Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Seanca parlamentare është përfshirë në kaos. Opozita ka bllokuar foltoren duke mos pranuar zhvillimin e seancës pa u ndryshuar fillimisht rendi i ditës.PD kërkoi që në rend të ditës të thirrej me urgjencë kryeministri Edi Rama për çështjen"McGonigal", por PS e rrëzoi kërkesën. • Kryeparlamentarja Lindita Nikolla vazhdoi me rendin e ditës duke votuar me urgjencë çdo pikë pasi përjashtoi fillimisht nga seanca kryetarin e PD, Sali Berisha. • Berisha nuk u largua nga salla por bllokoi foltoren e Kuvendit bashkë me deputetët e PD. • Debate pati edhe nga ana e deputetëve të Alibeaj. Alibeaj kërkoi praninë e kryeministrit. Rama nuk mori pjesë në seancë. • Sot ishin parashikuar edhe dy interpelanca me ministret Elva Margariti dhe Evis Kushi.
24 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga gazetarët për paraqitjen e djalit të tij në SPAK. Berisha e quajti kërkesën për paraqitjen e Shkëlzen Berishës në SPAK si përpjekje të qeverisë për të errësuar atë që po ndodh me çështjen e ish-zyrtarit të lartë amerikan, Charles McGonigal dhe Ramës.
Pyetje: Keni koment për djalin tuaj që shkoi sot në SPAK?
Berisha: Përpjekje për të mjegulluar aferën Rama –McGonigal, Me instrumentalizimin e ‘SPAK-ut të partisë.
TIRANË- Seanca e sotme plenare u shoqërua me zhurmë dhe kaos. Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren duke kërkuar me forcë paraqitjen e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, për të sqaruar përfshirjen e tij në skandalin me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.
Duke qënë kaos, shumë fjalë nuk u dëgjuan. Mirëpo, mediat raportojnë se mes deputetëve të PD-së ka pasur një konflikt. Deputeti Tritan Shehu ka quajtur 'fundërrinë', deputetin Enkelejd Alibeajn.
'Je një fundërrinë, ti je Edi Rama sot..'- mësohet ti jetë drejtuar Shehu, Alibeajt.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mohon të njohë Agron Nezën, personin e përfshirë në skandalit e korruptimit me 225 mijë euro të ish-zyrtarit të lartë amerikan, Charles McGonigal. Berisha deklaroi sot për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, se edhe 100 mijë shqiptarë kanë foto me të por kjo nuk do të thotë se ka lidhje apo e njeh.
Pyetja: Ju keni mohuar se keni realata me Agron Nezën. Dje u publikua një foto me Nezën. Keni një koment?
Berisha: Dje kam thënë se i kam njohur të tjerët dhe jo ketë. Agron Nezën se ka një foto me mua, janë sot 100 mijë shqiptarë që kanë foto me mua por nuk i njoh, njoh nga familja e tij por jo atë. Kjo fot nuk do të thotë gjë.
Kjo përgjigje erdhi pas bërjes publike të një fotoje të Berishës me Nezën, e cila daton në vitet 2000.
TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli jashtë Kuvendit për çështjen e zyrtarit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjen e kryetarit të PL, Ilir Meta me Dorian Duçkën. Kryemadhi tha se Meta e ka djalin e hallës por që në kohën që ishte zv.ministër energjie gjatë viteve 2013-2017, ka qenë një djalë korrekt dhe i papërfshirë në çështje korruptive. Kryemadhi shtoi se ai është edhe i afërt me ish-ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Monika Kryemadhi: Dorian Duçka është djali i djalës së Etilda Gjonajt siçështë djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI ishte shumë në rregull, nuk merrej as me korporatat kineze as me Agron Nezën, por ishte një djalë që kishte mbaruar studimet jashtë shtetit dhe qe korrekt. Kur Edi Rama e mori këshilltar pa pagesë, por me email zyrtar të Edi Ramës, edhe z.Duçka u bë lobist i zotit Rama dhe mbaronte të gjitha porositë e zotit Rama, jo vetëm në Amerikë, por edhe në Gjermani e Austri, se Kinë e Singapor i ka bërë patjetër. Po mund ti drejtoheni zonjës Etilda Gjonaj, e cila e ka kushëri të parë dhe ka qenë numërues te qendra 7, ku doli Etilda deputete edhe pse Meta ka më shumë kontribut për shkollimin e tij.
Deklarata e Kryemadhit vjen 3 ditë pas publikimit të çështjes "McGonigal", ku Dorian Duçka rezulton se është një nga personat me të cilët zyrtari i FBI, kishte kontakte këtu në Shqipëri. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Parlamenti kishte sot ditën e turpit. Jashtë seancës plenare, Berisha tha se Rama ka kryer megakrim duke u përfshirë në skandalin e korruptimit me 225 mijë euro të ish-zyrtarit të lartë amerikan, Charles McGonigal. Ai u shpreh se Rama ka përdorur zyrtarin e lartë si vrasës për opozitën. Më tej, ai shtoi se ka bindjen se drejtësia shqiptare do t'i japë dënimin e duhur Ramës.
'Sot parlamenti ka ditën e turpit, ditën e fundit. Parlamenti refuzoi kërkesën më legjitime të një grupi deputetësh për të zhvilluar një debat me urgjencë, për cështjen që ka goditur gjer në palcë vendet e lira. Imagjinoni se në cfarë afere është implikuar Shqipëria. Imagjinoni se si kryeministri ka vënë në rrezik sigurinë e SHBA, NATO dhe botës së lirë. Imaginoni një vrasës me pagesë që merr para nga kryeministri për të vrarë opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë, Rama është sot njeriu me i inkriminuar në Europë dhe më gjerë. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do të thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli, para saj duhet të flasin shqiptarët. Rama me dy bashkëpuntorë ka paguar shefin e FBI, njerin për të ndjekur të gjitha rrjetet e spiunazhit në SHBA.
Rama ka përdorur agjentin si vrasës me pagesë për të trilluar kundër opozitës shqiptare, kjo përbën një megakrim, krim ndërkombëtar, do kërkojmë që ti japin dënimin më të rëndë.'- tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se Kryeministrit Edi Rama i duhet dhënë shtytja e fundit. Duke folur jashtë sallës së Kuvendit për mediat në lidhje çështjen "McGonigal", Berisha tha se ka shpresa që Rama të jetë thirrur aty ku e ka vendin. Se ku, kreu i PD-së, nuk e sqaroi.
'Sot s'ka interes më të madh se transparenca e plotë që ka cënuar rëndë sigurinë e SHBA. Uroj ta kenë thirrur atje ku e kishte vendin, po nuk kam të dhëna, nga kjo aferë Rama nuk ka shpëtim. Ne do bëjmë detyrën tonë, do ti japim shytjen e fundit këtij personi që s'ka lënë asgjë pa bërë. '-tha Berisha.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Rama është kapur në flagrancë nga SHBA pas skandalit me McGonigal. Ai u shpreh për mediat se Rama ka pasur si synim diskriminimin e PD-së.
'I kapur në flagrancë në SHBA, me fakte publike, ka një detyrim që ti përgjigjet shqiptarëve, publikut dhe neve. Paska qënë ky i korruptuar që synimin e vet e paska diskriminimin e PD. Nuk është më cështje që e kanë bërë miqtë dhe shokët, e ka bërë ai. Ky është një moment që SPAK duhet të flasë.
Kemi duruar, e vërteta vonon dhe nuk harron. Ne jemi ata që kemi të drejtën morale, të zotit që të jemi emocionalishte reaktiv se ajo që ka ndodhur është fare e thjeshtë. Një llum pushteti dhe politike. Njerëz që janë dhe hyjnë, janë këshilltarët më të afrët, vetë kryeministri. '- tha Alibeaj.

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit përfundoi sot si asnjëherë më parë. Pas debateve të shumta që kulmuan me përjashtimin nga Kuvendi të Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili bashkë me demokratët e tjerë kërkuan që në rend dite të futej çështja “McGanigal”, kjo gjë është refuzuar.
Edhe pse opozita bllokoi foltoren dhe fjalimi i Berishës vijoi live përmes rrjetit të ‘Facebook’, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vijoi me procedurën e votimit të disa ligjeve brenda një harku kohor prej 10 minutash, duke marrë minimumin me 71 vota. Opozita nuk mori pjesë në votime.
Deputetët demokratë vijuan të mbanin të bllokuar foltoren, ndërsa të tjerë i binin pa pushim tavolinave në shenjë proteste. Ata kërkonin që të diskutohej çështjen më të nxehtë, ajo e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.
TIRANË- Një kaos i vërtetë në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u ngrit nga vendi dhe shkoi pranë ministreve. Duke folur me zë të lartë e duke bërë gjeste me duar, ai iu afrua ministres Elisa Spiropalit.
Nga zhurma e madhe e krijuar që në nisje të seancës, nuk dëgjohet asgjë nga ajo që thuhet. Garda ishte në gatishmëri për të mos lejuar që deputeti të shkonte më pranë ministres.
TIRANË- Tensione, zhurmë dhe ofendime. Kështu u zhvillua seanca e sotme plenare. Mungesa e kryeministrit Edi Rama shkaktoi revoltë te opozita e cila e kërkonte për të dhënë sqarime për përfshirjen për çështjen "McGonigal".
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca kreun e PD-së, Sali Berishën. Ky i fundit nuk iu bind kërkesës së saj për t'u larguar nga Foltorja, të cilën e bllokoi që në nisje të seancës. Deputetët e Partisë Demokratike u revoltuan pas vendimit të Nikollës, duke i rënë tavolinave të tyre me grusht.
Ndërkohë që gjithë ky kaos vijonte, ministret raportonin nga vendi i tyre.
TIRANË- Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit kishte bllokuar Foltoren. Pasi i kërkoi disa herë që të lironte Foltoren, Nikolla tha: Jepet masa për zotin Sali Berisha; përjashtimin nga seanca plenare.
Megjithatë shkoi më kot, pasi Berisha nuk e liroi Foltoren dhe iu përgjigj me: Përjashto veten ti.
Kuvendi është përfshirë në debate të forta pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për debat me Ramën në lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së, charles McGonigal. Opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkonte në Kuvend për të dëshmuar dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por kërkesa u rrëzua me shumicë votash nga deputetët socialistë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mori fjalën në seancën e sotme plenare. Me tone të larta, ai kërkoi të dinte se ku është kryeministri Edi Rama, pasi duhet të japë llogari për çështjen e takimeve me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
'Unë kërko të drejtën time si kryetar i grupit. Ku e keni fshehur Ramën. Duhet të shpjegojë? Si ka mundësi që keni dhënë 250 mijë dollarë dhe nuk është aty në seancë të japë shpjegime?”, tha Alibeaj.
TIRANË- Pas rrëzimit me votë të kërkesës së 16 deputetëve të opozitës për ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend, ndërsa kërkuan praninë e kryeministrit Edi Rama në sallë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është futur live në Facebook. Thirrjeve të Berishës për Ramën, iu bashkua edhe demokrati tjetër Gazment Bardhi.
PJESË NGA DEBATI NË SALLË:
Berisha: Turp, mbroni Deripaskën. E keni shndërruar Shqipërinë në një kosh. Ju nuk e kaloni dot kështu. Nuk tërhiqemi sot sepse kemi detyrim për sigurinë kombëtare, kemi detyrim për transparencë të plotë të miqësisë të McGonigal dhe lidhjeve të tij me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën. Rama përdori McGonigal për pushtetin e tij dhe për të rrëzuar opozitën. Përpjekjet tuaja për të shuar zërin e opozitës janë të dështuara, ne nuk largohemi. Si ka mundësi një kryeministri i një vendi partner të korruptohet? Nuk kaloni dot ju sot mbi këtë skandal, shqiptarët presin të vërtetën nga ky parlament. Ju keni frikë nga e vërteta sepse jeni të zhytur.
Gazment Bardhi: Ka një kërkesë nga PD që Edi Rama është kapur në flagrancë duke korruptuar zyrtarë të huaj…
Sali Berisha: Silleni këtu, silleni këtu…
Gazment Bardhi: Të japë dorëheqjen!
Kuvendi është përfshirë në debate të forta pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për debat me Ramën në lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së, charles McGonigal. Opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkonte në Kuvend për të dëshmuar dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por kërkesa u rrëzua me shumicë votash nga deputetët socialistë.
TIRANË- Propozimi i Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend është rrëzuar. Deputetë e opozitës kërkuan ndryshim të rendit, për të nisur me mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e takimeve të tij me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Por kjo kërkesë u rërzua nga votimi në Kuvend.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se opozita do të qëndrojë në parlament dhe në sallë duhet të ketë vetëm një debat që ka të bëjë me këtë çështje. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Berisha u shpreh se Rama duhet të jetë i pranishëm në Kuvend për të debatuar ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA. Ndër të tjera në fjalën e tij, Berisha u shpreh i vendosur se opozita nuk do të largohet nga Kuvendi pa marrë përgjigjen që donte nga kryeministri Edi Rama.
"Këto ditë Shqipëria gjendet në epiqendër të një cikloni që do të poshtëronte çdo vend të madh. Kryeministri, ministra dhe këshilltarë janë të implikuar në një aferë korruptive, në korruptimin e njërit prej njerëzve në SHBA. Prej muajsh një juri ka urdhërua hetimin e çdo mesazhi, çdo takimi, çdo dhuratë-udhëtim e gjithçka tjetër mes McGonigal-Duçkës-Nezës dhe Edi Ramës. Kjo juri e citon në vendimin e saj në mënyrë të përsëritur Edi Ramën. Skandali shpërtheu në arrestimin e McGonigal nga FBI, i cili akuzohet se në raport me kryeministrin e Shqipërisë, ai ka fshehur dhe ka manipuluar e falsifikuar dokumenta. Akuzohet se ky njeri i pafytyrë ka marrë porosi me para nga zyra e kryeministrit shqiptar për të hetuar lobimin e opozitës. Jemi këtu ne, ne qëndrojmë sot edhe deri pasnesër në drekë po deshe ti. Sepse ky kryeministër, ka kryer një krim të shëmtuar. Nuk mund të ketë debat tjetër veç këtij, shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën, Edi Rama të vijë këtu, ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA. Rama ka keqshfrytëzuar një njeri të pakarakter, të pamoral, në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur kundër opozitës. E ka përdorur për manipulime kundër saj. Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Kjo ndodh vetëm në Maduro të Venezueslës. Nuk mund të ketë në parlament debat tjetër përveç këtij debati. Shqiptarët duhet të marrin vesh të vërtetën. Çfarë kërkoni ju të ndodhë më shumë se kaq. E dini ju se çfarë ishte roli i McGonigal. E dini që Damiani juaj është zëdhënësi kryesor i interesave,"-tha Berisha.
Kuvendi është përfshirë në debate të forta pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për debat me Ramën në lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së, charles McGonigal. Opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkonte në Kuvend për të dëshmuar dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por kërkesa u rrëzua me shumicë votash nga deputetët socialistë.

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancë për të dhënë sqarime në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Pasi kërkoi fjalën për procedurë, Alibeaj tha se Rama duhet të ishte prezent në sallë, pasi prej ditësh vendi "vlon" e se duhet që të japë sqarime. Por kërkesa iu refuzua nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla.
PJESË NGA BISEDA:
Alibeaj: E kërkova për procedurë fjalën, e dini mirë që anëtarët e këshillit të ministrave kur u kërkohet e kanë për detyrë që të jenë në seancë. Kryeministri sot duhet që të jetë prezentë. Po iu jap justifikimin se përse e bëra një kërkesë të tillë. Nuk bëjmë dot sikur nuk e kuptojmë kur e gjithë bota. Zonja kryetare të lutem...
Nikolla: Jo, mos mu lut fare. Ua dhashë fjalën, kërkesa nuk është për procedurë.
Alibeaj: Rama do të duhet të japë sqarime në parlament, duhet të japë sqarime për çështje të thjeshta.
Nikolla: Tani ju po vijoni dhe kjo nuk është për procedurë e unë do ua përplas fjalën.
Kuvendi është përfshirë në debate të forta pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për debat me Ramën në lidhje me hetimin e ish-zyrtarit të FBI-së, charles McGonigal. Opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkonte në Kuvend për të dëshmuar dhe për t'ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve, por kërkesa u rrëzua me shumicë votash nga deputetët socialistë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bllokon sërish Foltoren e Kuvendit. Së bashku me deputetët e PD-së, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi e të tjerë, iu janë bashkuar Berishës pranë foltores. Kjo ka bërë që Garda të vihet në gatishmëri.

Berisha dhe deputetët e PD-së, kërkojnë që në seancë plenare të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, në mënyrë që zhvillojë mocionin me debat për çështjen e takimeve me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Deputetë të Partisë Demokratike depozituan sot kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës në Seancën e sotme Plenare. Ata kërkuan që seanca të niste me mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e takimeve të tij me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
TIRANË- Kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim”, Fatmir Mediu mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë për të përkujtuar viktimat e Holokaustit. Ai u shpreh se dita e sotme është një ditë kujtimit për viktimat. Mediu përçoi mesazhin se kjo ditë duhet të na bëjë më të vlefshëm e më njerëzor.
“Sot është ditë e veçantë dhimbje dhe refklektimi. Kush e harron tëe kalarën është e destinuar ta përsërisë atë. Kjo është një thënie që na bën të reflktojmë. Hookausitështë ditë e largët por ato që ndodhën ngrenë kokë herë pas here. Dita e Holokaustit është dita e përkujtimit për një dhimbje mbarënjerzore të torturave çnjerëzore. Ne kemi një histori që na bën krenar. Mund të përmendim raste pafund. Nuk është më vetëm bota e demokracisë por edhe diktatoriale. Këtë e tregon lufta e Rusisë në Ukrainë dhe tentativa për tension në Ballkan ndaj duhet të jemi të vëmendshëm. Të jetë moment reflektimi për secilin nga ne. Le të mbetet kjo ditë dhimbje një ditë reflektimi për të na bërë më të vlefshëm e njerëzor”, tha Mediu.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mbajti një fjalë ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë për përkujtimin e viktimave të Holokaustit. Alibeaj tha se shqiptarët e njohin mirë dhimbjen e genocidit. Deputeti shtoi se e di mirë se çfarë sjell politika paranojake e cila gjen zgjidhjen tek asgjësimi.
DEKLARATA E PLOTË:
E keqja, djallëzorja, ka qenë gjithnjë e pranishme në jetët njerëzore, në shoqëritë njerëzore, pa dallim vendi, populli apo kohe. Ajo është përpjekur të hyjë herë pas here aq thellë njeriut dhe shoqërisë sa të prekë indet më jetësore dhe ti zhysë njerëzit, shoqeritë, familjet, komunitetet e tëra në dhunë dhe errësirë, në dhimbje dhe vuajtje, në tmerre të cilat është vështirë edhe të përshkruhen. Holokausti, shoah, krimi përbindshëm ndaj popullit hebre është një nga këto të këqija të patregueshme, dëshmi e faktit se djallëzorja mund të arrijë në pika të pamendueshme.
Holokausti, ky krim lebetitës ndaj një populli të tërë, ky krim i llahatarshëm që nuk kurseu as fëmijë dhe as gra, as pleq dhe as të sëmurë është dëshmi e faktit se djallëzorja mund të marrë forma të tilla të pamendueshme.
Holokausti është dëshmi e faktit se si një grupim politik, se si një ide e cmendur e veshur me politikë mund të organizohet, mund të ecë, rritet dhe shfaqë veten sikur të jetë normale, e pranueshme, e vefshme. Kjo ide politike, kjo filozofi kiminale, kjo ideologji fondamentaliste që propozon haptas zhdukjen dhe shfarosjen e një populli mori jetë në sy të gjithë botës, u rrit përballë indiferencës së të gjithëve.
Holokausti është dëshmi e faktit se si një ideologji politike që e sheh zgjidhjen tek shfarosja e një populli, që e sheh legjitimin e saj tek sajimi i komploteve, që flet pa ndalur për armiq dhe që sheh kudo armiq mund të arrijë të bëhet nj makineri gjakësore vrastare që ndërton kampe dhe dhoma gazi për të zhdukur nje popull.
Holokausti është dëshmi faktit se si nëj ideolgji paranoidale, se si projektimi i cdo faji, i cdo të keqeje tek tjetri mund të prodhojë krime të tilla të mynxyrshme si dërgimi në dhoma gazi dhe në kampe zhdukjeje te një populli të tërë.
Holokausti nisi në fillim duke dehumanizur hebrenjtë, duke i cilësuar ata si e keqja, duke shpikur komplot, duke përdorur gjithë denigruese dhe poshtëruese. Ata u quajtën racë dhe jo nje popull me një identitet fetar dhe kulturor, ata u quajtën një racë që si tuberkulozi përhapet dhe infekton, ata u quajtën insekte etj etj.
Më pas u dogjën sinagogat dhe shtëpitë, më pas nisi dhuna, më pas nisi internimi, vrasja dhe kampet, dhomat e gazit dhe krematoriumet.
Holokausti është për botën dhe të gjithë ne një dhimbje që nuk mbaron. Ne shqiptarët e njohim mirë këtë lloj dhimbjeje. Ne e dimë se cmund të bëjë një ideologji e cmendur totalitare, ne e dimë cdo të thotë dehumanizim, dhunë dhe genocid. Ne dimë se cfarë sjelle një politikë që sheh kudo armiq, që ësht paranojake, që e sheh zgjidhjen tek asgjësimi dhe zhdukja e tjetrit.
Kampet famëkeqe të shfarosjes, llahtaritë që pa bota në Mathauzen, në Aushvitz, në Birkenau, në Dakau, lotët dhe regëtimat e shpirtit njerëzor në këto kampe jane dhe do të mbeten gjithnjë një pjesë e rëndë e historisë së qenies njerëzore sic do të mbeten edhe një barrë e pashkulshme nga ndërgjegjja njerëzore.
Primo Levi një i mbijetuar në kampet e shfarosjes thotë se ato nuk ishin kampe zhdukjeje apo kampe pune, ato nuk ishin kampe vrasjeje apo kampe vuajtjeje por kampe të shkatërrimit të njeriut. Në të vërtetë holokausti, kampet dhe ajo që ndodhte në to ishin vërtet kampe të shkatërrimit të njeriut. Në to qenia njerezore reduktohet në skelet dhe pak mish të gjallë, zhvishet nga cdo element që e bën atë njeri, i hiqet cdo gjë që Zoti ia ka dhënë qenies njerezore në mënyrë që ajo jetë vërtet krijesë e zgjedhur e Zotit. Ne shqiptarët njohim mirë këte gjendje, ne e kemi parë atë në kampet e Spacit, të Tepelenës, apo të Maliqit.
Ne kujtjmë sot holokasutin për të nderuar viktimat, për të përjetësuar vuajtjet dhe dhimbjet e tyre, për të reflektuar mbi ato dhimbje dhe vuajtje. Ne përkujtojmë sot holokaustin për të treguar se plagë të tilla nuk mbyllen kurrë. Ato thjesht mbulohen nga mendja njerzore, me një membranë në mënyrë që të mund të mbrojmë jetën dhe njeriun. Ne e kujtojmë holokaustin për të treguar se liria , sic thoshte presidenti Regan, është vetem një brez larg zhdukjes. Ajo nuk duhet marrë për e mirëqenë, per të duhet luftuar perditë. Nazizmi erdhi dhe mori jetë lirisht, pa kuptuar.
Shkrimtari i madh hebre Eli Vizel, fitues i cmimit Nobel dhe i mbijetuar i Holokasutit thotë se gjëja më e rrezikshme nga të gjitha është indiferenca. Ai thotë se kur dikush të sulmon, të lufton të shan mund të të motivojë të luftsosh, të mbrohesh, të ndërtosh një mekanizëm apo dicka të vlefshme. Kur dikush është indiferent kjo do të thotë se ai nuk bën diferencën, nuk bën dallimin e të mirës nga e keqja, nuk përfshihet në anën e asnjërës, pra nuk perfshihet në anën e të mirës. kështu e keqja fiton. Eli Vizel thotë se nazizmi lindi, u rrit, kreu krimet nga indifenerenca. Ai humbi, u poshtërua dhe gremis nga angazhimi i botës në anën e të mirës. Kjo është arsyeja pse ne kujtojmë me shumë emocion, me shumë dhimbje dhe me shumë reflektim ditë si holokausti. Kongresmani Tom Lantosh mbante me vete në zyrën e tij në kongres një copë teli e gjemba nga kampet naziste te shfarosjes ku ai kshte vuajtur dhe kishte mbijetuar. Ai ishte për dekada me radhë një simbol i lirisë dhe gjithmonë përmendte nevojën e kujtesës, reflektimitt, dëgjimit të ulërimave të dhimbjes në mënyre që kurrë më të mos ketë krime të tilla.
TIRANË- Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbajti një fjalë gjatë seancës së posaçme në nder të viktimave të Holokaustit. Balla tha se Shqipëria ka qenë gjithmonë në krah të hebrenjve dhe u bë vendi i parë që i njohu hebrenjtë. Kreu i grupit të PS u shpreh se Shqipëria do të jetë gjithmonë i palëkundër për të dënuar dhe kundërshtuar çdo formë anti-semitizmi dhe në çdo lloj forme të manifestimit të tij.
FJALA E PLOTË E BALLËS:
Të dashur qytetarë shqiptarë që na ndiqni, Presidenti i Izraelit duke ju drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me rastin e kësaj seance të posaçme ka sjellë në vëmendje faktin se në Yad-Vashem- muzeu kombëtar i Izraelit dedikuar përkujtimit të Holokaustit, gjenden më shumë se 70 shqiptarë e shqiptare, të cilët rrezikuan jetën e tyre për të mbojtuar hebrenjtë. Ky fakt është një burim madhështor krenarie kombëtare! Gjatë shekujve, ne shqiptarët, përjetësisht autoktonë në trojet tona, na është dashur të përballemi me pushtues të shumtë dhe të luftojmë për një kohë shumë të gjatë për lirinë tonë. Por ndërkohë gjatë gjithë këtyre shekujve, Shqipëria ka krijuar një kulturë të veçantë, kombëtare dhe një gjerdan të pasur vlerash, ku ndër to do të nënvizoja mikpritjen, e ilustruar më së miri në kodin tonë: shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Historia e mikpritjes dhe përkujdesjes ndaj komunitetit të vogël hebre të Shqipërisë është ilustrimi më i mirë i këtij kodi. Dokumentet historike kanë treguar se ka ekzistuar një prani hebreje në Shqipëri që nga Shekulli i Dytë, por nga vitet 1930 prania e tyre ishte zvogëluar në vetëm 200 hebrenj. Në vitin 1932, në kohën kur antisemitizmi në Europë ishte kthyer në doktrinë, Shqipëria u bë vendi i parë dhe i vetëm në kontintent që u njohu hebrenjve të drejtën e organizimit në bashkësi dhe legjitimoi shabbat-in. Është rasti i vetëm i diskriminimit pozitiv të hebrenjve gjatë dekadave kur bota lëngonte nga antisemitizmi i përhapur.
Jo rastësisht qysh në vitet 1930 shtypi i Perëndimit e quante Shqipërinë një atdhe të dytë të hebrenjve. Një meritë të veçantë ka dhe një mik i shqiptarëve i atyre viteve ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Herman Bernshtajn, për instalimin në diplomacinë mbretërore të Shqipërisë të një ndjenje simpatie dhe të një përgjegjësie mbrojtjeje ndaj hebrenjve. Në një ditë si kjo e sotmja dhe në këtë seancë solemne të përkujtimit të viktimave të Holokaustit, ne nderojmë edhe veprën e shkëlqyer, në favor të mbrojtjes me çdo kusht të hebrenjve nga vende të ndryshme të Europës, të cilëve i’u hap rruga për të ardhur lirisht dhe ligjërisht në Shqipëri.
Ishte kjo qasje e cila mundësoi që brenda më pak se një dhjetëvjeçari pas shpërthimit të urrejtjes anti-semite; numri i hebrenjve në Shqipëri të dhjetëfishohej. Periudha e dytë e shpëtimit të hebrenjve është ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jam i bindur që dëshmi të shpëtimit dhe strehimit të hebrenjve ka në çdo zonë që ne si deputetë përfaqësojmë.
Do të doja të sillja si shembull një fshat shumë malor të Librazhdit: Qarrishtë, ku familja Biçaku strehoi 26 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një dëshmi rrënqethëse dhe kuptimplotë që evidenton mbrojtjen e mikut në çdo rrethanë edhe me jetë. Faktet janë domethënëse për të ilustruar gjestin e pashoq të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si askund nëpër Europë në fund të luftës numri i hebrenjve ishte shumë herë më i madh sesa para fillimit të luftës. Populli shqiptar nuk shpëtoi vetëm hebrenjtë e vet, shqiptarët bënë detyrën që ju takonte të shpëtuan hebrenjtë e Europës që trokitën në derën tonë dhe kërkuan besën e shqiptarit. Sot në Europë vërehet me shqetësim një rritje e tendencave ekstremiste si anti-semitizmi, ksenofobia apo islamofobia. Ishte pikërisht kjo retorikë që çoi në krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Është momenti të kundërshtojmë me forcë çdo shfaqje ekstremiste në rrjetet sociale apo nga politikanë të caktuar në Europë. Sëfundmi ne shqiptarët jemi vendosur nën sulme rraciste nga politikanë të caktuar në Britaninë e Madhe apo ekstremistë të djathtë në Parlamentin Europian. Populli shqiptar përgjatë shekujve ka dëshmuar virtyte të tolerancës fetare dhe bashkëjetesës ndëretnike. Miratimi i përkufizimit mbi antisemitizmin, të përcaktuar nga Aleanca ndërkombëtare për përkujtimin e Holokaustit (IHRA), nga Kuvendi i Shqipërisë më 22 tetor 2020, përforcoi qëndrimin për të kundërshtuar çdo shfaqje të intolerancës dhe diskriminimit që mund të çojë në akte urrejtje dhe dhune, përfshirë dhe antisemitizmin. Shqipëria është e palëkundur dhe pa asnjë hezitim e angazhuar në refuzimin dhe kundështimin e anti-semitizmit, në çdo formë dhe manifestim të tij. Sic edhe e thotë Presidenti Herzog, Shqipëria është një aleat i besueshëm në këtë përpjekje të vazhdueshme.
Duke përkujtuar Holokaustin, tmerret e të cilit janë rishfaqur në Europë, me krimet serbe në Bosnjë dhe Kosovë, apo me krimet e ushtrisë ruse në Bucha, Kherson etj, ne u mësojmë fëmijëve tanë dhe i rikujtojmë shoqërisë sonë nevojën e kundërshtimit të cdo forme anti-semitizmi dhe të eliminimit të cdo lloj diskriminimi etnik, rracor, gjuhësor apo fetar.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon ditën e sotme një seancë në përkujtim të viktimave të Holokaustit. Seanca nisi me një nderim, teksa deputetët mbajtën edhe një minutë heshtje. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër semitizmit.
“Lufta kundër anti semetizmit nuk mbron vetëm një komb por është pjesë e projektit për një botë me paqe dhe mirësi. Të nderuar kolegë këtë seancë plenare e përshëndet dhe presidenti i Izraelit. Ai shpreh mirënjohjen e shtetit të tij, për seancën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit. Ai vlerëson lidhjet e forta mes dy vendeve.
Presidenti rikonfirmon mbështetjen e izraelit për përballimin e sulmeve të egra ndaj Shqipërisë. Ju bëj me dije se edhe presidenti ynë Begaj i është drejtuar kësaj seance me një letër e cila iu është vënë të gjithëve në dispozicion”, deklaroi ajo.
Presidenti izraeli, Naftali Bennet, kishte dërguar një videomesazh ku shprehte mbështetjen ndaj Shqipërisë përballë sulmeve kibernetike nga Irani.
“Izraeli do të jetë mirënjohës popullit shqiptar për mbështetjen. Në shumë mënyra Shqipëria është një lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të Holokaustit dhe luftimin e anti semetizmit. Ka ende shumë punë për të bërë. Jemi dëshmitarë të rritjes së anti semetizmit në mbarë botën. Hebrenjtë nuk ndihen të sigurt në mbarë botën. Izraeli si shtëpia e popullit hebre veçohet në forumet ndërkombëtare. E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që një vend si Irani kërcënon se do të shkatërrojë Izraelin. Shqipëria përjetoi sjelljen brutale të Iranit. Duhet të punojmë bashkë për një botë të sigurt dhe më të mirë”, tha ai.
TIRANË- Ka nisur seanca plenare. Kuvendi ka mbajtur 1 minutë heshtje për të përkujtua viktimat e Holokaustit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Kryeministri Ed Rama nuk shihet në sallë.
TIRANË- Deputetë të Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës në Seancën e sotme Plenare. 16 deputetët kërkojnë ndryshim të rendit, për të nisur me mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e takimeve të tij me ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Deputetët iu janë drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës me një kërkesë zyrtare, ku shkruhet se opinioni publik është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ata kërkojnë që të ketë ndryshimi të rendit të ditës e më pas në përputhje me pikën 1 të përfshihet si pikë e parë mocioni me debat për këtë çështje, me kryeministrin Rama.
KËRKESA:
Znj. Lindita NIKOLLA KRYETARE E KUVENDIT TË SHQIPËRISË. Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtësisë Amerikane, dhe media ndërkombëtare, më 21.1.2023 është arrestuar zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe për fshehje, manipulim dhe falsifikim të të dhëënave për kontakte të papërshtatshme me shtetas të huaj, ku përfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkëpunëtorë të tij që nuk mbajnë poste zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Në padinë e ngritur ndaj z. McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias (Uashington), renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, në
praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar në emër të z. Rama, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri.
Kjo ngjarje e rëndë është bërë publike pas një hetimi të thelluar dy-vjecar nga zyra e FBI në Los Angeles ndaj dy zyrave të FBI në Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashmë një procesi gjyqësor në gjykatat e këtyre dy shteteve. Njëkohësisht, duke patur parasysh se oligarku Oleg Deripaska është i sanksionuar edhe nga Shqipëria, si vend kandidat që zbaton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon të zotërojë biznese të licensuara drejtpërdrejt nga Qeveria shqiptare, në shkelje të drejtpërdrejtë të këtij detyrimi politik dhe ligjor.
Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cënimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Si dhe, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej 16 deputetësh kërkon:
1. Ndryshimin e Rendit të Ditës;
2. Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të
një Mocioni me Debat për cështjen e mësipërme.
Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare datë 26 janar 2023, ora 11.00, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme.