LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe të zgjidhen me dialog! Varhelyi: Plani i rritjes synon dyfishimin e ekonomive

• Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus është zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. • Si përfaqësues i BE-së në samit është komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme. • Ndryshe nga samiti për Ukrainën ku nga Kosova ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani, sot nuk do të ketë asnjë përfaqësues fizikisht. • Mësohet se këtë herë Kosova përfaqësohet me kryeministrin Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë përmes një videoje në samit. • Sipas zëdhënësit të Kurti, kryeministri nuk merr dot pjesë për shkak të angazhimeve të tjera. • Gjithashtu edhe përfaqësuesi i Malit të Zi mungon. • Nga ana tjetër për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi. •Liderët u pritën nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Kongreseve ku u zhvilluan punimet e samitit. • Gjatë fjalës hapëse, Rama tha se çështjet dypalëshe mes vendeve të rajonit duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut. • Nga ana tjetër, Varhelyi foli për planin e rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku tha se synon dyfishimin e ekonomive të këtyre vendeve. • Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman deklaroi se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE. • Koopman u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Koopman drejtuar Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor: Keni vetëm një muaj kohë për të mbyllur reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
Gert Jan Koopman

TIRANË- Gjatë hapjes së punimeve të samitit BE-Balkani Perëndimor ka folur edhe drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman.

Ai deklaroi se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE. Koopman u shpreh se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e reformave.

"Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi. Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre. Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale. Ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave. Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës.", u shpreh Koopman.

1 VITE ME PARE

Samiti në Tiranë/ Gazetari italian pyet Ramën gjatë pritjes së liderëve: A do paguash për Francesco Becchetti?

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
Edi Rama

TIRANË- Pas samitit të Ukrainës i cili u mbajt dje në Tiranë ditën e sotme kryqyteti pret edhe samitin e BE- Ballkani perëndimor. Kryeministri Edi Rama priti sot në tapetin e kuq të gjithë pjesmarrësit. Teksa Rama po priste ardhjen e përfaqësuesve një gazetar italian ka përfituar nga rasti ti bëjë një pyetje kryeministrit.

“A do paguash për Francesco Becchetti?”, ka qenë pyetja e gazetarit për Ramën.

“Nuk e njoh,” u përgjigj Rama ndërsa gazetari tentoi të pyeste sërish por kryeministri iu përgjigj me të njëjtat fjalë.

Gazetari italian ngriti pretendimin e shfaqur në mediat italiane se paratë që Beketi ka fituar në arbitrazh, mund të mbahen nga paratë që qeveria italiane do i japë Shqipërisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve. I pyetur për këtë çështje, Rama tha: “Zero lekë do të marrë”. Pastaj gazetari e pyet çfarë ndodh me marrëveshjen nëse ndryshohet pushteti dhe Rama i thotë se ai do të jetë edhe 5 vjet këtu.

1 VITE ME PARE

Rama: Gati në qershor për aplikimin për pagesë me euro! Të ulim me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve në dogana 

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha në fjalën hapëse të samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, se Shqipëria do të punojë drejt lehtësimit të transportit dhe tregut dixhital.

Rama shtoi se do të jetë gati në qershor aplikimi për digjitalizimin e tregut të përbashkët, duke mundësuar kështu shkurtimin e orëve të pritjes së kamionëve në dogana.

Ai deklaroi se nëse përmbushen kërkesat për zonën e përbashkët të pagesave, do të ulen me 6 herë tarifat e qytetarëve. 

"Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të pagesave euro do të ulim  me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë që qëndrojnë jashtë për të dërguar para në shtëpi duke qenë se do të ulë 6 herë koston e transaksioneve të biznesit me vendet e BE-së. Vetëm duke bërë këtë ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë bilioni euro në xhepat e njerëzve. Ambicia jonë si Shqipëri është të jemi gati në qershor për aplikimin tonë. Nëse ulim vetëm me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve tanë, dhe në kufijtë tanë rajonalë e të BE-së mund të marrim rritje të përgjithshme prej 25 miliardë eurosh, por për të shkuar aty na duhet që të gjithë së bashku të kryejmë një proces mjaft kompleks. Ky ushtrim nuk është i lehtë" tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Plani i rritjes është ambicioz", Varhelyi: Rajoni duhet të shpejtojë me plotësimin e reformave për t'u bërë pjesë e BE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
oliver varhelyi

TIRANË- Përfaqësuesi i BE-së në samitin që po mbahet sot në Tiranë për vendet e Ballkanit Përëndimor mbajti fjalën e tij para nisjes së punimeve të samitit.

Varhelyi tha se plani i rritjes për këto vende është plan ambicioz dhe synon dyshimin e ekonomive të tyre. Gjithashtu tha se rajoni duhet të shpejtojë në plotësimin e reformave për integrim në BE.  

Varhelyi kërkoi nga partnerët finanaciarë përveç 30 miliard eurove edhe 6 miliard tjetër që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të vendeve anëtare.

FJALA E VARHELYIT:

Edhe pse jemi ne fund të mandati dua të lëmë diçka pas, diçka serioze dhe e prekshme për procesin e zgjerimit. Ky proces i teprimi tregon se ekonomia e shoqërive të Ballkanit të integrohet në BE që do të thotë që edhe BE duhet që të ofrojë të gjithë përfitimet para se vendet tuaja të bëhen anëtarë.

Si plan është ambizioz, dhe kemi besim të plotë tek të gjithë vendet qe ju do ti merri të gjitha të mirat e këtij plani për të dyfishuar ekonomitë e vendeve tuaja në 10 vitet e ardhme. Kjo do të thotë që boshllëku i zhvillimit do të kenë arritur zhvillim në krahasim me mesataren e BE.

Që të ecim përpara rajoni duhet të ece vetëm përpara me shpejtësi me reforma. Ky plan do të funksionojë nëse ju do të aplikoni rregullat e Be. Dëshira që duhet të shpreh është për partnerët tanë financiarë, ku përveç 30 miliard eurove në kërkojë edhe 6 miliard tjetër që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve sruturkutore të vendeve anëtare. Këto do të bëhen pjesë e ekonomisë të këtyre vendeve, për rritjen ekonomike.

Banka Evropiane, BERZH, FMN, të gjithë duhet të përshpejtoni punën dhe përpjekjet tuaja. Jemi në fillimet e një ndryshmi rrënjësor por edhe shumë të shpejt në Ballkanin Perëndimor.

1 VITE ME PARE

Samiti BE-BP, Rama: Ekonomitë tona nuk lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
pamje nga samiti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij hapëse të samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor tha se në planin e rritjes në fuqi do të marrin masat e nevojshme që të ecim përkrah njëri tjetrit ose të dështojnë së bashku. Rama më tej shtoi se ekonomitë nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës. 

“Në planin e rritjes në fuqi, domosdoshmëria është e qartë, ose do të marrin masat e nevojshme që të ecim përkrah njëri tjetrit ose të dështojmë. T’u japim qytetarëve tanë rrugën drejt BE. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose kjo mungesë do na bëjë që të humbasim paqen.

Më vete jemi të gjithë të vegjël. Së bashku mbartim rëndësi. Si mund të bëhemi më të lirë dhe më të mëdhenj nëse kamionët tanë duhet të presin ende 26 orë në ditë. Si mund të heqim këto barriera? A mos jemi dembelë? Të çmendur? Budallenj, apo çfarë jemi? A nuk është ende e qartë për secilin prej nesh se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE.”, tha Rama.

 

 

1 VITE ME PARE

Rama mban fjalën hapëse në samit: Çështjet dypalëshe në rajon të zgjidhen me dialog

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Tiranë. Rama u shpreh se ndryshe nga Shqipëria vendet e tjera të rajonit janë në situatë komplekse me njëri-tjetrin.

Gjithashtu ai tha se çështjet dypalëshe mbeten, por duhet zgjidhur përmes dialogut. 

"Është e qartë që mundësia e re që përfaqëson plani jashtë kornizës, na sfidon në gatishmërinë për fatin e përbashkët europian. Mundësitë mund të merren apo humben. Duhet të angazhohemi pa kufizime. Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa vende në rajon janë në situatë komplekse për njëri tjetrin. Çështjet dy palëshe mbeten, por të zgjidhen përmes dialogut dhe bisedimeve. 10 vite me parë udhëheqësit e BP u takuan në zyrën e Kancelarit në Berlin për të kapur të ardhme. Bashkëpunimi është një kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë përmes planit të ri të rritjes. Gjatë 10 viteve procesi i Berlinit na ka treguar se sa më e thjeshtë është të thuash se të bësh", tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

Mbërrin në këmbë në Pallatin e Kongreseve, komisioneri europian Oliver Varhelyi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
oliver varhelyi

TIRANË- Ka mbërritur në këmbë në Pallatin e Kongreseve komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi i cili do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Varhelyi u prit nga kryeministri Edi Rama. 

Në fokus të samitit të sotëm do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Mësohet se Kosova në samitin e sotëm do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë një video-lidhjeje. 

1 VITE ME PARE

Vizita e parë në Shqipëri si kryeministër, mbërrin në Tiranë Talat Xhaferi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
talat xhaferi

TIRANË- Ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.  Pritja e pjesmarrësve po bëhet nga kryeministri Edi Rama. 

Në fokus të samitit të sotëm do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme. Mësohet se Kosova në samitin e sotëm do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë një video-lidhjeje. 

1 VITE ME PARE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, nis mbërritja e liderëve dhe pjesëmarrësve

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
edi rama

TIRANË- Ka nisur mbërritja e pjesmarrësve në samitin BE- Ballkani Perëndimor. Samiti do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Në fokus të samitit të sotëm do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme. Mësohet se Kosova në samitin e sotëm do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë një video-lidhjeje. Gjithashtu i pranishëm do të jetë kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

1 VITE ME PARE

Samiti BE-BP në Tiranë/ Kosova përfaqësohet me kryeministrin, por Kurti nuk merr pjesë fizikisht (ARSYEJA)

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
albin kurti

TIRANË- Sot në Tiranë për pak orë pritet të mbahet samiti BE- Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.

Mësohet se Kosova në samitin e sotëm do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë një video-lidhjeje. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për mediat në Kosovë. Ai ka treguar se Kurti nuk do të marrë pjesë fizikisht për shkak të angazhimeve.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti nuk do të jetë I pranishëm fizikisht në Samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e Samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, tha Kryeziu.

1 VITE ME PARE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
edi rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi lidhur me samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet sot në Tiranë. Rama shkruan se ky samit do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit. 

POSTIMI

MIRËMËNGJES
dhe me veçantinë e një tjetër dite, ku Shqipëria mikpret Samitin e Ballkanit Perëndimor me BE për Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit tonë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

Në fokus të samitit të sotëm do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian. Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.

Mësohet se Kosova në samitin e sotëm do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë një video-lidhjeje. Nga ana tjetër i pranishëm do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi.

Kujtojmë se një ditë më parë në kryeqytet u mbajt samiti Ukrainë Europa Juglindore, ku mori pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë.

1 VITE ME PARE

Samiti BE-Ballkani perëndimor, bllokohen disa rrugë kryesore në Tiranë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme Tirana do të mbahet një tjetër samit ai i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të këtij samiti është njoftuar se do të bllokohen disa rrugë kryesore në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë ditën e sotmë nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore- ish-sheshi “Shqiponja”-Qafë Kashar -Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”.

Rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi deri në orën 16:00 të datës 29 shkurt:

Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;

Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;

Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;

Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;

Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”;

Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:

Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;

Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;

Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;

Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).

1 VITE ME PARE

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Në fokus Plani i Rritjes Ekonomike, kush do të jetë i pranishëm (AXHENDA)

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Rama: Çështjet dypalëshe
slogani i samitit

TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë pritet të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.

Ndryshe nga samiti për Ukrainën ku nga Kosova ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani, sot nuk do të ketë asnjë përfaqësues. Nga ana tjetër i pranishëm do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi.

NJOFTIMI:

Më 29 shkurt, do të zhvillohet në Tiranë Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.

AXHENDA

Në orën 09:30 liderët do të mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve

Rama dhe Komisioneri Varhelyi do të mbajnë fjalën në orën 09:45

Në orën 12:00 do të firmosen marrëveshjet

Rama dhe Varhelyi do të mbajnë konferencë në orën 12:30

Kujtojmë se një ditë më parë në Tiranë, u zhvillua samiti Ukrainë- Europa Juglindore, ku ishte i pranishëm presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe liderët europianë.  Pas punimeve të samitit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Zelenskyy mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, e cila shënoi edhe fundin e vizitës së tij në Shqipëri.

samiti be-ballkani perendimor ne tirane

Sondazh

Poll

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon