuroria e Durrësit ka bërë njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore, Autoritetin Portual po ekzekuton urdhrin dhe së shpejti do zbresin kontejnerët në vend të sigurt.

Pjesë nga diskutimi:

Shehaj: Një anije me kontejnerë të trafikuar me mbetje toksike ndodhet në portin e Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japi përgjigje se çfarë po bëhet. Nuk u dha asnjë shpjegim. Opinioni publik do ta dije çfarë po bëhet me mbetjet, të shpjegohet, ta dinë qytetarët.

(ndërhyn Spiropali)

Shehja: Pse ndërprisni, çfarë ju shqetëson? Ju shqetëson sepse gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike! Duhet të zbatoni urdhrin e Prokurorisë, çfarë po ndodh me mbetjet? Ju i keni thënë që po mundoheni, s’është e lehtë të lëvizësh 102 kontejnerë? Kur të ketë çështje tjetër do ju informojmë! Po ju nuk mendoni se duhen informuar qytetarët? Nuk ju shqetëson kjo zoti ministër? Mund të na tregoni dreqin çfarë po bëni?

Hoxha: Në lidhje me informacionin e kërkuar, Prokuroria e Durrësit ka bërë njoftim publik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Agjencinë Doganore, Autoritetin Portual po ekzekuton urdhrin dhe së shpejti do zbresin kontejnerët në vend të sigurt, sipas kushteve dhe çështjeve të sigurisë, në ambientet e Durrësit, siç është kërkuar nga Prokuroria.

3 JAVE ME PARE

"E kemi humbur respektin për presidentin", Bardhi: Mos të shitet për dy leje ndërtimi për dy vilat e djemve

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën se ka futur policinë e Shtetit brenda Kuvendit në kundërshtim me ligjin. 

Bardhi tha më tej se opozita po ashtu ka humbur respektin për presidentin e vendit, Bajram Begajn sepse sipas tij, po sillet si ushtar i kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se në vizitat e presidentit në qarqe ka pasur në krah përfaqësues të Partisë Socialiste. Kreu i grupit të PD, tha se presidenti nuk duhet të shitet për dy leje ndërtimi për të ndërtuar vila për dy djemtë e tij.

“Ju guxuat futët Policinë e Shtetit. Sollët policinë në Kuvend, dhe i thoni gjykatave që s’paskan të drejtë të hyjnë në veprimtarinë e Kuvendit. Zotëria detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës. Ç’punë ka policia me deputetët e opozitës në sallën e kuvendit? Ç’punë ka? Ndërkohë gjykata s’paska punë çfarë bëni ju?

Presidenti nuk gëzon asnjë respekt nga opozita për sa kohë sillet si ushtar i Ramës. Kam pasur respekt edhe për ministrin e Jashtëm. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj. Së parë të ndalë përfshirjen e ambasadorëve në fushatë. Presidenti kur shkon në vizita qark më qarqe s’duhet të këtë në kah. Kur shkon për vizita në qarqe ka në krah përfaqësues të PS-së. Presidenti të mos shitet për dy leje ndërtimi për të ndërtuar vila për dy djemtë e tij. Edi Rama ja jep, por opozita ja nxjerr nga hundët. Ky është paralajmërimi im për Begajn.”, tha Bardhi.

3 JAVE ME PARE

Debatet e ashpra në Kuvend, Bardhi: Ushtari i bandave të Durrësit detyroi policinë të referojë në Prokurori opozitën! Hoxha: Je përsëritës gënjeshtar

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
bardhi, hoxha

TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë seancës së sotme në Kuved. Bardhi gjatë fjalës së tij u shpreh se Hoxha detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e saj. Më tej kreu i Grupit Parlamentar të PD-së pyeti se ç'punë ka Ilir Proga në referojë ata në Prokurori. Më tej ai theksoi se presidenti i vendit nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit. 

Duke iu përgjigjur Bardhit, Hoxha u shpreh se Policia bëri detyrën dhe se nuk ka hyrë në Kuvend. Ministri e quajti Bardhin gënjeshtar përsëristës. Sipas Hoxhës, Bardhi gënjen, akuzoj dhe u beson atyre që akuzon.

DEBATI: 

Bardhi: Zotëria ushtar i bandave të Durrësit detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e saj. Ç’punë ka Ilir Proda, ushtari i bandës së Elbasanit. Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj.

Hoxha: Më dëgjo një sekondë, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psikokriminale që unë kam për shkak të detyrës, tek njerëzit recidivist, përsëritës gënjeshtar. E dyta që t’i gënjen, akuzon dhe u beson atyre që akuzon kjo është shumë e vërtetë. Policia bëri detyrën, nuk ka hyrë në Kuvend, turma që drejtohet nga ty po sillet drejt institucioneve Kushtetuese. Policia mbrojti Kuvendin.

Bardhi: Së pari, turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty duke përfshirë dhe tët vëlla që do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun, bashkë me të, Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë. Është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë, Ju jeni tufë, jo deputetët e opozitës.

3 JAVE ME PARE

"Shoku President bën fushatë!" Korreshi: A ka përgjegjësi ky njeriu? Spiropali: Trego respekt për të, nuk është këtu

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Saimir Korreshi

TIRANA- Deputeti opozitar Simir Korreshi ka ironizuar rolin dhe funksionet e Presidentit të Republikës sot në seancën plenare në Kuvend. Nga ana tjetër, kryeparlamentarja Elis Spiropali i ka të tërhequr vëmendjen duke i thënë që të tregojë respekt për Presidentin. Korreshi tha se nuk ka respekt dhe se Spiropali duhej t të mblidhte Byronë.

"S’kam respekt fare. Nuk mund t’i gënjeni shqiptarët, vendimi se sa do të na doni është marrë në zyrat tuaja. Herë tjetër, gabimi yt është që s’mblodhe Byronë, duhet ta mbledhësh, mos i lër të rrëshqisni, Nëse nuk di të lexojë ligjet hiqeni", tha ai.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

Saimir Korreshi: Na mori malli për ato hekurat se që kur erdhe ti ne s’kishim parë hekura. Edhe ato hekurat se si na u dukën, të mallëngjyer sot po ngatërronim derën, po kërkonim hekurat nga të futeshim. Thatë pa pikë turpi që po zbatoni një vendim gjykate, po thelbi e dini që na keni dënuar pa rregullore, dhe e di kush na ka dënuar shoqja Pushka, është edhe edhe kryetare Komisionit të Ligjeve, që ky institucion pavarësisht dimë apo s’dimë nga uridiku pretendon që më mirë se kryetarja e Komisionit të Ligjeve nuk ka kush e interpreton rregulloren dhe vendimet e Kushtetuese.

A ka përgjegjësi ky njeriu, a e keni pyetur këtë njeri se çfarë kërkoi për rastin e Xhaçkës? Interpretim se nuk dinte të lexonte vendimin e Kushtetueses, nuk dinte ABC0-në e uridikut. Si kryetare Kuvendi pse nuk e mblodhe Byronë, e ke detyrim, jo ti lësh të rrjedhin si shoku President, që vjen e bën fushatë në Lushnjë si me qenë kryetar bashkie, vjen me def e kitare.

Elisa Spiropali: Respekt për presidentin e Republikës. Nuk është këtu.

Saimir Korreshi: S’kam respekt fare. Nuk mund t’i gënjeni shqiptarët, vendimi se sa do të na doni është marrë në zyrat tuaja. Herë tjetër, gabimi yt është që s’mblodhe Byronë, duhet ta mbledhësh, mos i lër të rrëshqisni, Nëse nuk di të lexojë ligjet hiqeni.

3 JAVE ME PARE

“Ju kemi mundur në 30 vite e do ju mundim sërish!” Klosi-opozitës: Ju dënon ligji dhe Rregullorja

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Blendi Klosi

TIRANA- Deputeti socialist Blendi Klosi, foli sot lidhur me vendimin për përjashtimin e opozitës disa javë më parë. Klosi tha se opozitën nuk e dënon mazhoranca, por ligji dhe rregullorja. Ai ka pyetur deputetët e opozitës se çfarë shembulli tentojnë të japin me bërjen e politikës me dhunë dhe djegien e karrigeve.

“Kur ishim në opozitë jemi përjashtuar vetën atë fjalën “Nafije” nuk na lejohej te flisnim. Sot vini këtu dhe për një gjë që është për penale, si djegia e karrigeve, e imagjinoni që një nga fëmijët tuaj të djegë karriget në shkolla, çfarë shembulli po jepni. Për një vendim gjykate që ju ka dënuar, dhe do dënoheni sërish sa herë të prishni pronën publike dhe të bëni politikë me dhunë, do të dënoheni sërish.

Se ju dënon ligji dhe Rregullorja. Ne jemi PS, ju kemi mundur në 30 vite e do ju mundim sërish. Pak muaj na ndajnë nga gara e ardhshme, nëse mendoni se do të merrni një votë më shumë nga djegia e karrigeve digjini. Jeni madhorë dhe i bëni veprimet me ndërgjegje”, tha Klosi.

3 JAVE ME PARE

"Na i faturuat karriget e djegura nga 2 mln lekë dhe prap i gjetëm të vjetra", Nallbati: Edhe këto i vodhët? Mos u ngopshi dhe ju zëntë fytin.

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
bledion nallbati

TIRANË- Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati gjatë fjalës së tij në Kuvend se për djegien e karrigeve opozita u faturua me nga 2 milionë lekë. Nallbati tha se pas ardhjes në seancë, gjetën përsëri karrige të vjetër. Ai akuzoi mazhorancën se i ka vjedhur dhe këto para.

"Ato karriget na i faturuat nga dy milionë, ska problem, ne që e bëmë atë veprim e marrim përsipër edhe ta shdëmtojmë. Problemi është që edhe kur erdha sot, edhe pse me kanë faturuar 2 milionë, gjata prapë një karrige të vjetër. Edhe këtë e vodhe, edhe këto i vodhe prapë? O mos u ngopshi dhe ju zëntë fytin.", tha Nallbati. 

3 JAVE ME PARE

"Jeni të pandreqshëm", Spaho për përjashtimin e 24 deputetëve: A ju vret ndërgjegja sot? A nuk mund ti thoni më fal opozitës pas asaj që bëtë

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare në Kuvend. Spaho u shpreh se mazhoranca kërkon të kthehet në normalitet ndërsa ai shton se si ti rikthehen normaliteti kur ata sillen si struci. Ai theksoi se askush nuk dha asnjë shpjegim se çfarë ka ndodhur 40 ditë më parë me opozitën ndërsa pyetu se kush është përgjegjësi për këtë.

Spaho tha se përjashtimi i 24 deputetëve të opozitës ishtë i papranueshëm dhe i pandeshur më parë. Ai i kërkoi Spiropalit që të kërkojë falje ndaj deputetëve të opozitës ndërsa e pyeti nëse vret  ndërgjegja sot.

Spaho: Të nderuar kolegë, po dëgjojmë nga mazhoranca që t’i rikthehemi normalitetit por si t'i kthehemi? Duke futur kokën në rërë e duke u sjellë si struci? Sot opozita është në Kuvend asnjëri nga ju nuk dha qoftë edhe shpjegimin minimal se çfarë ka ndodhur 40 ditë më parë me këtë opozitë, faji e përgjegjësia e kujt është?

Ju pasi bërë një veprim thellësisht të papranueshëm, të pandeshur më parë në një vend parlamentar, sot vazhdoni sërish me të njëjtin gjuhë e pas 40 ditësh kur morët atë veprim të turpshëm, na thoni se duhet të biem dakord, se si duhet të sillemi me vendimet e Gjykatave. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese a nuk është vendim për tu zbatur? Çfarë tha GJK? Që rregullorja e parlamentit shfyqizohet në pikat ku ju jeni referuar për të na dënuar sepse dënimi, duhet të jetë propocional me veprën dhe ju nuk e morët në konsideratë e nuk e zbatuat.

Çfarë na thonë tani, do i zbatoni apo jo? Ky nuk është i vetmi vendim i GJK që nuk zbatoni, po se aq kollaj duhet të kalojë kjo punë, po rrjedhojat që ka pasur kjo në punën e Kuvendit apo fakti që opozita nuk ka qenë prezente në diskutimin e këtyre ligjeve gjatë kësaj kohe, si do e kompesoni ju faktin se komisioni hetimor parlamentar për koncesionet po jep shpirt nga sjellja juaj sepse i keni përjashtuar gjithë anëtarët e opozitës?

Edhe ju zonja Spiropali a ju vret ndërgjegja sot, a nuk mund ti thonit më fal opozitës pas asaj që bëtë dhe thoni hajde ti kthehemi realitetit tani. Mesa shoh unë, ju jeni të pandreqshëm e një pjesë këtu na kujton titullin e atij filmi: Të ndyrët të ligë e të ulëtit, kështu jeni një pjesë e juaja'.

3 JAVE ME PARE

"Jashtë në Kuvend janë futur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë!" Baçi-ministrit Hoxha: Kanë qenë me armë dhe duhet të mbani përgjegjësi

 

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Luan Baçi

TIRANA- Deputeti opozitar Luan Baçi, ka debatuar në seancën e sotme plenare në Kuvend me ministrinë Brendshëm Ervin Hoxha. Debati lidhej me atë që ndodhi pak javë më parë teksa deputetët e PD-së nuk lejoheshin të futeshin në seancë, pasi ishin të përjashtuar me vendimin e Sekretariatit të Etikës. Baçi këmbëngul që forcat e FNSH ishin të armatosur në oborrin e Kuvendit. Gjithashtu ai tha se sot nuk ka normalitet, pasi nuk kanë shkuar aty të bashkëpunojnë me mazhorancën.

Pjesë nga diskutimi:

Baçi: Normaliteti ju imponua nga gjykata. Nuk ka nevojë për vendim gjykate, mjafton të zbatoni rregulloren e Kuvendit. Jashtë në Kuvend janë futur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Kanë qenë me armë dhe duhet të mbani përgjegjësi.

Hoxha: Turp të të vijë.

Baçi: Ty të të vijë turp që gënjen ashtu. Harrojeni që mund të kem frikë. Sot nuk ka normalitet, nuk kemi ardhur këtu të bashkëpunojmë me ju. Doni të na zhbëni dhe të vidhni rehat. Nuk ka seancë normale me ju por vetëm me qytetarët.

3 JAVE ME PARE

“Nuk arrini dot të ndizni zjarr idesh dhe ndizni karriget”, Gogu: Thërritini arsyes, nuk ka nevojë të përplasemi fizikisht! Të fillojmë urgjentisht diskutimin

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.

Gogu

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu gjatë fjalës së tij në seancën plenare iu drejtua deputetëve të opozitës që të nisin urgjentisht diskutimet dhe ti lënë pas debatet. Gogu u shpreh se duhet të respektojnë qytetarët dhe shtoi se ata po zbatojnë vendimin e gjykatës teksa deputetët e opozitës kanë nisur sencën me tensione në lidhje me përjashtimin e tyre nga seancat plenare. 

Gogu theksoi se ata nuk arrijnë dot të ndezin zjarr idesh dhe ndezin karriget për një vendim gjykate. Ai iu drejtua deputetëve të opozitës ti thërrasin arsyes dhe të përplasin ide me debat dhe jo përplasje fizike. Deputeti socialist u shpreh se duhet të fillojnë urgjenitsht diskutimet.

Gogu: Sot kemi rregulloren e kuvendit dhe kemi shqetësimet që ju po sillni, kjo sallë është sallë ku ne debatojmë, jo ku ne na reshtin argumentet zëmë këmbët e karriges e para duhet nderuar qytetarët që na ndjekin, po zbatojmë një vendim gjykate, po zbatojmë një vendim gjykate u mblodh këshilli dhe shqyrtoi vendimin e kushtetueses, të cilat gjykata kushtetuese i cilësonte si të paqarta. Nuk arrijnë dot të ndezin zjarr idesh dhe vizioni dhe ndezin karriget dhe i bien drejtuesit të punimeve të Kuvendit, për një vendim gjykate dogjën Kuvendin. T’i thërrasim arsyes, ky vend është vend debati hajde përplasim ide, nuk ka nevojë të përplasemi fizikisht, nuk është tek forca, ejani dhe fillojmë urgjentisht diskutimin.

3 JAVE ME PARE

"Jemi këtu për betejë, jo për diskutime me ju", Noka: Mllefin tuaj ndaj opozitës e rrëzoi dhe SPAK, na dukeni si miza të gjithë ju

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
flamur noka

TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se opozita sot në Kuvend është për betejën e mbrojtjes së buxhetit për qytetarët dhe jo për diskutime me mazhorancën. Noka tha se mosbindja civile do të vazhdojë.

Ai tha se mllefin e PS ndaj opozitës e rrëzoi SPAK duke mos nisur hetim për opozitën pas kallëzimit për djegien e karrigeve. Noka tha me ironi se mazhoranca i duket opozitës "si miza" dhe se nuk tremben nga ata. 

"Ne jemi këtu për betejë, jo për diskutime me ju. Mosbindja civile do vazhdojë. Edhe bucxhetin e keni trajtuar si taksë tregu. Mllefin tuaj ndaj opozitës e rrëzoi edhe Skapi i partisë. Ti zonja Nafie ke futur policinë këtu në kundërshtm me ligjin. Të githë ju na dukeni si miza. Asnjëri nuk na hyn në sy nga ju.", tha Noka ndër të tjera. 

FJALA E PLOTË E NOKËS: 

Nuk pranoj asnjë këshillë nga hajdutët. Teksa dëgjojmë çfarë flasin rilindësit këtu, bindesh që ka vetëm një rrugë për t’u marrë vesh me ju, vetëm mosbindja civile për t’u kërryer si sekti më i ndyrë i njerëzimit që ka shkelur në trojet shqiptare, sekti i rilibdjes. Dëgjojmë se flasin me gjuhë bolshevike dhe shfryjnë mllef kundër opozitës edhe sot këtu.

Nuk po flas për atë zonjën atje, që ka marrë rolin e Nafijes te filmi ‘Gjuetia e fundit’. Silloja përcaktonte politikat, kurse Nafija zbatonte urdhrat, nuk kishte as të drejtë të mendonte. Kjo është katandisja ku e keni çuar Kuvendin.
Sot nuk kemi ardhur për ju, se nuk mund të ndodhë ne të ulemi me hajdutët, me përfaqësuesit e krimit të organizuar, me ata që kanë shpopulluar Shqipërinë. Jo, ne sot kemi ardhur të përfaqësojmë vullnetin e popullit opozitar për t’u shprehur për atë buxhet që e keni vjedhur.

Ne kemi ardhur sot t’u çjerrim maskën, t’u themi se herë pas here kujtoheni se opozita duhet parë, por e keni trajtuar opozitën si armike. Çfarë po bën kjo Nafija këtu? Sa u ul në atë karrige, akti i parë që bëri është shpallja e luftës ndaj opozitës.

Se ju ëndërroni të keni një parlament monist dhe po bëni gjithçka për këtë. Ju ëndërroni të keni një vend që të jetë monizëm i plotë se sulltani juaj nuk duron dot të ketë kundërshtarë.
Sulltani do skllevër, do raja, ja kështu i do, do një tufë me pengje këtu me të cilët ndan pasuritë e Shqipërisë dhe i vjedh. A mund ta pranojmë këtë ne?

Ne jemi këtu për betejë, për këtë të jeni të sigurt. Mosbindja civile do të vazhdojë gjersa t’ju kërrejë. Buxheti nuk është i juaji, sepse buxhetin e keni trajtuar si plaçkë tregu, tufë hajdutësh që jeni vërsulur mbi të. Ne do u themi shqiptarëve se çfarë ishte buxheti i vitit 2023, ku shkuan taksat e tyre, kush i vodhi dhe çfarë duhet të bëjmë. Sot mllefin që keni treguar ndaj opozitës, e rrëzoi edhe ai Skapi i partisë. Sapo ka rrëzuar padinë edhe ndaj zonjës Hotit, edhe për karriget e famshme tuajat.

Sepse zotëria aty është ministri i Brendshëm, duhet të japë përgjigje para ligjit pse ka futur policinë këtu. Ti zonja Nafije duhet të japësh përgjigje pse ke futur këtu policinë në kundërshtim me ligjin. Kjo tregon mllef ndaj opozitës. Harrojeni, ju na dukeni si miza, prandaj do ju kërrejmë.

3 JAVE ME PARE

"Turp të keni!" Sula në Kuvend: Po përdorni vendimin e Kushtetueses për letër higjenike

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Dashnor Sula

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kritikoi sot në seancë plenare vendimin që u mor për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi me disa ditë apo dhe muaj. Sula tha se vendimi i gjykatës i ka hedhur poshtë masat ndaj deputetëve, pasi i kanë dënuar pa ligj dhe pa rregullore. Gjithashtu Sula tha se mazhoranca, vendimin e Kushtetuese për Olta Xhaçkën e përdorët për letër higjenike.

“Vendimi i gjykatës i ka hedhur poshtë masat ndaj deputetëve, na keni dënuar pa ligj dhe pa rregullore. Na dënonit more 5 ditë apo 10 ditë, por na dënuat pa ligj, zonja Bushka me të tjerët që morën urdhra. Unë kam këtu nga 2005, ju cfarë nuk keni bërë, vuvuzela, bilbila, etj dhe nuk jeni dënuar më shumë se 10 ditë.

Por turp të keni që firmosni këtu për kolegët. Bëhuni more njerëz. Ju vendimin e Kushtetuese për Olta Xhaçkën e përdorët për letër higjenike, e hodhët në kosh. Ju i shkatërruat jetën dhe familjen politikanit Ervin Salianji që të mos kandidojë deri në 2034”, tha Sula.

3 JAVE ME PARE

"Vazhdoni duke e shkelur rregulloren", Dogjani-Spiropalit: Nikolla nuk ishte e sëmurë! E detyruat të jepte dorëheqjen se Edi Rama donte një ushtar aty

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Dogjani

TIRANË- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani ka mbajtur fjalën e tij gjatë seancës së sotme plenare. Gjatë fjalës së tij Dogjani u shpreh se kryeparlamentarja, Elisa Spiropali po vijon të shkelë rregulloren. Sipas tij Spiropali nuk iu ndërpreu kohën ministrit që po fliste. 

Ai më tej theksoi se përjashtimi i 24 deputetëve me urdhrin e saj provoi Lindita Nikolla nuk u largua se ishte e sëmure por sepse e detyruan të jepte dorëheqjen. Dogjani theksoi se Nikolla u detyrua të largohej sepse Edi Rama donte një ushtar aty.

Deputeti demokrat theksoi se Spiropali në kundërshtim me rregulloren përjashtoi 24 deputetë sepse morët urdhër drejtpërdrejt nga Edi Rama për të penguar fjalën e tyre. Sipas tij në ditët e para sapo Spiropali u ul në atë karrige ka marrë një vendim për të mos batuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke dëmtuar rendin kushtetues. 

Dogjani: Znj. Kryetare vazhdoni duke e shkelur rregulloren përsëri. Tani po fliste ministri dhe nuk ia ndërpreve kohën. Përjashtimi i 24 deputetëve me urdhrin tuaj provoi që largimi i znj. Nikolla nuk ishte e sëmurë, por e detyruat të jepte dorëheqjen se Edi Rama donte një ushtar aty. Në kundërshtim me rregulloren përjashtove 24 deputetë sepse morët urdhër drejtpërdrejt nga Edi Rama për të penguar fjalën tonë. Në ditët e para sapo jeni ulur në atë karrige keni marrë një vendim për të mos batuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese keni dëmtuar rendin kushtetues. Ju intereson të ktheheni në diktaturë.

Ju jeni kryetare e Kuvendit për gjithë deputetët, pavarësisht se ju ka çuar Edi Rama dhe unë ju kërkoj të zbatoni rregulloren sepse parlamenti është një vend ku bëhet debat. Ne nuk do të lejojmë dhe do të bëjmë gjithçka në të gjithë format, mënyrat demokratike që në Shqipëri fjala e lirë të jetë një fjalë që përcjellë hallet e shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, jo ta kthejmë vendin në diktaturë. Ne do kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse ju keni ardhur në pushtet me grupet kriminale. Kjo sallë duhet të kthehet një sallë debati dhe jo censure që ju t’i bllokoni fjalën opozitës.

3 JAVE ME PARE

Peleshi-opozitës: Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qëndrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave, ju dogjët karriget për një vendim gjykate

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
niko peleshi

TIRANË- Kreu i Grupit të PS-së, Niko Peleshi ka replikuar me opozitën lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative e cila shfuqizon përjashtimin e deputetëve të opozitës. 

Peleshi tha se opozita duhet të ndajë mendjen nëse do të pranohen apo jo vendimet e gjykatës. Sipas tij, PD dogji karriget për një vendim gjykatë, duke iu referuar dënimit të Ervin Salianjit. 

“Opozita në të drejtën e saj që të zgjedhë kursin e saj. Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qendrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave. T’i pranojmë apo jo. Kjo sepse për shkak të një vendimi gjykate, ju dogjët karriget e parlamentit, tani për shkak të një vendimi gjykate jeni sot këtu. Edhe ne mund të mos jemi dakord, që një gjykatë administrative merr atributet e Kuvendit, por kemi një standard tjetër, pavarësisht flagrancës në vendim, ju sot jeni këtu dhe ne nuk po djegim karriget për tu revoltuar ndaj vendimit”, tha ai.

3 JAVE ME PARE

"Përjashtuat 24 deputetë të opozitës se iu donte qejfi", Zhupa: Mbani në komisione Plarent Ndrecën që është i pandehur nga SPAK

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur po ashtu në Kuvend lidhur me përjashtimin e deputëve të opozitës nga Kuvendi. Zhupa akuzoi mazhorancën se ka shkelur Kushtetutën dhe rregullore. Ajo tha se qëllimi i largimit të opozitës është miratimi i shpejtë i ligjeve nga mazhoranca. Deputetja i bëri thirrje Spiropalit të largohet, ndërsa tha se mazhoranca mban në komisione Plarent Ndrecën, i cili është i pandehur nga SPAK.

"S’do ju drejtohemi më zonja kryetare, por vetëm zonja Spiropali. Kemi shkelur kushtetutën dhe rregulloren dhe keni kërkuar që këtë parlament ta ktheni në një seksion të PS duke përjashtuar pa ligj pa rregullore deputetët e opozitës që të bëni teatër dhe të kaloni fap e fap ligjet.

Opozitës i vendosët gardën, policinë. Zotëria atje i Sky dhe Enchrochat thotë pse e çuat në gjykatë, ju duhet të merrni të mirëqeni vendimet e Bushkës dhe Spiropalit se ne ju përjashtojmë sa herë të duam. Përjashtuar 24 deputetë të opozitës se ju donte qejfi, apo se ju dha urdhër politik Edi Rama. Duhet të mbani përgjegjësi, të largoheni dhe të hapni rrugën këtij parlamenti, të shkohet në qeveri teknike me rregulla të barabarta loje. Ju e mbani Olta Xhaçkën aty. Mbani në komisione Plarent Ndrecën që është i pandehur nga SPAK. Duhet të largoheni bashkë me qeverinë tuaj.", tha Zhupa.  

3 JAVE ME PARE

“21 Janari” dhe hetimet nga SPAK, Basha: Jam në dispozicion, të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Lulzim Basha

TIRANA- Deputeti, Lulzim Basha, tha sot para mediave, në oborrin se ende nuk ka pasur ftesë nga SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen “21 Janari”. Gjithashtu Basha shtoi se duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar. Ai tha se është në dispozicion të SPAK. 

"Jo deri në këtë momente jo, por jam në dispozicion të SPAK. Duhet të marrë fund epoka e imunitetit parlamentar. Kemi vendosur para Parlamenti edhe propozimin për të hequr imunitetin e deputetëve. Mbahet i kyçur në sirtar. Heqja e imunitetit parlamentar do të thotë ti hiqet mundësia njerëzve si Arben Ahmetaj të arratisen... Frikë kanë ata që kanë shkelur ligjin", tha Basha.

3 JAVE ME PARE

Vendimi i Gjykatës Administrative për deputetët e opozitës, Balla: Ka ulur masën, nuk e ka cilësuar të paligjshëm përjashtimin

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
taulant balla

TIRANË- Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin, Taulant Balla tha se vendimi i Gjykatës Administrative nuk e cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve. Sipas tij gjykata vetëm lehtësoi masën ndaj tyre. 

"Që të jemi korrekt me publikun. Kemi një vendim të Gjykatës Administrative me vendim të përkohshëm, pra nuk ka rrëzuar thelbi. Vetëm ka ulur masën, nuk ka caktuar përjashtimin të paligjshëm. Do hymë në rrjedhën normale të Kuvendit? Ne nuk diskutojmë kurrë vendime të gjykatës. Ajo që thoni ju rrëzon këtë vendim gjykate kushtetuese. Nuk mund të ankimohen vendimet e Kuvendit në gjykatë, thotë Gjykata Kushtetuese. Nesër me sa di keni mbledhje të këshillit të legjislacionit. Me zhurmë… mendoja se kishte përfunduar pjesa e mosbindjes. Bërtit sa të duash Flamur.”, tha Balla.

 

3 JAVE ME PARE

"Bllokuat deputetët e opozitës për 30 ditë pa ligj", Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen, nuk mund të vazhdosh të ulesh në atë karrige

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në nisje të seancës ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali se ka përjashtuar për 30 ditë në mënyrë të paligjshme deputetët e opozitës. 

Bardhi tha se Spiropali duhet të japë dorëheqjen, pasi sipas tij, ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën, duke futur policinë në Kuvend. 

"Ti zonja Spiropali, Klotilda Bushka, duhet te dorehiqeni se keni bllokuar pë 30 ditë deputetët e opozitës, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutes. Madje ne shkelje flagrante ke futur forcat e policies për te ndalur deputetët e opozitës. Je përfaqësuese e krimit. Duhet të ndjeni turp dhe vetëm turp. Për opozitën  ti nuk mund të vazhdosh të ulesh në atë karrige.", tha Bardhi. 

3 JAVE ME PARE

Kuvendi nis mes tensionesh, Garda futet në sallën e seancës plenare

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Kuvendi

TIRANA- Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur mes tensionesh pasi depueteti demokrat Dashnor Sula po shpërndate disa fletushka në vendet ku gjenden ministrat. Gjatë këtij momenti po mbante fjalën kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. 

Po ashtu gjatë kësaj kohe u pa edhe prezenca e trupave të Gardës së Republikës brenda sallës së seancës plenare. Ky akt u kundërshtua dhe nga Bardhi gjatë fjalës së tij. 

 

3 JAVE ME PARE

Nis seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
Foto ilustruese

TIRANA- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Normaliteti pritet t'i kthehet sot parlamentit, ndërsa në seancën e sotme do të jenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës. 

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 31.10.2024.

2. Njoftime.

3. Projektligji "Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2025" .

4. Projektvendimi "Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 "Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar.

5. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 "Për caktimin e anëtarëve zevendësues në përbërjen e  komisioneve të përhershme të Kuvendit" , i ndryshuar.

6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

3 JAVE ME PARE

Opozita rikthehet në Kuvend, çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme plenare

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.
kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend. Normaliteti pritet t'i kthehet sot parlamentit, ndërsa në seancën e sotme do të jenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës. 

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 31.10.2024.

2. Njoftime.

3. Projektligji "Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023" .

4. Projektvendimi "Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 "Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar.

5. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 "Për caktimin e anëtarëve zevendësues në përbërjen e  komisioneve të përhershme të Kuvendit" , i ndryshuar.

6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Debate dhe tensione në Kuvend/ Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen.

Projektbuxheti i vitit 2025 pritet të shkaktojë edhe debate mes mazhorancës dhe opozitës. Dy ditë më parë, pas mbledhjes së grupit të PD-së. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi bëri me dije se do të marrin pjesë në seancën plenare ku do të diskutohet buxheti 2025. Sipas tij, kjo nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe pensionistëve. Ndërkohë përjashtimi i deputetëve nga Sekretariati i Etikës, u shfuqizua nga Gjykata Administrative ditën e djeshme. 

seance plenare 7 nentor 2024

Sondazh

Poll

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

Berisha: Me aferën e Portit të Durrësit shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Lirimi e bën të ndryshojë mendimin për SPAK? Berisha: Falenderova gjykatëse për vendimin

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare

"Tani veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës"/ Berisha: Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin

U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu: U krye dhe kjo punë

U lirua nga arresti shtëpiak, Berisha nga selia blu: U krye dhe kjo punë

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në selinë blu, pritet me brohoritje

Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion, Rama: Parlamenti, epiqendra e ndërveprimit intensiv

Berisha lirohet nga masa "arrest në shtëpi", avokati Gjokutaj: Gjykata konstatoi...

"Banditët me uniformë kërkojnë të intimidojnë dhe kërcënojnë", Noka: Askush nuk e ndalon mosbindjen

Policia shpërndan potestuesit me gazlotsjellës te "Sheshi Willson"

Deputetët e PD dhe qytetarët bllokojnë lëvizjen e autobotit te "Sheshi Willson"

Xhixho ulet këmbëkryq krah pensionistëve te "Sheshi Willson", dëgjon shqetësimet e tyre

Bylykbashi përplaset me efektivin civil: Mos guxoni të shoqëroni protestues!

Policia hedh ujë me lëndë djegëse drejt protestuesve te bashkia e Tiranës

Nis me tensione protesta e opozitës, përplasje mes policisë dhe protestuesve te Rruga e Elbasanit

Babai i Martin Canit i pranishëm në protestën para Ministrisë së Arsimit

Berisha: PD nuk është për një lëvizje guerile kundër diktaturës, por për mosbindje civile!

Berisha: Nuk prisja vendim tjetër nga Gjykata Kushtetuese! Ata shkelmuan një të drejtë jetike

Arrestimet e gazetarëve/ Berisha: Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Qyno

Berisha: Organizatat kriminale dhe narkoshteti po bëjnë gjithçka kundër...

Berisha: Përshëndes sot të gjitha ata qindra shqiptarë, ata dhjetëra guerrilas të demokracisë

Rama apel emigrantëve të kthehen: Hajdeni në Shqipëri, investoni shtëpinë e vjetër në fshat!

Vrasja e Martin Canit, Rama në Londër: E kthyen viktimën në mish për topat e politikës