Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar së fundmi një skandal me shitjen e diplomave dhe certifikatave fallso nga Tirana për shtetas të Italisë. • Në krye të skemës së mashtrimit janë dy administratorët e Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, çifti i bashkëshortëve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano.• Mediat italiane shkruajnë se të sipërpërmendurit, duke përfituar nga lidhjet e tyre në Shqipëri janë vendosur në krye të institucionit me premtimin se do ta shndërrojnë atë në qendër të mësimdhënies për studentët e ekselencës në të gjithë Ballkanin. • Gjithashtu thuhet se çifti kanë korruptuar zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve, ku njëra prej tyre, konkretisht presidentja e Këshillit të Akreditimit të Ascal (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), ka marrë një çantë Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro. • Në artikullin e mediave të vendit fqinj thuhet se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit. • Megjithatë, titujt ishin të rremë. • Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës. • Përmendet se një person ka paguar transferta bankare deri në 9 mijë euro për specializim. • Dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara, në disa raste kishin të dhëna të palexueshme. 19.500 euro është shuma e paguar nga një tjetër student, viktimë e skemës për të marrë titullin master në shkencat e edukimit. • 9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, e dhënë sipas akuzës nga një universiteti në fjalë. • Kostoja për një diplomë hotelerie arrinte deri në 6 mijë euro. • Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar nga mediat italiane për shitjen e diplomave false në Itali që vinin nga Tirana. • Në reagimin e tyre ministria shprehet prej vitit 2022 ka nisur procesin e verifikimit të pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM. • Më tej bëhet me dije se në përfundim të procesit janë konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar WISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit. • Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, MAS njofton se po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM. • Po ashtu thuhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së diplomave false nga Kolegji Universitar WISDOM kundrejt shumave që varionin deri në 8 mijë euro. Në këtë dosje gjithashtu përmendej edhe emri i Kushit, ndërsa ajo ka mohuar të ketë marrë ndonjë dhuratë nga pronari dhe administratori i WISDOM, të dy të arrestuar.
Kushi më tej nënvizon se MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit. Akreditimi i institucioneve arsimore, thotë më tej Kushi, bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.
Reagimi i plotë:
Në lidhje me disa abuzime të bëra nga disa media gjatë ditës së sotme, mbi hetimet e dosjes italiane për mashtrimet me diploma të Universitetit Wisdom, dua t’ju sqaroj se:
Në dosje ka një paragraf ku thuhet:
“Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes për amabasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit”.
Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.
Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur. Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla.
TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar nga mediat italiane për shitjen e diplomave false në Itali që vinin nga Tirana. Në reagimin e tyre ministria shprehet prej vitit 2022 ka nisur procesin e verifikimit të pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM.
Më tej bëhet me dije se në përfundim të procesit janë konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar WISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit.
Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, MAS njofton se po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM. Po ashtu thuhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.
REAGIMI I PLOTË:
Ministria e Arsimit dhe Sportit, lidhur me Institucionin Jopublik të Arsimit të Lartë Kolegji Universitar WISDOM dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, informon se:
Ministria e Arsimit dhe Sportit, bazuar në aktet nënligjore në fuqi, të ligjit nr 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” ka nisur prej vitit 2022 dhe në vijim, procesin periodik të verifikimit të kontrollit të pajtueshmërisë së veprimtarisë të gjithë institucioneve të arsimit të lartë.
Në vijim të këtij procesi, për periudhën 2023-2024, MAS, bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, përmes grupit të punës të ngritur për këtë qëllim, me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ministrisë, Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM.
Pas procedurave të ndjekura në kuadër të këtij procesi, dhe verifikimeve të kryera përgjatë periudhës së kontrollit në këtë institucion, në përfundim të tij, grupi i punës, në korrik të këtij viti, ka përfunduar raportin final të kontrollit, duke konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar WISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit, referuar dispozitave të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM.
Nënvizojmë se ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.
Pra Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndjekur jo vetëm me vëmendje, po edhe me hapa konkretë masash ligjore anomalitë e nxjerra nga inspektimet, duke siguruar mbrojtjen e studentëve bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.
MAS mbetet e përkushtuar për të garantuar cilësi dhe transparencë në të gjitha aspektet e sistemit arsimor, duke garantuar se të gjitha diplomat dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë në vend janë në përputhje me standardet më të mira.
ITALI- Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar së fundmi një skandal me shitjen e diplomave dhe certifikatave fallso nga Tirana për shtetas të Italisë. Në krye të skemës së mashtrimit janë dy administratorët e Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, çifti i bashkëshortëve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano.
Mediat italiane shkruajnë se të sipërpërmendurit, duke përfituar nga lidhjet e tyre në Shqipëri janë vendosur në krye të institucionit me premtimin se do ta shndërrojnë atë në qendër të mësimdhënies për studentët e ekselencës në të gjithë Ballkanin. Gjithashtu thuhet se çifti kanë korruptuar zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve, ku njëra prej tyre, konkretisht presidentja e Këshillit të Akreditimit të Ascal (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), ka marrë një çantë Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro.
Savino Cianci i njohur edhe si Nino Cianci dhe Lucia Catalano u martuan në qershor të këtij viti, me një dasëm luksoze ndërsa sot të dy janë në bug pas zbulimit të skandalit. Nino Cianci ka postuar shpeshherë foto nga jeta e tij e bukur në vendin tonë, me udhëtime, takime të rëndësishme me profesorë, zyrtarë dhe projekte universitare. Në Shqipëri, përveç Universitetit Wisdom, çifti i italianëve ka edhe disa biznese të tjera, ndërsa në Itali Cianci dhe gruaja e tij janë aksionerë dhe drejtues të CS Consulting Group srl me seli në Foggia. Sipas dosjes së prokurorisë, Cianci kishte menaxhuar dhe organizuar “veprimtarinë kriminale dhe selinë e organizatës në qytetet Trani dhe Foggia”. Po sipas hetimeve ai “ka kryer menaxhimin e të ardhurave të paligjshme duke planifikuar dhe zbatuar ngritjen e zyrave kombëtare dhe të huaja, përfshirë ato virtuale, të kompanive që përfitojnë nga fitimet e paligjshme (Shqipëri)”.
Në artikullin e mediave të vendit fqinj thuhet se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit. Megjithatë, titujt ishin të rremë. Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës. Përmendet se një person ka paguar transferta bankare deri në 9 mijë euro për specializim. Dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara, në disa raste kishin të dhëna të palexueshme. 19.500 euro është shuma e paguar nga një tjetër student, viktimë e skemës për të marrë titullin master në shkencat e edukimit. 9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, e dhënë sipas akuzës nga një universiteti në fjalë. Kostoja për një diplomë hotelerie arrinte deri në 6 mijë euro.
Të arrestuarit e tjerë lidhur me skemën e mashtrimit janë: Të arrestuarit janë: Maria Saveria Modaffari, Fortunata Giada Modaffari, Maria Attisano, Lucia Catalano, Savino Cianci, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale, dhe Maria Mdaraa. Lidhur me skandalin që duket se ka rrënjë të thella edhe në vendin tonë ende nuk ka asnjë informacion për shtrirjen e hetimeve dhe operacionit të Guardia di Finanza në Shqipëri.