LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet shtetërore, zjarr dhe bomba molotov drejt godinave (Përplasjet e protestuesve me policinë)

• Dy ore e 30 minuta ka vazhduar protesta kombëtare e thirrur nga opozita ditën e sotme. • Ashtu siç ishte paralajmëruar protesta ka nisur para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë hedhur disa herë molotov drejt godinës dhe fishekzjarre. • Gjithashtu ka pasur një përplasje edhe mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor. • Pas kryeministrisë, protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste, ku po ashtu është hedhur molotov. • Në një moment ka marrë flakë dhe hyrja e selisë, ndërsa është djegur dhe banderola me foton e Ramës, në hyrje të godinës. • Po ashtu nuk kanë munguar edhe përplasjet me efektivët. • Situata më e tensionuar është paraqitur në rrugicën ku ndodhet bashkia e Tiranës dhe ministria e Brendshme, ku dhe është hedhur sasia e madhe e molotovit. • Policia iu është kundërpërgjigjur qytetarëve me sasi të madhe gazi lotjsellës dhe spraji neutralizues. • Si pasojë mbetën të lënduar qytetarë, mes tyre dhe një fëmijë i mitur. • Ndërkohë policia bëri me dije se 10 efektivë po ashtu janë lënduar. • Destinacioni tjetër i protestuesve ishte Kuvendi, ku kësaj here protestuesit nuk janë lejuar të afrohen fare pranë perimetrit të parlamentit për shkak të një sasie të madhe të hedhur nga efektivët e policisë. • Burgosja e ish-ligjvënësit demokrat ishte dhe një nga motivet kryesore për thirrjen e një proteste kombëtare nga Partia Demokratike.

54 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

PAMJE TË RËNDA/ Protesuesi merr dijegie në trup nga molotovët e hedhur në protestë

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protesta e opozitës që zhvillua ditën e sotme në kryeqytet nisi dhunshëm që fillim duke hedhur molotov dhe flakadan. Si pasojë e molotovëve që janë hedhur gjatë tubimit një protestues ka marrë dijegie në trup. 

 

Në pamje duket se protestuesi ka pësuar djegie të rënda në këmbë. Sasia më e madhe e molotovëve është hedhur në selinë e PS dhe te Bashkia e Tiranës, ndërsa kërkesa kryesore e opozitës është qeveria teknike.

1 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Policia gjen dy çanta të mbushura me 15 Molotovë të paplasur në afërsi të Bashkisë së Tiranës

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Policia e Tiranës dhe Prokuroria pas mbylljes së protestës së opozitës kanë nisur hetimet dhe mbledhjen e provave të para. Gjithashtu grupi i ekspertëve është vendosur fillimisht te Kryeministria, ku nisi edhe protesta.

Ndërkohë raportohet se 15 shishe me Molotovë janë gjetur të ndara në dy çanta në afërsi të Bashkisë së Tiranës. Lëndët u gjetën të paplasura, pasi protestuesit u larguan kur efektivët hodhën gaz lotsjellës. 

1 MUAJ ME PARE

Protesta e Opozitës/ Ministri Hoxha: Policia veproi sipas ligjit, u sulmuan të gjitha institucionet

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Ervin Hoxha

TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ishte mbrëmjen e së hënës në spitalin e Traumës ku vizitoi efektivët e lënduar gjatë protestës së opozitës. Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se menaxhimi i tubimit nga ana e policisë ishte në proporcion me ligjin. Hoxha tha se përgjigja e policisë do të jetë e rreptë dhe në proporcion me aktet e dhunës së protestuesve, të cilët sot nuk kursyen as molotovët në drejtim të efektivëve.

"Kanë dëmtime të lehta, disa kanë lënë spitalin. 3 janë ende nën vëzhgimin e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhje të plotë me ligjin, i falënderoj për punën, përkushtimin dhe detyrën. Asnjë nga tubuesit dhe qytetarët nuk është lënduar dhe dëmtuar përveç punonjësve të policisë. Numri i punonjësve të policisë është 10. U sulmuan institucione kushtetuese të shtetit shqiptar, sikurse ju e patë. Janë sulmuar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe PS. Ky sulm, ka bërë që Policia të përgjigjet dhe të zmbrapsë trumën duke përdor edhe gazin lotsjellës. Përgjigja e policisë është konform ligjit.

Protesta e motivuar politikisht është një e drejtë për tubim, të drejtën për tubim policia e ka garantuar. Në vijim të protestës të radhës policia do jetë në krye të detyrës dhe lartësinë për të përballuar çdo protestë sa i përket dhunës që mund të shkaktohet. Protesta ishte e dhunshme dhe në raste kur punonjës policie përfshihen në flakë dhe protestuesit e dhunshëm hedhin molotovë drejt policëve përgjigja e policisë do jetë e rreptë në proporcion me sulmin. Policia e Shtetit sot ishte në standardet e një police europiane, megjithëse kjo protestë konsiderohet e dhunshme", tha Hoxha.

1 MUAJ ME PARE

Qytetarët në protestë/ Helena Kaçe ankohet: Sapo erdha në shtëpi, nuk mora dot autobusin nga shkolla

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Helena Kaçe

TIRANË-  Helena Kaçe, e reja që "u pagëzua" nga kryeministri Edi Rama si pasardhësja e tij në Partinë Socialiste, nuk ka ngelur pa komentuar protestën e Opozitës ditën e sotme. Kaçe me anë të një video në Instagram, është ankuar për protestën për shkak të rrugëve të bllokuara. 

Sipas saj për shkak të rrugëve të bllokuara, edhe pse është e ligjshme që të bllokohen në rast protestash, ajo kishte ngelur në shkollë dhe nuk kishte arritur dot të merrte autobusin për në banesën e saj. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Helena Kace (@helena_kace)

1 MUAJ ME PARE

Media amerikane: Opozita shqiptare zhvillon protestë kundër qeverisë, kërkon qeveri teknike përpara zgjedhjeve

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
pamje nga protesta

TIRANË- Media amerikane U.S News i ka kushtuar një artikull protesës së opozitës që u zhvillua ditën e sotme. U.S News shkruan në artikullin e saj se forcat opozitare në Shqipëri po mbajnë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet teknik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. 

Artikulli i Plotë: 

Mbështetësit e opozitës në Shqipëri protestuan sërish të hënën, duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.

Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha  zhvilloi protesta në Kuvend javën e fundit pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, dënim të cilin opozita e cilësoi si të motivuar politikisht. Ervin Salianji në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij që më pas rezultuan të sajuara. Salianji, i cili filloi të vuante dënimin me një vit më shumë se një javë më parë, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët po kërkojnë një kabinet të përbërë nga teknokratë, duke fajësuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë në pushtet për manipulimin e votimeve të mëparshme. Ata kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013.

Demokratët bëjnë thirrje gjithashtu për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili u vu nën një hetim për korrupsion të dyshuar. Opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke nisur protestën me një tubim para godinës kryesore të qeverisë, ku nuk do të ketë fjalime, e më pas duke e zgjatur atë duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimet kryesore të Tiranës.

Një gomë automjeti është djegur para zyrës presidenciale, jo shumë larg zyrave kryesore të qeverisë. Qindra oficerë policie, të pajisur me maska ​​kundër gazit, kanë zënë pozicione për të mbrojtur institucionet kryesore të qeverisë. Policia ka thënë se trafiku është bllokuar në shumë rrugë në qendër të Tiranës. Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.

1 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ I pranishëm edhe Armaldo Kllogjeri: Kjo qeveri abuzon me taksat dhe është arogant me qytetart (VIDEO)

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Armaldo Kllogjeri

TIRANË- Protestës së opozitës i është bashkuar ditën e sotme edhe ish-pjesëmarrësi i BBAVIP, Armaldo Kllogjeri. Gjithashtu Armaldo ka protestuar ndaj qeverisë që sipas tij, abuzon me taksat dhe është arogant me qytetart. 

Ai ka protestuar edhe ndaj drejtuesve të Teatrit të Operas dhe Baletit nga ku është larguar nga puna. Sipas Armaldos qeveria e ka kthyer Teatrit të Operas dhe Baletit në një çiflig privat. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armaldo Kllogjeri (@armaldo.kllogjeri)

 

 

 

 

1 MUAJ ME PARE

Mbyllja e protestës/ Noka: Sot startuam, ata janë duke u dridhur

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar në fund të protestës se ky është hapi i parë i tyre. Duke folur për mediat, Noka theksoi se protestat do të vazhdojnë, ndërkohë që nuk ka nxjerr më shumë detaje. 

Noka: Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh; jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëe, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë, nuk e fitojnë dot kurrë. Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do të jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa synimet tona, kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Narkosi duhet të largohet, duhet ti hapë rrugë një qeverie teknike që ti afrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira.

Çfarë do të ndodhë nesër?

Noka: Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do të ju njoftojmë. Ne do të jemi në mosbindje civile.

Si do ta largoni Ramën?

Noka: Të jeni të sigurtë që sot ata janë duke u dridhur, ata janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve u ka kallur datën. Me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit, sepse sulltani atje dridhet dhe nuk flet i qetë, siç e pat ju gjithandej. I gjithë shteti në panik, nuk ndalohet as me polici, as me gaz e as me asgjë revolta qytetare. Revolta do të vijë duke zierë. Nuk ishte protestë, kjo ishte revoltë, ky është hapi i parë i mosbindjes civile. Do të jemi në kontakt çdo ditë e do të jemi në aksion. Falenderoj të gjithë qytetarët dhe demokratët që iu përgjigjën ftesës tonë. Ju falenderoj edhe ju mediave që pasqyruat këtë hap të mosbindjes civile. Fitore!

1 MUAJ ME PARE

Pas rreth tre orësh, mbyllet protesta e opozitës

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet

TIRANË- Pas rreth tre orësh, është mbyllur protesta e opozitës. Gjithashtu deputetët dhe mbështetësit e opozitës tashmë kanë hyrë në selinë e Partisë Demokratike.

Protesta e Opozitës nisi dhunshëm pasditën e sotme. Qytetarë të shumtë u përplasën me policinë. Ndërkohë që shumë të tjerë kanë hedhur molotov duke shkaktuar edhe zjarr. 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO-U bllokua në trafik për shkak të protestës së PD, gruaja lind foshnjën në automjet

 
Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Makina

TIRANË- Një grua ka lindur fëmijën e saj sot në makinë për shkak se ishte e bllokuar në rrugë. Duke qenë se qytetarët kanë bllokuar rrugët sot dhe për shkak se ishte e pamundur të shkonte në spital, e reja ka lindur në makinë. 

Ende nuk dihen nëse nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që janë duke u transportuar në spital. 

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Fishekzjarre dhe molotov para Kryeministrisë, kriminalistët në vendngjarje për të mbledhur prova

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protestuesit e opozitës teksa po protestonin para kryeministrisë kanë hedhur fishekzjarre e bomba molotov duke shaktuar zjarr. Gjithashtu efektivët e kriminalistikës kanë shkuar në vendngjarje për të mbledhur provat përballë Kryeministrisë.

Protesta e Opozitës nisi dhunshëm pasditën e sotme. Qytetarë të shumtë u përplasën me policinë. Ndërkohë që shumë të tjerë kanë hedhur molotov drejt kryeministisë. Nga fishekzjarrjet dhe molotovët e hedhura, është shkaktuar një zjarr.

1 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Qytetarët vazhdojnë marshimin drejt Pazarit të Ri, policia i ndjek nga pas

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Protestuesit

TIRANË- Qytetarët kanë vazhduar marshimin drejt Pazarit të Ri në Tiranë. Ndërkohë që efektivët e forcave operacionale 'Shqiponja' po i ndjekin nga pas.

Ende nuk dihet se si do të veprojnë qytetarët, pas kësaj rruge. Ndërsa nuk duhet se do të ketë një rigrupim të qytetarëve në ndonjë institucion shtetëror. 

1 MUAJ ME PARE

"Godinat qeveritare në Tiranë në flakë", media italiane: Policia përdor bomba tymuese për të shpërndarë turmën e njerëzve

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
pamje nga protesta

TIRANË- Tensione mbrëmjen e sotme në Tiranë në një proteste të opozitës së qendrës së djathtë shqiptare të udhëhequr nga Partia Demokratike. PD është forca kryesore opozitare e drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Mbështetësit e opozitës hodhën një sërë kokteje molotovi përpara Selisë së Qeverisë, përpara se të vazhdonin marshimin që u ndal përpara selisë së Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama. Edhe këtu nje “dush” me kokteje molotov ka rënë në fasadën e ndërtesës, e cila është përfshirë nga flakët.

Policia ka ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa ka përdorur bomba tymuese për të shpërndarë turmën e drejtuar nga deputetë të Partisë Demokratike. I njëjti skenar u përsërit më pas para zyrave të Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj. Përveç tymit, policia vendosi edhe makina të hedhjes së ujit.

“Sot është vetëm fillimi i një beteje që do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, – deklaroi dje Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak që nga dhjetori i kaluar dhe në pritje të nisjes së një gjyqi që e sheh të akuzuar për korrupsion “për favorizimin e dhëndrit të tij në privatizimin e truallit të një klubi sportiv” në Tiranë, mbi të cilin u ndërtua më pas një kompleks pallatesh.

Opozita kërkon një qeveri teknike që mund të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me argumentin se “zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të bëhen me qeverinë e Ramës”./ANSA

 

1 MUAJ ME PARE

Forcat e policisë hedhin gaz lotsjellës/ Njëri prej protestuesve nuk ndihet mirë, shoqërohet nga Bardhi dhe Nallbati

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Forcat e policisë kanë hedhur në drejtim të protestuesve gaz lotsjellës. Protetsuesit iu afruan Kuvendit, ndërsa policia i shpërndau me gazlotsjellës.

Ndërkohë që njëri prej protestuesve nuk është ndjer mirë. Gjithashtu protestuesi është marrë me ambulanca dhe shoqëruar nga Gazment Bardhi dhe Nallbati.

 

1 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Gazi lotsjellës shpërndan qytetarët, largohen nga Parlamenti

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Flamur Noka

TIRANË- Qytetarët janë shpërndarë pas sulmit të Policisë me gaz lotsjellës. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, qytetarët janë shpërndarë me shpejtësi për shkak të gazit lotsjellës që është hedhur nga Policia. 

Tashmë qytetarët janë shpërndarë nëpër rrugicat e Tiranës. Ndërkohë që nuk dihet nëse qytetarët do të rigrupohen sërish apo do të shpërndahen nëpër banesa. 

1 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës në Tiranë, VOA: Molotovë ndaj godinave qeveritare

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
protesta

TIRANË- Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov. Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat.

Prej andej deputetët e opozitës lëvizën në formë marshimi. Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi, si dhe disa kazanëve të mbeturinave. Ndalesa e rradhës ishte selia e Partisë socialiste, ku një shi bombash molotov u lëshuan drejt godinës, ndërsa një banderolë e madhe me një foto të kryetarit dhe kryeministrit socialist Edi Rama, e vendosur në fasadën hyrëse, mori flakë. Policia ndërhyri për të shuar zjarrin si dhe përdori sërish gazin lotsjellës. I njejti skenar u përsërit pak më pas, disa qindra metra më larg, pranë ndërtesës së ministrisë së Brendshme e pak minuta më vonë dhe drejt Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit.

Vendimi për organizimin e protestës së sotme u mor nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin e saj Ervin Salianji. Ajo është paraprirë nga disa atë force të opozitës në parlament ku fillimisht deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, para godinës ku zhvillohen seancat. Pak ditë më pas tensionet mbetën të larta kur ata tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve të shumicës në sallën e parlamentit.

Opozita ka njoftuar se ajo po nis një betejë pa kthim e cila synon sipas saj, të garantojë votën e lirë të shqiptarëve, duke këmbëngulir në një qeveri teknike që të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Eksponentë të ndryshëm të saj ditët e fundit në deklarata mediatike kanë përdorur tone të ashpra duke lënë të kuptojnë se çdo lloj reagimi është i justifikueshëm ndërsa kanë vënë në dukje dënimin e zotit Salianji të cilin e konsiderojnë si hakmarrje politike, apo dhe moszbatimin nga shumica të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e mandatit të ish ministres Xhaçka.

Në njoftimin dërguar policisë opozita ka bërë të ditur se protesta do të zhvillohet para kryeministrisë për 4 orë, por pa përcaktuar itinerarin e lëvizjes, ndërkohë që nuk janë parashikuar fjalime.

Policia duket se dyshon se protesta mund të shtrohet dhe në akse të tjera rrugore larg zonës së kryeministrisë dhe për këtë arsye ka njoftuar se mund të bllokohet qarkullimi në pikat kyçe të kryeqytetit. Mbi 1 mijë forca policisë janë angazhuar për të mbrojtur institucionet përgjatë bulervardit qëndror të kryeqytetit.

Protesta po mbikqyret nga afër dhe nga disa grupe monitorimi të Avokatit të popullit. Ky institucion i ka bërë thirrje thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke kërkuar nga policia që të veprojë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cënuar të drejtat e qytetarëve./VOA

1 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Qytetari "shokon" me deklaratën e tij: Ndonjë do e vras sonte...

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
qytetari

TIRANË- Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së opozitës ditën e sotme. Gjithashtu një qytetarë është shprehur se do të vriste, ndërkohë thekson se kishte dal ne protestë pasi kishte 37 vite që punonte dhe merrte pension vetëm 200 mijë lëkë të vjetra. Gjatë intervistës qytetari tha se "Do ta djeg kët, do ta mys. Mos i kallzo kujt, mos xhiro or ti". 

Pjesë nga intervista:

Cfarë do të thonë dy gishtat lartë?

Kjo do të thotë liri demokraci se na mytën kta komunistat.

Nga ke ardhur?

Tirons më jam, tirons i vjetër.

Sa vjec je?

Shtatëdhjetë!

Përse keni ardhur në protestë?

Kam ardhur se s’kam pension, s’kam lekë. Kam punu 37 vjet shofer kamioni dhe marr 200 mijë lëk të vjetra.
Çfarë do të bëni më pas?

Do ta djeg kët, do ta mys. Mos i kallzo kujt, mos xhiro or ti. Ndonjë do e vras sonte, po mos i kallzo kujt ti.
Në rregull!

1 MUAJ ME PARE

FOTOT+ VIDEO/ Qytetarët në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Gazi lotsjelles

TIRANË- Qytetarët kanë vazhduar protestën kundër qeverisë Rama ne godinën e Parlamentit. Qytetarët janë mbledhur në Parlament, ndërkohë që Policia ka bërë kordon rrethues.

Ndërkohë që për tu kundërpërgjigjur policia ka hedhur dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. 

 

1 MUAJ ME PARE

“Kaq janë...”/ Reagon Braçe: Dhunë dhe molotov kundër shërbyesve të shtetit

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar për protestën së opozitës. Braçe teksa ka publikuar disa pamje nga protesta, shkruan se kaq janë dhe se i ka braktisur edhe populli. Gjithashtu ai thotë se qytetarët përdorin molotov kundër shërbyesve të shtetit.

Reagimi i Plotë:

MILICIA FASHISTE U KATANDIS KESHTU; ORA 20:11 KAQ JANE!! NJE ORE E PAK KRIM I KONSUMUAR PUBLIKISHT,SY E FAQE NJEREZVE DHE KAMERAVE TE MEDIAS; PROVE ME TE QARTE NUK KA! E REJA? Sulmi me zjarr per te djegur SELINE E PARTISE ME TE MADHE NE VEND! Kjo MILICI, ka tashme dy precedente te tmerrshem kriminale me PARTINE SOCIALISTE; KA PERDORUR FORCEN VDEKJEPRURESE PERMES ARMEVE DUKE VRARE KATER E PLAGOSUR TE PAKTEN 12 NJEREZ TE SAJ; KA PERDORUR DHUNEN PERMES ARMEVE MOLOTOVE PER TE DJEGUR SELINE E PARTISE SOCIALISTE! Cdo kufi ligjor eshte kaperxyer! Nese ky vend ka PROKURORI-institucion roje i ligjit dhe ndjekjes penale per shkelje te tij, DUHET TE BEJNE DETYREN KUSHTETUESE! Perndryshe PANDESHKUESHMERIA NE KETE NIVEL, legjitimon shkeljen e ligjit nga cilido!

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta e Opozitës, qytetari mbulohet nga flakët

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Qytetari ne flake

TIRANË- Një qytetar është përfshirë nga flakët gjatë protestës së sotme në Tiranë. Siç shihet dhe nga fotoja e mësipërme, qytetari ndodhet në mes të flakëve, të nisura për shkak të bombave molotov. 

Ende nuk dihet nëse qytetari ka marrë lëndime të shumta, ndërkohë që nuk është i vemti që ka mbetur i lënduar nga protesta. Qytetari i përfshirë nga flakët është babai i aktores shqiptare Juli Emiri.

 

1 MUAJ ME PARE

Mediat e huaja jehonë tubimit në Tiranë: Opozita zhvillon protestë antiqeveritare, kërkohet qeveri teknike përpara zgjedhjeve

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
pamje nga protesta

TIRANE- Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiranës. Associated Press shkruan se forcat opozitare po zhvillojnë protestë mbarëkombëtare, ku kërkojnë krijimin e një qeverie teknike. 

Më tej thuhet se opozita akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.

Gjithashtu në shkrim është përcjellë edhe itinerari i ndjekur deri më tani në protestë. Mediat ndërkombëtare ABCNews dhe Washington Post po ashtu i kanë bërë jehonë protestës së opozitës në kryeqytet.

ARTIKULLI I PLOTË: 

Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillonin të hënën një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.

Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha po zhvillon protesta në Kuvend javën e fundit pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, të cilin e cilësoi si të motivuar politikisht.

Ervin Salianji në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij që më pas rezultuan të sajuara. Salianji, i cili filloi të vuante dënimin me një vit më shumë se një javë më parë, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët po kërkojnë një kabinet të përbërë nga teknokratë, duke fajësuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë në pushtet për manipulimin e votimeve të mëparshme. Ata kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013.

Demokratët bëjnë thirrje gjithashtu për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili u vu nën një hetim për korrupsion të dyshuar.

Opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke nisur protestën me një tubim para godinës kryesore të qeverisë, ku nuk do të ketë fjalime, e më pas duke e zgjatur atë duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimet kryesore të Tiranës.

Një gomë automjeti është djegur para zyrës presidenciale, jo shumë larg zyrave kryesore të qeverisë. Qindra oficerë policie, të pajisur me maska ​​kundër gazit, kanë zënë pozicione për të mbrojtur institucionet kryesore të qeverisë. Policia ka thënë se trafiku është bllokuar në shumë rrugë në qendër të Tiranës.

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg protestës. Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar opozitës të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në bllokun 27-vendesh.

Në vitin 2020, BE vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë dhe në fund të këtij muaji Tirana do të nisë diskutimet me bllokun se si do të përafrohet me shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

1 MUAJ ME PARE

Largohen nga kryeministria/ Deputetët e opozitës dhe qytetarët nisin marshimin drejt një tjetër institucioni shtetëror

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
protesta

TIRANË- Përfaqësuesit e opozitës bashkë me qytetarët kanë nisur marshimin drejt një tjetër institucioni shtetëror, që dyshohet se është ministria e Brendshme.

Për momentin, protestuesit po largohen nga kryeministria nga ku hodhën molotov dhe fishekzjarre drejt godinës së institucionit. 

Po ashtu para kryeministrisë, pati edhe një përplasje mes deputetëve demokratë dhe protestuesve me policinë, pasi u tentua të çahej kordoni policor. Siç është raportuar edhe më herët, skenari dhe itinerari i protestës nuk dihen, ndërsa mbeten enigmë vendet dhe pikat ku do të marshojë protesta.

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shpërthimet e molotovëve, merr flakë pema pranë kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Pema

TIRANË- Protesta e Opozitës ka nisur dhunshëm pasditën e sotme. Qytetarë të shumtë kanë nisur përplasjen me policinë. 

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet

Ndërkohë që shumë të tjerë kanë hedhur molotov drejt kryeministisë. Nga fishekzjarrjet dhe molotovët e hedhura, kanë shkaktuar një zjarr në një prej pemëve që është në kryeministri. 

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO-Tym dhe përplasje me policinë, çfarë po ndodh para Kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Perplasja

TIRANË- Protesta e Opozitës ka nisur dhunshëm në këto momente. Dhjetra mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama.

Ndërkohë që protestuesit kanë nisur përplasjen me policinë. Disa të tjerë kanë hedhur molotov drejt kryeministrisë. 

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO-Tensione dhe përplasje në protestë, hidhet molotov drejt kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
protesta

TIRANË- Ka nisur me tensione dhe përplasje protesta e opozitës.

Deputetët demokratë dhe qytetarët kanë tentuar të çajnë kordonin policor para kryeministrisë. 

Më pas janë hedhur fishekzjarre dhe molotov drejt godinës. 

 

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Protesta

TIRANË- Protestuesit e opozitës teksa po marshonin janë përplasur me me policinë. Siç edhe ishte paralajmëruar që protesta do ishte masive nuk po mungojnë as edhe përplasjet e ashpra. 

Ndërkohë që protestuesit kanë nisur përplasjen me policinë. Disa të tjerë kanë hedhur molotov drejt kryeministrisë. 

1 MUAJ ME PARE

“Rama ik”! Protestuesit nisin me thirrjet kundër qeverisë (VIDEO)

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
pamje nga protesta

TIRANË- Mijëra qytetarë në mbështej të PD-së janë mbledhur në kryeqytet diten e sotme duke protestuar kundër qeverisë Rama. 

Teksa qytetarët marshojnë, ata dëgjohen që të thërrasin “Rama ik!”. Siç shihet edhe në video protestuesit mbajnë edhe pankarta në duar.

 
1 MUAJ ME PARE

"Edi Rama me dy qeveri: Një në burg një në Kryeministri"/ Nis me pankarta protesta kundër Ramës: Vjedhje full-time, qeverisje part-time

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Pankarta


TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama ka nisur pasditën e sotme. Dhjetra mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. 

Ndërkohë që protestuesit kanë shkuar me pankarta në duar, teksa ironizojnë qeverinë Rama apo kërkojnë largimin e saj. 

Protestuesit u nisën drejt kryeministrisë ndërsa në duar mbanin pankarta me shkrime si: “MAFIA”= Make Albania Free Again (Kthejini lirinë Shqipërisë), “Rama brand name in corrupsion”, ““Suksesi” i Ramës gjithë populli emigrant”, “Edi Rama me dy qeveri: Një në burg një në Kryeministri, “Vjedhje full-time, qeverisje part-time”.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO-Protesta e opozitës/ Qytetarët bllokojnë makinat pranë sheshit ‘Skënderbej’

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
pamje nga protesta

TIRANË- Pas nisjes së protestës qarkullimi i mjeteve nuk është bllokuar nga policia. Por mos bllokimi i mjeteve ka shkaktua revolta tek protestuesit.

Gjithashtu qytetarët kanë bllokuar vetë makinat pranë sheshit ‘Skënderbej’.

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta kombëtare e opozitës, Ilir Meta niset drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit": Do protestojmë deri në përmbysjen e narkoshtetit!

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nisur drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Meta shihet i shoqëruar nga nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi. 

Duke ecur, Meta tha për gazetarët se do iu bashkohet opozitarëve në shesh, dhe se do të protestojë deri në atë ai e quajti "përmbysje e narkoshtetit". I pyetur për skenarin dhe itinerarin e protestës, Meta ka zgjedhur të mos përgjigjet. 

“Do vazhdojmë deri në arritjet objektivave të kësaj proteste. Objektivat janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi i njerëzve për të vendosur drejtësinë. Aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji vetëm se denoncoi lidhjet e narkoqeverisë me trafikun e drogës”, tha Meta.

Pak më herët edhe deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë selinë blu për t'ju bashkuar qytetarëve në sheshin para Kryeministrisë. 

1 MUAJ ME PARE

"Rama ik"/ Nis protesta e Opozitës me ovacione e thirrje

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Protesta

TIRANË- Protesta e opozitës ka nisur mbrëmjen e sotme para kryeministrisë. Dhjetra mijëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër qeverisë Rama. 

Në ovacion të gjithë qytetarët kanë nisur me thirrjet 'Rama ik' dhe "O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do". 

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Nis protesta e opozitës, deputetët e PD lënë selinë dhe nisen drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet

TIRANË- Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga opozita. Deputetët e Partisë Demokratike pak minuta më herët kanë lënë selinë blu dhe po i drejtohet bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

Deputetët po shoqërohen edhe nga një pjesë e qytetarëve të cilët ishin grumbulluar në oborrin para selisë. Në foto shihen sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreut i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, deputeti Luçiano Boçi. 

Vihet re se nuk ka pasur një fjalim të tyre jashtë selisë, ashtu siç ishte paralajmëruar se në protestë nuk do të ketë fjalime por vetëm mosbindje civile.

1 MUAJ ME PARE

Çfarë pritet të ndodhë në protestë? Policia në gatishmëri, pozicionon fikëset e zjarrit pranë Kryeministrisë (FOTO)

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
policia

TIRANË- Për pak çaste pritet të startojë zyrtarisht protesta e thirrur nga opozita, ndërsa qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të kryeqytetit.

Bashkë më protestuesit edhe policia është vendosur në gatishmëri. Para kryeministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore janë vendosur kordonet e efektivëve policorë. Në fotot e mëposhtme, policët pranë kryeministrisë shihen duke pozicionuar fikëset e zjarrit, ndërsa ende nuk ka një skenar të qartë si do të zhvillohet tubimi i mbrëmjes së sotme. 

Mësohet se mbi 1.000 zyrtarë policorë janë në terren për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.

1 MUAJ ME PARE

"Po na merr në qafë"/ Protestuesit: Edi Rama duhet të largohet nga qeverisja

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
protestuesit

TIRANË- Mijëra protestues janë mbledhur pasditen e sotme duke iu bashkuar protestës së opozitës. Gjithashtu qytetarët janë shprehur se varfëria ka pllakosur vendin.

Ndërsa një protestues nga Oroshi i Mirditës u shpreh se ne nuk mund t’i durojnë më këta duke vjedhur. Po ashtu ai tha se do qëndrojnë një javë derisa të marrim përgjigjë për hallet e tyre. Protestuesit thonë se kjo qeveri i ka marrë në qafë dhe se duhet të largohen menjëherë. 

“Po u bëjmë thirrje ju gjithë pushtetarëve, mos na bëni hile e vjedhjet për me i ndale. Pensionet na i shtoni, që shpenzimet t’i përballojmë. Se shtesa 4% nuk na del as me na marrë kripë, ndaj mos u mburr o shtet i lig..”, tha një qytetar tjetër. 

1 MUAJ ME PARE

Pensionisti: Kam ardhur me biçikletë nga Vlora! Jo për Berishën, por për të rrëzuar Ramën

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Pensionisti

TIRANË- Një pensionistët ka udhëtuar me biçikletë nga Vlora për t’iu bashkuar protestës kombëtare të opozitës. Duke shprehur pakënaqësinë për rritjen e pakët të pensionit me 6 mijë lekë të vjetra, i moshuari tha në Syri Tv se së bashku me shokët e tij do të qëndrojnë në protestë, deri sa të rrëzojnë Ramën.

"Kam ardhur nga Vlora, me bicikletë. Kam ardhur për të drejtat e mia, s’kam ardhuro për Sali Berishën. Unë jam pensionist. Më ka shtuar vetëm 6 mijë lekë të vjetra. Jam i pakënaqur, pa bukë në shtëpinë time. Kam ardhur kastile këtu që ta rrëzojmë këtë qeveri. Kjo qeveri e poshtër, ky kriminel i jonë që Vlora nuk e do. Kam ardhur bashkë me shokët e mi për ta rrëzuar. Do rrimë këtu," tha i moshuari.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Incidenti i parë nga protesta, digjet goma e makinës para Presidencës

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Flaka

TIRANË- Protesta e Opozitës ka nisur pasditen e sotme në Tiranë. Në nisje të orarit zyrtar të protestës, disa qytetarë kanë ndezur flakë para presidencës.

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet

Siç shihet në foton e mësipërme, nga para Presidencës po del tym, ndërkohë që protesta pritët të agravohet më shumë. Qytetarët kanë vendosur disa goma para Presidencës dhe i kanë vënë flakën. 

Nuk dihet se kush apo si i është vënë flaka kësaj gome në nisje të protestës për qeverinë teknike.

1 MUAJ ME PARE

“Do marshojmë kudo nëpër Tiranë”/ Ina Zhupa: Revolta nuk do shprehet vetëm me fjalë

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se protesta e ditës së sotme, e cila siç e cilësojnë opozitarët, do jetë nisja e mosbindjes civile, ka si synim kryesorin arritjen e qeverisë teknike. Në një lidhje direkt për Euronews Albania, Zhupa tha se protesta do të nisë me marshimin nga selia e Partisë Demokratike, e më pas do të përhapet kudo nëpër të gjitha rrugët e Tiranës. Sipas saj kjo protestë do të jetë shumë ndryshe nga gjithë protestat e opozitës të bëra deri më tani, pasi revolta nuk do të shprehet vetëm me fjalë por edhe me vepra.

“Partia Demokratike i ka thirrur qytetarët në një mosbindje civile. Kjo nuk do jetë një protestë si gjithë protestat e tjera, ku revolta shprehet në podium përmes fjalëve Kemi zgjedhur që këtë herë  revolta të mos jetë vetëm nëpërmjet fjalës por edhe nëpërmjet aktit, veprimit. Ne jo detyrimisht është kundër rendit kushtetues, por jemi kundër qeverisë. Pra e gjithë revolta jonë nuk i tejkalon revoltat e vendeve demokratike, si revoltat e francezëve, revoltat e gjermanëve. Me fjalë ne e kemi provuar dhe me fjalë nuk është se po reagojnë. Ajo tha se qeveria teknike është minimum që kjo revoltë duhet të arrijë. Marshimi nis nga selia e PD, e më pas do jetë kudo në Tiranë”, tha Zhupa.

Mësohet se rreth 1.000 zyrtarë policorë do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.

1 MUAJ ME PARE

Me pankarta në duar/ Mbështetës të shumtë në selinë e PD: Lironi deputetin Salianji (FOTO)

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
pamje nga protesta

TIRANË- Mbështetës të shumtë të PD-së janë mbledhur tek selia e Partisë Demokratike. Gjithashtu protestuesit mbajnë në duar pankartën “Lironi deputetin Salianji”.

Protesta nis zyrtarisht në orën 18:00 para Kryeministrisë dhe më pas pjesëmarrësit pritet të shpërndahen. Ndërkohë opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile deri në qeveri teknike.

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Gati nisja e protestës së opozitës, vendoset kordoni policor para Kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
policia para kryeministrise

TIRANË- Për pak minuta pritet të nisë protesta e thirrur nga opozita, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin Skënderbej dhe në selinë blu. 

Po ashtu para Kryeministrisë ka nisur mbledhja e protestuesve, ndërsa efektivët janë vendosur gardh para godinës. Mësohet se rreth 1.000 zyrtarë policorë do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij tubimi.

Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO-LAJM/ Për pak minuta nis protesta, qytetarët 'pushtojnë' selinë blu

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Qytetaret

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga protesta që pritët të nis pas pak minutash në kryeqytet. Qytetarë të shumtë kanë ardhur dhe janë mbledhur para selisë blu, që të nisin protestën kundër qeverisë Rama. 

Mësohet se rreth 1.000 zyrtarë policorë do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Nisin grumbullimet para Kryeministrisë, të rinjtë shpalosin banderolën me mesazhin: Pakti për vdekjen e universitetit!

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
te rinjte para kryeministrise

TIRANË- Kanë nisur grumbullimet para kryeministrisë për protestën që pritet të startojë pas pak minutash. Të parët në shesh kanë mbërritur studentë me banderolë në dorë, e cila e mban mesazhin: Pakti për vdekjen e universitetit!

Ndërkohë edhe te selia e Partisë Demokratike, nga ku do të nisen ligjvënësit demokratë kanë nisur grumbullimet, të cilët së bashku do të zhvendosen te kryeministria.

1 MUAJ ME PARE

"Me flamujt e PD-së"/ Protestuesit mblidhen në Tiranë: Para Laçi

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Protestuesit

TIRANË- Protestuesit kanë nisur të mblidhen pasditen e sotme në Tiranë për t'iu përgjigjur thirrjes së PD-së. Me flamuj demokratë nëpër makina, protestuesit nga Laçi janë filmuar teksa arrijnë në Tiranë.   

“Para Laçi, rroftë Sali Berisha,” dëgjohet të thotë një nga protestuesit nga makina e tij, teksa i drejtohet qendrës së Tiranës në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Mësohet se rreth 1.000 zyrtarë policorë do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.

1 MUAJ ME PARE

Më pak se një orë nga nisja e protestës së opozitës, mesazhi i Salianjit: Populli shkund çdo tirani!

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
ervin salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit lidhur me protestën kombëtare të opozitës, e cila nis në më pak se një orë.

Në mesazhin e tij për qytetarët, Salianji shprehet se qëndresa e tyre është "shpërbërja" e qeverisë. Ai ka bërë thirrje për reagim nga çdo qytetar, sipas tij për një Shqipëri më të mirë. Burgosja e ish-ligjvënësit demokrat ishte dhe një nga motivet kryesore për thirrjen e një proteste kombëtare nga Partia Demokratike. 

MESAZHI I SALIANJIT:

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat! Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty! Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet

1 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta e opozitës, pas Kryeministrisë, policia blindon edhe institucionet e tjera shtetërore

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
policia

TIRANË- Përveç kryeministrisë edhe inistitucione të tjera shtetërore, si ministritë, Parlamenti dhe Presidenca do të jenë në fokus të Policisë së Shtetit dhe të rrethuara nga efektivët. 

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
policia te parlamenti

Pas godinës së Ministrisë së Brendshme është instaluar një nga automjetet e blinduara që zakonisht përdoret për hedhjen e ujit me presion në rast të akteve të dhunës nga protestuesit. Dhe gjithashtu efektivë të rendit po pozicionohen sipas një plani masash të paracaktuar.

Po kështu, një tjetër objekt që do të merret në mbrojtje është Bashkia e Tiranës, e cila është përballur gati çdo javë me protestat e thirrura nga opozita.

1 MUAJ ME PARE

Një orë para protestës/ Berisha: Sot është ditë historike

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se dita e sotme është historike. Një orë para protestës, Berisha theksoi se sot nis rrugëtimi i tyre drejt fitores. Ndërkohë që u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër narko-qeverisë. 

Postimi i Plotë:

Sot është një ditë historike për të gjithë ne. Sot nis rrugëtimi ynë drejt fitores. Të gjithë së bashku kundër narko-qeverisë. #sb

1 MUAJ ME PARE

Demokratët nga i gjithë vendi nisen drejt kryeqytetit për protestën, Berisha poston videon: Marshi i Shkodrës drejt Tiranës!

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
foto nga protestat e kaluara

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar një video, ku shprehet se demokratët e Shkodrës janë nisur për t'ju bashkuar protestës që do të mbahet në orën 18:00 në kryeqytet.

"Marshi i Shkodrës drejt Tiranës!", shkruan Berisha në postimin në llogarinë e tij në Facebook.

 

 

Po ashtu mësohet se mbi 100 automjete private dhe 3 fugonë me protestues janë nisur nga qyteti i Fierit drejt Tiranës, ku janë rreth 800 persona të cilët do t’i bashkohen tubimin që do të nisë pas dy orësh. Sipas raportimeve, rreth 600 protestues janë nisur me makina private edhe nga rrethi i Krujës në drejtim të Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së organizuar nga opozita në kryeqytet.

Protestuesit mësohet se janë nisur nga Kruja, Fushë-kruja, Nikla, Thumana, Malësia, Bubqi, etj. Ndërkohë nga Durrësi nuk ka organizim në nisjet e protestuesve, ndërsa sipas informacioneve nga dega e PD në Durrës demokratët do nisen me makina private nga banesat e tyre dhe nuk janë vënë autobuza në dispozicion

1 MUAJ ME PARE

Sot protesta e opozitës/ REL: Policia bën thirrje për shmangie të akteve të dhunës në Tiranë

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Foto ilustruese

TIRANA- Opozita në Shqipëri ka thirrur protestë kombëtare në pasditen e së hënës, për të kundërshtuar burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji. Partia Demokratike e ka cilësuar protestën si fillim i mosbindjes civile. Vendimin e Gjykatës së Apelit, opozita e cilëson si politik. Opozita ka kryer disa aksione prej marrjes së vendimit nga Gjykata, përfshirë djegien e karrigeve para Kuvendit dhe katër manekinëve, dy prej të cilëve kanë qenë me imazhet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

Në prag të kësaj proteste, Policia e Shtetit ka marrë disa masa për mbarëvajtjen e tubimit. Prej orës 18:00, e deri në përfundim të tubimit, në disa rrugë të kryeqytetit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve.

"Policia e Shtetit apelon të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim që të distancohen nga çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, ndaj punonjësve të policisë, përfaqësuesve të medias dhe gazetarëve", është thënë në njoftimin e policisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë në fjalimin e tij të fundit – të mbajtur nga arresti shtëpiak - se çdo demokrat është i betuar për çdo sakrificë.

"Demokratët nisin revoltën e tyre, zemërimin e tyre. Nga 7 tetori dhe deri në triumfin tonë nuk ka forcë në botë që të na mposhtë”, ka thënë Berisha.

Mësohet se rreth 1.000 zyrtarë policorë do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog./ REL

1 MUAJ ME PARE

Ilir Meta dhe anëtarët e Partisë së Lirisë i bashkohen protestës së thirrur nga Berisha: Në orën 17:30 përpara Kryeministrisë

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Ilir Meta

TIRANA- Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e sotme. Me anë të një njoftimi për mediat, Partia e Lirisë bën me dije se kryetari Ilir Meta dhe anëtarët e saj do t’i bashkohen protestës në orën 17:30.

"Në orën 17:30, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, do të niset nga Selia qendrore në këmbë, për t'iu bashkuar protestuesve përpara Kryeministrisë", njofton Partia e Lirisë. 

Lidhur me tubimin që është planifikuar të zgjasë 4 orë, sipas lejes së marrë nga Partia Demokratike, Policia e Shtetit ka publikuar edhe një plan masash. Bëhet me dije se rreth 1500 forca policie do të jenë në terre, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA

1 MUAJ ME PARE

Sot protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demostratën, mbani një profil të ulët

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Foto ilustruese

TIRANA- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën e opozitës, disa orë para nisjes së saj. Në njoftimin e ambasadës thuhet se personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën dhe se duhet të monitorojnë mediat lokale dhe nddjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Gjithashtu ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të mbajnë një profil të ulët.

Njoftimi i Ambasadës:

Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri

Mesazh për Qytetarët Amerikanë

Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza

Data/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00

Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria. në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje
Monitoroni mediat lokale
Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
Mbani një profil të ulët.

1 MUAJ ME PARE

Sot protesta e opozitës/ Avokati i Popullit: Do të kemi monitoruesit tanë në terren, 4 grupe në komisariate

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Foto ilustruese

TIRANA- Avokati i Popullit ka deklaruar se do të ketë grupe monitorimi në terren për të ndjekur nga afër zhvillimet në zonat ku do të realizohet protesta e opozitës. Me anë të një njoftimi bëhet me dije se katër grupe monitorimi, pas protestës, do të jenë prezent në komisariatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës.

Gjithashtu, avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve të respektojnë të drejtën e protestës ndërsa apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes të gjithë aktorëve.

Deklarata:

Institucioni i Avokatit të Popullit, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, ka marrë masa të veçanta për monitorimin e protestës kombëtare që organizohet sot nga opozita në Tiranë.

Në këtë kuadër, do të qëndrojnë në terren pesë grupe monitorimi, të cilat do të ndjekin nga afër zhvillimet në zonat ku do të realizohet protesta. Një grup tjetër monitorimi është ngarkuar për të ndjekur raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale.

Gjithashtu, katër grupe monitorimi, pas protestës, do të jenë prezent në komisariatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës.

Institucioni i Avokatit të Popullit rithekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë paqësore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Çdo qytetar ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe të protestojë paqësisht, pa frikë nga represioni apo dhuna. Në këtë drejtim, apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes të gjithë aktorëve për të siguruar një protestë paqësore, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve të respektohen plotësisht.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përkatëse që të veprojnë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cënuar të drejtat e qytetarëve.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke respektuar jo vetëm të drejtat e tyre, por edhe ato të qytetarëve të tjerë. E drejta për protestë duhet të bashkëjetojë me detyrimin për të respektuar rendin dhe sigurinë publike. Monitorimi i Avokatit të Popullit do të jetë i pandërprerë deri në përfundimin e plotë të protestës.

1 MUAJ ME PARE

Pak orë nga nisja e protestës së opozitës/ Përballë kryeministrisë vendosen kamera monitorimi, shtyllat lyhen me graso (FOTO)

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
kamerat

TIRANË- Në shtyllat përballë me kryeministrinë janë vendosur kamera monitorimi me rezolucion të lartë, pak orë para nisjes së protestës së opozitës. Ndërkohë, me qëllim që qytetarët të mos shkulin kamerat, shtyllat janë lyer me graso. 

Partia Demokratike ka paralajmëruar se protesta do të nisë para godinës së kryeministrisë rreth orës 18:00 dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës. Ndërkohë sot dyert e kryeministrisë janë të “blinduara”, ndërsa instalacioni i kërpudhës që ndodhet në lulishten e këtij institucioni është hequr. Policia ka bërë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

 

1 MUAJ ME PARE

Noka dhe drejtues politikë takim në selinë e PD-së, ja dy skenarët e mundshëm që mund të vihen në zbatim gjatë protestës së sotme

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e opozotës e cila është paralajmëruar se do të mbahet në orën 18:00. Pak orë para protestës në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet një takim i Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe drejtues politikë. Ky takim po mbahet në kuadër të protestës ndërsa raportohen se dy janë skenarët në lidhje me tubimin.

Mësohet se fillimisht protestuesit do të mblidhen te Kryeministria e më pas ata do të shpërndahen në grupe e të bllokojnë sa më shumë segmente rrugore ose mund të lëvizin të bashkuar nëpër rrugët e Tiranës, sipas një itinerari të caktuar, nga Kryeministria drejt ministrive e më tej drejt rrugëve kryesore. Skenarët dhe plani po mbahen sekret dhe PD është treguar shumë diskrete në mënyrë që informacioni të mos mësohet nga policia.

1 MUAJ ME PARE

Sot protesta, Partia Demokratike 4 orë leje për tubimin

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë ditën e sotme në orën 18:00. Ndërkohë PD ka marrë leje nga policia ku mësohet se leja është marrë për katër orë, pra nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Nuk dihet nëse ky orar do të respektohet nga opozita apo do të tejkalohet.

Ende nuk ka një skenar të qartë të bërë publik për protestën e opozitës por tubimini do të nisë duke u mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe te selia e PD, teksa më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Aty nuk do të ketë fjalime dhe më pas pritet që turma të lëvizë dhe do të bllokohen disa akse rrugore.

Në lidhje me prptestën Policis e Shtetit është mobilizuar ndërsa bëhet me dije se në terren do të jenë 1500 forca të policisë, FNSH, Shqiponjat. Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve.

1 MUAJ ME PARE

“Kujdes mos u provokoni!" Sot protesta e opozitës, Proda takim me shefat e komisariateve: Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Ilir Proda

TIRANA- Kanë dalë detaje nga takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda me drejtuesit e komisariateve dhe Policisë së Tiranës në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës që kishte në fokus masat për protestën e opozitës.

Mësohet se Proda iu ka kërkuar vartësve të japin porosi të qarta për efektivët në terren që të mos provokohen nga protestuesit dhe ndërhyrjet të jenë sa më të pakta.

Ai po ashtu ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Një porosi e veçantë ka qenë dhe për personat me precedentë të mëparshëm.

“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos të krijohen përplasje të provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë, të mbahen nën vëzhgim. Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme”, ka kërkuar Drejtori i Policisë së Shtetit.

 

1 MUAJ ME PARE

"Marshimi drejt Tiranës"/ Sot protesta e opozitës, në terren më shumë se 1 mijë forca policore, ja rrugët që do të bllokohen nga tubimi

Protesta e opozitës/ Qytetarët marshim në institucionet
Pamje nga spoti i protestës

TIRANË- Pak orë na ndajnë nga protesta e paralajmëruar e opozitës e cila do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00. Në lidhje me protestën dhe masat e marra Policia e Shtetit ka ndarë planin e saj me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale policia dje bëri me dije se ditën e sotme në Tiranë, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi "Nënë Tereza" dhe në rrugët:"Ukraina e Lirë", "Papa Gjon Pali II" dhe "Ismail Qemali". Gjithashtu mësohet se në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policore.

Po ashtu Policia thotë se në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:


Kafe “Europa” - Segmenti "Ushtari i panjohur" deri te 9-katëshet;
Shkolla "1 Maji" - kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
Kryqëzimi i Librit Universitar;
Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla "Sabaudin Gabrani";
Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
Rrethrrotullimi "Zogu i Zi";
Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
Kryqëzimi i urës së Taiëanit;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
Rruga "Dritan Hoxha", përpara vendit të quajtur “Kupola”;
Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.


Gjithashtu, Policia e Shtetit shtoi se kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Në njoftim thuhet se Policia apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

protesta e opozites 7 tetor 2024

Sondazh

Poll

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

Vala migratore/ Orban: Jam i vetmi kryeministër që ka mbijetuar, duhet të mbrojmë kufijtë tanë

"Shqipja është gjuhë parajse"/ Rama batuta me Orban: Duhet përjetësi për ta mësuar

Ku do e vendosni Putin, pro luftës apo paqes? Orban: Nuk është detyra ime kjo

A e hapët shampanjën për Trump/ Orban: E kam mbajtur këtë premtim, rezultat fantastik

Rama në konferencë më Viktor Orban: Jam optimist, vendi i Shqipërisë në Evropë

Një ditë pas fitores së Trump/ Orban: Nuk mund të presim që amerikanët të na mbrojnë

Debatet për buxhetin faktik 2023, Noka: Derrat e majmë zhgërryhen në 80 mijë euro në muaj!

Diskutimi për buxhetin/ Ministri Malaj: Parashikohen investime kapitale dhe fonde sociale

“Bëni tender që të burgosurit të vishen me Hugo Boss!" Momenti kur Sula i dorëzon veshjen ministrit

Nallbati: Shqetësohuni kur ngrini dorën për të kaluar miliona për koncesione

"Puna jonë është t'iu kontrollojmë ju",Bylykbashi: Miratimi i rregullores ishte kampi i përqendrimit

"Duam emrat e gjithë policëve", Xhixho për arrestimin e Metës: Sot është data finale

Shehaj: Ministri i Brendshëm të na sqarojë për mbetjet toksike? Hoxha: Urdhri po ekzekutohet

"Të vazhdojmë me diskutimin!" Majko ironizon opozitën: Më kujtoni veten kur isha student

Bardhi: Ushtari i bandave detyroi policinë të referojë në Prokurori opozitën! Hoxha: Je gënjeshtar

"E kemi humbur respektin për presidentin", Bardhi: Mos të shitet për dy leje ndërtimi

Vasili: Hetoni pse sekretariati i rregullores nuk mblidhet për kërkesat e opozitës

"Na i faturuat karriget e djegura nga 2 mln lekë i gjetëm të vjetra", Nallbati: Edhe këto i vodhët?

"Shoku President bën fushatë!" Korreshi: A ka përgjegjësi ky njeriu? Spiropali: Trego respekt për të

“Ju kemi mundur në 30 vite e do ju mundim sërish!” Klosi-opozitës: Ju dënon ligji dhe Rregullorja

Baçi-ministrit Hoxha: Kanë qenë me armë dhe duhet të mbani përgjegjësi

“Ke marrë rolin e Nafijes te Gjuetia e fundit”/ Spiropali replikë Nokës: Na kishe munguar

"Jemi këtu për betejë, jo për diskutime me ju", Noka: Mllefin tuaj ndaj opozitës e rrëzoi dhe SPAK

“Nuk arrini dot të ndizni zjarr idesh dhe ndizni karriget”, Gogu: Thërritini arsyes

Spaho për përjashtimin e 24 deputetëve: A ju vret ndërgjegja sot?A nuk mund ti thoni më fal opozitës

"Turp të keni!" Sula në Kuvend: Po përdorni vendimin e Kushtetueses për letër higjenike

Peleshi-opozitës: Duhet të ndajmë mendjen se çfarë qëndrimi do të mbajmë për vendimet e gjykatave

"Përjashtuat 24 deputetë të opozitës se iu donte qejfi", Zhupa: Mbani në komisione Plarent Ndrecën

"Vazhdoni duke e shkelur rregulloren", Dogjani-Spiropalit: Nikolla nuk ishte e sëmurë!

Vendimi i Gjykatës Administrative për deputetët e opozitës, Balla: Ka ulur masën

"Bllokuat deputetët e opozitës për 30 ditë pa ligj", Bardhi- Spiropalit: Jep dorëheqjen

Kuvendi nis mes tensionesh, Garda futet në sallën e seancës plenare

"Do bëjmë së bashku gjëra që duken të pamundura!" Rama mbyll takimin me shqiptarët në Selanik

“Kjo do të kërkojë kohë e vet!" Rama: Së shpejti, program për fëmijët për mësimin e gjuhës shqipe

Diaspora/ Rama në Selanik: Votimi do të bëhet me postë, fleta do të vijë me zarf

Reforma në drejtësi nga Amerika? Rama në Selanik: SHBA është në çdo vendet të rajonit

Rama në Selanik: Më nxjerrin një listë me fotografi e emra ku unë duhet të ndihem përgjegjës

Rama në Selanik: Për herë të parë politikanët i janë nënshtruar forcës së ligjit

"Pagat reale në sektorin privat në Shqipëri, konkurruese me rajonin!" Rama: Kthehuni në tokën tuaj

Rama kërkon votën nga shqiptarët të Selanikut: Ta ngremë flamurin e Skënderbeut në Bruksel

"Shqiptarët dhe Selaniku, histori dashurie!" Rama: Fatkeqësia e shekullit XX, është treguar harraqe

Rama: Ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik

“Termi Vorio Epir ka vdekur!” Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama: Janë fosile për gjynah!

Protesta e nacionalistëve grekë/ Rama nga Selaniku: Një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës

Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek, Rama në Selanik: Absurd, arsyet nuk i njohim

Rama në Selanik, prezanton atje mësueset e gjuhës shqipe: Janë këtu 8 nga 15 arsimtarët e parë

"Më thanë ‘a është Enkelejdi ky që ka automatik'!" Qefalia replikë me Alibeajn: Isha në SPAK

Mbetjet toksike në Durrës/ Braçe: Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar

Açka: Do të asgjësohen në det, merrni masa! Kumbaro: Të hedhësh plumba në ajër është e dëmshme

“Janë kontejnerë, jo kuti kartoni që t’i fshehim”, Hoxha: Po krijojmë infrastrukturën