Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare maratonë për 'projekt-buxhetin 2026'. • Në prezantimin e projekt-buxhetit ishte i pranishëm në Kuvend vetë kryeministri Edi Rama. • Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se sipas FMN-në, Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë ne Europë, ndërsa sipas Eurostat, Shqipëria ka rrezik më të ulët për varfëri sesa Serbia, Turqia dhe Malit të Zi. • Kryeministri deklaroi se tha se Shqipëria është më pranë mesatares së BE dhe se sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat e disponueshme, janë rritur 4-5 për qind në vit në periudhën 2021-2024. • Duke mbajtur fjalën në Kuvend, Rama ka deklaruar se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH, ndërsa tha se deri në 2029, biznesi i vogël nuk ka ketë tatim fitimi. • Ndërsa për Paqen Fiskale, Rama u shpreh se do të ketë një falje të madhe për sipërmarrjen duke i dhënë mundësinë të mbyll çështjet e vjetra dhe duke lehtësuar kostot administrative. • Ndërsa për rritjet e pagave, Rama u shpreh se do të jenë në bazë të kategorive, duke nisur nga sanitaret, magazinierët dhe shoferët që do të kenë rritje nga 10 mijë lekë të vjetra çdo muaj. • Për administratën, Rama tha se do të bëhet indeksimi i pagës çdo dy vite. • Po ashtu tha se do të ketë rrije pagash për mjekët, policët mësuesit dhe kategori të tjera në vend. • Pas Ramës në Kuvend e ka marrë fjalën kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ku deklaroi se kryeministri u paraqit në Kuvend si avokat i vjedhjes. • Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Bardhi theksoi se Rama e nisi mbrojtjen se si nuk duhet të bëjmë prokurorinë ndaj zvkryeministres, Belinda Balluku. • Në fund të fjalës Bardhi deklaroi se shqiptarët presin rritje reale pensionesh.
42 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, duke folur në Kuvend deklaroi se projektbuxheti për vitin 2026 është një instrument që forcon reformën, modernizon sistemet tona, garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët. Ajo nënvizoi se gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka arritur përmirësime të dukshme në treguesit kryesorë të shëndetit. Sipas saj, buxheti i vitit 2026 është një fillim i mirë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe për të filluar adresimin e disa objektivave që mbeten gjithnjë të rëndësishme për qeverinë.
Fjala e plotë e ministres Evis Sala:
Buxheti i vitit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është udhëhequr nga një parim i vetëm: “Forcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe mirëqenies sociale, me në qendër pacientin, qytetarin dhe çdo individ në nevojë.” Qëllimi ynë është i thjeshtë dhe i panegociueshëm: shërbime më të mira shëndetësore dhe një sistem më i fortë, mirëqenie sociale për çdo shqiptar.
Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka arritur përmirësime të dukshme në treguesit kryesorë të shëndetit. Ne jemi vendi me jetëgjatësinë më të lartë në Ballkanin Perëndimor (79 vjeç, në krahasim me 75 të mesatares në rajon) dhe shumë afër nivelit të Bashkimit Europian (81 vjeç). Mortaliteti i fëmijëve nën 5 vjeç ka rënë ndjeshëm: nga 20 për 1000 lindje në vitin 2005 në 9 për 1000 lindje në vitin 2023.
Për të njëjtën periudhë, mortaliteti i nënave gjatë lindjes është përgjysmuar, nga 12 në 7 për 100 000 lindje. Gjatë dekadës së fundit, qeveria ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin të infrastrukturës shëndetësore, trajnimin e stafit, zgjerimin e skemës së sigurimit shëndetësor, përmirësimin e shërbimeve të specializuara dhe rritjen e pagave. Pavarësisht arritjeve, sfidat janë të shumta:
Mosha mesatare në rritje e popullatës, ndryshimet demografike dhe zhvillimet socio-ekonomike po favorizojnë një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare; tumorale, pulmonare apo ato neurologjike (si Alzheimer). Gjithashtu, përparimi i shpejtë në teknologji, dixhitalizimi i sistemeve dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale kërkojnë reformim të sistemit, për t’iu përgjigjur nevojave globale në shëndetësi.
Buxheti i vitit 2026 është një fillim i mirë për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe për të filluar adresimin e disa objektivave që mbeten gjithnjë të rëndësishme për qeverinë. Gjatë ditëve të fundit kam dëgjuar kolegë deputetë të thonë se ky buxhet nuk mjafton. Në të vërtetë, ky buxhet fillon të adresojë një prioritetesh të rëndësishme: rritja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor; rritja e fondit të dedikuar për barnat antitumorale; zgjerimi i paketave të shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë nisjen e shërbimeve të munguara si: trombektomia, rikonstruksioni i gjirit për gratë e prekura nga tumori; transplantet e kornesë dhe ofrimi i paketës së stomës;
si dhe mbulimin me shërbime sociale të integruara në 61 bashkitë, me një rritje prej 22% të Fondit Social. Duke u ndalur në shifrat konkrete, buxheti prej 108.8 miliardë lekësh për vitin 2026 financohet nga: buxheti i shtetit në masën 75% (ose 82.5 miliardë lekë) kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 25% (ose 26.3 miliardë lekë)
Ky buxhet zë 12.3% të buxhetit të shtetit ose 3.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ka një rritje prej afro 4.2% krahasuar me vitin 2025. Të nderuar deputetë, Lufta kundër kancerit mbetet një nga sfidat tona më të mëdha. Në vitin 2026, për herë të parë, të gjitha barnat antitumorale do të rimbursohen plotësisht. Fondi prej 15 milionë euro shtesë për barnat antitumorale është një investim serioz për përballimin e kësaj sfide.
Kemi një strategji të qartë për modernizimin e kujdesit onkologjik në gjithë ciklin: nga depistimi dhe diagnoza e hershme, te trajtimet më të avancuara. Po ashtu, po dixhitalizojmë tërësisht shërbimet onkologjike, duke i mundësuar çdo pacienti një dosje elektronike, e cila lidh të dhënat diagnostike, recetat online dhe ndjekjen terapeutike, duke garantuar planifikim më të mirë dhe monitorim të vazhdueshëm të cilësisë.
Shqipëria 2030 do të ketë Institutin Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetin Kombëtar të Kancerit, sipas modeleve më bashkëkohore. Këto mekanizma janë baza për standardizimin e protokolleve të trajtimit në të gjithë vendin dhe, mbi të gjitha, do të sigurojnë që çdo pacient, pavarësisht vendndodhjes gjeografike apo statusit socio-ekonomik, të ketë akses në kujdes onkologjik me cilësi të lartë.
Përmes buxhetit të vitit të ardhshëm bëhet e mundur kryerja e një sërë shërbimesh të reja spitalore. Për herë të parë: Do të ofrohet shërbimi i trombektomisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit do t’u ofrohet rikonstrulsioni i gjirit përmes fondit të dedikuar. Një tjetër lajm pozitiv është transplanti i kornesë, duke zgjidhur një problem shumëvjeçar të pacientëve me probleme të shikimit.
Në vitin 2026 nuk do të sjellim vetëm shërbime të reja, por do të zgjerojmë dhe standardizojmë shërbimet ekzistuese në mbarë vendin, duke rritur cilësinë dhe duke konsoliduar strukturat shëndetësore. Në këtë kuadër do të vijojë financimi për: Trajtimin e 322 mijë pacientëve në spitalet terciare, rajonale dhe bashkiake; Kryerjen falas të dializës; Mbështetjen për paketën e kardiologjisë; Mbështetjen për transplantet renale; Trajtimin e pacientëve me katarakt.
Kujdesi parësor është shtylla kurrizore e çdo sistemi modern shëndetësor. Për vitin 2026 parashikohet mbështetja për: 7.6 milionë vizita në kujdesin parësor, të financuara me 2.3 miliardë lekë; check-up mjekësor falas për qytetarët 35–70 vjeç; rimbursim të barnave për 400,000 pacientë, me një buxhet prej 13.5 miliardë lekësh, 7% më shumë se vitin e kaluar; vijimin e stripave falas për diabetikët mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës.
Parandalimi mbetet thelbësor. Përmes buxhetit për shëndetësinë do të mbështetet: Vaksinimi HPV për djemtë, për herë të parë, në janar 2026; vaksinimi i plotë për fëmijët; vaksinimi falas i gripit për të gjitha grupet në risk — mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe fëmijët; programet e depistimit për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës.
Buxheti 2026 dedikon 4.28 miliardë lekë për investime në infrastrukturë dhe teknologji shëndetësore për: rinovimin e pajisjeve të imazherisë dhe laboratorëve; përmirësimin e shërbimeve të urgjencës; modernizimin e sistemeve financiare dhe administrative; zgjerimin e kapaciteteve spitalore.
Gradualisht po shkojmë drejt një sistemi modern sigurimesh shëndetësore. Viti 2026 shënon fillimin e një faze të re të reformës së sigurimeve shëndetësore, duke kaluar nga buxhetet historike te buxhetet faktike. Kjo do të sjellë një skemë transparente, duke ulur abuzimin dhe pagesat nga xhepi.
Synimi ynë është që çdo spital rajonal të ketë autonomi të plotë menaxheriale dhe planifikim të nevojave për barna, pajisje dhe personel, në bazë të indikatorëve të performancës dhe protokolleve të unifikuara klinike.
Së fundmi, si mjeke, më lejoni të ndaj me ju se asnjë nismë apo program qeveritar në shëndetësi nuk mund të jetë i suksesshëm pa ata që janë në vijën e parë të shërbimit me qytetarët: mjekët dhe profesionistët e sektorit shëndetësor. Asgjë nuk mund të bëhet pa një ekip, dhe investimi te burimet njerëzore mbetet sfida ime e radhës.
Në vitin 2026, do të rrisim pagat për rreth 19,000 profesionistë të sektorit shëndetësor dhe do të përmirësojmë kushtet e punës. Më vjen mirë që gjatë këtyre 2 muajve kam marrë shumë komunikime dhe shprehje dëshire për të kontribuar në Shqipëri nga profesionistët shqiptarë në botë. Ndaj, në vitin 2026 do të punojmë për krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm e afatgjatë për angazhimin e tyre, duke vijuar të investojmë në paga, infrastrukturë dhe shërbime në mbështetje të profesionistëve të shëndetësisë.
Të nderuar kolegë, Asnjë qytetar nuk ndjen siguri nëse ka vetëm akses në shëndetësi dhe jo në kujdesin social, ose anasjelltas. Prandaj, krahas shëndetësisë, prioriteti ynë për vitin 2026 është konsolidimi i sistemit të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, i integruar me sistemin shëndetësor.
Ky buxhet pasqyron plotësisht kërkesat e procesit të integrimit në BE, veçanërisht në: – Kapitullin 19 – Politika Sociale dhe Punësimi, – Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore,
duke përfshirë angazhimet për: mbrojtjen e fëmijëve në risk përmes Garancisë Evropiane për Fëmijët; zgjerimin e programeve të riintegrimit dhe përfshirjes për grupet vulnerabël; përmirësimin e kuadrit rregullator për barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave dhe vajzave. Sot, sektori i kujdesit dhe mbrojtjes sociale zë 33.6% të buxhetit total të Ministrisë, ose 3.1% të buxhetit të shtetit dhe rreth 1% të PBB-së.
Mbrojtja sociale garantohet përmes tre programeve kryesore: Skema e Ndihmës Ekonomike, Skema e Aftësisë së Kufizuar, Shërbimet e Kujdesit Social. Këto programe mbështesin familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, të moshuarit dhe viktimat e dhunës dhe trafikimit. Gjatë dekadës së fundit, buxheti i mirëqenies sociale është rritur me 16.4%.
Ky nuk është shpenzim; është një politikë zhvillimi të qëndrueshëm për dinjitet, përfshirje dhe barazi. Programi i Kujdesit Social për vitin 2026 është 27.7 miliardë lekë, duke përfshirë: 7.3 miliardë lekë për rreth 61,000 familje në Ndihmë Ekonomike; 2.3 miliardë lekë për Bonusin e Bebes; 850 milionë lekë për nënat me tre ose më shumë fëmijë — me 8,300 përfitues; 15.3 miliardë lekë për rreth 94,000 persona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre; 1.4 miliardë lekë për institucionet rezidenciale me 1,200 përfitues; 400 milionë lekë për Fondin Social, një rritje prej 22.2%, duke mbështetur 95 shërbime komunitare në 61 bashkitë e vendit.
Të nderuar deputetë, Buxheti 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale nuk është thjesht një grup shifrash. Është një prioritet për të investuar te njerëzit, te dinjiteti, te mundësitë e barabarta dhe e ardhmja jonë evropiane. Ai pasqyron vendosmërinë tonë për: fuqizimin e shëndetit publik dhe modernizimin e kujdesit spitalor dhe atij parësor; mbështetjen dhe motivimin e profesionistëve tanë shëndetësorë; konsolidimin e mbrojtjes sociale, në mënyrë që asnjë fëmijë, grua, i moshuar, person me aftësi të kufizuara dhe familje vulnerabël të mos mbetet pas;
përafrimin me standardet e BE-së me masa konkrete, duke treguar se Shqipëria është gati të përqafojë modelin social evropian. E them me bindje të plotë: Kur diskutohet për shëndetin dhe mirëqenien sociale, nuk duhet të ketë ndasi politike, por bashkëpunim. Prandaj, ju ftoj të mbështesni këtë buxhet, si një instrument që forcon reformën, modernizon sistemet tona, garanton shërbime cilësore dhe rikthen dinjitetin për qytetarët tanë. Ju faleminderit!/Dosja.al
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli kërkoi që kolegët të mos fokusohen vetëm te grafiket që paraqesin ministrat, por të shikojnë realitetin jashtë sallës parlamentare, ku dyqanet dhe bizneset po mbyllen, familjet përballen me vështirësi financiare dhe pensionistët numërojnë lekët. Gjatë debatit për buxhetin 2026 në Kuvend, Topalli theksoi se një buxhet që rrit propagandën dhe ul cilësinë e jetës së qytetarëve nuk mund të konsiderohet buxhet zhvillimi, por i pushtetit.
Topalli kritikoi gjithashtu qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se gjatë 13 viteve në pushtet nuk ka realizuar veprime konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe se ka kontribuar në largimin e shqiptarëve nga korrupsioni dhe padrejtësitë.
Ajo gjithashtu ngriti shqetësime mbi sigurinë në vend, duke vënë në dukje mangësitë në menaxhimin e emergjencave dhe mungesën e mjeteve serioze për të përballuar situata si zjarret dhe incidentet infrastrukturore, duke theksuar kontrastin me investimet në teknologji dhe satelitë.
Jozefina Topalli: Një shtet i shëndetshëm nuk matet me sa para ka por me sa dinjitet i jep njerëzve të tij, sa mundësi u jep të rinjve, sa mundësi u jep familjeve. Sa drejtësi i jep qytetarëve, sa siguri i jep investitorëve të huaj, sa respekt i jep taksapaguesit, sa transparencë ka në çdo qindarkë që shpenzon. Nëse këto mungojnë atëherë asnjë buxhet asnjë rritje dhe asnjë reklame, nuk mund të fshehë gjendjen reale.
Kur të votoni këtë buxhet mos shikoni grafikun që ju tregojnë ministrat, shikoni realitetin jashtë kësaj salle, shikoni dyqanet dhe bizneset që mbyllen, familjet që ikin, pensionistët që numërojnë lekët, shikoni nënën që nuk përballon fatura. Shikoni studentin që nuk ka shpresë, sepse një buxhet që rrit propagandën dhe ul cilësinë e jetës së qytetarit nuk është buxheti i zhvillimit kurrë, është buxheti i pushtetit.
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet, por më shumë shtet. Euro posht, dollari poshtë, prodhimi poshtë eksportet poshtë, kullat lartë, taksat lartë. Ky kryeministër ka 13 vite që prodhon vetëm largim të shqiptarëve kryesisht nga korrupsioni dhe nga padrejtësia. Ky sot kërkon të bëjë buxhetin e vitit të ardhshëm, por buxheti është pasqyrë e qartë e absurditetit të këtyre 13 viteve të qeverisës së tij.
Ky njëri kërkon të prodhojë armë, ndërkohe që në veri por edhe në jug fiken zjarret me lopata. E gjithë bota përdor avionë helikopter, teknologji, ne përdorim lopatat sepse qeveria ka 13 vite që nuk ble një mjet serioz për emergjencën. Ky vendos satelitë, kërkon të kontrollojë hapësirën por nuk është në gjendje të kontrollojë asnjë tub uji, jo më atë që ndodhi në Rinas, në zonën ku supozohej të ishte me e sigurta./ Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë jalës së tij në Kuvend foli me tone të ashpra kundrejt ministrave socialistë. Nga foltorja, Braçe i kritikoi për mënyrën e përdorimit të parave publike dhe koncesioneve që i përfundojnë kontratat këtë vit dhe kërkoi largimin e çdo ministri apo drejtuesi që nuk shpenzon buxhetin e shtetit sipas planit.
Braçe u shpreh se mosrealizimi i shpenzimeve është rreziku më i madh për buxhetin dhe sipas tij, kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie, duhet të largohet. Socialisti nënvizoi se tre koncesionet që përfundojnë këtë vit duhet t’i rikthehen shtetit si shërbime publike, duke mbyllur ciklin e kontratave të vjetra.
"Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit, çfarëdo posti të ketë, duhet të largohet. Nuk mund të mbajë përgjegjësi për fondet publike dikush që nuk i përmbush detyrimet. Tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publik. Dhe kontrolli bazë mjekësor të shtyhet përtej moshës 70 vjeç. Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve, duhet të rishihet për të larguar cilin do që korrupton dhe grabit skemën. Në krahun tjetër bujqësia patjetër që meritron një skem të re subvencionimi…Paketa fiskale është e gjerë por ajo që nuk gjen zbatim ende është TVSH e bujqësisë.
Risku në buxhet vjen pikërisht nga mosrealizmi i shpenzimeve buxhetore. Dhe këtu do doja ta përsërisja zoti ministër, nuk është problemi juaj, por është problem i gjithë qeverisë dhe kush nuk shpenzon paratë e programuara në buxhetin e shtetit, pavarësisht në është ministër, zv.ministër drejtor, përgjegjës apo shef i një agjencie dhe nuk përmbush këtë detyrim që të shpenzojë para të grumbulluara të programuara në buxhet duhet të largohet," tha Erion Braçe.
Më tej, Braçe u ndal edhe te skema e ilaçeve, ku tha se skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve dhe se duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën
“Skema e ilaçeve është nën agresionin e hajdutëve. Duhet të rishihet për këdo që korrupton dhe grabit skemën,” tha Braçe, duke kërkuar ndërhyrje urgjente./Dosja.al
TIRANA- Në Kuvend po vijojnë diskutimet për projekt-buxhetin 2026, ku deputeti i PS, Eduard Shalsi, iu drejtua deputetes së PD, Jozefina Topalli, duke theksuar se nuk duhet të nxisë ndarjen veri-jug, pasi sipas tij kjo nuk i shërben asgjë popullit shqiptar. Shalsi i kujtoi Topallit mënyrën se si vepronin ministrat dhe drejtuesit e institucioneve gjatë kohës së saj në krye të Kuvendit dhe nënvizoi dallimin midis veprimeve të qeverisë aktuale dhe periudhës kur ajo drejtonte.
Nga ana e saj, Topalli iu përgjigj me ironi, duke kritikuar Shalsin për mungesë përvoje politike dhe inteligjencë, dhe duke sugjeruar që personat pa përvojë të mos përdorin foltoren për debate.
“E mbaj mend fort mirë kur zonja në fjalë drejtonte Kuvendin, sesi silleshin ministrat dhe drejtorët e institucioneve në Komisione, si të fortë… Kur ka qenë hera e fundit që ke qenë në Shkodër? Mos i fryni kësaj historisë së ndarjes veri-jug, sepse as u ka shërbyer dhe as do t’u shërbejë sepse shqiptarët janë të zgjuar. Na dëgjojnë çfarë themi dhe shohin se çfarë bëjmë. Për deputetët që kanë qenë këtu, dinë të bëjnë dallimin midis asaj që bënit ju në kohën tuaj dhe asaj që bëjmë tani. Buzëqeshja ju ndihmon të menaxhoni mungesën e argumenteve edhe me lezet… bëni mirë që nuk e merrni seriozisht”, tha Shalsi.
"Deputetin që sapo foli e njoh prej vitesh dhe e kujtoj vetëm për një fjali… “të paktën të vjedhim e lezet”. Në atë kohë nuk ia kam marrë për të madhe se kam thënë që nuk paska as eksperiencë politike. Paskam gabu, ai nuk ka as inteligjencën minimale. Dhe një sugjerim, e mira është që ata që janë pijshëm, mos i lini të shkojnë te ajo foltorja aty," tha Topalli./ Dosja.al
TIRANA- Deputeti Erion Braçe prezantoi me kartëmonedha në duar rritjen e pensioneve për katër vitet e ardhshme, duke shpjeguar se vitin e parë pensioni i plotë do të rritet me 1,800 lekë, vitin e dytë me 3,600 lekë, vitin e tretë me 5,400 lekë dhe vitin e katërt me 7,200 lekë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe paralajmëroi se sektori i industrisë dhe bujqësisë po përballet me rënie, duke theksuar nevojën për masa për të parandaluar rrezikun ekonomik.
“Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve të fundit të bëra në vend. Këtë herë ka kthjellësi për 4 vitet që vijnë. Për çdo pensionit është e qartë se çfarë të ndodhë. Me ne fund do flasë tut me kartmonedha mijë lekë. Vitin e parë pensioni i plotë i pleqërisë rritet me 1800 lekë. Vitin e dytë pensioni i plotë i pleqërisë do të rritet me 3600 lekë, vitin e tretë rritet me 5400 lekë, dhe vitin e katërt rritet me 7200 lekë dhe janë këto.
Prodhimi i përgjithshëm shkon në 27 miliard euro por i fiksuar shumë fort në ndërtim dhe në turizëm. Por aman dy sektorët e tjerë janë risku më i madh. Industria dhe bujqësia janë në rënie për tremujorë të tërë që janë me rënie. Duhet të fokusohemi atje që të bëjmë gjënë e duhur”, tha Braçe./ Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat, Klevis Balliu dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku u përplasën sërish në seancën plenare. Përplasja nisi teksa Balliu akuzoi qeverinë për shpërndarjen e buxhetit 2025 dhe për lidhje me grupe kriminale, ndërsa Balluku iu kundërpërgjigj me deklarata të forta personale ndaj tij dhe familjarëve të tij.
Balliu iu drejtua Ballukur duke i thën se pse sot nuk diskutohet që DASH deklaroi se Sinaloa fle në zyrën e kryeministrit? Ndërsa, Balluku iu përgjigj, duke i thën se po të kishte qenë SPAK në kohën e tezes së tij, do ishte me siguri akoma në burg sot.
Pjesë nga debati
Klevis Balliu: Pse sot nuk disktohet që DASH deklaroi se Sinaloa fle në zyrën e kryeministrit. Atje e shpallin organizatë terroriste dhe ju e fusni në kryeministri. Cilës polici po ja jepni buxhetin, policisë së Ilir Prodës, policisë që ishte në makinë me Gilmando Danin e Shullazit, çfarë, që të garantoni që krimi të vazhdojë pa u shqetësuar, kësaj policie që të heshtin?
Pse nuk keni hedhur buxhet për hetim financiar për këto kulla që denoncon edhe vetë SHBA. Pse nuk keni hedhur ju buxhet financiar kur dhe vetë Dumani juaj thotë se kjo polici nuk i arreston, plot 241 fletë arreste për grupet kriminale. Nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës si ngjarja e Rinasit…..Pse nuk çoheni ju ministrat e tjerë? Sepse jeni bashkëpunëtor në krim. Juve nuk iu intereson për qytetarët.
Belinda Balluku: Klevis Balliun duhet ta dëgjoni me vëmendje, sepse ka eksperiencë si askush në këtë vend, është rritur në një familje ku vjedhja ka qenë pjesë e edukatës familjare pasi është rasti unik në Shqipëri, kur tezja e tij ose kunata e tij, ose e dashura kunatë e Fari Balliut ishte sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe njëkohësisht administratore e Alpin Bau, një kompani e sajuar me një serb Sllobodan e kishte emrin si gjithë serbët dhe nga ana tjetër, zonja sekretare e përgjithshme e Ministrisë Blegina Agolli, e dashura kunatë e Fari Balliut, tezja e Klevisit.
Ju them dëgjojeni Klevisin kur flet për vjedhje sepse është i masterizuar, ja kanë bërë që të vogël edukatën në shtëpi. Ajo ishte dhe administratore e një kompani e cila merrte tendera infrastrukture nga fondet e shtetit. Merrte fonde 150 mln euro të cilat i kanë ngrënë shpresoj bashke me Klevisin që flet kaq bukur për vjedhjet. Rast unikal në Shqipëri dhe nuk e di me cilën fytyrë shtyp mikrofonin, me cilën fytyrë del e flet aty. Po të kishte qenë SPAK në kohën e tezes tënde do ishte me siguri akoma në burg sot./Dosja.al
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Alban Koçiu tha nga foltorja e Kuvendit se është fakt që Shqipëria sot është vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon. Ajo deklaroi se buxheti i parashikuar për institucionin që ajo drejton do të përdoret për teknologjinë, dixhitalizimin dhe automatizimin.
Ndër të tjera, Koçiu u shpreh se përgjatë vitit 2026 do të avancohet me projektin e vendosjes së kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si dhe pikat strategjike, akset rrugore kryesore dhe shkollat. Në fund, ajo theksoi se nuk do të lejohet më zona gri, ndërtime pa leje, shkelje të kushteve të lejes, shtesa në fshehtësi apo kapërcime të rregullave urbanistike.
Fjala e plotë e Albana Koçiut:
Është fakt që Shqipëria sot është vendi me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon. Vendi ku 12 milionë turistë zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre. Vendi ku gjithmonë edhe më shumë investitorë të huaj, por edhe vendas apo shqiptarë të diasporës vijnë për të hapur një sipërmarrje dhe investuar paratë e tyre. Vendi që falë reformave të ndërmarra vitet e fundit, nga qeveria socialiste ka dalë nga të gjitha listat e zeza të kriminalitetit, pastrimit të parave apo trafiqeve. Dhe sigurisht, vendi që sot është më pranë se kurrë derës së Bashkimit Europian! Për t’u kthyer të buxheti i vitit 2026.
Të nderuar qytetarë,
Kemi sot buxhetin më të lartë historik për MPB. Ky është një buxhet që na lejon të ngremë në një nivel të ri standardet e përgjithshme për qytetarët. Do të mbështesim fuqimisht teknologjinë, dixhitalizimin dhe automatizimin. Do të çojmë përpara projektin transformues të vendosjes së kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit, si dhe pikat strategjike, akset rrugore kryesore dhe shkollat.
Monitorimi automatik, jo vetëm do të zbardhë, por edhe do të parandalojë në mënyrë jashtëzakonisht efikase, të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin, qetësinë, respektimin e rregullave, nga rregullat e qarkullimit, tek rregullat e bashkëjetesës në një lagje.Përtej projekteve të veçanta, buxheti 2026 ka shumë lajme të mira, si për qytetarin, ashtu edhe për të gjithë efektivët dhe punonjësit në varësi të MPB. Për qytetarin, ky buxhet e vendos atë në qendër të të gjitha përpjekjeve për të rritur më tej sigurinë e përgjithshme në vend, patrullimin në komunitet, numrin e shërbimeve të ofruara 24/7, e veçanërisht nivelin e sigurisë në qarkullimin rrugor.
Ndërsa për 12,432 punonjës të Policisë së Shtetit, për 1.491 punonjës të Gardës së Republikës, 1.389 punonjës të shërbimit zjarrfikës, për 181 punonjës të vetë Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të gjithë ata punonjës të institucioneve të varësisë, lajmi i mirë është rritja e pagave që ky buxhet parashikon.
Punonjësit e Policisë së Shtetit, përpos njehsimit të inflacionit, përfitojnë gjithashtu ndryshimi e formulës së vjetërsisë e cila jep mundësinë të kemi një rritje të pagës së tyre lidhur me eksperiencën në punë. Dhe për herë të parë, jepet edhe bonusi i ushqimit si pjesë integrale e pagës dhe jo më një kupon. Si rezultat, një Inspektor i thjeshtë, nga 80.500 Lekë që paguhet sot, me të gjithë shtesat, paga do t’i shkojë në 100.000 lekë ose 20 % më shumë. Pa llogaritur bonuset dhe shpërblimet e tjera të lidhura me orët e punës apo performancën, që e çojnë lehtësisht pagën nga 1.2 në 1.3 milionë. Për rikujtesë, 12 vjet më parë, e gjetëm inspektorin me një pagë 300 euro!
Për një nënkomisar, paga nga 95.500 Lekë do të shkojë në 116.000 Lekë.
Për një Komisar, me të gjitha shtesat, rritja nga 105.000 Lekë shkon në 125.600 Lekë.
Për një kryekomisar, nga 115.500 në 136.000 Lekë.
Për një Drejtues, nga 130.000 Lekë në 157.000 Lekë.
Por, përpos kapaciteteve njerëzore, si dhe përpos mirënjohjes, statusit dhe dinjitetit që kjo rritje e pagës sjell për të gjithë trupën e veshur me uniformë, buxheti do të mbështesë direkt edhe kapacitetet teknike të Policisë. E thënë ndryshe, do të vendosim në duart e efektivëve tanë pajisje më të avancuara dhe kapacitete më të sofistikuara në dispozicion. Investimet që ky buxhet mundëson do të shkurtojnë më tej kohën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, duke rritur fuqinë tonë goditëse si dhe aftësitë tona parandaluese. Gjithashtu, ky buxhet, do të mbështesë pa kushte avancimin e shpejtë të negociatave të anëtarësimit, sidomos për kapitujt kyç që MPB mbulon, kapitujt 23 dhe 24.
Objektivat specifikë që buxheti i MPB në vitin 2026 do të realizojë, përpos sa theksova më lart, janë:
– Në rritjen e sigurisë rrugore, përmes rritjes së patrullimeve në rrugë dhe përforcimit të shtuar të kontrollit mbi territorin.
– Reduktimin e kohës së reagimit ndaj krimit në përgjithësi, me një fokus të posaçëm te krimi brenda familjes.
– Rritjen e hetimeve proaktive, në bashkëpunim me agjencitë hetimore, për krimet e rënda, korrupsionin, me një fokus të posaçëm tek identifikimi, konfiskimi dhe sekuestrimi i aseteve kriminale.
– Rritja e numrit të punonjësve të policisë të pajisur me shërbimet dhe pajisje IT sipas standardeve teknologjike, duke synuar në 100% në vitin 2028.
– Fuqizimi i të gjithë kapaciteteve tona ndaj krimit kibernetik, përfshi mashtrimin financiar. Do të krijojmë një kuadër të plotë, të qartë për luftën ndaj krimit kibernetik, si dhe do të rrisim eksponencialisht kapacitetet tona.
– Përmirësimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, çka hap rrugën për edhe më shumë shërbime të dixhitalizuara 24/7 me vulë elektronike për të gjithë qytetarët shqiptarë, brenda apo jashtë vendit, etj.
– Mbështetja e operacionit për vendosjen e plotë të ligjshmërisë në territor, operacion, i cili nuk është thjesht një kontroll ndërtimesh, por një rikthim i rendit ligjor në çdo metër të territorit.
Nuk do të lejojmë më zona gri, ndërtime pa leje, shkelje të kushteve të lejes, shtesa në fshehtësi apo kapërcime të rregullave urbanistike. Për të gjitha këto arsye, buxheti 2026, nuk është vetëm më i madhi në sasinë e vlerës së vendosur në dispozicion, por edhe më i madhi në ambiciet tona. Ai, rrit standardet e rendit të sigurisë, dhe njëherazi, mbështet listën e detyrave për mbylljen e negociatave brenda 2027-s. Prandaj, për të gjitha këto, të nderuar deputetë, ju ftoj ta votojmë buxhetin e vitit 2026. Shumë faleminderit./Dosja.al
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është përplasur sot me ministrin e Financave, Petrit Malaj gjatë seancës plenare ku po diskutohej projektbuxheti i vitit 2026. Tabaku paralajmëroi ministrin se mund të ketë të njëjtin fat politik dhe ligjor si paraardhësi i tij, Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.
Në replikat e saj, Tabaku e akuzoi ministrin se nuk ka kuptuar strukturën e buxhetit dhe kostot e menaxhimit të mbetjeve, duke nënvizuar se fondet për inceneratorët vazhdojnë të rëndojnë mbi financat publike.
Ministri Malaj iu kundërpërgjigj duke argumentuar se fondet e parashikuara lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane në bashkitë e vendit, por kjo nuk u pranua nga deputetja demokrate, e cila e cilësoi shpjegimin si të gabuar dhe të papërputhshëm me realitetin financiar.
Tabaku e krahasoi Malajn me ish-ministrin Ahmetaj, duke theksuar se edhe ai dikur kishte mohuar përgjegjësitë, ndërsa sot përballet me drejtësinë. Demokratjja akuzoi qeverinë se po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto shumë të lartë, veçanërisht për projektin e inceneratorit të Tiranës, dhe se mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje tregon mungesë transparence dhe korrupsion.
Petrit Malaj: Në respekt edhe të qytetarëve shqiptarë, për sa i përket çështje së rritjes ekonomike, kjo jo e thënë nga qeveria shqiptar, por e thënë vetëm pak ditë më parë nga FMN-ja, që ekonomia e Shqipërisë po ka rritjen më të lartë në krahasim më të gjithë vendet e Evropës. Për sa i përket çështjes se inceneratorëvë, e nderuara deputetja Tabaku, besoj e keni përpara listën se ku kanë vajtur 1 miliardë lekë që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane.
Janë 1 miliardë leke që shpërndahen në mbi 41 bashki për menaxhimin e mbajtjeve urbane. Se si arrini ju të lidhni inceneratorët me paratë që shkojnë për menaxhimin mbetjeve urbane, vetëm ti mund ta bësh këtë. Se çfarë lidhje ka Malësia e Madhe me inceneratorin, vetëm ju mund ta bëni. Sa i përket të ardhurave të shqiptarëve, në vitin 2013, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin të paktën 30% në nivelin mesatar të të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor.
Sot që flasim, në 2025, të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë mbi 20% të mesatares së të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor. Janë shifra që nuk i thotë qeveria, por i publikon Banka Botërore, FMN-ja, raporte të cilat ju i referoheni herë pas herë, kështu që edhe këtë informacion do duhet ta pasuroni drejt siç thuhet në ato institucione ndërkombëtare.
Jorida Tabaku: Së pari, zoti Ministër, me “Ti” drejtojuni atyre që të kanë fut në punë, jo më mua. Për juve jam zonja Tabaku. Së dyti, kur të mësosh të lexosh Buxhetin e Shtetit, sepse ndoshta nuk e ke kuptuar, do e shohësh se ku janë inceneratorët, ku është edhe kosto për menaxhimin e mbetjeve. Je i ri në detyrë, je i 12-ti ministër që kalon aty se ke të gjatë. Shumë kanë ikur, do ikësh edhe ti.
Por, duhet të kuptosh se sot çështja e inceneratorëve e cila është duke e hetuar dhe unë shpresoj shumë të çoj përpara drejtësisë të gjithë ato që janë përfshirë duke nisur nga kryeministri. Po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto e cila vetëm për Tiranën shkon 339 milionë euro.
Ashtu thoshte dhe Arben Ahmetaj, zero thoshte dhe e sheh ku është. Rrugën e atij do kesh. Së dyti, për sa i përket çmimeve po njëkohësisht sa i përket çmimeve dhe kostove të jetesës, 20% e çmimeve të BE kanë qenë çmime në 2012, sot janë 92% e çmimeve të BE. 40% janë sot shpenzime për ushqime, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, këto janë të dhënat tuaja, ju pëlqen apo jo.
Çdo ministër financash duhet të ishte shqetësuar për këto të dhëna dhe jo të vinte dhe të qeshte këtu me varfërinë e shqiptarëve. E kuptoj vështirësinë që ka sot qeveria për të sjellë një buxhet për qytetarët, por të dilni dhe të mashtroni këtu me paqen fiskale, me shlyerjen e borxheve që e bënin për klientët e qeverisë dhe të thoni që është për qytetarët shqiptarë, kjo është komplet jo paaftësi, po është korrupsion.
Petrit Malaj: E nderuar zonja Tabaku, unë jam profesionit në fushën e financës dhe kam mbi 20 vite punë. Ju, konkretisht nuk e di se çfarë profesioni keni. Kështu që, për sa i përket pjesës së lexuarit të buxhetit apo se si janë të listuar zërat e buxhetit, të siguroj që e kam njohurinë shumë më të thellë se sa e keni ju.
Duket se deri në këtë pikë, ke folur vetëm politikisht, nëse do i kthehemi shifrave do të kuptosh që ky është buxheti i cili siguron mirëqenie sociale, siguron rritje ekonomike, konsolidim fiskal, ke ulje të borxhit dhe kjo vjen pa rritur taksat. Kështu që, besoj buxhet më të mirë dhe ju nuk keni parë në eksperiencën tuaj.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu. Demokrati ka kërkuar fjalën për proçedurë, por nënkryetarja i ka hequr të drejtën e fjalës për sot Balliut dhe i ka kërkuar atij të ulet.
Balliu ka refuzuar dhe ka dalë tek foltorja dhe në atë momet ka Gardës Republikës ka rrethuar foltore./Dosja.al
TIRANË- Seanca plenare është ndërprerë pas tensioneve në Kuvend. Pasi deputetit Agron Shehajt iu kërkua që të linte sallën, deputeti ka refuzuar.
Ndërkohë që fotoja e mësipërme tregon Taulant Ballën, kreun e grupit socialist teksa ka shkuar në vendin që qëndron Shehaj. Balla po diskuton me Shehajn, por nuk dihet nëse Shehaj do të qëndrojë në sallë apo do të largohet./Dosja.al
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur ndryshe. Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka bashkëdrejtuar për disa momente seancën plenare me një nxënëse ekselente të shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve. Peleshi deklaroi se ky moment,vjen si simbol se çdo vendim që merret në Parlament, ndikon drejtpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve.
“Në prag të ditës ndërkombëtarë të të drejtave të fëmijëve, do e nisim seancën disi të pazakontë. Një vajzë e re, ekselente do më bashkohet për disa çaste në drejtim si simbol se çdo vendim që ndërmarrim, çdo debat ndikon në të ardhmen e fëmijëve. Ta mirëpresim Sofinë në bashkëdrejtimin e seancës”, deklaroi Peleshi.
Gjatë fjalës së saj para deputetëve, Sofi Xhafo shprehu emocionet e të qenit në sallën e Kuvendit dhe theksoi rëndësinë e të drejtave të fëmijëve. Ajo njoftoi gjithashtu ngritjen e grupit vullnetar ‘Miqtë e Fëmijëve’, të përbërë nga 24 deputete të Kuvendit të Shqipërisë, i cili do të angazhohet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në vend.
“Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të sigurt, të dëgjohen, të shkollohen, të luajnë dhe të rriten me dashuri. Ju lutem, mendoni për ne dhe për të ardhmen tonë, për ëndrrat tona dhe për çdo fëmijë që ka nevojë për ndihmë dhe mbrojtje.”, tha ajo.
TIRANË- Tensionet në Kuvend kanë çuar në ndërprerjen e seancës plenare. Mësohet se tensionet kanë ardhur teksa zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë fjalën në foltore.
Protagonist në tensione ka qenë kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili është përplasur me Ballukun.
“Zoti kryetar i Kuvendit keni dhënë masë për deputetin të largohet nga salla, kërkoj të bëhen 5 minuta pushim derisa deputeti të largohet që të vijojë normalisht seanca”, tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi është përplasur me Agron Shehaj. Ky i fundit ka folur nga vendi, ndërsa kryeparlamentari Peleshi i ka tërhequr atij vërejtje. Ai tha se do ta përjashtonte nga salla nëse vazhdonte të fliste më nga vendi.
Përplasja ndodhi, teksa zv.kryeministra Belinda Balluku fliste në foltoren e Kuvendit dhe Shehaj fliste pa pushim nga vendi, ndërsa në dorë mbante një fletë A4, me mbishkrimin ‘Balluku në SPAK’. /Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia është përjashtuar sot nga Kuvendi. Në seancën e sotme, Shehaj është përplasur me zv.kryeministren Belinda Balluku.
Pasi nuk iu bind masave të para të dhëna nga Peleshi, Shehaj është përjashtuar./Dosja.al
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është përplasur me gjatë fjalës së saj me kreun e Mundësisë, Agron Shehaj. Balluku iu drejtuar Shehajt, duke i thën që të ulë zërin se ka shqetësues në decibel.
Balluku i tha më tej se Shehaj nuk mundë të bëj politikën me selfie, por duhet të dalësh në shesh të burrave dhe të përballet. Ndër të tjera, Balluku i tha Shehajt se ai do mbetet një pronar i vogël call center që nuk pagan sigurime dhe që i mban ato djem e vajza me pagë minimale.
“O Agron nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh do jesh një pronar i vogël call center që nuk pagan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook Agron, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku./Dosja.al
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku folur sot në lidhje me çështjen që është marrë nën hetim nga SPAK. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Balluku u shpreh se nuk do të merret me çështjet, të cilat janë nën hetim. Por ka theksuar se reforma në drejtësi është produkt i PS-së dhe i Edi Ramës, duke shtuar se ajo nuk do të hedh akuza apo sharje ndaj drejtësisë së re.
“Më duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar baltën, por detyrimin që kam ndaj detyrimit që kam ndaj kujdo që beson tek puna dhe jo balta. Nuk do dëgjoni nga unë sharje apo akuza për drejtësinë e re, as lëvdata, pasi besoj se kjo drejtësi e dalë nga reforma, produkt i PS dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua dhe pikat e saj të dobët mepikat e saj të forta që konsolidohet dita ditës”, tha Balluku./Dosja.al
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku doli në foltore për të folur për herë të parë në Kuvend, pas marrjes nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Teksa zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori fjalën, deputetët e opozitës janë ngritur nga vendi dhe janë drejtuar për nga dalja e sallës. Balluku e nisi fjalën e saj, duke folur për hetimin nga SPAK, ku është marrë si e pandehur për tunelin e Llogarasë./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar sot se buxheti, i cili po miratohet sot është në të vërtetë buxheti i "narkosit". Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka u shpreh se këto janë akte të rënda ekonomike mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë.
Noka tha se ky buxhet nuk është për qytetarët, pasi nuk prodhon të ardhura. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha se paketa fiskale, e cila u paraqit sot është fytyra e padrejtësisë së 13 viteve pushtet.
“Se çfarë buxheti po miratoni sot, nuk kishit nevojë që ta dëgjonit deri në fund; mjafton që ta dëgjonit përrallat e kryeministrit. Këto janë akte të rënda ekonomike mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë, të padrejtësisë sociale. Janë akte të kamufluara. Ky buxhet nuk është vetëm për ju, të dashur qytetarë, nuk prodhon të ardhura, por është për narkosin. Janë një plan financiar që ushqen pushtetin e inkriminuar, akte që shërbejnë për të përdorur shtetin si kasafortë të tyre dhe të taksave të shqiptarëve.
Nuk kemi një qeveri që mendon për qytetarët, për pensionistët, për agroturizmin, por një grusht pushtetarësh që mendojnë vetëm një gjë: si të mbajnë tepsinë plot me paratë e qytetarëve. Paketa fiskale që u paraqit sot është fytyra e padrejtësisë së 13 viteve pushtet. Është fytyra e korrupsionit. Ky është buxheti i vjedhjes, i drogës dhe i llokmave të babëzisë së pushtetarëve. Qeveria e narkos deri diku po ia paraqet si historike këtë buxhet qytetarëve. Me këtë buxhet merr “Noc rrokun”. Në narkoshtet shpërblehet hajduti dhe ndëshkohet i ndershmi. Fytyra e shëndetësisë, Onkologjiku”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se Paqja Fiskale nuk iu jep imunitet atyre që janë në hetim apo në procese gjyqësore. Nga foltorja e Kuvendit, Malaj theksoi se me këtë paqe fiskale, synojnë që të zbatojnë disa masa të domosdoshme, të ngjashme me praktikat e mëparshm, dhe me standartet për menaxhim më të mirë.
Më tej, ai tha se Administrata Tatimore, nga ana tjetër, po vijon punën për të forcuar masat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, duke zbatuar masa që shkojnë deri në bllokime të llogarive bankare, konfiskime dhe shitje të aseteve, për të mbuluar detyrimet tatimore. Sipas tij, nga viti 2026 do të nisë zbatimi i lehtësive të parashikuar në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat që nëpërmjet DIVA-s, t'ju vijnë në ndihmë edhe familjeve me fëmijë nën 18-vjeç.
"Ne nuk po ndërmarrim një Amnisti. Nëpërmjet “Paqes Fiskale’’, nuk falim përgjegjësi penale. Nuk garantojmë imunitet për askënd dhe mbi të gjitha nuk i shërbejmë askujt që është nën hetim apo në procese gjyqësore. Ne synojmë të zbatojmë disa masa të domosdoshme, të ngjashme me praktikat e mëparshme dhe që përputhen me standardet për një menaxhim më të mirë tatimor. Gjithashtu me projektligjin e faljes së detyrimeve tatimore dhe doganore mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra të parashkruara. Administrata Tatimore, nga ana tjetër, po vijon punën për të forcuar masat e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, duke zbatuar masa që shkojnë deri në bllokime të llogarive bankare, konfiskime dhe shitje të aseteve, për të mbuluar detyrimet tatimore.
Marrëveshja e Paqes Fiskale, e cila do të zbatohet për periudhën 2026-2028, synon korrigjimin dhe rritjen e deklarimeve të rregullta për bizneset që duan të përfshihen në këtë marrëveshje vullnetare. Ritheksoj edhe një herë se me këtë projektligj, ne nuk parashikojmë të falim detyrimet e papaguara të evazorëve që janë në ndjekje penale, ndaj atyre të cilëve ka nisur një hetim tatimor, apo për bizneset që ka një vendim të formës së prerë nga gjykatat. Ndaj ky është shansi i fundit që ne ju japim debitorëve, përpara se sa të hyjnë në fuqi masat shtrënguese për vjeljen e detyrimeve tatimore.
Duke filluar nga viti i ardhshëm do të fillojë zbatimi i lehtësive të parashikuar në ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, që nëpërmjet Deklaratës Individuale të të Ardhurave/DIVA, t’ju vijmë në ndihmë edhe familjeve me fëmijë nën 18 vjeç. Çdo familje që ka në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç, do të ketë të drejtën që të zbresë nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave 48.000 lekë për çdo fëmijë. Kjo do të thotë se norma efektive e tatimit që paguhet (raporti i tatimit të paguar mbi të ardhurat bruto) ulet ndjeshëm. Sipas llogaritjeve paraprake, efekti financiar i kësaj nisme do të jetë 1.5 Mld lekë ose 15 milionë euro më shumë në buxhetin e familjeve shqiptare", tha ministri./Dosja.al
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar sot se OLAF-i, i cili bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë vetëm në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se shuma e keqadministruar nga vendet e tjera të BE-së është mbi 1 mld euro.
"Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve, ndërkohë rrini fort ligjit andej. Ndërkohë natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e k*qe siç më thanë se kishit mbetur para dy netësh.
E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë. Dua t’i them shqiptarëve se OLAF-i, i cili bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë sic ka gjetur në Shqipëri vetëm në këto vende, Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë dhe Holandë. Ndërkohë që shumta e vendosur nga OLAF përpara vendeve të tjera të BE, që nga Italia, Greqia, Hungaria e Portugalia, Danimarka e Estonia, Polonia, Rumania është mbi 1 mld euro, që në konsideratë ne zyrës së hetimit të BE, janë të keqadministruara," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Partia Demokratike ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme në Kuvend. Teksa fjalën e mori kryeministri Edi Rama, deputetët demokratë nisën që t'i kthenin shpinën.
Por jo të gjithë deputetët i janë bindur urdhërit demokrat. Kjo pasi deputetja Greta Bardeli nuk ka lëvizur nga karrigia. Po ashtu dhe deputetja Jozefina Topalli, lëvizi pak, por nuk ia ktheu kurrizin plotësisht Ramës./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmed Bardhi ka deklaruar sot se qeveria për pensionistët jep 100 milionë euro, ndërsa për tunelin e Llogarasë vidhen 50 milionë euro. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se sot qeveria shqiptare është e vetmja në rajon dhe Rama është i vetmi kryeministri dhe në Evropë, që ka zëvendës një të pandehur për abuzime me miliona euro.
Bardhi tha se buxheti i vitit 2026 do të menaxhohet nga Balluku, e pandehur për abuzime me fonde publike dhe nga Rama, bashkëpunëtori i saj.
"Japim për 670 mijë pensionistë, 100 milionë euro, ndërsa për tunelin e Llogarasë, vidhen të paktën 50 milionë euro vetëm në letër. Vetëm në koncesionin e triportit rë Vlorës, janë koncesion 60 milionë euro. Do të mjaftonin këto dy projekte që ta kishim dyfish rritjen e pensioneve. Ne përbuzim modelin tuaj, që në vend që t’i çoni paratë tek pensionistët, i çoni tek xhepat e ministrave të korruptuar. Nuk ka gjë më të etike që t’i kthesh shpinën, ti përbuzësh dhe të ftosh çdo shqiptar që këtë model duhet ta përbuzin. Nuk mund të ndodhë që 800 milionë euro në t’ia besojmë një njeriu që është provuar... Komisonerja tha dje që shyqyr zotit që u zbulua dhe duhet ndëshkuar. Sot qeveria është e vetmja në rajon dhe ky është i vetmi kryeministri dhe në Evropë që zëvendës një të pandehur për abuzim me miliona euro.
Sot me buxhetin e 2026, qeveria nisi të bëj atë që ditë të bëjë më mirë, t’ju ngopë me lugën bosh dhe me propagandë. Rritje, sukses, zhvillim. Sinqerisht për të qeshur e për të qarë. Këta mendojnë se disa prezantime me ngjyra, mund ti bëjnë shqiptarë të harrojnë realitetin. Kjo funksionon për patronazhistët por jo për njerëzit e ndershëm që paguajnë faturat dhe kostot e korrupsionit.
Ky buxhet në pjesën më të madhe do të menaxhohet nga Balluku, e pandehur për abuzime me fonde publike dhe nga Rama, bashkëpunëtori i saj. Këtij buxheti mund ti vendosim dhe një emër, nga dosja 5D kemi kaluar tek buxheti i qeverisë qendrore 2B. Veçanërisht Belinda ka net pa gjumë për shqetësimin që ka për qytetarët që janë pa bukë. Kur t’ju tregojë qeveria sa mirë po jetoni, tregojini dosjen e SPAK për tunelin e Llogarasë ku janë zhdukur të paktën 50 milionë euro”, tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se shqiptarët presin rritje reale pensionesh dhe nuk presin që pensionet të rriten pothuajse sa vlera e vjedhjes në Llogara. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi theksoi se vetëm në koncesionin e Triportit të Vlorës, i japin 60 mln euro një pensionisti për këtë koncesion dhe shtoi se këto do mjaftonin që rritja për pensionet të ishte dyfish.
“Shqiptarët presin rritje reale pensionesh, të bësh avokatin e shqiptarëve presin ata, nuk presin që të rrisësh pensionet sa pothuajse vlera e vjedhjes në Llogara. Janë vjedhur me shkresë ato para. Vetëm në koncesionin e Triportit të Vlorës, i japin 60 mln euro një pensionisti për këtë koncesion. Ja këto do mjaftonin që ta kishim dyfish atë rritjen për pensionet dhe pensionistët. Për këtë jemi sot ne këtu, përbuzim modelin tuaj”, tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Kryeministri Edi Rama u paraqit në Kuvend si avokat i vjedhjes. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Bardhi theksoi se Rama e nisi mbrojtjen se si nuk duhet të bëjnë prokurorinë ndaj zvkryeministres, Belinda Balluku.
“Zoti kryetar i Kuvendit, më lejoni që të sjell në vëmendje se dënimet kolektive i kemi lënë pas në kohën e paraardhësve tuaj. S’ka gjë më etike se ti kthesh kurrizin një njeriu të korruptuar, një njeri që u paraqit këtu jo si avokat i interesit publik, por avokat i vjedhjes së inceneratorëve, apo i kësaj afere të qeverisë.
Ai nisi mbrojtjen se si ne duhet të bëjmë prokurorinë ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk e bëmë prokurorinë, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokurori. Ne kemi cituar prokurorinë. Po ty çfarë të detyron që të vish në këtë faltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për vjedhje e fondeve publike, prej 50 mln euro. Shqiptarët presin rritje reale të pagave apo pensioneve,” tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaoi se Shqipëria është vlerësuar me notat më pozitive në Bruksel. Duke folur nga Kuvendi, Rama u shpreh se vetëm Partia Socialiste është garante e reformës në drejtësi. Ndër të tjera, Kryeministri theksoi se në buxhetin që do miratohet, do ketë një rritje domethënëse të mbështetjes, qoftë për mbrojtjen, qoftë për drejtësinë. Sipas tij, gjithçka që do të rritet në buxhetin familjar, është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë.
“Ne nuk do të bëjmë rritje të kontributeve në këtë fazë. Gjithçka që do të rrisni në buxhetin familjar, është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë. Jo më pëlqen, por më frymëzon shumë, kështu me faqen për muri ju pafsha, vetëm me shëndet gjithmonë. Për sigurinë, drejtësinë dhe rendin kemi buxhet masiv.
Pavarësinë e drejtësisë e garanton vetëm PS. Në buxhetin që do të miratojmë, kemi një rritje domethënëse të mbështetjes, qoftë për mbrojtjen, qoftë për drejtësinë. Skema e re e kompensimit të fermerëve. Me këtë kompensim, do t’i japim një shtytje domethënëse përpara, edhe sektorit të bujqësisë, duke i mbështetur drejtpërdrejt fermerët dhe nprma e rimbursimit, është më konkurruesja në rajon. Dua të siguroj ata që na ndjekin, se Shqipëria nuk ndalet, kemi hyrë në fazën vendimtare, që dje mori shtysë të re në Bruksel, jemi çmuar me notat më pozitive.
Pikërisht sepse jo vetëm i kemi qëndruar strikt të gjitha detyrave, sot jemi në vendin e parë për plotësimin e kërkesave nga plani i ri i rritjes. Jemi të çmuar për atë që mallkohemi non stop, nga ata që sot po më fusni në borxh me këtë pamje spektakolare që po më ofrojnë, pikërisht për drejtësinë, reformën. Nëse sot Shqipëria lufton me korrupsionin, heton pa dallim, ka vendosur në të njëjtin nivel edhe flamurin e pavarësisë së drejtësisë, është merita ekskluzive e PS. Është garante e kësaj pavarësie,” tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se përmes paqes fiskale do të ketë një falje të madhe për sipërmarrjen. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se buxheti do bëj edhe një rritje tjetër të pagave, ku paga mesatare në sektorin publik është 1000 euro.
Lideri i qeverisë tha se në shëndetësi, do të fillojë llogaritja për vjetërsi në punë, ku paga e mjekut do të shkojë në 143 mijë lekë në muaj. Në fund, Rama tha se do të ketë një rritje të pagave edhe për punonjësit e policisë.
"Brenda mandatit të katërt kemi objektivin ambicioz që të jetë 700 euro. Është e vërtetë që përmes paqes fiskale do të ketë një falje të madhe për sipërmarrjen duke i dhënë mundësinë të mbyll çështjet e vjetra dhe duke lehtësuar kostot administrative për sipërmarrjen. Do të bëhet në katër forma, fshirje e plotë e detyrimeve për 5 vite, fshirje e pjesshme, fshirje 25 për qind të detyrimeve 5-10 vite nëse pjesa e mbetur paguhet brenda viteve, dhe fshirje e gjobave dhe kamatvonesave me kusht. Bizneset jo vetëm lehtësohen por korigjojnë deklarimet dhe pasqyrat e mëparshme financiare. Sipërmarrja mund të angazhohet të rris me 18 përqind fitimin e tatueshëm.
Çdo fitim mbi këtë nivel do tatohet me 5 për qind, është një marrëveshje transparente në funksion të fuqizimit të ekonomisë dhe lehtësimit të kompanive. Buxheti bën edhe një rritje tjetër të pagave. Paga mesatare në sektorin publik është 1000 euro. Për herë të parë do të fusim indeksimin e pagës për administratën çdo dy vjet. Kemi parashikuar dhe rritje të dierencuar të pagave për të mbështetur punonjësit me pagë më të ulët. Sanitarë, shoferë, magazinier do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të vjetra çdo muaj. Në shëndetësi, do të fillojë llogaritja për vjetërsi në punë, paga e mjekut do të shkojë në 143 mijë lekë në muaj. Do të bëjmë edhe për punonjësit e policisë, indeksimin në punë sipas vjetërsisë 84 mijë në muaj për komisarët. Për nënkomisarët shkon në 116 mijë lekë. 156 mijë lekë në muaj për drejtuesit e thjeshtë. Kostoja e këtyre masave është 100 milionë euro. Ne jemi vendi që ata që fitojnë më shumë taksohen më shumë, taksojmë më pak ata që fitojnë më pak pra biznesin e vogël," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama iu ka thënë deputetëve demokratë 'me faqe për muri ju pafsha gjithmonë'. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama ironizoi duke thënë se mjafton që të jenë më shëndet mirë pasi i duhen gjallë.
"Ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë. Të gjithë duhet ta dinë se gjithçka që jo më pëlqen, por më frymëzon shumë. Kështu me faqe për muri ju pafsha, kështu me faqe për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman, se na duheni gjallë," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot 450 mln euro të inceneratorëve nuk ekzistojnë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se sipas Eurostat Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia.
Ai tha se Shqipëria është më pranë mesatares së BE në aspekt. Lideri i qeverisë u shpreh se sipas bankës së Shqipërisë të ardhurat reale janë rritur mesatarisht 4-5% në vit në periudhën 2021-2024.
"Duhet të ndani opinionet nga akuzat. Ndajini këto dhe jeni në rregull me rregulloren. U ngacmova dhe nga deputeti që po më rri përballë, tregon që ligji nuk e ka afektuar, dhe po isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave, dhe meqë pyetej çfarë mendojnë ata për luftën kundër korrupsionit, po të them që ata mendojnë së si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë. Po të mos e mendonin, nuk do t’i hapnin kapitujt. Ndërkohë juve nuk e keni kuptuar që në këtë vend punët janë ndarë, dhe për sa kohë do të vazhdoni të bëni prokurorinë popullore, për aq kohë do të vazhdoni të jeni aty dhe gjithmonë më të tkurrur. Tani natyrisht nuk jemi për të diktuar për ju, por meqë më ngacmoi ,dhe prandaj nuk vij që mos të ngacmohem.
Dua ta nis pikërisht me varfërinë dhe me të ardhurat. Sepse pikërisht këtu tek raporti me varfërinë qëndron dhe arsyeja përse jemi në mandatin 4. Dua ta nis duke cituar Eurostat ‘Shqipëria ka një nivel më të ulët rreziku për varfërinë sesa Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Turqia. Shqipëria është më pranë mesatares së BE në aspekt’, këtë e thotë eurostat. Lidhur me ndryshimin e peshës së ushqimit në buhet që ishte afro 15% kur ne morën detyrën dhe sot është nën 40%. Sipas bankës së Shqipërisë të ardhurat reale janë rritur mesatarisht 4-5% në vit në periudhën 2021-2024. Po e mbyll me fondin monetar ndërkombëtar, i cili jo më larg se pak ditë më parë tha se Shqipëria është një ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë më politika fiskale dhe monetare të kujdesshme. Këto janë burime të padyshimta. Ndërkohë që dëgjova këtu që në Shqipëri paska një taksë korrupsion dhe me 450 milionë euro të inceneratorëve mund të bëhej një rritje agresive e pensioneve. Ky 450 milionë euroshi, është thjeshtë aritmetika e atij që mua më mungon shumë, por e kujtoj përmes jush. 7x 7=42. Ky konstatim nuk figuron asgjëkund në asnjë nga fashikujt e një çështje të hetuar prej shumë vitesh. As 45 nuk duken asgjëkund. Gënjeshtrat tuaja, janë me dhjetëra herë mbi realitetin”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se sa më shumë do thuhet që qeveria nuk rrit pensionet, aq më shumë pensionstët do binden që nuk ka alternativë tjetër përvec PS.
Rama tha se është dyfishuar fondi për mbrojtjen shoqërore. Në fund, ai tha se deri në 2029, biznesi i vogël nuk ka ketë tatim fitimi.
“Natyrisht që sot, pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë, jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe kur dalin në rrugë mbeten kashtë e koqe si para dy netësh. Dua t’i them shqiptarëve se OLAF-i, i cili bën hetim për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të së njëjtës natyrë, siç ka gjetur në Shqipëri, përveçse në Luskemburg, Maltë, Qipro, Holandë. Duhet të mësohemi edhe me këtë aspekt, sepse jemi pranë BE dhe thjesht duhet të ulim kokë, të korrigjojmë çfarë duhet të korrigjojmë. Edhe kjo është një arsye pse kemi hapur të gjithë kapitujt.
Ky buxhet është buxhet historik për PS, sepse për herë të parë adreson përmes një angazhimi financiar afartmesëm prej 1.7 miliardë eurosh, rritjen për mbështetjen e pensionistëve. Sa më shumë do thuhet që ne nuk rrisim pensionet, aq më shumë pensionstët do binden që nuk ka alternativë tjetër përvec PS. Vijojmë me mbrojtjen shoqërore. Mbrojtja shoqërore arrin sot me këtë buxhet në 257 miliardë lekë, rritje 11.6 miliardë më shumë. Varfëria ulet, papunësia ulet, është më shumë sesa dyfishi që kishin shqiptarët kur morëm detyrën. Pensionistët janë kryefjala e këtij buxheti dhe këtij mandati. Jemi sot në një tjetër vit, me tjetër buxhet, por mbetemi të palëvizshshëm, se deri në 2029, biznesi i vogël nuk ka ketë tatim fitimi. Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH, në të gjithë Evropën. Jemi shumë më lart në të gjithë rajonin, në mbështetje të biznesit të vogël”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se sipas FMN, Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë ne Europë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se sipas Eurostat, Shqipëria ka rrezik më të ulët për varfëri sesa Serbia, Turqia dhe Malit të Zi.
Ai tha se Shqipëria është më pranë mesatares së BE dhe se sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat e disponueshme, janë rritur 4-5 për qind në vit në periudhën 2021-2024. Në fund, lideri i qeverisë tha se këto janë burime të padyshimta për pavarësinë e plotë të qeverisë së Shqipërisë.
"U ngacmova nga deputeti që më rri përballë, po isha në Bruksel dhe Shqipëria hapi të gjitha grupkapitujt. Ata mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Po të mos e mendonin këtë nuk do t’i hapnin kapitujt e negociatave. Në këtë vend punët janë ndarë, përsa kohë vazhdoni të bëni këtu prokurorinë popullore, do vazhdoni të jeni aty ku jeni edhe më të tkurrur. Sipas Eurostat, Shqipëria ka rrezik më të ulët për varfëri sesa Serbia, Turqia dhe Malit të Zi. Shqipëria është më pranë mesatares së BE. Këtë e thotë Eurostat. Lidhur me ndryshimet me peshën e ushqimit që ishte afro 50 për qind si peshë e buxhetit, sot është nën 40 për qind.
Sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat e disponueshme janë rritur 4-5 për qind në vit në periudhën 2021-2024. Sipas FMN, tha se Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë ne Europë me politika fiskale dhe monetare të kujdesshme. Këto janë burime të padyshimta për pavarësinë e plotë të qeverisë së Shqipërisë. 450 milionë euroshi i inceneratorëve është thjesht aritmetika e atij që më mungon shumë dhe e kujtoj shpesh, 7×7 42. Ky konstatim nuk figuron asgjëkundi në asnjë fashikuj të çështjeve të hetuara prej shumë vitesh. Gënjeshtrat tuaja janë me dhjetëra herë mbi realitetin,” tha Rama. /Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm, gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama komentoi protestën e opozitës, duku iu thënë së mbetën kashtë e ko*e gjatë tubimit të saj, para Kryeministrisë.
"Prandaj mbetët kashtë e ko*e, siç kishit mbetur dy netë më parë", tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj mazhorancës lidhur me projektbuxhetin e vitit 2024 dhe paketën fiskale. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi deklaroi se qëllimi i vërtetë i qeverisë është t’u falë 2 miliardë euro detyrime bizneseve pranë kryeministrit, ndërsa rritjen e pensioneve dhe pagave e cilësoi si një “mashtrim publik”.
Në vijim të fjalës së tij, Bardhi argumentoi se opozita ka votuar kundër programit të punimeve, pasi, sipas tij, mazhoranca nuk dëshiron një diskutim real për buxhetin. Ai theksoi se qëllimi i vetëm i paketës fiskale dhe buxhetit, për të cilat deputetëve iu lanë vetëm 24 orë kohë për shqyrtim, është “t’u falin bizneseve në oborrin e Edi Ramës 2 miliardë euro detyrime ndaj shtetit shqiptar”.
"Tani, për të kaluar tek programi dhe kalendari i punimeve. Po zoti kryetar, ne kemi votuar kundër në konferencën e kryetarëve, sepse ju nuk doni të flitet as për buxhetin, sepse dhe referimi që u bë këtu është një mashtrim publik për pensionistët shqiptarë. Sikundër propaganda juaj për rritje pagash është një mashtrim, sepse qëllimi i vetëm i këtij buxheti dhe paketës fiskale, të cilët ju i keni lënë deputetëve vetëm 24 orë kohë për të diskutuar, është që ju t'i falni ë bizneseve në oborrin e Edi Ramës 2 miliardë euro detyrime ndaj shtetit shqiptar. Prandaj nuk doni të diskutohet paketa fiskale, nuk doni që shqiptarët të mësojnë se cili është qëllimi i vërtetë i buxhetit dhe paketës fiskale që shoqëron buxhetin, sepse ndërsa 50 njerëzve, miliarderë në vend, i falni 2 miliardë euro detyrime, pensionistëve po bëni se ku po i rrisni pensionin, duke i dhënë muaj për muaj 100 mijë lekëshin që është dhënë gjithmonë si bonus në fundviti.
Prandaj dhe në shkelje totale të rregullores së Kuvendit, pa miratuar një kalendar të veçantë për shqyrtimin e paketës fiskale, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, qeveria solli projektbuxhetin pa ligjet financiare që e shoqërojnë atë, siç e detyron Kushtetuta dhe rregullorja e parlamentit. Dhe dy javë pasi kishte filluar diskutimi i buxhetit, vetëm të premten e javës së shkuar, qeveria solli tetë projektligje si pjesë e projektligjeve që shoqërojnë buxhetin e shtetit. Dhe ju menjëherë, pa kaluar as 24 orë, të hënën i shqyrtuat dhe i miratuat ë tetë ligjet e paketës fiskale, në dy orë diskutime, pa dëgjuar asnjë institucion, pa dëgjuar asnjë prej grupeve të interesit, pa zhvilluar asnjë seancë dëgjimore, i shqyrtuat dhe i miratuat të hënën dhe menjëherë i futët në seancë. Nuk është bërë akoma një javë nga momenti ku paketa fiskale," tha Bardhi.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar arsyen pse nuk paraqitet në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se nuk vjen pasi deputetët e opozitës "e ngacmojnë" sa herë i shikon.
"Më ngacmoni sa herë ju shoh, prandaj nuk vi," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendi, Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Kuvend. Sapo ai ka dalë në foltore, deputetët opozitarë i kanë kthyer shpinën. Në lidhje me këtë veprim, Rama është shprehur se është më mirën "kurrizi se sa fytyra” e tyre.
“Edhe të ankoheni për ligjin edhe të më ktheni kurrizin sikur nuk shkon. Faleminderit që më lehtësoni punën se me mirë kurrizi juaj se sa fytyra”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ka drejtuar një pyetje kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri iu drejtua kryeministrit, duke i kujtuar atë çfarë ai kishte deklaruar më parë në lidhje me PS-në.
Kapri tha se Rama ka thënë se PS nuk bëhet logo dhe mburojë. Ndaj në lidhje me këtë, ai pyeti kryeministrin nëse do e shkarkojë nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku.
“Keni thënë se PS nuk bëhet logo dhe mburojë për ata që merret e pandehur. Do e shkarkoni Ballukun?”, tha Kapri./Dosja.al
TIRANË- Kryeministi i vendit, Edi Rama është paraqitur sot në seancën paralamentare në Kuvend. Lideri i qeverisë rikthehet në Kuvend, pas disa muajsh mungesë./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamuar Noka është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Gjatë seancës parlamentare në Kuvend, Noka e ka quajtur Peleshin "ushtar" të partisë.
Noka tha Peleshi përjashtoj Berishën javën e kaluar, për një deklaratë e cila nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Sipas deputetit opozitar, veprimi i bërë ndaj Berishës është një urrejtje ndaj së vërtetës. Në fund, Noka tha se mazhoranca vendosi të shkatërronte familjen me ligjin mbi barazinë gjinore.
Noka: Vetëm kryetar nuk jeni, por ushtar i partisë.
Peleshi: z.Noka tërheqje vëmendje
Noka: Seancën e kaluar, ju përjashtuar kreun e opozitës për një deklaratë që u mbajt kësaj salle dhe nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Deklaratë që citonte thënien e një ambasadori. E gjitha ajo që bëtë ndaj Berishës është urrejtje ndaj së vërtetës. Mashkullit paradite i thoni mashkull, pasdite femër. Transeksuali do të favorizohet dhe ai që do qëndrojë siç e ka bërë zoti, do diskriminohet sipas ligjit tuaj. Ju vendosët të shkatërronit familjen me atë ligj, që të shkatërroni këtë shoqëri. Do ikësh me turp si kolegët e tu.
Peleshi: Faleminderit për këshillën./Dosja.al
TIRANË- Një debat ka ndodhur ditën e sotme mes Gazment Bardhit dhe Niko Peleshit. Teksa mori fjalën në Kuvend, Bardhi nisi duke ironizuar zv.kryeministren Belinda Balluku. Kjo ka tërhequr vëmendjen e Peleshit, i cili i dha masë disiplinore Bardhit.
Bardhi: T’i japim një duartrokitje të pandehurës së SPAK.
Peleshi: Ju tërheq vëmendjen, ju, fjalën e keni për të folur për kalendarin. Jo për të personalizuar goditje.
Bardhi: E kuptoj që është fjali turpi, statusi i pandehur, por është status ligjor, s’po them çfarë i thotë ajo Ramës. Atë e kanë në raport me njëra-tjetrin, për të kaluar të kalendari, kemi votuar kundër sepse nuk do i të flitet për buxhetin. Referimi për buxhetin është mashtrim për pensionistët, ashtu siç është rritja e pagës.
Nuk doni që të diskutohet paketa fiskale, pasi nuk doni që shqiptarët të mësojnë të vërtetën. pensionistëve bëni sikur i rrisni pensionin. Në shkelje totale të rregullores së Kuvendit, pa miratuar një kalendar, qeveria solli projektbuxhetin pa ligje financiare. Dy javë pasi kishte filluar diskutimi i buxhetit, të remtën qeveria solli 8 projektligje, pa kaluar 24 orë shqyrtohet dhe i miratuat ne 2 orë diskutime pa dëgjuar asnjë institucion, i shqyrtuat të hënë dhe i futët në seancë. Nuk po bën një javë që paketa fiskale ka ardhur në Kuvend. E di që kartonët këtej do ngrihen jeshil lexuar apo pa lexuar paketën fiskale. Për 12 vite e kishit harrua fjalën pensionistë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur deputetes Jorida Tabaku, duke i thënë se pensionet janë rritur nga qeveria. Nga Kuvendi, Balla u shpreh se ka një dashamirësi ndaj pensionistëve, ndërsa ftoi deputetët të miratojnë kërkesën për tju bashkuar debatit të buxhetit.
"Ju me matematikën ju ka lënë ai mbrapa. Është bërë rritja për pensionistët. Pensionisti i vetëm ndër ju nuk ka hall rritjen e pensioneve se ka pagën e lartë, ne flasim për të tjerët. Unë i dua shumë pensionistët. Pa humbur kohë, ju lutem ta votojmë kërkesën për tju bashkuar debatit të buxhetit. Këtë ju kam thënë në konferencën e kryetarëve. Seriozisti i forcës suaj politike sikurse u konsolidua me 300 petrita në bulevardin dëshmorët e kombit" tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka akuzuar mazhorancën se ka falsifikuar procesverbalin e votave për ligjin e barazisë gjinore. Gjatë fjalës në Kuvend, Boçi tha se shumë deputetë të Partisë Demokratike nuk ishin të pranishëm në sallë dhe në procesverbal janë llogaritur sikur kanë votuar kundër.
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i është drejtuar Luçiano Boçit duke i thënë procesverbali gjenerohet nga sistemi elektronik. Ai theksoi se demokratët që kur nuk janë në sallë të mos lënë kartat brenda vendosur në sistem, pasi rezulton sikur ata janë prezent.
Bardhi: Po i referohem proces verbalit për votimin që është bërë për ligjin për barazinë gjinore. Këtu thuhet që kanë qenë të pranishëm 135 deputetë, pro 77, kundër 36 dhe kanë marrë pjesë në votim 113, të pranishëm që nuk kanë votuar janë 22. Ky procesverbal është i falsifikuar. Të pranishëm nga deputetët e PD kanë qenë 36 dhe në unison kanë votuar kundër. Ju furnizoni mediat me dokumente të falsifikuara. Jozefina Topalli nuk ka qenë prezente dhe e keni shënuyar nuk votoi. Ina Zhupa nuk ka qenë dhe e keni shënuar votoi. Madje, Gaz Bardhi ka qenë i përjashtuar nga ju dhe në procesverbal është shënuar që nuk ka votuar. Kjo nuk është rastësi, kjo është e qëllimshme. Nuk e di sa herë ka ndodhur kjo histori në ligje sensitive.
Peleshi: Procesverbali gjenerohet nga sistemi elektronik. Votimi ka qenë i hapur me elektronik. Nëse kartën e lini të vendosur brenda, rezulton që jeni prezent. Për të mos e keq informuar sistemin hiqeni kartën kur nuk jeni prezente. Dhe votimi kundër nuk bëhet me mendje por shtypje butoni. Sistemi është elektronik.
TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike për të miratuar minimumin jetik në Kuvend është rrëzuar.
Me anë të forcës së kartonave, Partia Socialiste e ka rrëzuar këtë kërkesë.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokrartike, Jorida Tabaku ka deklaruar sot se 40% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkojnë për ushqimet. Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare në Kuvend, Tabaku u shpreh se pensionistët janë shtresa më e varfër dhe se Shqipëria mbetet e fundit në rajon edhe për mbështetjen e grupeve sociale.
Deputetja opozitare tha minimumi jetik ka qenë propozim ligjor i PD për disa legjislatura por edhe një kërkesë që kanë sjellë sa herë është miratuar buxheti. Në lidhje me këtë, ajo tha se minimumi jetik është kërkesë ligjore që parlamenti ka detyrimin ta miratojë.
“Gjatë muajve të fundit, PD ka prezantuar kërkesa për mocion me debat nga situata e rendit dhe krimit, zgjedhjet dhe me minimumin jetik. Minimumi jetik ka qene propozim ligjor i PD për disa legjislatura por edhe një kërkesë që ne e kemi sjellë sa herë është miratuar buxheti. Qeveria në vitin e 13-të nuk siguron dot një minimum jetik pët qytetarët. 40% e shpenzimeve të familjarëve janë ushqimet. Sot pensionistët janë shtresa më e varfër. Sot grupet sociale janë më të varfër, Shqipëria mbetet e fundit në rajon edhe për mbështetjen e grupeve sociale. Në të gjithë treguesit na duhen 53 vite për të arritur standartet e BE në kriterin ekonomik. Në 13 vite asnjëherë ky parlament nuk është mbledhur për të menduar për shumicën. Minimumi jetik është kërkesë ligjore që ky parlament ka detyrimin ta miratojë. A sjell qeveria ligjin me këtë buxhet ligjin për minimumin jetik? Përsëri refuzon. Shifrat janë të qarta, sot Shqipëria duhet patjetër që të mbyllë hkëtë hapësirë që ekziston ndërmjet të të ardhurave të shqiptarëve me të rajonit dhe BE, pa siguruar minimunin jetik nuk ndodh,” tha Tabaku./Dosja.al