Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Opozita ka protestuar për rreth dy orë para Kryeministrisë. Mijëra qytetarë, nga rrethet dhe Tirana dolën me pankarta në duar përballë Kryeministrisë dhe kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama. • Nga podiumi, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shprehën se kryeministri Edi Rama kërkon të marrë vulën e Partisë Demokratike. Berisha i bëri thirrje administratës dhe u kërkoi punonjësve që tu bashkohen në këtë revoltë. Vitin 2023, kreu i PD-së e konsideroi vitin e mrekullisë së demokratëve. Meta nga ana tjetër e konsideroi Ramën një person me probleme të shëndetit mendor. • Opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe ka nisur një valë protestash. Gjithçka nisi pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Në dosje thuhej se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka. • Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Rama mohoi edhe dje në Kuvend që të kishte lidhje me akuzat, por PD kërkon rrëzimin e tij.
26 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka si qëllim që të përjashtojë PD-në nga zgjedhjet. Gjatë protestës së PD-së, kryedemokrati shtoi se demokratët kanë për qëllim revolucionin, që sipas tij do të jetë i pathyeshëm para të gjithave.
DEKLARATA E BERISHËS:
Nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur. Vjedhja e të ardhmes tonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria. Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë në dhera të tjera. Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes dhe zhdukjes. Dhe ky mendon se do jetojë diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të Oqeanit Indian. Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve.
Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni. Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria! Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve. Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion. Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje.Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj.
TIRANË- Reshjet e shiut kanë kanë përshkruar fjalimin e kreut të PD-së Sali Berisha gjatë protestës së sotme. Pa çadër, Berisha në shi, nuk e ndaloi fjalimin por deklaroi se çdo gjë që është e Zotit është e mirëseardhur.
"Çfarë të vijë prej Zotit mirësëardhtë, shiun e kemi prej Zotit po do vazhdojmë," tha Berisha.
Protesta e opozitës ka nisur ditën e sotme në orën 12:00. Përballë kryeministrisë, të rinjtë e FRPD-së mbajnë pankartën 'Enough is Enough' (Mjaft është mjaft). Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha kishte një thirrje për socialistët. Gjatë protestës së sotme përballë kryeministrisë, Berisha tha se kryeministri është i pashpirt, pasi nuk mendon për qytetarët. Nëse do mendonte, Berisha tha se Rama nuk do shpenzonte 4 mln euro për një vazo pas kryeministrisë, por do u shpërndante ilaçe për 1 muaj, pensionistëve shqiptarë.
'Kryeministri i pashpirt, vendos prapa kësaj ndërtese vazon 4 mln euro, të mjaftueshme për të blerë ilaçet 1 muaj të gjithë pensionistët shqiptarë. Në një kohë kur ju gëzimet familjare, dasmat, ditëlindjet mezi i gëzoni se nuk keni para.
Ai shpenzon me avionin e tij, këto miliona euro, 10 mijë dollarë dreka, janë vjedhje xhepi për këtë. Vjedhjet e tjera janë qindra herë më të mëdha, firmos 420 mln euro për djegësa që nuk ekzistojnë, vjedh sipas kontrollit të lartë të shtetit 122 mln lekë, që mjaftojnë për të ngritur me 130% rrogat e shqiptarëve. Vjedh Portin e Durrësit, pasurinë më të çmuar të shqiptarëve.
Edi Rama, nuk mund të mposhtësh idealet e qytetarëve. Sot, pasi asgjesori PD-në, i hoqi të drejtat, votën e çdo gjë. Ai kërkon të asgjesojë. Revolucioni ynë ka misionin e madh të demokracisë. Luftoni për vete, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj të bekuar, për Shqipërinë. Po u bëj thirrje socialistëve, bashkohuni me këtë revolucion, idealet tuaja nuk janë vjedhja, nuk janë shkretimi i Shqipërisë.'- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori fjalën i fundit në protestën e demokratëve para kryeministrisë. Kreu i PD-së, tha se demokratët janë të vendosur t'i shkurtojnë orët, ditët dhe muajt kësaj Qeverie.
Më tej, ai shtoi se synimi i Ramës është që në 6 vitet e fundit, të ketë ndërtesa boshe në Shqipëri, duke lënë vetëm 'çerdhet e trafikantëve të drogës'.
'Një përshëndetje, mirënjohje për të gjithë ju sot në këtë protestë. Keni lënë çdo gjë, keni ardhur nga të 4 anët e vendit, në një protestë të revolucionit tonë paqësor. Në një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t'i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie, me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para Shqipërisë dhe botës si pushtuesi më i egër i këtij i këtij vendi. Rama, është armik i qenies suaj, është plackitësi më i madhnë historinë e vendit, është armik. Në rast se ju kujtohet, vite më parë, flakte si leckë flamurin amerikan. Rekrutonte sikur të ishte siamez me Lukashenkon. Një vit më parë zhduku flamurin e NATO-së.
Në 8 vite u pakësuan rreth 1 mln banorë, me këto ritme ai synon që pas 6 vitesh që këtu të ketë ndërtesa bosh, cerdhe trafikantësh, po jo shqiptarë të vërtetë. Ne jemi këtu për t'i thënë se ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë. Këta këtu janë misionantë të pamposhtur, edhe atëherë të paktë ishin ata që besonin në misionin e studenëve. Edhe sot ka plot që nuk besojnë në misionin tonë. Marshi juaj është marshi i lirisë, do përmbysë monizmin e bazuar në krimin dhe drogën, vjedhjen dhe plaçkiten. Do e shndërrojë Shqipërinë në vendin e bekuar të shqiptarëve'- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama një person me probleme të mëdha mendore. I pranishëm në protestë, teksa fliste në podium, Meta tha se Rama tashmë ka si synim dhe marrje ne vulës së Partisë Demokratike. Kreu i PL-së shtoi më tej se Rama ka hedhur firma në shumë dokumente dhe ka vjedhur miliarda dollarë.
Pjesë nga fjala e Metës:
Të dashur motrat dhe vëllezër. Keni sfiduar motin dhe shiun për të qenë sot. Por sidomos, keni sfiduar këtë regjim, të egër. ërsa i takon mungesës së investimee për kapitalin njerëzor. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta dhe zgjedhje, me zgjedhje dhe protesta. Një regjim, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, i tmerruar nga firmat që ka hedhur kot më kot, për të marrë miliarda euro. Për të shkatërruar vendin, ai institucion ka marrë mbi gjysmë miliardë euro për llogari të Rilindjes. Jemi këtu sepse është tronditur në themel siguria juridike. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton që zhvati popullin. Nuk ka asnjë kujtesë përsa i takon të kaluarës, të ardhmes së këtij vendi. Tani kërkon të marrë dhe vulën e PD-së. Njeri me probleme të mëdha mendore.
TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë protestës së Partisë Demokratike. Një vajzë demokrate e cila ishte duke folur në foltore përballë të pranishmëve, nuk u ndje mirë, duke i rënë të fikët. Në ndihmë i erdhën truprojat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, të cilët e morën nga krahu duke e larguar nga aty.
E reja u mor me barrelë, për t'u dërguar në spital. Nuk dihet sesi është gjendja e saj shëndetësore.

TIRANE- Aulon Kalaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se qeveria ka shkelur ligjin. Sipas tij, çdo pushtet që shkel ligjin është mafie. Në fjalën e tij nga podiumi i protestës, Kalaja tha se kryengritja nuk do të ndalojë.
PJESË NGA FJALA E KALASË:
Nuk do t’a kisha besuar që do mblidheshim këtu, ku na është vendosur në pikëpyetje ekzintenca jonë. Motra dhe vëllezër, demoracia e atdheut është në rrezik. E faji është edhe i joni. Heshtëm kur duhej bërtitur. Ulëm sytë, kur koka duhej ngritur. Nuk u cuam, kur duhej kryengritje. Qeverisemi nga dikush që është i palidhur dhe i pakushtëzuar nga ligji. Nga dikush me parime bizantine dhe ajo që i pëlqen këtij, ka fuqinë e ligjit. Çdo pushtet buron prej Kryeministrit. Por agjenda e tij ka avancuar. Grabitja është tejkaluar. Ai është hedhur në ekspansion për të vrarë demokracinë. Demokraci pa institucione të pavarura nuk ka. Kjo quhet diktaturë. Çdo pushtet që shkel ligjin, nuk quhet qeveri, por MAFIA. Ju lëmsh nëpërkash që sundoni këtë vend prej dekade, e që asgjë nuk ju lidh me patriotizmin! Të jesh patriot për një gjerman, do të thotë të mos e vjedhësh Gjermaninë. Prandaj qytetarët pyesin: “A jeni hajdut ju zoti Kryeministër?! A jeni ju, një korruptues i madh?!”
Sipas teje, demokracia është 2 ujqër dhe 1 qingj që votojnë se çfarë do hanë për darkë. Sigurisht, 2 ujqërit jeni ju dhe Soros. Ndërsa qingji, jemi ne. Jo, demokracia është dicka që ne e kemi ndërtuar dhe nuk do e lëmë pas dore, sepse e dimë që ti e shkatërron. Demokracia është një cështjë e dinjitetit njerëzor. Demokracia është pushteti i një populli të informuar. Këta mendojnë se ne nuk kemi ideale për të sakrifikuar. Jo. Jo dhe jo. Gaboheni rëndë. Ne jemi në këmbë. Sepse sovraniteti buron nga qytetarët dhe i takon qytetarëve.
Mjerimi nuk është mungesa e ushqimit, por mungesa e demokracisë. Prandaj le të mos bëhemi popull i mjerë. Sepse demokracia nuk është një sport për spektatorë, por qytetarë aktiv dhe të interesuar për fatet e tyre. Kryeministër ju nuk mund të qeverisni me parimin “bukë dhe cirk”.
Na keni lidhur duart dhe këmbët, na keni lidhur sytë, por harroni se Luani nuk mund të bëhët kurban. Froni, është vendi i tij. Na keni mbyllur në kafaz dhe po bëni prestigjatorin, por harroni se Ujkun nuk e kanë futur kurrë në cirk. Ai është i lirë. Përherë do jetë kështu. Po largoni të rinjtë dhe na keni prerë krahët, por harroni se ne jemi bijtë Shqipes. Kemi lindur për të fluturuar lart. Po vjen dita pë tu kthyer në fole. Në Shqipërinë tonë. Historia do tregojë për një piktor që u bë Kryeministër. Për një Kryeministër që u shndërrua në përbindesh, por nuk e mundi dot popullin e vet. Përballë do na kesh!/Dosja.al
TIRANË- Protestës së opozitës i është bashkuar edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Ai është parë ditën e sotme në mes të turmës së protestueseve në tubimin e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Dule shpesh herë ka shprehur qëndrimet dhe opinionet e tij kundrejt qeverisë dhe kryeministrit Rama dhe duket se sot i është bashkuar qytetarëve që mbështesin opozitën.
Protesta e opozitës ka nisur ditën e sotme në orën 12:00. Përballë kryeministrisë, të rinjtë mbajnë pankartën 'Enough is Enough' (Mjaft është mjaft). Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim./Dosja.al
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dha disa mesazhe përgjatë rrugës për t'ju bashkuar protestës së opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Meta tha se protesta lidhet me çështjet kryesore që shqetësojnë qytetarët, ndërsa i pyetur për gjyqin e "vulës", tha se drejtësia ka folur.
"Pluralizëm demokratik, shtet i së drejtës ky është misioni ynë. Protesta lidhet me çështjet më ekzistenciale dhe për këtë drejtësia ka folur. Vendimi i gjykatësit është publik."-tha Meta.
Kreu i PL, tha se kryeministri Edi Rama duhet të kishte dhënë me kohë dorëheqjen. "Thirrja ime është për të gjithë qytetarët që të ndërgjegjësohen sepse kjo qeveri bandë është e vendosur të shkelmojë çdo të drejtë të qytetarëve. Kështu që kjo është gjithë sfida. Duhet të ishte dorëhequr me kohë, nuk mund të përdorë pozitën shtetërore për imunitet diplomatik. Duhet të dilte në dispozicion të drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane."-tha Rama.
I pyetur nga gazetarët sesi do të jetë mënyra që do të veprojë PD në rast se nuk i jepet vula dhe se a e ndikon kjo Partinë e Lirisë, Meta tha se "Nuk ka asnjë skenar që na ndalon. Do të shohim sot a ka më shpresë që të merren vendime të ligjshme."
Në lidhje me ndarjen e opozitës në disa grupe dhe shkëputjen e aleatëve, Meta tha se PD-PL janë bashkë. Kryetari i PL nuk deshi të komentonte as përplasjen mes Shpëtim Idrizit, kryetar i PDIU me PD për kandidatin e Himarës, Fredi Beleri.
"Opozitë e bashkuar thatë ju po copat e opozitës janë veçmas. PD dhe PL janë më të bashkuara se kurrë dhe i ftojnë të gjithë ata që duan ti dalin kundër regjimit të bashkohen. Nuk jam këtu për tu marrë me kandidatë të caktuar, vëmendja ime shkon kryesisht në 3 qendrat e vendit, Tiranë Durrës dhe Elbasan. Në këto 3 kryeqendra, opozita ka bërë zgjedhje perfekte."-tha Meta./Dosja.al
TIRANË- Ish-deputetja, Rudina Hajdari i është bashkuar protestës së opozitës. Në një intervistë Ness24, Hajdari tha se opozita duhet të jetë në shesh dhe të kthehet në mburojë të qytetarëve. Po ashtu ish-deputetja theksoi se kryeministri Edi Rama duhet t’i japë llogari shqiptarëve lidhur me çështjen McGonigal.
“Opozita e ka pasur të qartë mesazhin që nga fillimi. Të gjithë zyrtarët që kanë shkuar në burg për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama. Sot jemi për të ngritur zërin për çështjen McGonigal. Rama ka shpërdoruar postin e tij. Kjo histori nuk ka mbaruar ende. Rama i detyrohet popullit shqiptar, jo vetëm opozitës për këtë mega-skandal që tashmë ka marrë një famë ndërkombëtare. Opozita duhet në këtë shesh të kthehet në mburojë për të gjitha ata që i ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri”, tha Hajdari.
TIRANË- Qytetarët kanë nisur protestën e sotme me pankarta dhe thirrje të shumta. Por ndryshe nga herët e tjera, në protestën e sotme, qytetarët kanë përdorur dhe manekina. Duke u vendosur atyre uniformat e të burgosurve si dhe fytyrën e kryeministrit Edi Rama si dhe ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.
Me flamujt e Partisë Demokratike dhe flamujt kuqezi, protestuesit janë bashkë me kryedemokratin Sali Berisha për të protestuar poshtë zyrës së Ramës.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga zyra e Partisë Demokratike dhe i është bashkuar turmës. Me dy gishtat lart, Berisha është bashkuar me mbështesit e tij dhe ka vijuar marshimin në bulevaridn 'Dëshmorët e Kombit'. Të rinjtë mbajën përpar pankartën 'Enough is Enough' (Mjaft është mjaft). Demokratët do të ndalen para Kryeministrisë. Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim./Dosja.al
TIRANË- Ka nisur protesta e Partisë Demokratike. Turma e demokratëve po marshon në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. Të rinjtë mbajën përpar pankartën 'Enough is Enough' (Mjaft është mjaft). Demokratët do të ndalen para Kryeministrisë. Vetë kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur në selinë blu në protje të nisjes së protestës. Një qytetar theksoi se ka ardhur enkas nga Londra për të qenë pjesë e këtij tubimi të thirrur nga opozita. Emigranti u shpreh se sot duhet të protestojnë kundër qeverisë dhe jo të shohin Big Brother-in. Gjithashtu ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të mos ndikojë në vendimin e gjykatës së Apelit për fatin e PD.
"Jam emigrant në Londër, erdha për protestën përpara se të përgjigjem duhet t’i drejtohem medias, pasqyroni protestën e opozitës siç është mos nxirrni drone dhe thoni nuk ka pjesëmarrje. Kam ardhur të jap kontributin tim unë po vij nga Lodra ne nuk kemi luksin të rrimë në divan të shohim Big Brother, i gjithë populli ka detyrë të jetë opozitë e kësaj qeveria, ka vetëm bashkëpunëtor mafian dhe që ka disa njerëz të korruptuar. Tani të gjithë jemi me Berishën jo sepse jemi për Berishën por kemi të njëjtën kuazë që është rrëzimi i kësaj klike.
Këtu duhet të më marrësh në intervistë gjithë ditën që të flas për problemet, më i madhi nuk është buka por mungesa e lirisë dhe demokracisë se sot e kemi të drejtën e fjalës po nuk na dëgjon kush. Unë kam lind në kohën e regjimit enversit unë e di çfarë është mungesa e lirisë prandaj luftoj. Në pretendojmë që ti japin një sinjal Ramës që të mos ndërhyj në punët e gjykatës, se këto duan ta shtyjnë po ai të mos ndërhyj në punët e brendshme të PD, se ajo është një partia e Berishës. Është pyetje e gabuar se gjykata e Apelit është Edi Rama, njëlloj si në kohën e Enver Hoxhës, unë vij nga jashtë jam pjesë e protestës jo e vendimmarrjes. Ne të rrethojmë Kryeministrinë që të mos e lëmë Edi Ramën të ushtrojë funksionin e vet," tha protestuesi.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e tij, ndërkohë që pritet që nga momenti në moment, demokratët të grumbullohen pikërisht para Kryeministrisë. Godina e Kryeministrisë është e rrethuar nga një kordon sigurie, pasi aty do të jetë pikërisht vendi ku do të kulmojë protesta e sotme.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim./Dosja.al
LEZHË- Një qytetar nga Lezha kishte dalë me veshjen e veçantë këtë të premte në protestën e thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë. Në bluzën dhe pantallonat e tij kishte shkruar disa mesazhe kundër qeverisë. Duke folur pwr Panorama Tv, protestuesi tha se i është bashkuar protestës së sotme për të mbështetur një opozitë që të jetë përballë qeverisë.
"Jam një qytetar i thjeshtë nga Lezha. Unë nuk kam ardhur se ka bërë thirrje Berisha, unë kam ardhur vetë. Këta janë ata që sot më kanë lanë aty ku kam qenë për kështu kemi pasur regjimin enverian, e rrëzuam e thamë se po shpëtojmë me këtë kryeminister që bën tallje e njerëz që vriten rrugëve. Ky është një turp i madh për një të rrëzume të trenit japin dorëheqje po ky ka mbledh një tufë hajdutash, e thotë ata kanë punën e tyre ministrat. Ndaj detyrohem me i thënë vetes o shok cfarë bën këtu në Shqipëri. “Rama na varfërove” në bluzën përpara dhe në pantallona “qeveri hajdute”. Ky është perceptimi im, dua Europë, liri e demokraci. Na varfëroi na mori shpirtin, cmimet rriten e ky absolutisht nuk do ta dijë i fut nga një 10 milionsh dreka e darka me bosët, mua më intereson ekonomia ime familjare, unë për vete jetoj në minimumin e jetesës, me një pjesë hajdutësh që rrinë nëpër zyra e bëjnë korrupsion galopant, shyqyr kam letra e jetoj në Itali, unë kam ardhur vetem për të mos mbysin krejt opozitën që mos kalojmë në monizëm. Kam ardh me vetëdijen time me dashuri si mund të ndryshojë ky vend. I bëj thirrje shqiptarëve t’i bashkohen jetës së tyre e varfërisë së tyre, e të vijnë në protestë se jo se po ndryshon dicka, se me një lloj dikatori, që përderisa nuk shkon dhe në Parlament e tallet në Parlament, më duket skandaloze ne mirë të bëhemi të gjithë bashkë e ti japim rrugën aty ku e meriton ky kryeministër. Të paktën të ketë opozitë Shqipëria, do votoj në 14 maj. Boll më 32 vite jemi lodhur, kam ardhur të mbështes të bëhet një farë opozite që ti bien përballë kryeministrit," tha protestuesi.
TIRANË- Dosja.al ju sjell fotot nga selia e Partisë Demokratike. Oborri është mbuhsur me demokratë që presin daljen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha për tu nisur drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' ku dhe do të kulmojë protesta. Në oborrin e selisë blu nuk mungojnë as makinat luksoze, të llojit "BMW" e "Range Rover".
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim.
TIRANË- Demokratë e të rinj kanë vendosur mesazhe protestë në dyert e Gjykatës së Apelit ku pritet të merret vendimi për vulën e Partisë Demokratike.
“Pa pluralizëm nuk ka demokraci”, “Në demokraci, opozitën e zgjedh populli, jo gjykata”, shkruhet në disa prej pankartave.
Seanca ka nisur. Gjykata do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit si legjitim. 3 janë skenarët e sotëm që priten nga kjo gjykatë, në një kohë kur shtyrja e dhënies së vendimit do të vështirësonte regjistrimin e PD pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur kanë ngelur vetëm 3 ditë nga afati. E para që Apeli të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, e dyta, që vendimi i Zhukrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt dhe opsioni i tretë që çështja të kthehet sërish për gjykim në Themel.
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme para selisë blu. Një protestues duke folur për News 24, është shprehur se kryeministri duhet të jepte dorëheqje dhe se në vend duhet të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme. Po ashtu ai ka deklaruar se më para ata kishin punë dhe lirinë e veprimit, ndryshe nga tani që sipas tij janë ngushtuar gjërat.
“Çdo gjë po bën që të protestojmë. Krimi është i pranishëm në çdo kohë, populli nuk duron dot më. E mira është që kryeministër të japë dorëheqje, të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Në Kuçovë ndihet dhe varfëria. Unë punoj si usta (në ndërtim). Më parë kishte punë, populli kishte lirinë e veprimit, kurse tani janë shtrënguar gjërat dhe ngacmimet janë në kulm. Në Greqi u përplasën trenat dhe po japin dorëheqje ministrat, rrezik ta japë dhe kryeministri. Në Shqipëri ndodh e kundërta, qeveria bën ça të dojë”, tha protestuesi.
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme para selisë blu. Një prej tyre duke folur për Panorama Tv, ka deklaruar se nëse Gjykata e Apelit nuk i jep vulën e PD-së Berishës sot do të jetë katastrofë. Po ashtu ai ka theksuar se ata janë nën drejtimin e Berishës dhe se do të bëjnë çdo gjë që u kërkon ai.
"Tek drejtsia nuk kam besim fare. Vetëm nën drejtimin e Berishës, cfarë të thotë doktori, dhe ne duam një drejtim dhe ne për këtë punë, ça të na thotë Berisha jemi gati të veprojmë. Rama nuk ka paqe, nuk ka karakter e burrni, eshte tradhtar, s’ka besim te ai lloj robi, ai është tradhtar i kombit tonë. Shihi verdalle, ka vetëm burra të vjetër se të rinjtë kanë ikur. Mua më kanë ikur fëmijët e mi, në Gjermani e Itali, s’ka të ardhme duam apo nuk duam ne ky pushtet duhet rrëzuar patjetër. Gjykata do bëjë gabimin më të madh nëse Gjykata e Apelit s’do ja japë vulën Berishës do jetë katrastrofë. Unë nuk mund të flas po që katastrofë do jetë,' tha ai.
TIRANË- Mijëra qytetarë janë nisur nga qytete të ndryshme të vendit që të bashkohën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Në një video shihet një rresht mjetet që udhëtojnë drejt Tiranës. Me flamujt e Partisë Demokratike dhe ato kuqezi mbi mjete, protestuesit do të bëhen bashkë me kryedemokratin Sali Berisha për të protestuar poshtë zyrës së Ramës.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë gjithashtu të pranishëm në tubim.
TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka mbërritur në Kryeministri dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Ky takim vjen vetëm një orë para nisjes së protestës së Opozitës. Mendohet se, tema kryesore e bisedës mes Çuçit e Ramës do të jenë pikërisht masat e marra për këtë protestë.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bërë një plan masash dhe ka lajmëruar se qarkullimi do të bllokohet në rrugët: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Mijëra qytetarë janë nisur nga qytete të ndryshme për t’u bashkuar në Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku pritet të kulmojë protesta e Opozitës. Protesta do të nisë në orën 12:00. Lideri i demokratëve Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jenë gjithashtu të pranishëm në tubimin që do të zhvillohet poshtë zyrës së kryeministrit Rama.
TIRANË- Disa orë para nisjes së protestës së protestës së opozitës para kryeministrisë qytetarë nga rrethet janë nisur drejt Tiranës. Mësohet se nga Sarandë pritet që rreth 100 demokratë t’i bashkohen protestës.
Ndërkohë që rreth 30 të tjerë pritet që vijnë nga Delvina. Po ashtu dhe simpatizantë nga Dibra janë nisur me makinat e tyre për të protestuar në orën 12.
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që shmangin tubimet ditën e sotme. Me anë të një njoftimi për mediat, Ambasada ka deklaruar se tubimi mund të përshkallëzohet në mënyrë të paparashikueshme.
"Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të përshkallëzohet në veprime të dhunshme të mundshme. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane./Dosja.al
TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur marrjen e masave për protestën që do të mbahet ditën e sotme nga opozita, e cila nis në orën 12.00 të mesditës. Në planin publik të masave të marra në kuadër të tubimit do të bllokohet qarkullimi në disa segmente rrugore, si dhe për bllokimin e pjesshëm të qarkullimit në disa segmente të tjera rrugore. Po ashtu, parkimi prej mëngjesit nuk do të lejohet në rrugës: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Njoftimi i Plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet në datën 03.03.2023, në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, do të angazhojë shërbimet e Policisë, për bllokimin e qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe për bllokimin e pjesshëm të qarkullimit në disa segmente të tjera rrugore.
Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 03.03.2023 deri në përfundim të tubimit. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe në segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.