Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Nënshkruhet në Strasburg akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. •Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi në Gazetën Zyrtare. •Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten tha se lëvizja pa viza drejt BE-së për qytetarët e Kosovës do të nis nga 1 janari 2024. •Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen. •Në ceremoninë e nënshkrimit e cila nisi më 14:45 dhe zgjati rreth 1 orë, morën pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. •Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. •Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë. •Zëvendeëskryeministri i kosovës, Besnik Bislimi ka qenë një ndër të parët që ka reaguar pas nënshkrimit të vendimit. •Ai e konsideroi këtë proces të gjatë dhe me shumë pengesa, por që në fund u përmbyll me sukses, falë punës së qeverisë. •Ai përmendi faktin se qytetarët e Kosovës kanë pritur më shumë se 12 vjet, ndërsa i falënderoi ata për durimin. •Pas nënshkrimit të aktit ligjor për liberalizimin e vizave, Qeveria e Kosovës ka thënë se Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët do mund të ndihen evropianë. •Presidentja Vjosa Osmani gjithashtu ka reaaguar duke ka falenderuar Parlamentin Evropian për nënshkrimin e vendimit. •Metsola ka uruar qytetarët e Kosovës duke u shprehur se ky është një moment krenarie për Parlamentin Evropian i cili sot dha përfundimisht dritën jeshile në këtë proces. •Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. •Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024.
6 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Pas nënshkrimit të aktit ligjor për liberalizimin e vizave, Qeveria e Kosovës ka thënë se Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët do mund të ndihen evropianë. Përmes një deklarate për media, ata theksuan se liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave.
“Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit, respektivisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Rosëall, Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë. Prezent në këtë ceremoni ishte dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”, thuhet në njoftim.
Vendimi i nënshkruar sot do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024.
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka falenderuar Parlamentin Evropian për nënshkrimin e vendimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ditën e sotme në Strasburg.
"Faleminderit e dashur Roberta për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe mbajtjen e premtimit të dhënë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Osmani.
Thank you, dear Roberta @EP_President, for your unëavering support in keeping the promise given to the people of Kosovo. https://t.co/B2g7csnSLI
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 19, 2023
Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare. Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.
SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se vendimi i Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën është një vlerësim të pamerituar për qeverinë e saj. Gjatë një interviste për mediat serbe, Daçiç u shpreh se para se të merret vendimi për liberalizimin e vizave, komuniteti ndërkombëtar duhet të shohë nëse Kosova ka respektuar marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel.
“Ajo që po ndodh sot është sikur po përjetojmë një amnezi koleketive. Parlamenti Europian miratoi liberalizimin e vizave, pavarësisht faktit se Kosova nuk ka përmbushur asnjë detyrim në Bruksel, për marrëveshjet e firmosura”, tha Daçiç.
Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë.

KOSOVË- Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e cila mori pjesë në nënshkrimin e aktit ligjor për liberalizimin e vizave ka uruar qytetarët e Kosovës për mbylljen me sukses të këtij procesi të rëndësishëm për vendin. Përmes një postimi në rrjete Twitter, Metsola shkruan se ky është një moment krenarie për Parlamentin Evropian i cili sot dha përfundimisht dritën jeshile në këtë proces.
“Nënshkruar, vulosur, dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Evropian, pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”, ka shkruar Metsola në Twitter.
Signed, sealed, delivered.
— Roberta Metsola (@EP_President) April 19, 2023
Proud moment for @Europarl_EN as today we gave our final green light for visa liberalisation with Kosovo.
This will make life easier for the people of Kosovo - to travel, to do business, to deepen the bond with fellow Europeans. pic.twitter.com/cZVx5eZ8QU
Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare. Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.
KOSOVË- Zëvendeëskryeministri i kosovës, Besnik Bislimi ka qenë njëndër të parët që ka reaguar pas nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovës, në Strasburg. Ai e konsideroi këtë proces të gjatë dhe me shumë pengesa, por që në fund u përmbyll me sukses, falë punës së qeverisë. Ai përmendi faktin se qytetarët e Kosovës kanë pritur më shumë se 12 vjet, ndërsa i falënderoi ata për durimin.
“Ka qenë një proces i gjatë, i vështirë dhe me shumë pengesa. Ka marrë 12 vjet kohë. Kishte ngecur në Këshill për shumë vjet. Por, kemi punuar ngushtë me të gjitha shtetet anëtarë që kjo të bëhej e mundur. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët për durimin. Do të bëjmë fushata për t’i njoftuar ata se çfarë është dhe çfarë nuk është liberalizimi”, u shpreh Bislimi.
Sipas tij, me heqjen e liberalizimit të vizave kosovarët do të ndjehen më evropianë.
“Është mesazh për qytetarët se edhe ne jemi pjesë e Evropës. Ka të bëjë me studentët, sportistët, të cilët mund ta eksplorojnë Evropën”, deklaroi Bislimi.
Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë.
KOSOVË- Nënshkruhet në Strasburg akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten në një konferencë për media pas nënshkrimit të aktit ligjor për vizat, tha se më në fund qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt Evropës. Ai shtoi se lëvizja pa viza drejt BE-së për qytetarët e Kosovës do të nis nga 1 janari 2024.
“Më në fund para gjysmë ore nënshkruam aktin ligjor që u mundëson qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm drejt BE-së pa viza. Më në fund udhëtimi drejt BE-së për pushime, vizita familjare, udhëtime biznesi do të jetë më e lehtë. Nga 1 janari 2024 të paktën bartësit e pasaportës kosovare do të mund të udhëtojnë drejt BE-së pa viza. Dua të falënderoj ish-raportuesen për Kosovën dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon për punën e suksesshme që ka bërë në muajt e kaluar për këtë proces”, tha eurodeputeti holandez.
Reuten shtoi se Kosova i kishe përmbushur kriteret për heqjen e vizave shumë vite më parë.
“Kosova ka punuar shumë për të përmbushur të gjitha kushtet dhe i ka plotësuar ato shumë vite më parë. Nuk është vetëm moment i rëndësisë së madhe për Kosovën, është i rëndësishëm edhe për ne, sepse BE-ja më fund po e përmbush premtimin e saj për Kosovën”, tha Reuten.
Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë.