LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa KZAZ të vendit, prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH vendosen në 12 qarqet

• Shqipëria sot ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. • 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri. • Në këtë numër, përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit, konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë, duke qenë se për herë të parë, diaspora do të mund të votojë pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri. • 3.7 milionë shqiptarë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione. • Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur. • Nesër procesi i votimit fillon që në orën 07:00 dhe do të vijojë deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. • Por sipas KQZ dhe Kodit Zgjedhor, qendrat qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në raste të fluksit të votuesve në qendrën e votimit dhe mbyllen vetëm pasi të ketë ushtruar të drejtën edhe zgjedhësi i fundit që ndodhet aty. • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri sot, në orën 11:20, kanë mbërritur 180 144 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. • Sipas të dhënave zyrtare, janë dërguar gjithsej 245 935 zarfe, nga të cilat emigrantët kanë marrë 227 097 prej tyre, ndërsa 18 838 zarfe mbeten ende të pa tërhequra. • Italia ka numrin më të madh të zarfeve të kthyera me 71.180, e ndjekur nga Greqia me 44 315. Sa i përket ndarjes sipas qarqeve, Tirana kryeson me 40.085 zarfe, Fieri me 24.142 dhe Durrësi me 18.973. • KQZ kujton se çdo zarf që mbërrin pas orës 19:00 të datës 11 maj do të shpallet i pavlefshëm. • Gjithashtu bëhet me dije se ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qendra votimi të vendit. • Materialet zgjedhore janë dorëzuar në KZAZ në praninë e forcave të policisë. • 5316 punonjës policie dhe automjete policie janë të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve. • Po ashtu në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, t1% cilët shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. • Këto lëvizje po bëhen veçanërisht në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor ndërsa mësohet se janë caktuar nga dy prokurorë. • Qarqe të tilla janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha. Gjithashtu raportohet se për krimet zgjedhore në Tiranë janë caktuar prokurorë të posaçëm.

19 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja 8 qendrat ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit ndërsa ky pritet të jetë procesi i dytë zgjedhor parlamentar ku identifikimi i votuesve do të bëhet elektronikisht. 

Lidhur me këtë pikë të procesit bëhet me dije se jo në të gjitha Qendrat e Votimit do të mund të aplikohet teknologjia në identifikimin e votuesve. 8 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik:

-Shkodër Njësia Administrative Pult

-Njësia Administrative Dropull i Sipërm

-Njësia Administrative Pogon

-Njësia Administrative Pogon

-Njësia Administrative Pogon

-Njësia Administrative Libohovë

-Njësia Administrative Zagorie

-Njësia Administrative Xarrë

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

 

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Foto ilustruese

FIER- Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë së Fierit, kanë zhvilluar një vëzhgim në disa zona të qarkut. Gazetarja Klodiana Lala raporton senjë nga këto zona është edhe Roskoveci.

Veç prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra në qarkun e Fierit për krimet zgjedhore është dhe prokurorja tjetër e SPAK Doloreza Musabelliu.

Deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numërimit. Nga ana tjetër prokuroria e juridiksionit të përgjithshem Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore.

1 VITE ME PARE

"Krimineli Vullnet Sinaj blen vota"/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave nga kandidati socialist për deputet në Vlorë

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një skandal në lidhje me blerjen e votave nga deputeti Vullnet Sinaj në Bashkinë e Selenicës dhe në lumin e Vlorës. Kreydemokrati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një informacion që është dërguar nga një qytetar digjital. 

Në denoncimin e qytetarit digjital thuhet se Sinaj, me ndihmën e një "armate" të kamufluar, ka përgatitur listat dhe zarfat për shpërndarjen e votave në këto zona. Në denoncimin e qytetarit digjital janë të përfshira figura të ndryshme nga politika dhe biznesi, duke përfshirë edhe familjarë të kryebashkiakëve dhe menaxherë të bizneseve lokale, që po ushtrojnë presion për të manipuluar rezultatin zgjedhor.

Postimi i plotë i Berishës:

Krimineli Vullnet Sinaj blen vota!
Dënoj me forcën më të madhe krimin e tij të shëmtuar.
[????] Lexoni denoncimin e qytetarit digital!
I nderuar Doktor! E para uroj te kemi nje fitore sa me te thelle. Po ju dergoj nje informacion shume te sakte dhe teper sekret per ne territorin e Bashkise Selenice dhe lumin e vlores. Deputeti Vullnet Sinaj me armaten e tij te kamufluar, mbreme kane bere listat e fundit per shperndarje te zarfave ne zone dhe sot do bejne veprimet e tyre. I pari qe jane listat eshte karburanti ne Peshkepi me emrin Mesa oil i shtetasit Mirosh Hoxhaj. Kryatari partise ne Vllahine Florjan Muça ka marre listat mbreme me zarfat qe mund te kapen ne flagrance. Soklo Hodaj ne selenice dhe biznesi ne vlore kane marre lista me zarfat. Engjelush Bellaj njehkosisht babai i kryetarit bashkise selenice ne zone dhe ne biznesin e tij ne vlore do gjeni lista me zarfa. Menaxheri kryesor i big market Arsen Devollaj e keni ne zone te lumit vlores dhe ne bregdet ne himare me zarfat. Te lutem denoncoje ne menyre sekrete jo ne polici se kane mbeshtetje pi shikoj vete mundesine duke me ruajtur dhe mua anonimitetin.

1 VITE ME PARE

Nesër zgjedhjet parlamentare/ Shpërndahen materialet zgjedhore në bashkitë Mat, Klos dhe Bulqizë

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
foto ilustruese

BULQIZË- Ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për votimet e 11 majit, në bashkitë Mat, Klos dhe Bulqizë. Nisja e procesit të votimit bëhet nesër në orën 07:00 dhe qendrat mbyllen në orën 19:00.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar. Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

 

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në Pukë

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
foto ilustruese

PUKË- Në Pukë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore. Ditën e nesërme (11 maj), shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e votës. Nisja e procesit të votimit bëhet nesër në orën 07:00 dhe qendrat mbyllen në orën 19:00.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi. Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

1 VITE ME PARE

Asnjë shkollë për rreth 70 mijë banorë në Astir, qytetarët do të votojnë në kontejnerë për zgjedhjet e 11 majit (FOTO)

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Kontejnerët

TIRANA- Banorët e Astirit dhe Yzberishtit do të votojnë në kontejnerë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kjo alternativë vjen për shkak të mungesës së shkollave, kopshteve dhe çerdheve si hapësira publike që mund të përdoreshin në këtë rast për këtë proces. 

Sipas informacioneve 23 kontejnerë janë rreshtuar përgjatë bulevardidt "Migjeni" në Astir, konretisht ato janë vendosur mbi korsitë e biçikletave dhe të makinave.

Lagjja e Astiri numëron një popullsi prej rreth 70 mijë banorësh, ndërkohë një vendim i qeverisë shqiptare i cili daton në vitin 2015 përcakton se për çdo 6000 banorë duhet të ketë një shkollë fillore dhe 9-vjeçare dhe për çdo 9 mijë banorë duhet të ketë një shkollë të mesme.

Bazuar në këtë vendim, njësia Administrative nr.14, ku bën pjesë Astiri dhe Yzberishti, do të kishte 11 shkolla 9-vjeçare dhe 7 të mesme, por realiteti është vetëm disa kontejnerë.

1 VITE ME PARE

Nesër zgjedhjet parlamentare/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në qytetin e Durrësit

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
foto ilustruese

DURRË- Në qytetin e Durrësit ka nisur pasditen e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore. Në Bashkinë e Krujës, procesi po vijon normalisht dhe nuk janë shënuar incidente. 3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.

Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar. Gjithashtu në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i misionit të OSBE-ODIHR viziton nesër qendrën me votim elektronik në Tiranë

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Lamberto Zannier

TIRANA- Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, do të vizitojë nesër më qq maj një nga qendrat e votimit elektronik në Tiranë.

Mësohet se vizita është planifikuar për orën 11:30 në Qendrën e Votimit 1979/00, ZAZ 41, e vendosur në ambientet e shkollës “Dora d’Istria”.

Vizita vjen në kuadër të monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me fokus të veçantë tek teknologjia e përdorur në procesin zgjedhor.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Mungon shiriti i sigurisë në një qendër votimi në Korçë, Policia nuk e merr në dorëzim

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Qendra

KORÇA- Në një qendër votimi në Vithkuq në Korçë, e cila mban numrin 41/70, mungon shiriti i sigurisë që vihet tek dera e qendrës së votimit. Sipas informacioneve paraprake, materialet zgjedhore janë dorëzuar në këtë qendër votimit, por policia nuk po merr qendrën e votimit në dorëzim, ndërsa pritet që KZAZ të kryej verifikimet përkatëse.

Këtë të shtunë të 10 majit vendi ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në Elbasan

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Elbasan

ELBASAN- Edhe në Elbasan ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.  Mësohet se komisionet e qendrave të votimit kanë marrë në dorëzim kutitë dhe pajisjet e nevojshme. 

Këtë të shtunë të 10 majit vendi ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Shkodër

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Foto ilustruese

SHKODRA- Gjatë ditës së sotme la nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 2, që përfshin zonën e Dukagjinit dhe Njësitë Administrative të Bashkisë Shkodër. Mësohet se deri tani nuk ka asnjë problematikë sa i takon procesit të shpërndarjes.

Këtë të shtunë të 10 majit vendi ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në 3 KZAZ në Fier

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Edhe në Bashkinë e Fierit ka filluar mesditën e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ- të 58, 59 dhe 60. Sipas ligjit zgjedhor ato janë tërhequr nga kryetarët dhe sekretarët e qendrave të votimit ndërsa shpërndarja në kohë i paraprin organizimit, administrimit, zhvillimit dhe mbikqyrjes sa më të mirë të ecurisë së procesit zgjedhor në të 97 qendrat e votimit për 157 761 zgjedhës.

Mësohet se në KZAZ-në 60 është bërë shpërndarja për 97 qendrat e votimit të qytetit, ndërsa në KZAZ- të 58 dhe 59 po bëhet shpërndarja për qendrat e votimit në njësitë administrative. Nga ana tjetër në orën 12:00 ka filluar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore edhe në bashkitë e tjera të qarkut.

1 VITE ME PARE

"Mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!" KQZ urdhër për subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore!

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Foto ilustruese

TIRANA- Këtë të shtunë të 10 majit vendi ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.

Referuar kësaj dite Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, me anë të një njoftimi, ka urdhëruar subjektet politike që të respektojnë heshtjen zgjedhore. Në njoftim thuhet gjithashtu se subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë.

Njoftimi nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale. Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë.

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet e 11 majit/ Prokurorët e SPAK "shpërndahen" në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Foto ilustruese

TIRANA- Vendi sot ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.

Ndërkohë bëhet me dije së në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Sipas informacioneve paraprake, ata shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Këto lëvizje po bëhen veçanërisht në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor ndërsa mësohet se janë caktuar nga dy prokurorë. Qarqe të tilla janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha. Gjithashtu raportohet se për krimet zgjedhore në Tiranë janë caktuar prokurorë të posaçëm.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit të KZAZ nr. 91 në Sarandë

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Foto ilustruese

SARANDË- Në Bashkinë e Sarandës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit të KZAZ nr.91. Shpërndarja ka nisur në QV 4681/01 në Ksamil. Komisionerët e qendrave të votimit janë paraqitur në selinë e KZAZ-së për të tërhequr materialet zgjedhore që do të shpërndahen në njësitë administrative të bashkisë.


Rreth 3.7 milionë shtetas shqiptarë do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament, për herë të parë voton edhe diaspora.

1 VITE ME PARE

Në prani të forcave të rendit dhe KZAZ/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Kukës

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa

KUKËS- Në Kukës ka nisur sot shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen ditën e nesërme, më 11 maj. Procesi i shpërndarjes ka nisur nën masa të rrepta sigurie dhe në prani të përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KZAZ Kukës dhe forcave të rendit.

Qemdrat e votimit me numër 0677 kanë qneë të parat që kanë marrë materialet zgjedhore. Ato janë të vendosura në fshatrat Pakisht dhe Kosharisht, në njësinë administrative Zapod. Të dy këto fshatra përfshihen në të njëjtën qendër votimi, e cila numëron gjithsej 318 votues të regjistruar.

Shpërndarja e materialeve po vijon drejt qendrave të tjera të votimit në territorin e bashkisë, duke u nisur fillimisht nga zonat më të largëta dhe fshatrat e thellë malorë. Qëllimi është që të gjitha qendrat të pajisen në kohë me materialet përkatëse si fletët e votimit, kutitë, regjistrat, pajisjet për identifikimin biometrik, kamerat e sigurisë, etj.

KZAZ Kukës ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për një proces zgjedhor të qetë, të rregullt dhe transparent. Shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit është planifikuar të përfundojë 15 orë përpara hapjes zyrtare të votimit.

1 VITE ME PARE

"Çdo zarf i ardhur nesër pas orës 19:00 shpallet i pavlefshëm"/ KQZ: Deri tani kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës, ja kush shtet kryeson listën me kthimet

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
foto ilustruese

TIRANË- 3.7 milionë shqiptarë do të zgjedhin ditën e nesërme përbërjen e parlamentit të ardhshëm. Në këto zgjedhjet për herë të parë kanë mundësi votimi edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë do të mund të votojë pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri.

Pas regjistrimit në platformën PER, emigrantët kanë marrë me postë zarfin me fletën e votimit të cilën duhet ta kthejnë mbrapsht pasi ta kenë plotësuar. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri sot, në orën 11:20, kanë mbërritur 180 144 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, janë dërguar gjithsej 245 935 zarfe, nga të cilat emigrantët kanë marrë 227 097 prej tyre, ndërsa 18 838 zarfe mbeten ende të pa tërhequra.

Italia ka numrin më të madh të zarfeve të kthyera me 71.180, e ndjekur nga Greqia me 44 315. Sa i përket ndarjes sipas qarqeve, Tirana kryeson me 40.085 zarfe, Fieri me 24.142 dhe Durrësi me 18.973.

KQZ kujton se çdo zarf që mbërrin pas orës 19:00 të datës 11 maj do të shpallet i pavlefshëm. Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë, është vendi ku kryhen tre procese të votimit nga jashtë siç janë: përgatitja e dokumentacionit zgjedhor, ruajtja dhe administrimi i votave nga jashtë deri në momentin e fillimit të numërimit, si dhe numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë.

1 VITE ME PARE

Nis procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr.70 në Pogradec/ Votojnë për herë të parë të burgosurat në Pojskë

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
Foto ilustruese

POGRADEC- Në qytetin e Pogradecit ka nisur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 70, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Mandi Mekolli, kryetari i KZAZ-së, ka deklaruar se ky proces ka filluar prej orës 09:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë brenda pak orësh.

Komisionerët e qendrave të votimit janë paraqitur në selinë e KZAZ-së për të tërhequr materialet zgjedhore që do të shpërndahen në shtatë njësitë administrative të bashkisë Pogradec. Vlen të theksohet se për herë të parë, është futur si risi e këtyre zgjedhjeve, përfshirja në procesin e votimit e grave që vuajnë dënimin në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Pojskë. Gjykata ka dhënë një vendim përkatës, ndërsa pritet që ky vendim të komunikohet zyrtarisht pranë KZAZ-së për të mundësuar zbatimin e tij.

1 VITE ME PARE

Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re të parlamentit, mbi 3.7 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendin kanë të drejtë vote

Sot heshtje zgjedhore! Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria sot ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri. Në këtë numër, përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit, konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë, duke qenë se për herë të parë, diaspora do të mund të votojë pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri.

3.7 milionë shqiptarë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione. Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur. Nesër procesi i votimit fillon që në orën 07:00 dhe do të vijojë deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Por sipas KQZ dhe Kodit Zgjedhor, qendrat qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në raste të fluksit të votuesve në qendrën e votimit dhe mbyllen vetëm pasi të ketë ushtruar të drejtën edhe zgjedhësi i fundit që ndodhet aty.

Ndërkohë një natë më parë, partitë politike kanë mbyllur fushatat elektorale dhe kanë zhvilluar takimin e fundit më qytetarët dhe kanë dhënë mesazhet e fundit para se vota e qytetarëve te futet në kuti. 

Partia Socialiste e e zhvilloi takimin përmbyllës në Parkun Olimpik. Rama u shpreh gjatë fjalës së tij para socialistëve se nuk ka rastësi në faktin që ndodheshin aty sot në ditën e Evropës. Ai shtoi se më 11 maj qytetarët duhet të votojnë për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë. Gjithashtu ai bëri edhe një herë parashikimin që bëri në Kuç të Vlorës se PS merr minimumi 78 mandate.

Në të njëjtën kohë u zhvillua dhe takimi përmbyllës i koalicionit "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore", në Bulevardin e Ri. Kreydemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij falenderoi miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, i cili është dhe drejtuesi i fushatës së tyre elektorale. 

Kryedemokrati garantoi se me PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat. Berisha theksoi se programi i tyre në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve. Ai gjithashtu u shpreh para qytetarëve se 11 Maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin. Në takimin e PD-së u transmetua dhe një audio-mesazh nga qelia e kreut të PL-së, Ilir Metës, i cili do të jetë në listë të hapur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialet zgjedhore në të gjitha qarqet për ngritjen e qendrave të votimit, të cilat tashmë janë caktuar. Gjithashtu partitë kanë caktuar komisionerët dhe vëzhguesit e tyre, teksa këto zgjedhje do monitorohen nga afër edhe prej misionit OSBE-ODIHR dhe faktorit ndërkombëtar. Gjithashtu është  ngritur edhe një Task-Forcë për hetimin e krimeve zgjedhore, ku deri tani janë depozituar mbi 50 denoncime. Ky grup përbëhet nga Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe KQZ.

zgjedhjet e 11 majit heshtje zgjedhore spak materiale zgjedhore

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje