LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shtyhet seanca për padinë e PD, Kushtetuesja: Ejani me avokat. Bardhi: Standard i dyfishtë, Kokonën e pranoni vetëm me firmën e Ramës (DEBATET)

• Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për padinë e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike në lidhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërtimet pa leje. Këtë herë shka për shtyrjen është bërë fakti që Kushtetuesja ka kërkuar që 28 deputetët e PD-së të firmosin një autorizim për palën që do t’i përfaqësojë. • Deputeti Gazment Bardhi e ka konsideruar absurd shtyrjen e seancës. Bardhi tha se çështja e autorizimit bëhet për të zvarritur procesin gjyqësor. Ai e akuzoi Gjykatën Kushtetuese se është peng i kryeministrit Edi Rama dhe se po vepron me dy standarte. • Bardhi është përplasur dhe me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, pasi në 32 vite nuk ka ndodhur asnjëherë që të kërkohet një autorizim i tillë. Vetë Gjykata Kushtetuese pretendon se është bazuar në ligj kur ka kërkuar një avokat përfaqësues për deputetët.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Vartëse e qeverisë për VKM"/ Bardhi i përgjigjet Kushtetuese: Legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve

Shtyhet seanca për padinë e PD, Kushtetuesja: Ejani me avokat. Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur Gjykatës Kushtetuese, pas reagimit të saj menjëherë pas shtyrjes për herë të dytë të seancës për konfiskimin e pronave me VKM. Bardhi e cilëson GJK si vartëse të qeverisë për VKM-në që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve.

Shoh që Gjykata Kushtetuese është shqetësuar për besimin e saj tek publiku pas deklaratës sime sot në seancë se Gjykata ka rënë pre e shantazhit të Edi Ramës. Besimi i publikut nuk vendoset me deklarata politike, por duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën. Nuk vendoset me standarde të shumëfishta dhe as duke u sjellë si vartës të qeverisë dhe mercenarë të oligarkëve, siç ka bërë kjo Gjykatë së fundmi. Si mund të vendosë Gjykata Kushtetuese besimin tek publiku, kur ajo nuk është e paanshme dhe rrëzon vetë vendimet e saj në këto 30 vite ekzistencë?!”, shprehet Bardhi.

Bardhi deklaron se Gjykata Kushtetuese po i jep kohë qeverisë dhe po i shërben asaj duke nxjerrë justifikime në mënyrë që qeveria të miratojë një ligj të ri për këtë çështje, si dhe t’i japë kohë “oligarkëve të rregullojnë letrat dhe të përfitojnë në mënyrë antikushtetuese legalizim të pronave të paligjshme dhe amnisti nga procedimi penal”.

Sot, kjo Gjykatë nuk pranoi që ne, si kërkues të shfuqizimit të VKM-së që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve, të përfqësohemi me autorizim të Kryetarit të grupit parlamentar, por nga firmat e 28 deputetëve kërkues. Një rast i paprecedentë që kur kjo Gjykatë ekziston në demokraci. Në 3 dekada, sa herë PD apo PS ka depozituar një çështje në Gjykatën Kushtetuese, deputetët janë përfaqësuar me autorizim të Kryetarit të Grupit. Sot, Gjykata Kushtetuese e ndryshoi këtë standard që t’i shërbejë sërish qeverisë dhe oligarkëve. Si mund t’i besojnë shqiptarët kësaj gjykate, kur Gjykata veproi ndryshe për përfaqësimin tonë psh. për kërkesën për Bordin e Ushqimeve, për Bordin e Karburanteve, për kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës, për Komisionin Hetimor Becheti dhe me qindra çështje të tjera përgjatë 30 viteve. Pse për këto çështje mjaftonte autorizmi i kryetarit te grupit, ndërsa sot nuk mjaftonte?

Përgjigja është e thjeshtë. Gjykata Kushtetuese po i jep kohë qeverisë dhe po i shërben asaj duke nxjerrë këto justifikime qesharake në mënyrë që qeveria të miratojë një ligj të ri për këtë çështje, si dhe ti jap kohë oligarkëve të rregullojnë letrat dhe të përfitojnë në mënyrë antikushtetuese legalizim të pronave të paligjshme dhe amnisti nga procedimi penal.

Linku më poshtë me projektligjin e ri për këto ndërtime pa leje tregon qendrimin e sotëm skandaloz të Gjykatës Kushtetuese për të zvarritur gjykimin dhe për t’i dhënë kohë qeverisë. Ky ligj nxjerr zbuluar mungesën e integritetit të gjykatësve kushtetues për të vendosur të pavarur për një çështje ku ata e dinë që është shkelur hapur Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Ftoj anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të heqin dorë nga varësia ndaj Edi Ramës, të mos i nënshtrohen as presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij!”, deklaron Bardhi.

3 VITE ME PARE

Konfiskimi i pronave me VKM, Zhupa: E paprecedentë sjellja e Kushtetueses

Shtyhet seanca për padinë e PD, Kushtetuesja: Ejani me avokat. Bardhi:
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka cilësuar ngjarje të paprecedentë shtyrjen e seancës së sotme për konfiskimin e pronave me VKM nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Për 'News24', Zhupa tha se veprimi i kësaj gjykate me dy standarde e tregojnë qartë pretendimet.

Deputetja shton se çështje ka po të njëjtën procedurë si me paditë e tjera që janë trajtuar në këtë gjykatë, siç ishte dhe rasti i shfuqizimet të Bordit të Karburanteve.

Kjo është e paprecedentë. Nuk është hera e parë kur deputetët kanë çuar padi në Kushtetuese. Ka një procedurë se si ndiqen çështjet nga Kushtetuesja. Si në rastin e Olta Xhaçkës. Në këtë rast ishin dhe dy padi dhe nuk u kërkua as prezenca e deputetëve apo firma e tyre e ripërsëritur, pasi vullnetin e tyre e kishin paraqitur. Kishim rastin dhe të bordit të ushqimeve. Është e njëjta praktikë dhe po flasim për të njëjtën Gjykatë Kushtetuese. Kjo gjykatë duhet të jetë e pavarur.

Rasti i Elida Kokonës, tregon se gjithçka bëhet me dy standarde. Ata janë absurd dhe në gjërat që kërkojnë. Gjithçka po bëhet në shkelje të procedurave dhe garancive që duhet të kenë deputetët, siç e kërkon kushtetuta e këtij vendi. Gjykata ndodhet përballë një presioni të madh politik. Edhe në 2 maj uroj që kjo gjykatë të ngrihet në lartësinë për shkak të mandatit që ka. Po kërkohet kohë për të fituar nga ana e qeverisë.”, tha Zhupa.

3 VITE ME PARE

Seanca për konfiskimin e ndërtimeve, Kushtetuesja: Ka parregullsi në aktin e përfaqësimit

Shtyhet seanca për padinë e PD, Kushtetuesja: Ejani me avokat. Bardhi:
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dalë me një reagim zyrtar pas seancës për konfiskimin e ndërtimeve me VKM. Kushtetuesja ka vendosur konstatimin e parregullsisë së aktit të përfaqësimit të paraqitur nga subjekti kërkues, pasi vërejti se kërkuesi (jo më pak se një e pesta e deputetëve) nuk mund të njësohet me grupin parlamentar të deputetëve.

Sipas Kushtetueses, drejtuesi i një grupi parlamentar, edhe kur deputetët që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues i përkasin këtij grupi, nuk ka tagra për të përcaktuar përfaqësimin e subjektit kushtetues në Gjykatën Kushtetuese. Në vendimin e Kushtetueses thuhet se këto tagra i përkasin vetëm subjektit kushtetues (të paktën 28 deputetë), vullneti i të cilit manifestohet përmes shprehjes së vullnetit të deputetëve që kanë formësuar këtë subjekt në çdo rast. 

Gjykata Kushtetuese, kërkon nga palët e përfshira që të respektojnë vendimet si dhe kërkojnë nga palët vetëpërmbajtje në lidhje me komentet për çështjet në proces.

DEKLARATA E GJYKATES KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese, në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut, duke pasur parasysh diskutimet në lidhje me vendimmarrjen e saj të datës 26.04.2023 për kërkesën e jo më pak se një të pestës së deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit, për shfuqizimin e VKM-së nr. 589/2022 “ Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, sqaron sa më poshtë vijon:

Në seancën e datës 11.04.2023 nga subjekti i interesuar u paraqitën dy kërkesa paraprake në lidhje me legjitimimin e kërkuesit dhe me rregullshmërinë e aktit të përfaqësimit të paraqitur prej tij, çështje e cila vihet për herë të parë në diskutim prej palëve përpara Gjykatës.

Në lidhje me kërkimet e mësipërme Gjykata:

– Vendosi, njëzëri, legjitimimin e kërkuesit ratione personae, pasi si në momentin e paraqitjes së kërkesës, ashtu edhe në atë të shqyrtimit të saj në seancë plenare, ai përbën jo më pak se një të pestën e deputetëve, pra numrin e kërkuar nga neni 134, pika 1, shkronja “c”, i Kushtetutës.

– Vendosi me shumicë votash, konstatimin e parregullsisë së aktit të përfaqësimit të paraqitur nga subjekti kërkues, pasi vërejti se kërkuesi (jo më pak se një e pesta e deputetëve) nuk mund të njësohet me grupin parlamentar të deputetëve. Në këtë kuptim, drejtuesi i një grupi parlamentar, edhe kur deputetët që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues i përkasin këtij grupi, nuk ka tagra për të përcaktuar përfaqësimin e subjektit kushtetues në Gjykatën Kushtetuese. Këto tagra i përkasin vetëm subjektit kushtetues (të paktën 28 deputetë), vullneti i të cilit manifestohet përmes shprehjes së vullnetit të deputetëve që kanë formësuar këtë subjekt në çdo rast. Vendimi i mësipërm bazohet në nenin 24 të ligjit organik të Gjykatës nr. 8577/2000, të ndryshuar, i cili parashikon se kur objekt kërkese është një ligj ose akt normativ, kërkuesi përfaqësohet në gjykim me avokat ose përfaqësues ligjor të specializuar dhe, në këtë kuptim, është e nevojshme pasja e një akti nga subjekti kushtetues që përfaqëson vullnetin e deputetëve të këtij subjekti në lidhje me përfaqësimin e detyrueshëm që kërkon ligji.

Gjykata, gjithashtu, caktoi seancën e radhës në datën 02.05.2023, ora 10:00, duke vlerësuar kohën e nevojshme që i duhet kërkuesit për të rregulluar aktin e përfaqësimit, si dhe shqetësimin e tij për zvarritjen e gjykimit.

Në lidhje me këtë shqetësim, Gjykata sqaron se:

Nga depozitimi i kërkesës në datën 14.10.2022, deri në shqyrtimin e saj në seancë plenare publike, kanë kaluar 6 muaj. Konkretisht, Kolegji i Gjykatës ka vendosur kalimin e saj për shqyrtim në seancë plenare në datën 30.11.2022 (pra brenda afatit 3-mujor për shqyrtimin paraprak) dhe palëve pjesëmarrëse në gjykim u është dhënë afat deri në datën 27.12.2022 për paraqitjen e parashtrimeve me shkrim.

Duke qenë se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët ndërgjyqëse, Gjykata, në datën 23.02.2023 (pra 2 muaj nga afati i paraqitjes së parashtrimeve), ka vendosur caktimin e datës së seancës plenare, duke ndjekur kalendarin e çështjeve sipas radhës, radhë kjo e njëjtë me atë të çështjeve të tjera me të njëjtën natyrë.

Gjykata Kushtetuese, duke respektuar lirinë e shprehjes dhe të medias, rithekson rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe kërkon nga palët vetëpërmbajtje në lidhje me komentet për çështjet në proces, çka do t’i shërbente forcimit të besimit të publikut në autoritetin e saj si organ që bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

3 VITE ME PARE

GJK me 2 standarde/ PD-së i kërkon autorizim nga 28 deputetë, Kokonën e njeh vetëm me firmën e Ramës

Shtyhet seanca për padinë e PD, Kushtetuesja: Ejani me avokat. Bardhi:
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese u kërkoi deputetëve të Partisë Demokratike që të paraqesin një autorizim se pranojnë të përfaqësohen nga avokati Marash Logu, gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre. Sipas BË, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u shpreh se në mungesë të këtij autorizimi, zhvillimi normal i seancës mund të bëhet edhe me prezencën e të gjithë deputetëve firmëtarë.

Por, sipas PD-së, kjo kërkesë është një manovër për të zgjatur më shumë zvarritjen e procesit. Vetë deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elida Kokona nuk kishte një autorizim nga qeveria, por vetëm nga kryeministri Edi Rama.

Përse u kërkohet kjo gjë deputetëve? A është ky një standart i dyfishtë?

3 VITE ME PARE

“Ndodh për herë të parë në 32 vite”, zbardhet debati i plotë mes Gazment Bardhit dhe kryetares së Kushtetueses

Shtyhet seanca për padinë e PD, Kushtetuesja: Ejani me avokat. Bardhi:
Holta Zaçaj dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat, Gazment Bardhi është përplasur sot me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Debati ka nisur në seancë lidhur me një kërkesë të gjykatës për të paraqitur një autorizim nga 28 deputetët për avokatin që do t’i përfaqësojë në shqyrtimin e padisë për VKM-në e kullave. Sipas Bardhit ky është një standard i dyfishtë i Gjykatës, pasi në 32 vite nuk ka ndodhur asnjëherë që të kërkohet një autorizim i tillë.

DEBATI I ZBARDHUR NGA BW:

Bardhi: Ka tetë muaj që kjo çështje po zvarritet, ka interes të lartë publik. Ka abuzim me pronat lidhur me këtë vkm dhe nuk çmojmë që ka ende nevojë për ta zvarritur akoma më shumë këtë çështje.

Holta Zaçaj (kryetarja e Gjykatës Kushtetuese): Ju përfaqësoni vetëm një pjesë të deputetëve. Përfaqësimi duhet të jetë me 28. Personi që autorizohet duhet të jetë me 28. Nëse keni kërkesa të tjera me autorizimin e subjektit të interesuar mund ti kishit paraqitur përpara. Nëse ju nuk do të kërkoni kohë për ta plotësuar këtë, gjykata do të mblidhet dhe do të caktojë një seancë tjetër derisa ju të rregulloni aktin e përfaqësimit. Arsyeja pse u pyeta është që të kërkoni kohën e duhur që u nevojitet.

Bardhi: Ne autorizojmë avokatin të vazhdojë gjykimin. U kontestua vendimi. Jemi deputetë nënshkrues prezentë.

Zaçaj: Nuk ta kam dhënë fjalën. Do flisni kur tua jap unë fjalën. Sot ne nuk kemi një akt përfaqësimi të 28 deputetëve dhe nuk kemi 28 deputetë në sallë që të deklarojnë përfaqësimin. Tërhiqemi për të komunikuar seancën e radhës.

Bardhi: A mundet? Se kam një pretendim.

Zaçaj: Nuk ua kam dhënë fjalën.

Bardhi: Në qoftë se doni ta zvarrisni, vazhdojeni. ne dy deputetë jemi prezentë në seancë, kemi të drejtën e përfaqësimit. Ju nuk po na jepni as të drejtën për të folur. Kërkuam fjalën, kemi të drejtën për të folur. Ju nuk mund të tërhiqeni pa na dëgjuar. Keni marrë një vendim pa na dëgjuar. Unë dhe kolegia ime jemi prezentë në seancë. Nëse Kushtetuesja na e ka hequr të drejtën e fjalës, na e thoni dhe të mos vijmë më. E njëjta trupë ka pranuar kërkesat e grupit të PD-së, 3 cështjen në muajin e fundit. Nëse keni ndryshuar standardin na e thoni. Keni dhënë një vendim para një jave dhe para një muaji, me të njëjtin autorizim. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në 32 vite që të firmoset autorizim, kemi firmosur për kryetarin e grupit. Duhet ta themi këtë për t’u përfshirë në procesverbal.

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për padinë e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike në lidhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërtimet pa leje. Këtë herë shka për shtyrjen është bërë fakti që Kushtetuesja ka kërkuar që 28 deputetët e PD-së të firmosin një autorizim për palën që do t’i përfaqësojë. Deputeti Gazment Bardhi e ka konsideruar absurd shtyrjen e seancës. Bardhi tha se çështja e autorizimit bëhet për të zvarritur procesin gjyqësor. Ai e akuzoi Gjykatën Kushtetuese se është eng i kryeministrit Edi Rama.

3 VITE ME PARE

Konfiskimi i kullave, Kushtetuesja shtyn sërish seancën për shqyrtimin e padisë së PD-së: Duhet autorizim. Bardhi: Ju ka marrë peng Rama përmes Twitter-it

Shtyhet seanca për padinë e PD, Kushtetuesja: Ejani me avokat. Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për padinë e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike në lidhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërtimet pa leje. Këtë herë shka për shtyrjen është bërë fakti që Kushtetuesja ka kërkuar që 28 deputetët e PD-së të firmosin një autorizim për palën që do t’i përfaqësojë.

Deputeti Gazment Bardhi e ka konsideruar absurd shtyrjen e seancës. Bardhi tha se çështja e autorizimit bëhet për të zvarritur procesin gjyqësor. Ai e akuzoi Gjykatën Kushtetuese se është eng i kryeministrit Edi Rama.

“E njëjta trupë gjykuese, e bërë nga të 9 gjyqtarë të Gjykatës, ka vendosur një standard të ri gjykimi duke e shtyrë edhe më tej këtë çështje. Deri më sot 28 deputetët e grupit parlamentar kanë ardhur me një autorizim të lëshuar nga kryetari i grupit. Kështu jemi përfaqësuar edhe para një jave, edhe në një tjetër vendim të shpallur para një muaji. Ndërkohë që sot na u bë me dije që përfaqësimi duhet të ishte me një autorizim të firmosur nga 28 deputetët e Kuvendit. Nëse do na e kishin thënë para një jave, do të kishim ardhur me firmat dhe çështja nuk do të ishte zvarritur. Shantazhi me twitter i z. Rama ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. Një pjesë e këtyre e kanë marrë qartë mesazhin e Kryeministrit lidhur me këtë çështje. Kjo është e rëndë. Nuk ka ndodhur kurrë që një Gjykatë Kushtetuese të marrë mesazhe të tilla mafioze. Kjo është edhe arsyeja pse herë pas herë vendos standarde të tjera.  Nëse janë të shantazhuar të na e bëjnë me dijë që të mos harxhojmë ne kohë ndërkohë që vendim i merr Kryeministri dhe oligarkët.  Ka një shantazh të drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe kjo gjë ndodh. Kjo është hera e parë që ndodh. Ka një praktikë 32-vjeçare. Gjithmonë jemi përfaqësuar me firmën e kryetarit të grupit ose në mungesë të tij nga nënkryetari i grupit. Edhe znj. Kokona vjen këtu si përfaqësuese e Këshillit të Ministrave me një firmë të Kryeministrit dhe jo me Vendim të Këshillit të Ministrave. Ne s’e kemi ngritur si pretendim sepse ka qenë kjo praktika 32-vjeçare,”- tha Bardhi.

Seanca e kaluar u shty pasi pjesë e nënshkruesve ishin edhe dy Grida Duma e Alfred Rushaj, të cilët kishin hequr dorë nga mandati. Për këtë arsye, pala ligjore e qeverisë, Elira Kokona tha se padia nuk kishte nënshkruesit e nevojshëm. Përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu tha se kjo kërkesë nuk është legjitime pasi në momentin që ata kanë firmosur kanë qenë deputetë, por më pas siguruan 3 firma të reja nga deputetët Petrit Doda, Oriela Nebiaj dhe Zheni Gjergji.

Deputetët e PD-së kërkojnë shfuqizimin e VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara për qëllime përfitimi. PD e konsideron këtë gjë si mbrojtje të oligarkëve që shmangin kështu dënimin apo ndëshkimin për ndërtime pa leje. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen.  

Ky vendim i qeverisë në fakt amniston ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Biznesmeni i vetëm që është kallëzuar deri më tani në prokurori është Pëllumb Salillari, ndërsa aksioni ka ‘prerë koka’ dhe në radhët e Policisë së Shtetit.

Ish-drejtuesi i Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, Bujar Mehmeti, inspektori i krimeve Alban Ramaj si dhe shefi i postës në Farkë Flamur Sula janë përjashtuar nga Policia e Shtetit, me vendim të marrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi ka konstatuar shkeje pas nisjes së hetimeve në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Farkës në Tiranë. Të tre efektivët e kishin për detyrë referimin e ndërtimeve pa leje pranë organeve përkatëse, por për rastin në fjalë, sipas hetimeve, kjo gjë nuk ka ndodhur.

padia per konfiskimin e kullave gazment bardhi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje