LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skandali në spitalin Onkologjik/ Koçiu prezanton masat e reja, Rama: Gjykatësit mos t'i falin, menaxherë të huaj do asistojnë në QSUT

• Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot të gjithë shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”. • Kjo mbledhje ka ardhur pas skandalit të bërë publik në spitalin Onkologjik në vend, ku mjekët zhvatnin pacientët e sëmurë më kancer. • Në mbledhje ka marrë pjesë dhe Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, ku bëri publike disa nga masat që do të merren në lidhje me sistemin mjekësor në vend. • Ministrja Koçiu tha se mjekët që kanë hapur ose punojnë në klinika private nuk do të mbajnë asnjë funksion drejtues në spitalet publike. • Albana Koçiu deklaroi se shkelja e etikës dhe të protokolleve mjekësore, do të kenë penalizime të ndryshme në varësi të dëmit që i është bërë pacientit. • Kryeministri Edi Rama në fjalën ee tij tha se të përdorësh uniformën si maskë grabitqarësh, është krim kundër njerëzimit. • Por përveç mjekëve, Rama ka dhe mediat për lajmet në lidhje me pajisjen e kobaltit në këtë spital, që sipas tij janë të fabrikuara dhe dashakeqëse. • Kryeministri Rama gjithashtu tha se një grup menaxherësh të huaj do të asistojnë me drejtuesit e spitaleve në vend. • Nga QSUT-ja, Rama u bëri thirrje gjykatësve që të mos lejojnë banalizimin e asaj veprimtarie kriminale dhe të japin dënimet maksimale. 

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Skandali te Onkologjiku, Koçiu prezanton masat: Nga gjobat masive deri te heqja e licensës së mjekut për gjithë jetën

Skandali në spitalin Onkologjik/ Koçiu prezanton masat e reja, Rama:
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar një sërë masash qëdo të merren, pas skandalit që u bë publik në spitalin Onkologjik. Në një mbledhje me me shefat e shërbimeve në QSUT, Koçiu tha se mjekët që kanë hapur ose punojnë në klinika private nuk do të mbajnë asnjë funksion drejtues në spitalet publike.

Koçiu deklaroi se shkelja e etikës dhe të protokolleve mjekësore, do të kenë penalizime të ndryshme në varësi të dëmit që i është bërë pacientit. Sipas masave të reja që pritet të botohen së shpejti, penalizimet do të variojnë nga gjobat masive për mjekët, deri te heqja e licensës me afate të gjata apo heqja për gjithë jetën. 

Masat që do të merren:

Dua t’ju bëj me dije se gjatë këtyre ditëve kemi punuar intensivisht për disa ndërhyrje të shpejta dhe kuptimplota në LIGJIN “PËR URDHRIN E MJEKËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, i cili rregullon veprimtarinë e profesionistëve të shëndetësisë dhe përcakton parime, standarde e kritere për aktivitetin e bluzave të bardha.  

a) Hapja apo puna në një klinikë private për mjekët e sektorit publik do të vazhdojë deri në momentin kur spitali përkatës do të përfundojë procesin e autonomisë dhe me marrjen e autonomisë kjo do të jetë rreptësisht e ndaluar.

Mjekët e punësuar në sektorin publik që kanë hapur apo punojne në klinika private, si edhe ata qe do te duan ta bejne këtë më tutje, duhet të marrin një autorizim/leje nga titullari i spitalit ku janë të punësuar. (Ky autorizim duhet të konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe të publikohet në një regjistër publik digjital).

b) Do të ndalohet ligjërisht që një mjek të ndjekë të njëjtët pacientë në klinikën private që ka hapur vetë apo që punon aty. Një mjek i cili ndjek pacientë në klinikat shtetërore është në konflikt të hapur interesi nëse kërkon që po këta pacientë të vijnë në klinikën private që ai ka hapur vetë apo punon aty.

Kjo është NJË PRAKTIKË E TOLERUAR përgjatë gjithë këtyre viteve PAS NDRYSHIMIT TË SISTEMIT dhe e zgjatur nga fakti se vetëm KJO SHUMICË QEVERISËSE vendosi të ndërmarrë reformën rrënjësore të autonomisë spitalore, e cila dihet botërisht se kerkon disa vite edhe në kushte shumë me normale se sa kushtet skandaloze të shëndetësisë e të spitaleve deri përpara 10 vjetësh.

Fatmirësisht sot jemi në hapin e fundit dhe kemi aktualisht në Fier, Memorialin, spitalin e parë me autonomi. Së shpejti QSUT dhe 12 spitale te tjera do të marrin autonominë e plotë pas plotësimit të kushteve të mbetura.

Por megjithatë, masat për ndarjen e mjekut nga pacienti në spitalin publik nga mjeku dhe pacienti në spitalin privat do t’i marrim menjëherë.  

c) Po menjëherë, mjekët që kanë hapur dhe/ose punojnë në klinika private nuk do të mund të mbajnë ASNJË FUNKSION drejtuese të asnjë niveli në spitalet publike apo në Universitetin e Mjekësisë.

Një drejtues në këto struktura duhet t’i dedikohet plotësisht administrimit dhe aktivitetit në strukturën ku i është dhënë një përgjegjësi drejtimi.

Historia e transferimit të pacientëve në klinikën private nga drejtuesit e shërbimeve publike do të mbarojë menjëherë sapo të miratohet ky ndryshim ligjor.  

d) Do të thjeshtojmë në këtë ligj edhe procedimin disiplinor

Aktualisht procedimi disiplinor është kompleks, me komisione disiplinore rajonale, qendrore, ankimime administrative dhe më pas ato gjyqësore.  

Jo! Do të krijohet një komision i vetëm shtetëror disiplinor me 5 anëtarë dhe nje komision apelimi. Vendimet e këtij të fundit mund të ankimohen në gjykatën administrative, por ky ankimim nuk do të pezullojë ekzekutimin e vendimit te komisionit të apelimit.

Natyrisht të gjitha këto ndërhyrje të menjëhershme kërkojnë edhe NDRYSHIME TË MASAVE DISIPLINORE ekzistuese.  

Prandaj masat disiplinore aktuale do të ashpërsohen ligjërisht si pjesë e kësaj pakete ndërhyrjesh.  

• Dërgimi i pacientëve në klinikën private nga mjeku përgjegjës për ta në shërbimin publik, do të dënohet me gjoba domethënëse për mjekun dhe për klinikën private që vetë mjeku ka hapur apo punon. Ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalimin e aktivitetit për mjekun apo klinikën private për afate të caktuara.

• Shkelja e rregullit që drejtuesit publike nuk mund të kenë klinika private apo të punojnë në to përveç shkarkimit nga funksioni dhe gjobës domethënëse për mjekun, si dhe gjobës gjithashtu për klinikën private, do të mund të çoje deri në ndalimin e aktivitetit për të dyja palët për afate të caktuara.

• Mosdeklarimi transparent në kërkimin e autorizimit/lejes për punësim në privat do të çojë në heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit për afate të caktuara.

• Shkelja e etikës (betimit të hipokratit) dhe të protokolleve mjekësore, kur nuk ka shkaktuar pasoja do të çojë në ndalimin e kryerjes së disa shërbimeve mjekësore dhe deri në heqjen për afate të caktuara të licencës së ushtrimit të profesionit.

• Shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të lehta do të çojë, përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në heqje të licencës së ushtrimit të profesionit për një afat shumë domethënës.

• Shkelja e protokollit mjekësor, kur ka shkaktuar pasoja të rënda do të çojë përveç pasojave që burojnë nga ndëshkimi i drejtësisë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjithë jetën.

Konkretisht, sipas kësaj pike të fundit, individëve që njollosin institucionin, duke shkelur çdo normë e parim jo thjesht profesional, po edhe human, përveç ndëshkimit të merituar nga drejtësia do t’u ndalohet ta veshin bluzën e bardhë për gjithë jetën.   Propozime të ngjashme të përshtatura do të bëhen edhe për profesionet e tjera.

1 VITE ME PARE

Pazari i mjekëve me jetet e qytetarëve me kancer, Rama: Gjykatësit te mos lejojnë banalizimin e kësaj veprimtarie kriminale

Skandali në spitalin Onkologjik/ Koçiu prezanton masat e reja, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka përçuar dhe një mesazh gjykatësve që po merren me skandalin te QSUT. Duke folur nga mbledhja me shefat e shërbimeve në QSUT, Rama tha se gjykatësit të mos lejojnë banalizimin e asaj veprimtarie kriminale. Sipas tij, gjykatësit nuk duhet që të hanë turpin me ryshfet dhe të lënë të lirë vrasës që duhet të ishin në burg.

"Drejtësia e bëri punën e vet dhe kjo është e mira e vetme e kësaj të keqe tronditëse që doli në pah në shëmtinë e tmerrshme, i përgëzoj prokurorët dhe i bëj thirrje gjykatëseve të mos lejojnë banalizimin e asaj veprimtarie kriminale, siç ka ndodhur në të kaluarën që gjykatës kanë ngrënë turpin me ryshfet që kanë lënë të lirë vrasës që duhet të ishin në burg. Ne do të vazhdojmë punën tonë. Ndryshimet e propozuara nga grupi i Ministrisë së Shëndetësisë, janë hapa të duhur”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Skandali te Onkologjiku, Rama: Menaxherë të huaj do asistojnë QSUT-në, pagat e mjekëve sipas performancës

Skandali në spitalin Onkologjik/ Koçiu prezanton masat e reja, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një grup menaxherësh të huaj do të asistojnë me drejtuesit e spitaleve në vend. Gjatë një mbledhje me shefat e shërbimeve në QSUT-së, Rama tha se në vend do garantohet autonomia spitalore, ndërkohë që pagat e mjekëve do të jepen në bazë të performancës profesionale. Rama shtoi se historia e shefave të departamenteve dhe drejtuesve të spitaleve që i shërbejnë sistemit publik por kanë dhe një pronë në shërbim privat do të marrë fund. 

"Ndryshimet e propozuara nga grupi i punës në ministri janë hapa të duhur në drejtimin e duhur. Historia e shefave të departamenteve dhe drejtuesve të spitaleve që i shërbejnë edhe sistemit publik dhe kanë në pronë apo janë në punë edhe në shërbimin privat, është një histori që e dimë mirë nga vjen. Nga historia e kalimit nga një sistem shëndetësor i centralizuar i të shkuarës në një sistem shëndetësor ku hyri në mes kapitalizmi dhe nga mungesa e çdo baze për të ndërtuar një sistem autonomie spitalore që i garanton mjekëve profesionistë që të shpërblehen përtej tavaneve të pagave, por në bazë të performancës. Grup menaxherësh të huaj për të asistuar nga afërt drejtuesit e spitaleve të kësaj qendre që të garantojmë hapjen e kapitullit të shumë pritur të autonomisë spitalore, që kjo qendër do duhet ta ketë dhe që kësaj qendre do duhet t’i japë fleksibilitetin për ti shpërblyer profesionistët sipas meritës," tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

Skandali te spitali Onkologjik, Rama sulmon mediat: Historia e kobaltit është e fabrikuar dhe kriminale

Skandali në spitalin Onkologjik/ Koçiu prezanton masat e reja, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka gjetur 'fajtorin' për skandalin e ndodhur te spitali Onkologjik në Tiranë. Në një mbledhje me shefat e shërbimeve në QSUT, Rama ka deklaruar se lajmet për pajisjen e kobaltit në këtë spital janë të fabrikuara nga mediat. Ndërkohë që theksoi se zemërimi i njerëzve për këtë skandal te QSUT, është i mirëkuptueshëm. 

“Kur mjekët shkonin në luftë me shpata, ndërkohë që bota kishte shpikur raketat, nuk është mision i pamundur. Po të mos ishin heronjtë në kohën e pandemisë, disa prej të cilëve ishin kolegë tuajt, që vdiqën dhe në krye të detyrës, numri i shqiptarëve që humbën jetën ishte i vogël në krahasim me vendet e tjera. Mjaftoi ekspozimi i një Tixheje, ajo infermierja që iu kërkonte lekë të afërmeve në Sanatorium, që i kishte kthyer ata njerëz që luftonin në shtratet e vdekjeve, u ndez revoltë ndaj një komuniteti mjekësh në atë kohë. Një “Tixhe” rrëzoi përtokë gjithë sakrificat, deri dhe sublime. Nuk shkonin më as në shtëpi, duke qenë nëna të veshura me bluzën e mjekes dhe infermieres, por rrinin të mbuluar me ato kostumet speciale për t’i bërë hyzmet pacientëve që ishin në shtratin mes jetës dhe vdekjes. S’ka se si të jetë ndryshe në fakt dhe s’ka as s’i të shpëtojnë autoritetet shtetërorë nga sulmet. E mirëkuptueshme në dhimbjen e vetë dhe klithma për pushkatim që shfaqet tek tuk që e keni vënë re dhe ju në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk jetojmë më në kohën e pushkatimeve. I gëzohem këtyre rasteve për atë lojën me nervat e njerëzve, duke fabrikuar dhe për atë historinë e kobaltit. Ajo është kriminale, krim më vete. Të mbështetur si përditë nga pompat e kanaleve të ujërave të zeza mediatike. Këto janë problematika të ditura”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Skandali te Onkologjiku, Rama: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve, është krim kundër njerëzimit

Skandali në spitalin Onkologjik/ Koçiu prezanton masat e reja, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar skandalin e ndodhur te spitali Onkologjik në Tiranë, ku mjekët zhvatnin pacientet e sëmurë me kancer. Në një mbledhje me shefat e e shërbimeve në QSUT, Rama theksoi se të përdorësh uniformën si maskë grabitqarësh, është krim kundër njerëzimit. Rama tha se nëse mjekët nuk janë në lartësinë e detyrës, është një hall shumë i madh për njerëzit. 

Duke u përgatitur për këtë adresim që është publik, në një moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha, veprimtaria e disave këtu, m’u kujtuan fjalët e njërit prej heronjve të shëndetësisë, Besim Elezit, ditën, kur ishim së bashku në hapjen e spitalit të sëmundjeve të brendshme. As në ëndërr nuk e kishim parë një spital në këto kushte, nuk ka asgjë më pak. Besim Elezi dhe si vëllezërit e gjeneratës së tij, i dhanë jetë një shëndetësie heroike, në një spital që nuk kishte më shumë sesa pastërtinë dhe mjetet e spitalit të mesjetës në Francë, apo gjetkë. Në këtë territor ku jemi sot, mungonte pothuajse gjithçka nga çfarë kemi sot, por nuk mngonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Ndërsa sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por jo gjithmonë figura dhe përkushtimi i mjekut, janë në lartësinë e misonit që nis me betimin e hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës në profesionin tuaj, është një hall shumë i madh për njeriun, kur me mjekun lidhet fati i shëdnetit të tij, por të kesh marrë dilpomën, lincensën dhe ta përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit”, tha ai.

 

1 VITE ME PARE

Skandali te Onkologjiku, ministrja Koçiu: Mjekët që duan të punojnë në privat do duhet të marrin leje

Skandali në spitalin Onkologjik/ Koçiu prezanton masat e reja, Rama:
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka deklaruar një sërë masash qëdo të merren, pas skandalit që u bë publik në spitalin Onkologjik. Në një mbledhje me me shefat e shërbimeve në QSUT, Koçiu tha se mjekët që kanë hapur ose punojnë në klinika private nuk do të mbajnë asnjë funksion drejtues në spitalet publike. Po ashtu ajo theksoi se sapo 5të miratohet ligji i ri, historia e transferimit të pacientëve në klinikat private, do të marrë fund. 

“Së shpejti QSUT dhe 12 spitale të tjera do të marrin autonominë e plotë pas plotësimit të kushteve të mbetura. Megjithatë, masa për ndarjen e mjekut nga pacienti në spitalin publik dhe në spitalin privat do të merren menjëherë. Mjekët që kanë hapur dhe ose punojnë në klinika private nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtues të asnjë niveli në spitalet publike apo universitetin e Mjekësisë. Një drejtues në këto struktura duhet t’i dedikohet plotësisht administrimit dhe aktivitetit në strukturën ku ka përgjegjësinë e drejtimit. Historia e transferimit të pacientëve në klinikat private nga drejtuesit e shërbimit publik do të mbarojë menjëherë sapo të miratohet ky ligj”, tha Koçiu.

 

1 VITE ME PARE

Skandali në spitalin Onkologjik/ Rama mbledh sot në një takim të gjithë shefat e shërbimeve në QSUT

Skandali në spitalin Onkologjik/ Koçiu prezanton masat e reja, Rama:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në një takim të gjithë shefat e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza ”. Ky takim vjen disa ditë pas skandalit në shërbimin e spitalit "Onkologjik". Po ashtu bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në ambientet e QSUT-së.

Prokuroria e Tiranës zbardhi skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. 

Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.

edi rama rama me mjeket ne qsut skandali ne qsut

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje