Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Pasditen e sotme është zhvilluar seanca e jashtëzakonshme parlamentare në Kuvend lidhur me votimin e ndryshimeve në qeveri. • Seanca ka nisur dhe përfunduar mes tensionesh dhe me një opozitë e cilia qëndroi gjatë gjithë kohës duke bllokuar foltoren dhe me prezencën e gardës. • Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka kërkuar fjalën për procedurë, gjë e cila nuk u realiazua nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. • Kjo e fundit tha se kërkesa e opozitës për debat lidhur me ndryshimet në qeveri nuk pranohet bazuar dhe në procedurat e mëparshme të ngjashme. • Bardhi dhe një pjesë e deputetëve të opozitës shkuan pranë foltores ku nuk munguan replikat me Kryetaren Nikolla duke i përmendur dhe dorëheqjen e saj. • Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares në detyrë Nikolla si "hajdutë" ndërsa kjo e fundit ka vijuar me votimin e dekreteve. • Një pjesë e deputetëve opozitarë ndodheshin në foltore dhe të tjerë godisnin tavolinat, e megjithatë deputetët kanë votuar dekretet. • Kështu, Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është emëruar me 78 vota pro, 9 kundra dhe asnjë abstenim. • Kuvendi votoi për emërimin e Petrit Malajt në postin e ministrit të Financave me 77 vota pro, ndërsa Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes po me 77 pro. • Ndërsa Ervin Hoxha u votua si ministri i ri i Brendshëm me 76 vota pro dhe Taulant Balla si ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin me 78 vota pro. • Elisa Spiropali është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë me 75 vota pro dhe 4 kundër. • Votimi për Spiropalin është zhvilluar me elektronikë, në pamundësi për tu zhvilluar me kuti, për shkak të tensioneve në sallën e Kuvendit. • Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj të parë nga kjo pozitë teksa i është drejtuar ligjvënësve në sallë. • Spiropali tha se dëshiron që mirënjohjen ta ketë kuptuar si detyrim dhe ta ndjejë si një shtysë për të bërë më shumë nga sa ka mundur. • Ajo tha se është e prekur si asnjëherë më shumë nga vlerësimi që, sipas saj i dhanë duke e zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. • Po ashtu Spiropali shtoi se ish-kryetaren Lindita Nikolla "e kishte zili" deri dje dhe tha se do përpiqet t'i ngjajë në përkushtim dhe në durim. • Gjithashtu Kryetarja e sapo zgjedhur tha duke iu referuar opozitës, se do t’i shoh njësoj përballë, por nuk do ta kenë përballë dhe shtoi se do ta gjejnë në krahun e djathtë.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar të martën ndryshimet në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, me gjithë kundërshtimet e mëdha nga opozita. Deputetë të opozitës e bllokun foltoren e Kuvendit duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe kryetares së deritanishme të Kuvendit, Lindita Nikolla, duke deytruar pjesëtarët e Gardës të rreshtohen për të krijuar kordon para kabinetit qeveritar.
Ata e pamundësuan mbajtjen e votimit të fshehtë dhe deputetët e shumicës u detyruan të votojnë në mënyrë të hapur elektronike për emërimin e ministrave të rinj. Disa deputetë hodhën ujë dhe kartonë, që përdoren gjatë votimit, në drejtim të Ramës dhe ministrave. Me votat e shumicës, Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, Piro Vengu ministër i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj ministër i Financave. Ndërsa, Taulant Balla, u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.
Elisa Spirapoli u emërua kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës ditë më parë për arsye shëndetësore. Sapo filloi seanca, kreu i grupit të Partisë Demokratike në opozitë, Gazmend Bardhi, kërkoi që kryeministri të jepte shpjegime për arsyet e shkarkimit të Ballës nga posti i ministrit të Brendshëm, atij të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe atij të Financave, Ervin Mete. Ai ju drejtua Nikollës me kërkesë që seanca të shoqërohej me debat, por kërkesa e tij nuk u pranua. Bardhi tha se Nikolla “gënjeu” për arsyen që paraqiti për dorëheqjen e saj nga posti i kryetares së Kuvendit.
“Gënjeve Parlamentin kur the jam sëmurë. Ju keni kodin mafioz”, tha Bardhi, ndërsa Lindita Nikolla u përgjigj duke deklaruar se “ishte e turpshme të përdorej sëmundja për të krijuar insinuata të paqena”.
Nikolla kërkoi përjashtimin e Bardhit nga seanca, megjithatë ai qëndroi në sallë deri në fund të punimeve. Gjithashtu u votua edhe emërimi i Bledi Cucit nënkryetar Kuvendi, duke e zëvendësuar Ermonela Felajt, e cila u shkarkua nga kjo detyrë. Pas seancës, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i quajti ministrat e rinj “shërbëtorë” të kryeministrit Rama.
Gazmend Bardhi tha për gazetarë se ministrat e rinj janë “emra të panjohur”, por me “lidhje me krimin”. Më 28 korrik, gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Rama bëri publik vendimin për shkarkimin e tre ministrave kryesorë. Drejtues të lartë të kësaj partie thanë pas Kongresit se nuk ishin në dijeni për këto vendime. Të njëjtën deklaratë bëri dhe ish ministri Peleshi./ REL
TIRANA- Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur pas seancës së jashtëzakonshme të zhvilluar sot në Kuvend. Bardhi tha se emërimet e reja janë diktuar nga krimi i organizuar. Ai ka shtuar se tre ministra janë individë anonimë që janë keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative deri më sot nga grupet më të fuqishme kriminale. Bardhi tha se se kryeministri Edi Rama kontrollon gjithçka dhe se asnjëherë nuk kërkon ndjesë për aferat korruptive të qeverisë së tij.
“Së pari më lejoni të shpreh qëndrimin tonë në emër të grupit të PD për këtë që ndodhur sot. Nga sot krimi i organizuar është dhe më i fuqishëm në qeverisjen e vendit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka diktuar Edi Ramës tre emërimet e reja në kabinetin qeveritarë, individë anonimë, që ishin keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative deri më sot nga grupet më të fuqishme kriminale të përqendruara na qarkun e Durrësit.
Për ne nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit. Edi Rama kontrollon gjithçka. Deputetët e tyre i trajtojnë si kartona që ngrihen dhe ulen, jo si përfaqësues të interesit publik. Keni dëgjuar ndonjëherë km të kërkojë ndjesë për Ahmetajn, Beqajn, Tahirin, Kokën? Të gjithë ministra të shkuar para drejtësisë për shkak të aferave të qeverisë. Nuk e ka bërë kurrë. Në vend që të vendosë pikën te problemi, nuk thotë jam unë, por problemi është Klevis Xhoxhi apo Zaka e Korçës. Kjo tregon se sa kohë nuk kërkon ndjesë për aferat korruptive, do të thotë që mollët dhe dardhat i kanë ngrënë bashkë, kanë shtuar dhe qofte”, tha Bardhi.
“Rama do të vijojë të vjedhë zgjedhjet të përdorë krimin, administratën, paratë e pista. Ky është modeli i tij, të vjedhë zgjedhjet që të vjedhë Shqipërinë”, shtoi Bardhi kur u pyet për zgjedhjet e ardhshme.
TIRANA- Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj të parë nga kjo pozitë teksa i është drejtuar ligjvënësve në sallë. Spiropali tha se dëshiron që mirënjohjen ta ketë kuptuar si detyrim dhe ta ndjejë si një shtysë për të bërë më shumë nga sa ka mundur. Ajo tha se është e prekur si asnjëherë më shumë nga vlerësimi që, sipas saj i dhanë duke e zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë.
Po ashtu Spiropali shtoi se ish-kryetaren Lindita Nikolla "e kishte zili" deri dje dhe tha se do përpiqet t'i ngjajë në përkushtim dhe në durim. Gjithashtu Kryetarja e sapo zgjedhur tha duke iu referuar opozitës, se do t’i shoh njësoj përballë, por nuk do ta kenë përballë dhe shtoi se do ta gjejnë në krahun e djathtë.
Pjesë nga fjala e Spiropalit:
Të nderuar kolegë do kërkoja mirëkuptimin tuaj për këtë fjalë dhe vijojmë me debate në sesione të tjera. Mirënjohja është një fjalë që në gjuhën e dikujt që merret me politikë, tingëllon si trokitja e një gote kristali fallso.
Mirënjohja ka hyrë në garderobën e kostumeve të vjetra, jashtë mode. Dua të them që mirënjohjen që e kam kuptuar si detyrim e ndjej si një shtysë për të bërë më shumë nga sa kam mundur deri tani. Jam e prekur si asnjëherë më shumë nga vlerësimi që më blatuat duke më zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. Faleminderit me zemër.
E dimë mirë që është një ushtrim i vështirë politik, qytetar, personal, kolektiv, por jam e qartë që çfarë është mirë është e juaja dhe çfarë shkon keq është e kujdo që ngjisni këtu lart. Mirënjohjen e blatoj qytetarëve që më sollën këtu në 2017 dhe më risollën në 2021 si deputete. Mirënjohjen ia kam detyrim secilit koleg.
Në këtë fjalë të parë jo polemike dhe në këtë situatë krejt atipike për mua duke pasur parasysh 3 vitet e mandatit qeverisës dua të falënderoj zonjën grua që zëvendësova sot. E dashur Lindita gjatë këtyre viteve e drejtove këtë Kuvend me përkushtim dhe durim, deri dje kisha një zili, do përpiqem të të ngjaj në përkushtim dhe uroj të të afrohem sa më pak në durim.
Ju që jeni mësuar të debatoni me mua shpesh më ashpër se sa butë, do t’ju shoh njësoj përballë por nuk do të më keni përballë, do të më gjeni në krahun tuaj të djathtë. Dua të më ndihmoni dhe ta dini nëse sot do të gjykoj se duhet të ndërhyj si palë do të zbres deri poshtë në foltore si pjesë e pandashme e palës.
TIRANA- Elisa Spiropali është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë me 75 vota pro dhe 4 kundër. Votimi për Spiropalin është zhvilluar me elektronikë, në pamundësi për tu zhvilluar me kuti, për shkak të tensioneve në sallën e Kuvendit.
Pas votimit, ish-Kryetarja tashmë Lindita Nikolla, i la vendin në krye të Kuvendit Spiropalit e cila nisi dhe fjalimin e saj të parë para ligjvënësve nga një pozicion i ri.

TIRANA- Teksa pritet të bëhet votimi për kryetarin e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama u pa i ulur në pozicionin e deputetit. Një pjesë e deputetëve opozitarë ndodheshin në foltore dhe të tjerë godisnin tavolinat, e megjithatë deputetët kanë votuar dekretet. Kështu, Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është emëruar me 78 vota pro, 9 kundra dhe asnjë abstenim.
Kuvendi votoi për emërimin e Petrit Malajt në postin e ministrit të Financave me 77 vota pro, ndërsa Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes po me 77 pro. Ndërsa Ervin Hoxha u votua si ministri i ri i Brendshëm me 76 vota pro dhe Taulant Balla si ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin me 78 vota pro. Ndërkohë pritet të votohet përmes votës me kuti lidhur me kandidaturën e Elisa Spiropalit si Kryetare e Kuvendit.
TIRANA- Ka nisur mes debatesh dhe përplasjesh seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot në Kuvend lidhur me ndryshimet në qeveri. Megjithatë mësohet se tashmë kanë mbërritur në Kuvend dhe ministrat e rinj që do të betohen. I pari ka qenë Ervin Hoxha, i emëruar nga Rama si ministër i brendshëm që do të marrë vendin e Taulant Ballës. Pas tij mësohet se ka mbërritur ministri i ri i Financave, Petrit Malaj edhe ministri i ri i Mbrojtjes Pirro Vëngu.
TIRANA- Deputetë të opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli, ka kaluar për votim dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares në detyrë Nikolla si "hajdutë" ndërsa kjo e fundit ka vijuar me votimin e dekreteve.
Një pjesë e deputetëve opozitarë ndodheshin në foltore dhe të tjerë godisnin tavolinat, e megjithatë deputetët kanë votuar dekretet. Kështu, Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është emëruar me 78 vota pro, 9 kundra dhe asnjë abstenim.
Kuvendi votoi për emërimin e Petrit Malajt në postin e ministrit të Financave me 77 vota pro, ndërsa Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes po me 77 pro. Ndërsa Ervin Hoxha u votua si ministri i ri i Brendshëm me 76 vota pro dhe Taulant Balla si ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin me 78 vota pro. Ndërkohë pritet të votohet përmes votës me kuti lidhur me kandidaturën e Elisa Spiropalit si Kryetare e Kuvendit.
TIRANA- Ka nisur mes debatesh dhe përplasjesh seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot në Kuvend lidhur me ndryshimet në qeveri. Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka kërkuar fjalën për procedurë, gjë e cila nuk u realiazua nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Kjo e fundit tha se kërkesa e opozitës për debat lidhur me ndryshimet në qeveri nuk pranohet bazuar dhe në procedurat e mëparshme të ngjashme.
Bardhi dhe një pjesë e deputetëve të opozitës shkuan pranë foltores ku nuk munguan replikat me Kryetaren Nikolla duke i përmendur dhe dorëheqjen e saj.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!
Nikolla: Je i përjashtuar nga seanca, nuk e merr dot fjalën për procedurë.
Bardhi: Ti the jam sëmurë, gënjeve Kuvendin!
Nikolla: Të të vijë turp për fjalët që përdor!
TIRANA- Ka nisur seanca plenare në Kuvend, opozita kërkon debat për ndryshimet në qeveri. Seanca e posaçme zhvillohet pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama.
Përveç ministrave të rinj në seancë do të votohet edhe kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila zëvendëson Nikollën në detyrë.
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar 6 orë debat në Kuvend për ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar që u dekretuan sot nga presidenti Bajram Begaj.
Në kërkesën zyrtare të drejtuar Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi shkruan se “Përbërja e Këshillit të Ministrave nuk është një produkt privat i Kryeministrit, që gëzon vetëm të drejtën kushtetuese të propozimit të saj, por caktimi është një ndërveprim institucional mes tre institucioneve Kryeministër-President i Republikës-Kuvendi i Shqipërisë.
Në këtë rast, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ketë rol formal, vetëm në certifikimin e vullnetit personal të Kryeministrit, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet e ardhura.
Duke qenë se jemi përpara ndryshimit të përbërjes së Këshillit të Ministrave, që nënkupton një përbërje të re të tij, në përputhje me nenet 12, 46, 48 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit që ndryshojnë përbërjen e Këshillit të Ministrave t’i nënshtrohen debatit parlamentar, prej 6 orësh, të ndarë në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare."

Më herët kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 17:00. Seanca e posaçme zhvillohet pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama. Përveç ministrave të rinj në seancë do të votohet edhe kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila zëvendëson Nikollën në detyrë.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 17:00. Seanca e posaçme zhvillohet pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama.
Përveç ministrave të rinj në seancë do të votohet edhe kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali e cila zëvendëson Nikollën në detyrë.

Begaj dekretoi shkarkimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm dhe emërimi i Ervin Hoxhës. U dekretua shkarkimi i Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin e Pirro Vëngut. Presidenti ka dekretuar shkarkimin e Ervin Metes si ministër i Financave dhe emërimi i Petrit Malajt. Gjithashtu është dekretuar shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe emërimi i Taulant Ballës.
TIRANË- Partia Demokratike ne një reagim të saj, thotë se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë seancë parlamentare të jashtëzakonshme ku do të votohen ministrat e rinj të qeverisë.
Në reagimin e tyre thuhet se kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, apo materialet për mbledhjen e Kuvendit, që si rregull njoftohen 48 orë përpara mbledhjes nuk i janë njoftuar asnjë deputeti.
REAGIMI I PD:
Të nderuar kolegë gazetarë,
Në përgjigje të interesit tuaj për pjesëmarrjen apo jo të grupit parlamentar të PD në një seancë të supozuar parlamentare sot pasdite, ju bëj me dije që edhe pse jemi në mesditë ende deri në këtë moment, grupi parlamentar i PD nuk ka asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e ndonjë seance plenare.
Urdhri për thirrjen e seancës plenare, rendi i ditës, kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, apo materialet për mbledhjen e Kuvendit, që si rregull njoftohen 48 orë përpara mbledhjes, ende nuk i janë njoftuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Faleminderit,
Everest Dedaj, Këshilltar i Grupit te PD-së
Presidenti Bajram Begaj dekretoi më herët ndryshimet e reja në qeveri, duke i hapur rrugë zhvillimit të seancës së posaçme plenare në Kuvend pasditen e sotme. Në seancë pritet të kryejnë betimin ministrat e rinj dhe Elisa Spiropali si kryetare e re e Kuvendit.
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet e reja në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.
U dekretua shkarkimi i Taulant Ballës si ministër i Brendshëm dhe emërimi i Ervin Hoxhës. U dekretua shkarkimi i Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes dhe emërimin e Pirro Vëngut. Presidenti ka dekretuar shkarkimin e Ervin Metes si ministër i Financave dhe emërimi i Petrit Malajt. Gjithashtu është dekretuar shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe emërimi i Taulant Ballës.
Dekretimet i hapin rrugë zhvillimit të seancës së posaçme plenare në Kuvend pasditen e sotme. Në seancë pritet të kryejnë betimin ministrat e rinj dhe Elisa Spiropali si kryetare e re e Kuvendit.
NJOFTIM PËR SHTYP
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.
Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 korrik 2024:
Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla;
Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Niko Peleshi;
Shkarkimin e Ministrit të Financave, z. Ervin Mete;
Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali;
Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z. Ervin Hoxha;
Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu;
Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj;
Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.
Dekretimet i hapin rrugë zhvillimit të seancës së posaçme plenare në Kuvend pasditen e sotme. Në seancë pritet të kryejnë betimin ministrat e rinj dhe Elisa Spiropali si kryetare e re e Kuvendit.

TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00 pritet të mbahet seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri të cilat u lajmëruan ditën e djeshme nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të PS-së.
Seanca ishte parashikuar të mbahej ditën e djeshme, por u shty për shkak se presidenti Bajram Begaj nuk kishte dekretuar lëvizjet dhe emërimet e reja në qeveri.
Pas dekretimit nga Begaj në Kuvend pritet të bëhet betimi i Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit dhe ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Ndryshimet në qeveri dhe PS
Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikolla
Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali
Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së
Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së
Pirro Vëngu -Emërohet Ministër I Mbrojtjes – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi – Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit
Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.